Quantcast
Channel: Shpresa AL
Viewing all 6956 articles
Browse latest View live

Ja sesi të ndryshoni motorin parësor të kërkimit në shfletuesin Edge

$
0
0

389010-microsoft-edge-browserA përdorni shfletuesin Edge për të naviguar në internet? Në të vërtetë është një shfletues shumë më i mirë sesa Internet Explorer dhe në një farë mënyrë të gjithë e pranojnë këtë fakt.

Megjithatë ajo që mund të mos u pëlqejë rreth tij është motori parësor i kërkimit, funksion i cili kryhet nga Bing. Por kjo mund të ndryshojë. Ja çfarë duhet të bëni:

  • Vizitoni uebfaqen e motorit të kërkimit
  • Klikoni ikonën e menusë përfaqësuar tre pika vertikale
  • Klikoni “Settings”
  • Klikoni “View Advanced Settings”
  • Në gjysmën e ndërfaqes së shfaqur do të gjeni një opsion “Change Search Engine”
  • Përzgjidhni faqen që dëshironi të jetë opsioni parësor i kërkimit në internet

Kjo është e gjitha. Tani mund të përdorni Edge me motorin e kërkimit të dëshiruar. (PCWorld Albanian)

The post Ja sesi të ndryshoni motorin parësor të kërkimit në shfletuesin Edge appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Ndërtimi 14931 i Windows 10-tës sjell shtojcat të reja në Microsoft Edge

$
0
0

windows_10_wallpaper-930x523Ditën e sotme Microsoft solli një tjetër version eksperimental të Windows 10-tës për kompjuterat dhe telefonët. Ky ndërtim përmban disa shtojca të reja Edge dhe përditësime në subsistemin Windows për Linux.

Microsoft po kërkon ndihmën e anëtarëve të Windows Insider në lidhje me shtojcat e Edge. Turn Off the Lights bën realitet një eksperiencë më të rehatshme gjatë shikimit të videove, Tampermonkey është një menaxher skriptesh ndërsa asistenti personal i blerjeve grumbullon informacion nga produktet që keni vështruar së fundi duke u ofruar lajmërime të ndryshimit të çmimeve.

Në këtë ndërtim paisjet e rrjetit nuk do të shfaqen në folderin e rrjetit. Ky ndryshim është aplikuar për çështje sigurie.

Së fundi, subsistemi Windows për Linux do të instalojë një version të Ubuntu 16.04 në vend të 14.04. Ky opsion vlen për ata që po kryejnë instalime të reja.

Përditësimi i ditës së sotme e dërgon në 14931 numrin e ndërtimeve të Windows 10. Disa prej problematikave të këtij ndërtimi janë: komponentët opsional mund të mos funksionojnë, aplikacionet dhe lojërat Tencent shfaqin ekranin blu të vdekjes ndërsa komanda në CMD, sfc /scannow, nuk do të funksionojë. (PCWorld Albanian)

The post Ndërtimi 14931 i Windows 10-tës sjell shtojcat të reja në Microsoft Edge appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Çaktivizoni luajtjen automatike të videove dhe përmbajtjeve HTML5 në Chrome, Firefox dhe Opera

$
0
0

frustrated_woman_laptop_stock-100667571-large-1Një pjesë e madhe e shfletuesve automakisht bllokojnë përmbajtjet Adobe Flash. Po adoptimi i teknologjive të reja si HTML5 nuk sjellin ndonjë të mirë në këtë drejtim.

Uebfaqet luajnë automatikisht reklamat, videot dhe përmbajtjet të tjera menjëherë sapo ngarkohen terësisht. Por si ta parandalojmë këtë proces?

Chrome

Shkarkoni këtë shtojcë me titull Disable HTML5 Autoplay. Sapo të keni aktivizuar të gjitha përmbajtjet HTML5 do të shkarkohen por nuk do të luhen automatikisht.

Firefox

Nuk ekziston një shtojcë e cila çaktivizon luajtjen automatike por mund ta bëjmë përmes cilësimeve të shfletuesit.

