Përgatituni për shfaqjen e Google. Kompania jo vetëm që do të zbulojë një çift telefonësh inteligjent gjatë evenimentit të 4 Tetorit në San Francisco, por Google thuhet se ka përgatitur shumë supriza për adhuruesit e saj.
Mbrëmjen e të Hënës së kaluar Google i dërgoi shtypit ftesat e evernimentit shoqëruar nga një cicërimë. Nga imazh i publikuar mësojmë se kemi të bëjmë me një telefon.
Lidhja URL, madeby.google.com na tregon se ky nuk do të jetë thjesht një tjetër Nexus por një telefon inteligjent mbi të cilin Google ka më shumë kontroll se asnjëherë më parë.
Lamtumirë Nexus, Tungjatjeta Pixel
Pas spekulimesh të panumërta, jemi të bindur se Google do të prezantojë dy telefonë inteligjent të rinj, Pixel dhe Pixel XL. Android Police ka arritur të kapë imazhe të dy telefonëve: 5 inç dhe 5.5 inç ndërtuar nga HTC.
Vitin e kaluar Google shpenzoi kohë në skenë duke foluar për aftësitë e kamerës së Nexus 6P në dritë të pakët. Këtë vit prisni më shumë.
![pixel-leaks-100683493-large]()
Google Home
Pamjet e para të Google Home erdhën me konferencën e zhvilluesve I/O në muajin Maj. Ngjan me një version të Amazon Echo me asistentin e Google. Besojmë se dita e nesërme është momentin i duhur për të zbuluar çmimin, disponueshmërinë, harduerin dhe atë që mund të bëjë.
Një tablet i ri
Një spekulim i fundit nga Evan Blass zbulon se një tablet i ri ndërtuar nga Huawei cili bart markën e Google po vjen së shpejti. Tableti 7 inç nuk dihet nëse do të ketë markën Pixel. Tregu ka me të vërtetë nevojë për një tablet 7 inç me versionin stok të Android.
Google Wi-Fi
Router OnHub i Google nuk është fjala e fundit e kompanisë në këtë sektor. Raportohet se Google do të lançojë një produkt të ri quajtur Google Wi-Fi e cili do të shërbejë si një router tradicional shtëpie.
Çfarë do të ofrojë ky router më shumë se të tjerët? Jemi të bindur se Google e ka një “AS” nën mëngë.
Andromeda
Ideja e shkrirjes së Chrome dhe Android në një sistem të vetëm operativ qarkullon që nga viti i kaluar kur Wall Street Journal publikoi një raport në Tetor të 2015-tës. Andromeda është emri i koduar i projektit dhe besohet se Google do ofrojë detajet e para gjatë evenimentit të ditës së nesërme.
Një tjetër raport i Android Police thotë se Google do të lançojë paisjen e parë me Andromeda në tre mujorin e fundit të 2017-tës. (PCWorld Albanian)
The post Cilat janë pritshmëritë e evenimentit të Google më 4 Tetor appeared first on PCWorld Albanian.
(ICT Media)