Quantcast
Channel: Shpresa AL
Viewing all 6956 articles
Browse latest View live

Apple zbulon aksidentalisht detajet e MacBook Pro 2016 në macOS 10.12.1

$
0
0

1080Ishte vetë Apple e cila prishi festën e ditës së nesërme ku kompania pritet të lançoi një MacBook Pro “të ri” i ridizenjuar totalisht. Përditësimi më i fundit i macOS Sierra përmban një imazh të laptopit të ri të kompanisë.

Imazhi është pjesë e disa instruksioneve për përdorimin e Apple Pay në paisjet e reja. Ai zbulon panelin e butonave funksionalë me prekje i cili u raportuar disa javë më parë nga MacRumors.

Ky panel me prekje përshtatet në varësi të kontekstit duke shfaqur butona respektivë për aplikacione dhe funksione të caktuara. MacBook Pro i do të jetë laptopi i parë i Apple me një skaner të shenjave të gishtërinjve i cili nuk do të jetë pjesë e panelit me prekje.

Për ata kureshtarë që duan të shohin imazhin dhe kanë përditësuar laptopin e tyre në macOS Sierra 10.12.1, atëherë hapni folderin “/System/Library/PrivateFrameworks/PassKitUI.framework/Versions/A/Resources/” në aplikacionin Terminal.

Fotot konfirmojnë raportet e pak javëve më parë për pothuajse çdo veçori të spekuluar rreth laptopit të ri. Ky produkt është ndër më të vjetrit tek Apple ku përditësimi i fundit madhor nuk vjen që prej 4 vitesh.

Por është një produkt tjetër me të cilin kompania ka neglizhuar akoma edhe më shumë, Mac Pro. Dhe kjo situatë pritet të vazhdojë më tej për desktopin profesional. (PCWorld Albanian)

The post Apple zbulon aksidentalisht detajet e MacBook Pro 2016 në macOS 10.12.1 appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Microsoft ju rimburson me 650 dollar nëse shkëmbeni një MacBook me Surface Book

$
0
0

surfacebook5-1024x768Nëse ajo që do të ofrojë një MacBook të Enjten nuk josh, Microsoft e ka një alternativë. Gjigandi i sistemit operativ do të ofrojë 650 dollar rimbursim për të gjithë ata që shkëmbejnë një MacBook Pro ose Air me një Surface Book ose Surface Pro në një nga dyqanet e kompanisë madje edhe nga Microsoft.com.

Kjo ofertë vjen pak orë pasi kompania prezantoi një model të ri të Surface Book në një aktivitet special në Nju Jork. Një nga avantazhet më të spikatura të Surface Book i7 është jetëgjatësia e baterisë dhe grafikat më të fuqishme.

Ndërkaq ditën e nesërme Apple pritet të zbulojë një MacBook Pro të ri i cili nuk ka pësuar një ridizenjim madhor që nga 2012-ta. Laptopi i ri i prodhuesit të iPhone do të ketë një ekran me prekje OLED i cili do të zëvendësojë butonat funksionalë, një skaner të shenjave të gishtërinjve dhe tre porta Thunderbolt 3 USB-C.

Ajo që do ti mungojë laptopit MacBook Pro krahasuar me laptopin e Microsoft është ekrani me prekje. Apple prej vitesh i ka rezistuar “tundimit” për implementimin e ekraneve me prekje në laptopët e saj me arsyetimin se do të ishte diçka e pakuptimtë. (PCWorld Albanian)

The post Microsoft ju rimburson me 650 dollar nëse shkëmbeni një MacBook me Surface Book appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Fitimet e Samsung në nivelet më të ulëta që nga 2008-ta, kompania përgatitet për ndryshime radikale

$
0
0

A visitor tries out a Samsung Electronics' Galaxy Note 7 at company's headquarters in Seoul, South Korea, October 5, 2016. Picture taken on October 5, 2016.  REUTERS/Kim Hong-JiSamsung bëri të ditur ditën e sotme se planifikon të rikuperojë dëmin katastrofik të shkaktuar nga Galaxy Note 7 ngjarje e cila rezultoi me rënien e fitimit në nivelet më të ulëta që nga 2008-ta shkroi agjensia e lajmeve Reuters.