  1. Shkruani about:config në fushën e adresës URL dhe klikoni butonin I’ll be careful, I promise
  2. Kërkoni për media.autoplay dhe më pas dopjo klik për ta çaktivizuar

Opera

Edhe me shfletuesin Opera vlen e njëjta procedurë që aplikuam për Chrome. Mjafton të shkarkoni shtojcën Disable HTML5 Autoplay.

Microsoft Edge, Internet Explore dhe Safari

Apple dhe Microsoft janë shekuj prapa. As Edge, as Internet Explorer e as Safari nuk mund të parandalojnë luajtjen e videove dhe përmbajtjeve HTML5 automatikisht. Është diçka që duhet ta keni në konsideratë përpara se të vendosni ti përdorni. (PCWorld Albanian)

The post Çaktivizoni luajtjen automatike të videove dhe përmbajtjeve HTML5 në Chrome, Firefox dhe Opera appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

TomTom marrëveshje me Volvo dhe Skoda për shërbimin e hartave

$
0
0

d3_device_on_dash_route_bar_touching_tap_and_go_lhd-bigTomTom do të furnizojë me të dhëna trafiku kamionët Volvo dhe makinat Skoda njoftoi ditën e Enjte kompania e shquar e shërbimeve të navigimit.

Rivali kryesor i TomTom, shërbimi HERE në pronësi të tre prodhuesve gjermanë të automobilave, njoftoi po këtë javë se do të ofronte për drejtuesit e automjeteve të dhëna rreth trafikut dhe gjendjes së rrugëve.

Kjo lëvizje e re vjen në një moment jo të mirë për TomTom aksionet e të cilit ranë me 27% këtë vit. TomTom, dikur prodhues i shquar i paisjeve GPS të navigimit, synon që të rrisë të ardhurat përmes licensimit të teknologjive të hartave. Marrëveshja më e re me Volvo dhe Volkswagen Skoda do të ofrohet vetëm për Europën.

Pavarësisht se Volkswagen është një prej aksionerëve të HERE, kompania tradicionalisht ka përdorur të dhënat e TomTom në shumë prej modeleve të makinave që nga Audi, Porsche madje edhe Bentley. (PCWorld Albanian)

The post TomTom marrëveshje me Volvo dhe Skoda për shërbimin e hartave appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Samsung: Mbi 1 milion konsumatorë në mbarë botën po përdorin Galaxy Note 7-tën

$
0
0

Prodhuesi më i madh në botë i telefonëve inteligjent tha ditën e Enjte se më shumë se 1 milion njerëz në mbarë botën po përdorin telefonët Galaxy Note 7 me bateritë të cilat nuk paraqesin probleme.

Më 2 Shtator kompania filloi një fushatë të gjërë të rikthimit të 2.5 milion telefonëve me bateri defektive. Samsung u rrethua nga problemet në ditët në vijim sidomos pasi mësoi se pika më e fortë e saj, cilësia, e kishte braktisur.

Firma koreane tha se modelet e shitura pas datës 1 Shtator kishin bateri të ndryshme nga ato që rezultuan problematike. Rasti më ekzemplar ishte Kina ku Samsung nuk kishte kërkuar tërheqjen e Galaxy Note 7 nga tregu për shkak se përmban bateri të sigurta. (PCWorld Albanian)

The post Samsung: Mbi 1 milion konsumatorë në mbarë botën po përdorin Galaxy Note 7-tën appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

BitTorrent prezanton modalitetin Altruistik, ngarkimi do të jetë dyfish më i lartë sesa shkarkimi

$
0
0

bittorrent_logo-930x521BitTorrent njoftoi ditën e sotme se një veçori e re po vjen në klientët BitTorrent dhe uTorrent. Quhet Modaliteti Altruistik dhe është një eksperiment i disponueshëm në BitTorrent 7.9.9 dhe uTorrent 3.4.9 për ata përdorues të cilët duan të ngarkojnë më shumë sesa të shkarkojnë.

