Është zyrtare: Android Nougat po dërgohet në Nexus 6, 9, 5X, 6P, Pixel C, Nexus Player dhe General Mobile 4G. Nga ky përditësim do të ngelen jashtë Nexus 5 dhe tableti Nexus 7 2013 dhe asnjëra prej paisjeve nuk është mbështetur edhe gjatë ndërtimeve Beta të Android.
Nougat pritet të sjellë disa funksionalitete të reja ku në mesin e tyre spikatin: Modaliteti shumë dritaresh për punën me disa aplikacione njëherazi; Më shumë kontroll mbi cilësime të shpejta, replika nga njoftimet dhe 72 emoji të reja.
Sigurisht përmirësimet nuk mungojnë as në sfond të përqendruara kryesisht në performancë, siguri dhe menaxhim më të mirë të konsumit të energjisë. Gjithashtu vlen të theksohet se Google nuk kishte premtuar ndryshime të mëdha mes versioneve beta dhe versionit zyrtar të sistemit operativ.
Përtej telefonëve Nexus, LG V20 i cili do të debutojë më 6 Shtator ngelet një alternativë për tu pasur në konsideratë nëse doni Android Nougat. Për moment e gjitha ngelet vetëm tek paisjet Nexus, kështu funksionon universi Android. (PCWorld Albanian)
The post Zyrtarizohet Android Nougat, ngelen jashtë Nexus 5 dhe 7 appeared first on PCWorld Albanian.
(ICT Media)