Sot Google prezantoi riemërimi dhe versionin paraprak të Projektit Brillo, inciativa e Internetit të Gjërave bazuar në Android. Projekti tashmë do të quhet “Android Things.”
Android Things i bashkohet familjes së përbërë nga Android TV, Android Auto dhe Android Wear. Në zemër të tij gjendet një version i modifikuar i Android për paisjet me kosto të ulët të internetit të gjërave.
Së bashku me versionin paraprak të Android Things, Google njoftoi mbështetjen për Intel Edison, NXP Pice dhe Raspberry Pi 3. E mbani mend Raspberry Pi 3 të shfaqej në listën e kompanive pjesë e AOSP? Tani besoj se e kuptoni pse ishte aty.
Nëpërmjet Android Things, zhvilluesit mund të ndërtojnë një paisje inteligjente duke shfrytëzuar API-të e Android dhe shërbimet e Google. Do të thotë që është i njëjti proces zhvillimi Android me përdorimin e Android Stuiod, SDK zyrtare dhe shërbimeve të Google Play.
Përditësimet kanë qenë gjithnjë një problem me telefonët Android. A do përsëritet e njëjta gjë? Google po përpiqet ta zgjidhë këtë problem me përditësime direkt nga kompania.
Me njoftimin e ditës së sotme, Android Things shkëputet prej fazës së testimet nëpërmjet ftesave dhe së shpejti do të kemi një publikim të kodit. (PCWorld Albanian)
The post Google prezantoi versionin e parë të platformës së re IoT, Android Things appeared first on PCWorld Albanian.
(ICT Media)