Në të shumtën e rasteve emri i BitTorrent lidhet ngushtë me shpërndarjen P2P të përmbajtjeve pirate. Por në të vërtetë është një kompani e cila ka në pronësi dy klientët më popullor të protokollit.

Veçoria e re do të sigurohet se raporti mes ngarkimi dhe shkarkimit të mos jetë më pak se 2 me 1. E thënë ndryshe shkarkimi do të vijojë vetëm nëse janë dy përdorues të lidhur që do të thotë se për të shkarkuar një pjesë duhet ta ngarkojë tek dy të tjerë që të ruhet raporti.

Por pse kjo metodologji? Sipas BitTorent kjo i bën shkarkimet më të shpejta dhe një raport më i lartë do të thotë më pak ngarkim. Për të aktivizuar këtë veçori duhet të navigoni Preferences => BitTorrent => Enable Altruistic Mode.

Nëse testimet provojnë sukses, BitTorrent do të implementojë një tjetër: Një përdorues fillimisht starton në modalitetin Altruistik dhe më pas kalon normalisht. (PCWorld Albanian)

The post BitTorrent prezanton modalitetin Altruistik, ngarkimi do të jetë dyfish më i lartë sesa shkarkimi appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Ja sesi të eleminoni aplikacionet dhe proceset që ju ngadalësojnë kompjuterin

$
0
0

0811-primary-100358231-largeKompjuter i ngadaltë? Të gjithë e kemi provuar të paktën njëherë në jetën tonë edhe atëherë kur hardueri përmbushte të gjitha nevoja e softuerit që ky i fundit të funksiononte siç duhej.

Për këtë na vinë në ndihmë menaxhuesit e proceseve të cilët ofrojnë një panoramë të asaj çfarë po ndodh në sfond. Kur bëhet fjalë për menaxhuesit e proceseve, ekziston një i cili kryen funksionin për të cilin është ndërtuar mësë miri e madje është pjesë integrale e sistemit operativ Windows.

Çdo version i Windows e ka dhe quhet Task Manager. Për tu qasur në të klikoni me të djathtën mbi taskbar dhe përzgjidhni opsionin Task Manager. Në Windows 7 dritarja e parë e cila do të hapet me Task Manager është ajo e aplikacioneve.

0811-win7-task-manager-processes-100358226-orig

Por ku ndryshon një aplikacion nga një program? Në kontekstin e këtij artikulli një aplikacion është një program i dukshëm në desktop ose i minimizuar në taskbar. Konkrektisht një shfletues është një aplikacion.

Një aplikacion mund të mbyllet duke klikuar “X” e bardhë me sfond të kuq. Nëse kjo nuk funksion mjafton ta selektoni në Task Manager dhe të klikonin butonin “End Task” në fund të dritares.

E nëse sistemi operativ vijon të jetë i ngarkuar atëherë problemi është tjetër. Në momentin që po shkruajmë këtë artikull, “Task Manager” na thotë që kemi 71 procese të cilat janë aktive në sfond.

0811-win8-task-manager-1-100358228-origDritarja e proceseve shfaqet në formën e një tabele “Excel-i” ku mund ti radhtni sipas emrit, emrit të përdoruesit, fuqisë procesorike që shfrytëzojnë, memorjes RAM dhe përshkrimit. Klikoni CPU dhe në krye do të shfaqen proceset të cilat po mundojnë procesorin e kompjuterit.

Për të ndaluar një proces selektojeni dhe klikoni “End Process.” Me Windows 10-tën 0811-win8-task-manager-go-to-details-100358224-smallgjërat kanë ndryshuar sadopak në aspektin e ndërfaqes. Nuk ka më një seksion të dedikuar aplikacioneve por janë të përfshirja të gjitha në seksionin “Processes.”