Gjigandi Koreano-Jugor tha se po zgjeron hetimin ndaj shkaqeve të problemit me baterinë e Galaxy Note 7 për të siguruar investitorët se diçka e tillë nuk do të përsëritet më në të ardhmen.

Ndryshime në bordin drejtuesin do të ndjekin pas një prej dështimeve më të mëdha në industrinë e teknologjisë. 48 vjeçari Lee, djali i patriarkut Lee Kun-Hee i cili u shtrua në spital pas problemeve me zemrën, do të marrë një rol të veçantë në grupin e paisjeve të rangut të lartë.

Prodhuesi numër 1 i telefonëve në botë raportoi një rënie të ardhurash me 96% për tre mujorin e tretë të vitit krahasuar me një vit më parë. Të ardhurat e kompanisë ishin 4.57 miliard dollar ndërsa fitim vetëm 87.63 milion dollar.

Dështimi i Galaxy Note 7-tës ndikoi edhe në GDP e vetë Koresë së Jugut e cila ra me 0.1 deri në 0.2 pikë pëqindjeje thanë zyrtarët e Ministrisë së Financave të këtij vendi. (PCWorld Albanian)

The post Fitimet e Samsung në nivelet më të ulëta që nga 2008-ta, kompania përgatitet për ndryshime radikale appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Rovables, robotët të cilët mund të ecin në mbi trupin tuaj

$
0
0

screenshot-from-2016-10-27-08-54-18Në një konferencë në Tokyo të hënën, hulumtuesit nga MIT dhe Stanford shpërndanë robotët e rinj në miniaturë që ato kanë ndërtuar, të quajtur Rovables. Këto robotë të vegjël mund të zvarriten vertikalisht në rroba te pamodifikuara, që do të thotë nuk ka nevojë që të vishet ndonjë bluzë speciale që ato të lëvizin.

Këto robotë mbahen në vend dhe mbajnë objekte me ndihmën e rrotave magnetike që qëndrojnë në të dyja anët e materialet. Duke përdorur sensorë dhe inteligjencë artificiale, mini-roverat janë pjesërisht autonom. Hulumtuesit përshkruajnë skenarë kur këto robotë zvarriten përsëri në xhep kur nuk duhen.

Për çfarë përdoren?

Hulumtuesit propozojnë një numër mundësish për përdorim: Një flotë robotësh mund të mblidhen në krahun e përdoruesit për të krijuar një ekran për të parë video në metro ose të godasin lehtë në sup dike kur i vjen një e-mail. Ose të mblidhen në shpinën e veshësit kur po ecën me një biçikleta apo motoçikletë për të krijuar një dritë sigurie.

Që këto rovera të punojnë si duhet, ato duhet të jenë të aftë që të drejtohen në një hapësirë tri dimensionale. Hulumtuesit e kanë një model që mund të punojë, por i duhet ende që të ndërtojnë një mikro kontrollues me fuqi procesori të mjaftueshme për përballuar algoritmet kompleks të duhur për këtë level të planifikimit të rrugës.

Për momentin, këto robotë kanë bateri në bord që qëndrojnë të ngarkuara për 45 minuta para se të kenë nevojë për më shumë fuqi. Por hulumtuesit thonë se robotët nuk do të jenë duke ecur gjithë kohën, jeta e baterisë mund të zgjatet me orë të tëra. Dhe ato i kanë dizajnuar Rovables që të ngarkohem me anë të wireless-it.

Ndërkohë që Rovables janë vetëm një projekt laboratori për tani, ato sinjalizojnë një të ardhme në të cilën robotët mund të bëhen kaq të kudo gjindshëm sa mund të jenë duke u zvarritur kudo rreth nesh. Por për tani, edhe ato që kanë blerë teknologji që vishet të shumtën e kohës kanë përfunduar duke e lënë në sirtar. (PCWorld Albanian)

The post Rovables, robotët të cilët mund të ecin në mbi trupin tuaj appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Kërkesa për telefonët Pixel më e lartë sesa parashikimet

$
0
0

google-pixel-xl-100689285-largeTë blesh një Pixel nuk ka për të qenë e lehtë. Google raportoi se porositë tejkalojnë pritshmëritë e Apple dhe si rezultat Pixel XL modeli 128GB është më i vështiri për tu blerë.

