Quantcast
Channel: Shpresa AL
Viewing all articles
Browse latest Browse all 6956

Adoleshenti nga Maqedonia që ka fituar 60,000 dollar nga lajmet e rreme rreth zgjedhjeve në SHBA

$
0
0

992f570d179982219448717a560a4469Ka kaluar mëse një muaj që kur lajmet e rreme nga disa adoleshentë në Maqedoni tronditën opinionin publik Amerikan gjatë zgjedhjeve presidenciale.

Televizioni Amerikan NBC publikoi një reportazh ku gazetarët e saj kishin shkuar gjer në qytetin me shumicë maqedonase të Veles për të mësuar më shumë.

Një prej adoleshentëve kishte thënë për NBC se kishte fituar të paktën 60,000 dollar duke prodhuar lajme të rreme përgjatë gjashtë muajve të fundit.

17 vjeçari është vetëm një prej 300 bashkëmoshatarëve të tij të cilët kanë ndërtuar një perandori të ardhurash nga reklamimi gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

“Mjafton të shikoni çfarë njerëzve u pëlqen dhe thjeshtë ua ofroni,” tha Dimitry për NBC i cili nuk dëshironte publikimin e emrit të tij të vërtetë. “Pëlqejnë të pijnë verë, thjeshtë u jepni, kaq e lehtë,” vijoi ai.

Përhapja e lajmeve të rreme krijoi një zonë të minuar në internet ku Google dhe Facebook e pësuan më shumë. Kritikat të ashpra shkuan në drejtim të Mark Zuckerberg i cili mohoi çdo akuzë, duke i quajtur të çmendur.

“Nuk kam marrë para me forcë,” tha Dimitry për NBC. “Njerëzit shehin cigare dhe alkol gjithë ditën. Kjo nuk është ilegale. Pse duhet të jetë kjo e imja? Dikush shet cigare dhe cigaret vrasin njerëz. Unë skam vrarë askë.” (PCWorld Albanian)

The post Adoleshenti nga Maqedonia që ka fituar 60,000 dollar nga lajmet e rreme rreth zgjedhjeve në SHBA appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Viewing all articles
Browse latest Browse all 6956