Në këtë dritare proceset janë të ndara në dy kategori: “Apps” dhe “Background Processes.” E para përfaqëson aplikacionet në desktop ndërsa e dytë proceset në sfond. Ajo që i mungon kësaj ndërfaqeje janë detajet e procesit. Zgjidhja e vetme është klikimi me të djathën mbi procesin dhe përzgjedhja e opsionin “Go to Details.” (PCWorld Albanian)

The post Ja sesi të eleminoni aplikacionet dhe proceset që ju ngadalësojnë kompjuterin appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Google Allo në ekspansion, shënon 5 milion shkarkime

$
0
0

gsmarena_001Kur Google Allo debutoi, një mori përdoruesish dyndën dyqanin e aplikacioneve PlayStore për të mësuar se çfarë kishte përgatitur gjigandi i motorit të kërkimit për ta.

Në të vërtetë vetëm katër ditë më vonë aplikacioni kaloi 1 milion shkarkime ndërsa sot Allo arriti plot 5 milion. Kjo nuk do të thotë asgjë sepse aplikacioni Google Duo, përgjigja e Google ndaj FaceTime, pati po të njëjtin hov i cili me kalimin e kohës u zbeh.

Ky i fundit ka 10 milion shkarkime por gjendet në pozicionin e 85 në mesin e aplikacioneve falas. Po themi që nuk do të ishte çudi që edhe Google Allo të ndjekë po të njëjtën trajektore.

Google Allo ka dy gjëra që përpjekjet e tjera të Google nuk i kishin. Asistentin e Google dhe njoftimet të cilat u sugjerojnë kontakteve të përdoruesve të instalojnë aplikacionin. (PCWorld Albanian)

The post Google Allo në ekspansion, shënon 5 milion shkarkime appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Formon3D shpallet fitues i çmimit të inovacionit në CATCH 2016

$
0
0

14516460_1246025585459578_7942105947275077772_nStartupi i shquar shqiptar i printerave 3D dhe fituesi në Kategorinë ICT Inovacioni i Vitit në edicionin e katërt të Albanian ICT Awards, Formon3D, u shpall fitues i çmimit të inovacionit në konkursin CATCH 2016 mbajtur në Beograd në datat 27-29 Shtator.

Pjesë e konkursit ishin projekte edhe nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia ku 31% e tyre vinin vetëm nga sektori IT.

“Në garë për këtë çmim kanë qenë më shumë se 830 startupe nga e gjith bota. Nga 830 pjesëmarrës, 40 kanë qenë finalistë ku Formon3D doli fitues,”  tha Rron Cena, CEO i Formon3D, për redaksinë e PCWorld.al.

Nga Shqipëria ishin dy projekte pjesemarrëse. Ky konkurs u organizua nga Foundcenter Investment, një fond Gjerman i cili investon në ide inovative. Formon3D përfitoi një investim prej 130,000 dollarësh.

Albanian ICT Awards është një evenimentet më madhore të sektorit të teknologjisë së informacionit në trevat shqiptare. Fituesit e edicionit të katërt mund ti gjeni në këtë lidhje. (PCWorld Albanian)

The post Formon3D shpallet fitues i çmimit të inovacionit në CATCH 2016 appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Më 3 Nëntor Huawei prezanton Mate 9

$
0
0

gsmarena_001Telefoni i mirë i vitit për Huawei po vjen më 3 Nëntor. Gjigandi Kinez dërgoi të gjitha mediave e-mail-et ku zbulonte një konferencë ekskluzive për shtyp në Mynih të Gjermanisë.

Ftesa e Huawei rrethohet e gjitha nga misteri por gjasat janë që kompania të prezantojë telefonin Mate 9. Kjo datë përkon me një spekulim se Huawei kishte vendosur të prezantonte produktin më të mirë në Nëntor dhe jo në Dhjetor siç bënte tradicionalisht.

Pritet që Mate 9 të fuqizohet nga procesori i kompanisë Kirin 960, 6GB RAM dhe 256GB memorje të brendshme. Përtej harduerit të brendshëm thuhet se kompania do të implementojë një kamër të dyfishtë zhvilluar nga Leica. (PCWorld Albanian)

The post Më 3 Nëntor Huawei prezanton Mate 9 appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Shtetet e Bashkuara “dhurojnë” internetin një komuniteti ndërkombëtar

$
0
0

136873149Interneti nuk i përket Amerikës por ka qenë në rolin e mbikëqyrësit të organizatës që e menexhon për vite me radhë. Kjo pritet të ndryshojë ditën e sotme.