Sipas një raporti të 9to5Mac të cilët porositën një Pixel XL në Google Play Store menjëherë u njoftuan nga Google se kërkesa për telefonët e kompanisë kishte qenë më e lartë sesa pritshmëritë dhe porosia e tyre nuk mund të kryhej.

Në këtë moment porositja e një telefoni Pixel XL është terësisht e pamundur sepse kompania nuk ka në stock përveç modelin 32GB në ngjyrë gri. Ndërkaq modeli në ngjyrë blu i Pixel XL do të mbërrijë vetëm pas datës 2 Dhjetor. (PCWorld Albanian)

The post Kërkesa për telefonët Pixel më e lartë sesa parashikimet appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Galaxy A5(2017) do të jetë një kopje e dizajnit të Galaxy S7-tës

$
0
0

samsung-galaxy-a5-2017-leak-android-authority-1-1280x720Disa foto të reja publikuar nga Android Authority dhe OnLeaks zbulojnë atë çfarë Microsoft ka rezervuar për modelin e ardhshëm të Galaxy A5.

Fotot tregojnë se telefoni i rangut të mesëm përveç se do të trashëgojë po atë cilësi ndërtimi të paraardhës do të përfitojë edhe dizajni i Galaxy S7-tës. Dizajni aktual i linjës së Galaxy A është marrë nga Galaxy Note 4 dhe moderi i ardhsëm ngjan me një kopje të telefonit më të mirë të kompanisë.

Sipas burimeve, Galaxy A5 (2017) me numër modeli SM-A520F, vjen me një ekran 5.2 inç dhe përmasa 145 x 71 x 7.8 mm.

Detaji më interesant i telefonit pritet të jenë bokse të cilat janë montuar në pjesët anësore. USB-C do të jetë një tjetër tipar i rëndësishëm i Galaxy A5 2017. Nëse flasim për materialet e ndërtimit, pavarësisht se nuk kemi një garanci telefoni duket të jetë ndërtuar në xham dhe metal.

Bazuar në spekulimet e mëhershme, Galaxy A5 2017 do të fuqizohet nga një procesor Exynos 7880 dhe 3GB RAM. Procesori karakterizohet nga katër bërthama Cortex A72 1.87 Ghz dhe katër bërthama Cortex A53 1.3 Ghz. Telefoni mund të dalë në shitje gjatë Dhjetorit. (PCWorld Albanian)

The post Galaxy A5(2017) do të jetë një kopje e dizajnit të Galaxy S7-tës appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

IDC: Shitjet e telefonëve inteligjent shënojnë rritje në mbarë botën

$
0
0

Men pose with Samsung Galaxy S3 and iPhone 4 smartphones in photo illustration in ZenicaProdhuesit e telefonëve shitën 362.9 milion telefonë inteligjent në mbarë botën përgjatë tremujorit të tretë të vitit. Kjo statistikë tregon një rritje me 1.0% nga viti në vit sipas firmës analitike IDC.

Edhe njëherë tjetër ishte Samsung prodhues i cili shiti më shumë telefonë inteligjent nga të gjithë lojtarët madhorë në treg. E ndërsa tre mujorin e dytë kompania shiti aq sa shitën s bashku Apple dhe Huawei këtë herë kjo nuk vlen.

Pjesa e tregut e Samsung ra më 3.3% duke shitur 11.3 milion njësi më pak. IDC beson se sukesi i Galaxy S7-tës dhe S7 Edge e ndihmoi kompaninë në momentet e vështira që kaloi me Note 7-tën.

idc_smartphones_q3_2016

Megjithatë dominimi i gjigandit Korean është i pakontestueshëm edhe pas tërheqjes nga tregu të telefonit të profilit të lartë, Note 7. Ndërkaq apple ra me 0.9% duke shitur 45.5 milion njësi.

