Të qënurit i varuar në jetën tonë personale dhe profesionale nga një smartfon nuk është më një çudi por është një realitet për shumë nga ne. Këto pajisje mbajnë shumë informacione të ndjeshme – informacione që mund të vlejnë shumë për disa njerëz, veçanërisht nëse jeni një ekzekutiv i lartë në një biznes të suksesshëm.
Hulumtuesit nga një grup i sigurisë mobile, i quajtur Skycure, kanë analizuar një aplikacion keqdashës që gjetën në një pajisje Android 6.0.1 në pronësi të një ekzekutivi të një kompani teknologjike botërore.
Emri i paketës keqdashëse është “com.android.protect”, dhe vjen e maskuar si një aplikacion i Google Play Store Services. Ajo çaktivizon shërbimin SPCM të Samsung në mënyrë që të qëndrojë i aktivizuar dhe instalon veten si një paketë sistemi për të qenë e pamundur që të hiqet nga përdoruesi (nëse mund të marrë hyrje rrënjë), dhe gjithashtu mundet të fshehë veten.
Ato nuk thonë se si aplikacioni keqdashës – një aplikacion spiun komercial i quajtur Exapsy – gjeti rrugën në telefonin e viktimës, por besohet se dikush kishte qasje në paisjen, për të kryer krimin.
Sapo instalohet dhe hapet, aplikacioni kërkon të drejta administratori nga pajisja, kërkon numri i licencës, fsheh vetvehten (prezenca e tij mund të zbulohet duke telefonuar “11223344”), dhe në fund kërkon që të ketë hyrje në sistem (nëse pajisje e lejon).
Aplikacioni mundet të :
- Mbledhë biseda dhe mesazhe të dërguar me anë të SMS, MMS, dhe aplikacioneve të tjera të njohura (Gmail, FB Messenger, Skype, WhatsApp, etj.)
- Të regjistrojë audio dhe telefonata.
- Të mbledhë fotot dhe ti bëjë foto ekranit.
- Të mbledhë kontaktet, historinë e shfletuesit, përmbajtjet në kalendar, dhe shërbime të tjera.
Informacioni i vjedhur pastaj dërgohet në një server të jashtëm të operuar nga sulmuesi.
Ky aplikacioni është i gatshëm për tu blerë nga çdokush për $15-$30 në muaj, për pajisje. Dëmi i mundshëm që mund të shkaktohet, veçanërisht për bizneset, është i madh. (PCWorld Albanian)
The post Një spyware me emrin Exapsy në Android shënjestron ekzekutivët e kompanive appeared first on PCWorld Albanian.
(ICT Media)