Kontrata e Shteteve të Bashkuara me organizatën jofitimprurëse e cila është në ngarkim të gjithë emrave të domainit në internet do të mbarojë dhe si rezultat databaza do të fitojë një lloj autonomie.

Përgjegjësia e SHBA-ve tashmë i kalon një komuniteti aksionerësh ndërkombëtarë të internetit. Ky komunitet do të përbëhet nga një këshill qeveritar, një komitet teknik, përdorues interneti dhe ekspertë të telekomunikacionit.

Kjo lëvizje është kundërshtuar ashpër nga disa ligjvënës Amerikan. Senatori Ted Cruz kishte thënë se Amerika po e “dhuronte internetin.”

Disa avokatë të Shtetit të Arizona, Oklahoma, Teksas dhe Nevada kishin ngritur një padi në një gjykatë federale për bllokimin e kësaj marrëveshjeje të re me arsyetimin e po dhurohej prona amerikane. Por kush është organizata e cila e menxhon internetin? Korporata e Internetit për Përcaktimin e Emrave dhe Numrave, ICANN, është themeluar në 1998 në Los Angeles.

Qëllimi kryesor i saj ka qenë dhe vijon të jetë koordinimi i sistemit të emrave të domainit me ip adresat. ICANN ka një buxhet vjetor prej mëse 126 milion dollarësh në vit për ta përmbushur këtë qëllim.

Kontrata 18 vjeçare që ICANN kishte me Departamentin Amerikan për Administrimin e Telekomunikacionit dhe Informacionit përfundon pikërisht ditën e sotme me 30 Shtator. Pak gjëra do të ndryshojnë sepse stafi dhe protokolli do të jetë i njëjti. E vetmja gjë që ndryshon është aprovimi i çdo ndryshimi në emrat e domainit nga Departamenti Amerikan.

ICANN është krijuar që të jetë i pavarur. Përpjekjet për ta realizuar këtë objektiv filluan në 2013-tën atëherë kur ish agjenti i NSA-së Eduard Snouden hodhi dritë mbi projektet e përgjimit masiv nga autoritetet Amerikane. (PCWorld Albanian)

The post Shtetet e Bashkuara “dhurojnë” internetin një komuniteti ndërkombëtar appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Apple iOS 10 dobëson sigurinë e iPhone

$
0
0

ios-10-1iPhone i juaj është më pak i sigurtë dhe e gjitha falë iOS 10-tës. Sapo të keni përditësuar në iOS 10, kopjet e të dhënave janë shumë më pak të sigurta.

Kjo sepse kopjet e mbrojtura me fjalëkalim vënë në funksion një mekanizëm të ri verifikimi i cili mund të dëshifrohet shumë më shpejtë sesa mekanizmi i vjetër.

Dobësia u zbulua nga një kompani Ruse, Elcomsoft, e cila zhvillon mjete për thyerjen sigurisë së iPhone. Kompania thotë se dëshifrimi i një kopjeje të të dhënave është një proces 2,500 herë më i shpejtë sesa në iOS 9. Në këtë version, Elcomsoft mund të përpunonte 2,400 fjalëkalime në sekond ndërsa me mekanizmin e ri plot 6 milion.

Apple e ka konfirmuar këtë rast dhe njoftoi se ishte duke kërkuar një zgjidhje. Për të shfrytëzuar këtë dobësi, një haker duhet të fitojë qasje në një Mac ose kompjuter personal ku kopja e të dhënave është ruajtur.

Prandaj ekziston një shans i vogël që përdoruesit të preken nga dobësia. Megjithatë është për tu vlerësuar që dobësia u zbulua tani dhe jo pas muajsh apo vitesh ekzistencë. (PCWorld Albanian)

The post Apple iOS 10 dobëson sigurinë e iPhone appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

HP rikthen mbështetjen për bojërat e palëve të treta në printerat OfficeJet, OfficeJet Pro dhe X

$
0
0

inkjet-100025874-largeHP tha ditën e Enjte se do të dërgojë një përditësim i cili do të rikthejë funksionalitetin e bojërave nga palë të treta në printerat e kompanisë.