Vendin e tretë e zë Huawei, kompani e cila pati një rritje me 1.7% në 33.6 milion njësi të shitura. Një tjetër lojtar po shfaqet si konkurrent i fortë në këtë industri dhe e kemi fjalën për Oppo i cili urrit me 3.8 % në 25.3 milion njësi të shitura. (PCWorld Albanian)

The post IDC: Shitjet e telefonëve inteligjent shënojnë rritje në mbarë botën appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Google lançoi versionin 2.0 të Allo me mbështetje për dritaret e shumëfishta dhe replikat direkte

$
0
0

google-allo-google-play-storeËshtë përditësuar në versionin 2.0 aplikacioni më i fundit i komunikimit të Google, Google Allo. Tipari më i rëndësishëm i këtij përditësimi është mbështetja për multi dritaret në Android 7.0 Nougat.

E thënë ndryshe me Allo 2.0 përdoruesit mund të komunikojnë në një dritare dhe të punojnë në një tjetër në një ekran të vetëm.

Gjithashtu me këtë përditësim vjen mbështetja për “Replikat Direkte” nga ndërfaqja e njoftimeve, një veçori kortezi e Android Nougat. Tani e tutje kur merrni një mesazh në aplikacionin Allo mjafton të hapni panelin e njoftimeve dhe të klikoni “Reply” për tu përgjigjur pa qenë nevoja që qaseni në aplikacion.

Në terësi ky përditësim është goxha i rëndësishëm sidomos nëse keni të instaluar Android 7.0 ose 7.1. Sigurisht nuk ka një klient në desktop, nuk ka mbështetje për SMS-të në fundit të fundit Google po përpiqet. (PCWorld Albanian)

The post Google lançoi versionin 2.0 të Allo me mbështetje për dritaret e shumëfishta dhe replikat direkte appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Çmimi dhe dalja në shitje e konsolës Nintendo Switch do të zbulohen më 12 Janar

$
0
0

cvvqnv1vmaa-px4Prezantimi i Nintendo Switch javën e kaluar u dha përgjigje disa pyetjeve e në të njëjtën kohë krijoi pyetja të tjera përgjigjet e të cilave i morëm sot.

Evenimenti i prezantimit të Nintendo Switch do të mbahet më 12 Janar të vitit të ardhshëm bëri të ditur kompania ditën e Enjte. Nintendo këtë herë i referohej konsolës së re si “shtëpia e një sistemi të ri lojërash.”

Kështu data 12 Janar do të jetë burimi kryesor i informacioneve zyrtare rreth asaj që mund të presim jo vetëm nga hardueri pro edhe softueri i Switch. Nintendo premtoi se në këtë ditë do të ofrojë detaje edhe të çmimit dhe ditës së daljes në shitje.

Mbeten dy javë plot spekulime në përpjekje për të zbuluar atë çfarë Nintendo ka rezervuar. Detajet më të rëndësishme duket se tashmë janë bërë të ditura: natyre hibride e konsolës dhe përdorimi i fishekëve në vend të disqeve. (PCWorld Albanian)

The post Çmimi dhe dalja në shitje e konsolës Nintendo Switch do të zbulohen më 12 Janar appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Twitter mbyll shërbimin e shpërndarjes së videove me metrazh të shkurtër, Vine

$
0
0

vine-appTwitter bëri të ditur se Vine, shërbimi i shpërndarjes së videove me metrazh të shkurtër, do të mbyllet. Aplikacioni i përdorur për të krijuar video gjashtë sekondëshe gjithashtu do të hiqet nga dyqanet respektive.

Kompania tha se të dhënat e Vine do të ruhen dhe aplikacioni nuk do të hiqet menjëherë. Në përpjekje të gjëra për të shkurtuar kostot, Twitter lajmëroi mëngjesin e të Enjtes se do të shkurtonte 9% të fuqisë punëtore globale.

Largimet nga puna kanë prekur kryesisht departamentet e shitjeve dhe marketingut por sipas the Verge ekipi i Vine është më i dëmtuari.

Kur Twitter e bleu Vine në 2012-tën, kapitali mediatik i rrjetit social ishte i varfër. Por sot kjo ka ndryshuar ku videot janë një pjesë integrale e Twitter. Rrjeti social do të zhgënjejë së shpejti 200 milion përdoruesit aktivë të Vine. (PCWorld Albanian)

The post Twitter mbyll shërbimin e shpërndarjes së videove me metrazh të shkurtër, Vine appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Gjigandi i modës Armani hyn në industrinë e orëve inteligjente me një linjë orësh hibride

$
0
0

ea-connected-800x420Më parë i shikuar si një destinacion për të apasionuarit pas pajisjeve elektronike dhe teknofilët, tashmë edhe markat e modës kanë filluar të marshojnë në tregun e pajisjeve dhe të orëve të mençura, edhe pse me një hap tjetër.

