Marka e laptopëve Kangaroo në pronësi të InFocus pasi ofroi në muajin Prill një kompjuter modular tani vjen me një alternativë tjetër. Kompania sapo prezantoi Kangaroo Notebook.
Paisja vjen si një pako e vetme me dy njësi kompjuterike modulare të cilat mund të shkëputen nga baza (laptopi). Secili modul është në të vërtetë një kompjuter me Windows 10. Brenda moduleve gjenden 2GB RAM, 32GB memorje dhe procesor katër bërthamësh Intel Cerry Trail x5-Z8350.
Mund tu duket kompjuter me fuqi të ulët dhe RAM të pakët dhe është i tillë nëse mendoni të luani lojëra apo të përdorni softuerë 3D. Laptopi i cili më shumë se asgjë është një dok dhe ka një ekran 11.6 inç, tastierë, trackpad, bateri, uebkamër, mikrofon, bokse dhe disa porta të paspecifikuara.
Kur të dalë në shitje në mesin e Tetorit, Kangaroo Notebook do të kushtojë 300 dollar. (PCWorld Albanian)
The post Kangaroo Notebook, një laptop krejtësisht tjetër appeared first on PCWorld Albanian.
(ICT Media)