Me justifikimin se synonte përmirësimin e cilësisë, HP bllokoi javën e kaluar bojën e printerave nga palë të treta me anë të një përditësimi.

Tani kompania tha se brena dy javësh do të dërgojë përditësim tjetër për të rikthyer mbështetjen. Sipas raportit të parë të BBC lidhur me çështjen, vetëm një numër i kufizuar printerash u prekën si OfficeJet, OfficeJet Pro dhe Office Jet Pro X.

Fishekët e bojërave për printerat HP përmbajnë një çip identifikues i cili verifikon autenticitetin e bojës. Këto çipe janë instaluar për tu siguruar se konsumatorët nuk do të blejnë në padijeni bojëra të cilat shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale të HP. (PCWorld Albanian)

The post HP rikthen mbështetjen për bojërat e palëve të treta në printerat OfficeJet, OfficeJet Pro dhe X appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Google ribrandon aplikacionet e produktivitetit Apps for Work në G Suite

$
0
0

1104-google_cloudShërbimet cloud të Google kanë një emër të ri: Google Cloud. Çdo gjë që funksionon me platformën në fjalë që nga shërbimet cloud, shërbimet për sipërmarrjet e madje edhe laptopët Chromebook janë pjesë e markës së re.

Por përpara se brendi i ri të bëhej realiteti Google eksperimentoi me Google Enterprise. Arsyeja është e thjeshtë thotë zëvendës Presidentja e Google Cloud Diane Greene: “Konsumatorët e kompanisë nuk ishin të qartë rreth angazhimit të Google ndaj sipërmarrjeve. Tani që kjo paqartësi është zbehur, emërtimi Cloud ka më domethënie.”

Si rezultat tani e tutje aplikacionet e produktivitetit Google Apps for Work do të ribrandohen në G Suite. Brenda këtij emërtimi përfshihen Gmail, Docs, Drive, Calendar dhe Hangouts. Brendi i si supozohet të reflektojë mësë miri qasjen produktive të softuerit.

Së bashku me brendin e ri Google solli edhe disa veçori të reja në G Suite. “Quick Access” në Google Drive do të ndihmojë përdoruesit të gjejnë skedarët e duhur bazuar në ndërveprimet me kolegët e punës.

Google Calendar do të paiset me planifikimin e bazuar në inteligjencën artificiale. Docs përfiton një veçori të re të kërkimit të informacionit dhe dokumenteve të momentit ndërsa Slides do të ofrojnë ndërfaqe të reja të mençuara.

Veçoritë e reja dhe ribrandimi tregon drejtimin se industrisë në të ardhmen e afërt. Microsoft gjithashtu ka prezantuar veçori të ngjashme. Këto kompani po investojnë fuqishëm në inteligjencën artificiale e cila është e aftë të mësojë dhe përmirësohet çdo ditë. (PCWorld Albanian)

The post Google ribrandon aplikacionet e produktivitetit Apps for Work në G Suite appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Një konsumator Apple shkatërron 14 iPhone në një dyqan në Francë

$
0
0

https-%2f%2fblueprint-api-production-s3-amazonaws-com%2fuploads%2fcard%2fimage%2f230066%2fiphoneNjë francez hyri tërë furi në një dyqan të Apple në qytetin Dijon dhe me një sferë çeliku në dorë shkatërroi të paktën 20 paisje të kompanisë në mesin e tyre 14 iPhone dhe 1 MacBook Air.

“Apple, kompania e cila shkel të drejtat e qytetarëve Europian. Refuzuan të më rimbursonin, u thash: “Më ktheni paratë e mija.” Ata më thanë jo. E çfarë pastaj? Ja çfarë ndodh!” tha djaloshi përpara se të copëtonte një tjetër iPhone.