Ndërkohë që disa, si TAG Heuer, janë zhytur krejtësisht në orët e mençura, të tjerë, si marka moderne dhe në modë e Armani-t, Emporio Armani, po bëjnë gjysmë hapa. Linja e re e Emporio Armani Connected e “orëve hibride” ka si qëllim të ofrojë shkrirje të klasikes, stilit, dhe të orëve të shtrenjta me rripat modern teknologjik, veçanërisht ato që mbajnë shënim aktivitet tuaja të përditshme.

Këto ora hibride gjenden në mes të vijës që ndan një orë tradicionale nga një orë të mençur. Në shumë raste, këto kanë dizajnë klasik, me një fytyre ore analoge dhe me pjesë mekanike, por me sensorë lëvizje të fshehur dhe me komunikim Bluetooth me smartphone-ët.

Me të vërtetë, këto orë ofrojnë të njëjtin kombinim, me një skelet metali dhe rripa lëkure apo metali, ngjyrë ari apo argjendi, dhe një cilësi që thotë “Armani”. Por ato munden gjithashtu të gjurmojnë ecjet tuaja dhe madje edhe gjumin dhe ofrojnë lajmërime të lehta për telefonatat apo mesazhet.

Ato kanë, megjithatë, disa funksionalitet që nuk do ti gjeni lehtësisht në orët hibride, veçanërisht ato të llojit të shtrenjtë. Orët EA Connected mund të kontrollojnë muzikën në smartphone-in tuaj gjithashtu edhe kamerën, të veprojnë si një buton shkrepjeje. Ato mund të ndihmojnë të gjeni telefonin tuaj kur keni harruar se ku e keni vendosur.  Por ndoshta më e mira nga të gjitha,  këto orë nuk kanë nevojë për ngarkim, bateritë e tyre quartz fuqizojnë gjithçka.

Orët Emporio Armani Connected janë tani në shitje në disa dyqane të zgjedhur nëpër botë. Këto orë janë të përshtatshme me pajisje Android dhe iPhone. (PCWorld Albanian)

The post Gjigandi i modës Armani hyn në industrinë e orëve inteligjente me një linjë orësh hibride appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Apple prezantoi laptopin e ri MacBook Pro me kosto fillestare 1,799 dollar

$
0
0

0362Ashtu siç pritej Apple zbuloi linjën e ridizenjuar të laptopëve MacBook Pro dhe është hera e parë që kompania “vë dorë” mbi laptopët që nga implementimi i ekraneve Retina në 2012-tën.

U deshën katër vite që një ekzekutiv i profilit të lartë pranë kompanisë si Tim Kook të ngjitej në skenë dhe të prezantonte modelin e ri të MacBook në 25 vjetorin e lançimit të laptopit të parë.

Tipari kryesor i cili bie menjëherë në sy është një ekran i dytë mes tastierës dhe ekranë parësor të cilin Apple e quan Touch Bar. Ky është një ekran me prekje me mbështetje deri në 10 gishta menjëherë dhe ka për qëllim kryerjen e disa funksioneve bazuar në kontekstin e asaj që përdoruesit po bëjnë.

screen-shot-2016-10-27-at-10-49-56-amApple zbuloi disa funksionalitete të cilat adaptohet në aplikacione të ndryshme kryesisht të vetë kompanisë. E në të njëjtën kohë kompania tregoi çfarë mund të bëjë ky ekran me Adobe Photoshop.

Sapo klikoni një foto, një set komandash të editimit do të shfaqen në Touch Bar. Ky ekran përmban edhe një buton i cili aktivizon asistentin dixhital të kompanisë, Siri-n. Madje përdoruesit mund të përshtatin ekranin në varësi të nevojave duke aplikuar funksionalitete. TouchID është qershia mbi tortë e Touch Bar i cili fuqizohet nga një çip sigurie Apple T1.

storage-mbpSipas Apple modeli i ri është versioni më i hollë dhe i lehtë prodhuar gjer më sot. Modeli 13 inç është vetëm 14.9 mm i trashë. Versioni 15 inç ka ekran 67% më të shndritshëm sesa paraardhësi.

Në brendësi të tyre do të gjeni një procesor Core i5 ose i7 me një sistem të ri ftohjeje i cili premton më pak zhurmë dhe nxehtësi. Sipas kompanisë fuqia grafike është rritur me 130%.

Dizajni i jashtëm i laptopi përmban katër porta Thunderbolt 3 dhe me përdorimin e disa adapterave mund të shfrytëzohen si porta USB, HDMI, VGA dhe portë ekrani.

macbook-pro-new-vs-oldTrackPadi është dyfishuar në madhësi dhe përmban teknologjinë Force Touch, e cila njihet ndryshe si prekja 3D në telefonët iPhone. Tastiera është përditësuar gjithashtu me një mekanizëm të cilin Apple e quan “mekanizmi flutur.”

Laptopi i ri MacBook Pro mund të blihet që në këtë moment me kosto 1,499 dollar për modelin 13 inç dhe 1,799 dollar për versionin me ekranin Touch Bar. Ndërsa versioni 15 inç fillon nga 2,399 dollar. (PCWorld Albanian)

The post Apple prezantoi laptopin e ri MacBook Pro me kosto fillestare 1,799 dollar appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Mercedes do të prodhojë makinat e para plotësisht elektrike brenda 2020-tës

$
0
0

Mercedes-Benz do të ndërtojë modelin parë  të mjeteve elektrike EQ, në fabrikat e Bremen në Gjermaninë Veriore, brenda kësaj dekade, tha Daimler të Enjten.

Mercedes-Benz dhe marka e Daimler Smart kanë synojnë të ndërtojnë 10 makina elektrike në fund të 2025.

Fabrika në Bremen për momentin prodhon 10 modele të ndryshme duke përfshirë hibridët C-Class dhe GLC. Modeli GLC i ri teknologjinë e “qelizave të karburantit” i cili do të jetë konkurrenti kryesor i Mirai të Toyota-s, do të prodhohet në këtë fabrikë.

Modeli që do të ndërtohet në Bremen do të jetë i bazuar në mjetin EQ që prezantua në Paris muajin e kaluar gjatë shfaqjes së makinave, tha Daimler.

Bateria për automjetet e reja do të krijohet nga njësia Accumotive e Daimler dhe do të prodhohet në Kamenz në shtetin Saxony në lindje të Gjermanisë. (PCWorld Albanian)

The post Mercedes do të prodhojë makinat e para plotësisht elektrike brenda 2020-tës appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Holandezët shpikin një pastrues gjigandi të ajrit të jashtëm

$
0
0

3373Disa humultues nga Holanda kanë zbuluar çfarë ato e quajnë pastruesin gjigant vakum të parë të ajrit të jashtëm – një sistem pastrimi i madh që ka si qëllim të filtrojë pjesëzat toksike nga atmosfera përreth pajisjes.

Sistemi thuhet se është i aftë të thithë ajër nga një rreze prej 300 metër – dhe deri në 7 kilometër lart. Ai mundet përpunojë 800,000 metër kub ajër në një orë, duke filtruar 100% të pjesëve të holla dhe 95% të pjesëzave super të holla, sipas testeve të bëra nga Qëndra Kërkimore e Enërgjisë (Energy Researche Centre ECN) në Holand, në prototipin e tij.

Pjesëzat e holla shkaktohen nga emetimi nga druri që digjet dhe nga karburantet tjerë gjithashtu edhe nga djegia industriale, dhe kanë “efekte të pafavorshme për shëndetin”, sipas Agjencisë Evropiane të Ambientit.

Rreth 90% e qytetarëve Evropian janë të ekspozuar tek pjesëza të tilla – të cilat mund të jenë kancerogjene – mbi nivelet e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Për sa i përket pjesëzave super të holla, ato lirohen nga emetimi i mjeteve dhe gjithashtu nga aeroplanët, sipas Envinity, dhe mund “ të dëmtojnë sistemin nervorë, duke përfshirë qelizat e trurit, dhe gjithashtu të shkaktojnë infeksione.”