Mediat franceze raportuan se personi është arrestuar dhe po merret në pyetje nga autoritetet. Dëmi i shkaktuar llogaritet në mijëra Euro. Një tjetë video është publikuar teksa përpiqet ti shpëtojë rojeve të sigurisë. (PCWorld Albanian)

The post Një konsumator Apple shkatërron 14 iPhone në një dyqan në Francë appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Raportohet se Apple do të përditësojë linjën e laptopëve MacBook Pro gjatë Tetorit

$
0
0

470949473491Pasi iPhone 7 dhe ora inteligjente Apple Watch 2 fituan vëmendjen e konsumatorëve prej pothuajse një muaji, tani vëmendja po kthehet nga linja e laptopëve Mac të cilët kanë nevojë për përditësime.

Spekulimet sugjerojnë se Apple do të përditësojë linjën Mac përpara fundit të vitit ndjekur nga një model i ridizenjuar terësisht i MacBook Pro. Sipas MacRumors modelet e reja Pro do të kenë versionin më të fundit të macOS 10.12.1, skaner të shenjave të gishtërinjve Touch ID dhe një panel me prekje OLED i cili do të zëvendësojë butonët e funksioneve.

Thuhet se Apple gjithashtu do të distancohet nga grafikat Nvidia në favor të arkitekturës Polaris të AMD për modelet 15 inç. Përveç laptopëve MacBook Pro Apple pritet të lançojë edhe modelet e përditësuara të MacBook Air me porta USB-C dhe kompjterave iMac me grafikat AMD përpara fundit të vitit.

Së fundi, Apple po punon me LG në një ekran të jashtëm me rezolucion 5K i cili do të zëvendësojë ekranin Thunderbolt. Mac Pro dhe Mac Mini janë paisjet të cilat vijojnë të ngelen në hije. (PCWorld Albanian)

The post Raportohet se Apple do të përditësojë linjën e laptopëve MacBook Pro gjatë Tetorit appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Një teknologji e re dërgon në 5Gbps kapacitetin e kabllove Cat 5e dhe Cat 6 të internetit

$
0
0

ethernetNjë standart i ri interneti i cili ofron deri në 2.5 Gbps shpejtësi transmetimi përmes kabllove Cat 5e është aprovuar nga IEEE. Standarti i cili njihet formalisht si IEEE 802.3bz-2016 sjell akom edhe më shumë shpejtësi në kabllot Cat 6 në 5Gbps.

Aktualisht kabllot Cat 5e ofrojnë shpejtësi maksimale deri në 1 Gbps dhe për kapacitete 10 Gbps duheshin kabllo të posaçme Cat 6a dhe Cat 7. Ndërsa këta të fundit po rriten në popullaritet çdo ditë, një pjesë e madhe e shtëpive, zyrave dhe institucioneve përdorin Cat 5e dhe Cat 6.

Edhe pse një lidhje interneti 1Gbps mund tu duket mbase për shumë prej nesh e paarritshme, vitet e fundit është vënë re një rritje e bujshme e shpejtësisë së internetit sidomos në Wi-Fi. Konkretisht standarti 802.11ac i Wi-Fi ka një kapacitet prej 6.5Gbps dhe në praktikë këto shpejtësi shkojnë nga 1,3 deri në 1,6Gbps.

Standarti i ri do të bëjë të mundur shpejtësi deri në 2.5Gbps në distancë 100 metra në kabllot Cat 5e dhe 5 Gbps në kabllot Cat 6. (PCWorld Albanian)

The post Një teknologji e re dërgon në 5Gbps kapacitetin e kabllove Cat 5e dhe Cat 6 të internetit appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Pas Galaxy Note 7-tës, shpërthejnë makinat larëse të Samsung

$
0
0

Nëse besoni se historia e shpërthimeve për Samsung përfundoi me Galaxy Note 7-tën duhet të keni në konsideratë një padi të bërë ditën e sotme ndaj gjigandit korean. Kompania po përballet me veprime ligjore pas disa raportimeve se edhe makinat larëse Samsung kanë filluar të shpërthejnë.