Qeveritë, bizneset dhe aeroportet kanë qenë të interesuar në këtë projekt që më parë, tha Boersen, folësi për Envinity (grupi i cili zbuloi projektin).

Një tjetër sistem pastrimi ajri i quajtur Smog Free Tower është instaluar në Beijing në shtator dhe i debutuar nga artisti holandez Daan Roosegaarde.

Duke përdorur teknologji të patentuar, thuhet se pastron 30,000 metër kub ajër në orë teksa era fryn përmes kullës, duke mbledhur më shumë se 75% të pjesëzave të dëmshme, sipas Studio Roosegaarde. (PCWorld Albanian)

The post Holandezët shpikin një pastrues gjigandi të ajrit të jashtëm appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Putin: Sulmet kibernetike të patolerueshme

$
0
0

Russian President Putin delivers speech during session of Valdai International Discussion Club in SochiPresidenti Rus, Vladimir Putin, tha ditën e Enjte se sulmet kibernetike dhe ngjarje të ngjashme të cilat interferojnë në punët e brendshme të vendeve të tjera janë të patolerueshme.

Qeveria Amerikane ka akuzuar formalisht fushatën Ruse të sulmeve kibernetike ndaj organizatave qeveritare në SHBA dhe konkretisht hakimin e e-mail-eve të Komitetit Kombëtar Demokratik.

Hakimi shkaktoi një tërmet të vërtetë në garën presidenciale në SHBA duke sjellur në qendër të vëmendjes Hillari Klinton, kandidaten demokrate.

Zyrtarët e lartë të qeverisë Ruse kanë mohuar çdo akuzë dhe lidhje këtë ngjarje. (PCWorld Albanian)

The post Putin: Sulmet kibernetike të patolerueshme appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Skype for Business mbërrin në kompjuterat Mac

$
0
0

skype-business-macMicrosoft lançoi zyrtarisht Skype for Business në kompjuterat Mac pas gjashtë muajsh testime. Mëshirimi i Skype për sipërmarrjet sjell një sërë përfitimesh për përdoruesit e kompjuterave të Apple.

Skype for Business në Mac erdhi 18 muaj pasi homologu i tij në Windows u lançua. Po ditën e djeshme Microsoft solli edhe disa veçori të Skype for Business në Android dhe iOS.

Tipari më i rëndësishëm është prezantimi i një skedari PowerPoint nga paisja mobile. Më parë përdoruesit duhet ti ndanin manualisht skedarët me pjesëmarrësit e tjerë.

Së fundi Microsoft tha se përdoruesit e Skype for Business në Android dhe iOS do të kenë në dispozicion një protokoll tjetër i cili konsumon më pak bandwidth quajtur VbSS. Ky protokoll premton më shumë qëndrueshmëri. (PCWorld Albanian)

The post Skype for Business mbërrin në kompjuterat Mac appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Versioni i fundit i Todoist sjell mbështetjen për dritaret e shumëfishta në Nougat 7.0

$
0
0

todoist-android-app-aa-1-840x561Adhuruesit e aplikacionit Todoist duhet të gëzohen nëse u themi se një përditësim i rëndësishëm ka mbërritur për të gjithë në Play Store.

Përditësimi sjell një sërë veçorish të cilat janë testuar më parë në kanalin Beta të Todoist.

Sipas Android Police përditësimi ri shton mbështetjen për dritaret e shumëfishta karakteristikë e Android 7.0 Nougat duke lejuar përdoruesit të qasen në aplikacionet të tjera krahas Todoist.

Përdoruesit e Nougat mund të përdorin edhe replikat e shpejta nga paneli i njoftimeve. Ky version i Todoist vë në funksion edhe një funksionalitet të ri të Android Nougat, “In Apps.”

Të gjitha këto veçori janë aktualisht të disponueshme për testuesit beta të aplikacionit dhe mund të aplikoheni që të bëheni pjesë e tij në këtë lidhje. (PCWorld Albanian)

The post Versioni i fundit i Todoist sjell mbështetjen për dritaret e shumëfishta në Nougat 7.0 appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Google tejkalon prishtshmëritë, të ardhurat e kompanisë u rritën me 20%

$
0
0

3500Kompania partnere e Google, Alphabet, tejkaloi pritshmëritë e analistëve me një rritje prej 20.2% të të ardhurave për tremujorin e tretë të vitit. Aksionet e Alphabet u rritën me 1.6% pak orë pas publikimit të raportit financiar.