Samsung është në bisedime me autoritetet rregullatore Amerikane për problemet e sigurisë shfaqur nga makinat larëse. Kompania u përgjigj se kemi të bëjmë me raste sporadike.

“Ishte një zhurmë e fuqishme. Ngjante me një shpërthim bombe,” tha njëra prej paditësve. Në vendin ku ndodhi shpërthimi u gjetën copëza xhami dhe materiale në largësinë 5 metra. Samsung paralajmëroi konsumatorët që të ulnin shpejtësinë e rrotullimeve përndryshe makinat larëse do të bëhen të paqëndrueshme.

Lajmet se makinat larëse të prodhuara përgjatë viteve 2011-2016 mund të jenë defektive poshtërojnë më tutje Samsung pas një tërheqjeje globale të telefonëve Galaxy Note 7 nga tregu. Madje ka pasur disa raportime se edhe modelet e zëvendësuara po shpërthejnë në flakë.

Vitin e kaluar më shumë 70,000 makina larëse u tërhoqën nga tregu në Australi pas raportimeve të mbi 100 rasteve ku përfshiheshin nga flakët. (PCWorld Albanian)

The post Pas Galaxy Note 7-tës, shpërthejnë makinat larëse të Samsung appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Alto Dashboard, aplikacioni i duhur për menaxhimin e çfarëdo lloj poste elektronike

$
0
0

alto-mailSi çdo aplikacion që synon të “ndryshojë” e-mail-in njëherë e mirë, atje tutje ka një mori alternativash që ja vlen ti keni në konsideratë. Aplikacioni Alto Dashboard zhvilluar nga AOL merr më të mirën e Inbox dhe e aplikon atë në të gjitha llogaritë e-mail që posedoni.

Alto Dashboard skanon postën elektronike për të zbuluar informacion të rëndësishëm si detaje udhëtimesh apo rezervime të ndryshme. I gjithë informacion i grumbulluar paraqitet në formën e kartave me ato më të rëndësishme në krye.

Lehtësisht do të mund të identifikoni e-mail-et që përmbajnë sekdarë dhe foto e madje mund ti ruani për ti lexuar më vonë. E gjitha duket sikur e kemi parë e dëgjuar më parë apo jo?

Inbox dhe Boomerang i kanë këto veçori por avantazhi i Alto është se mund ti aplikoni në të gjitha llogaritë njëherazi. Aplikacioni mbështet postat elektronike nga Google, Outlook, Yahoo, iCloud, Exchange dhe AOL. Boomerang ofron këto veçori vetëm për disa prej tyre ndërsa Inbox vetëm për Gmail. (PCWorld Albanian)

Alto | Google Play Store

Alto | Apple App Store

The post Alto Dashboard, aplikacioni i duhur për menaxhimin e çfarëdo lloj poste elektronike appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Aplikacioni Google Maps në Android u përgjigjet komandave zanore

$
0
0

e32wln9hnjkmvwvib7tvGoogle përditësoi aplikacionin Google Maps në Android me aftësinë për tu përgjigjuar komandave të zërit.

Kjo do thotë se nëse shqiptoni “OK Google,” më pas do të mund të kryeni një sërë veprimesh si ndryshimi i trajektores së navigimit, kërkimin e pikave të karburantit dhe shumë të tjera.

Mjafton të thoni “Ok Google,” dhe aplikacioni i hartave është i gatshëm të kryejë një sërë funksionesh pa ndërveprimin e përdoruesit. Mund ta pyesni për gjendjen e trafikut, kthesën e radhës apo për kohëzgjatjen e udhëtimit.

Aplikacioni u përgjigjet një mori komandash dhe Google ka përpiluar një listë të tyre të cilat mund ti gjeni në këtë lidhje. Ky hap do e bëjë akoma edhe më të lehtë navigimin ndërsa fokusoheni me duart tuaja në timon gjatë një udhëtimi. (PCWorld Albanian)

The post Aplikacioni Google Maps në Android u përgjigjet komandave zanore appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)
Viewing all 6956 articles
Browse latest View live