Gjigandi i motorit të kërkimit vijon të dominojë tregu e reklamimit mobil së bashku me rrjetin social Facebook. Të ardhurat nga reklamimi për tre mujorin e tretë ishin 19.82 miliard dollar ose 89.1% të të ardhurave total të kompanisë.

Klikimet me pagesë u rritën më 33% krahasuar me 29% tremujorin paraardhës. Ndërkaq kostoja për klikim ra më 11%.

Firma analitike eMarketer parashikon 52.88 miliard dollar të ardhura totale për 2016-tës nga Google ose 56.9% të tregut. Biznesi cloud është sektori i dytë më fitimprurës pranë kompanisë i cili shënoi rritje me 38.8%. (PCWorld Albanian)

The post Google tejkalon prishtshmëritë, të ardhurat e kompanisë u rritën me 20% appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Autoritetet Europiane kërkojnë informacion për politikat e reja të WhatsApp dhe hakimin e Yahoo-së

$
0
0

A 3D printed Whatsapp  logo is seen in front of a displayed Facebook logo in this illustration takenAutoritetet Europian të Privatësisë thanë ditën e Premte se kishin paralajmëruar WhatsApp dhe Yahoo në kontekstin e ngjarjeve të ndodhura së fundi ku WhatsApp lajmëroi këmbimin e informacionit me Facebook dhe Yahoo zbuloi hakimin më të madh në industri.

Bashkimi Europian tha se kishin patur shqetësime serioze rreth ndryshimit të politikave të privatësisë nga WhatsApp të cilat do ti ofronin numrat e përdoruesve rrjetin social më të madh në botë.

Autoritetet kërkuan nga WhatsApp që të qartësojë politikat e reja duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të këmbimit të informacionit me Facebook gjersa të merren masat e duhura për mbrojtjen e konsumatorit.

Një zëdhënëse e WhatsApp tha se kompania po punonte nga afër me autoritetet për të adresuar shqetësimet e tyre. Në të njëjtën kohë Bashkimi Europian dërgoi një letër pranë Yahoo lidhur me hakimin e 2014-tës ku janë prekur 500 milion përdorues.

Ata kërkuan informacion rreth çdo të dhëne të hakuar duke njoftuar edhe përdoruesit e prekur. Të dy çështjet do të diskutohen nga rregullatorët në Nëntor. (PCWorld Albanian)

The post Autoritetet Europiane kërkojnë informacion për politikat e reja të WhatsApp dhe hakimin e Yahoo-së appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Kamera e Pixel shfaq probleme, Google përpiqet ta riparojë me një përditësim softueri

$
0
0

_92112488_gettyimages-612440054Google po zhvillon një përditësim softueri për të adresuar një problem me kamerën e telefonët Pixel.

Një grup përdoruesish shpërndanë fotot e realizuar me një telefon Pixel i cili thuhet se ka kamerën më të mirë që bart një telefon inteligjentë ditëve të sotme.

Fotot kishin një problem, në skajin e djathtë shfaqej një efekt në formë aureole.

Përdoruesit u alarmuan kur mësuan se Google po përpiqet të zgjidhë një problem harduerik me një përditësim softueri.

Efekte të tilla mund të jenë pjesë e çdo kamere telefoni por rasti i Pixel duket të jetë më kronik. Një video në Youtube e publikuar nga Jeff Springer e ilustron akoma edhe më mirë problemin e telefonit.

_92113341_bd264451-e3f4-4fd9-91ac-081e8ec43987Gjatë prezantimit të telefonit në Tetor Google tha se Pixel kishte marrë vlerësimin më të lartë nga DxOMark i cili mat performancën e kamerave. Vlerësimi i dhënë vinte theksin tek problemi vetëm në dritë të fortë.

Google tha se është duket zhvilluar një softuer i cili mund të riparojë problemin. (PCWorld Albanian)

The post Kamera e Pixel shfaq probleme, Google përpiqet ta riparojë me një përditësim softueri appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)
Viewing all 6956 articles
Browse latest View live