Quantcast
Channel: Shpresa AL
Viewing all 6956 articles
Browse latest View live

Monitoroni trafikun e programeve në rrjet me Fakenet

$
0
0

fakenetFakenet NG është një program falas për pajisjet e Microsoft Windows që ju lejon të monitoroni trafikun e programeve në rrjet duke stimuluar një ambient të rremë rrjeti.

I dizajnuar specifikisht për të zbuluar më shumë mbi programet keqdashës, ai mund të përdoret dhe për arsye të tjera, si të gjesh nëse një program i telefonon shtëpisë, cilin skedar të ekzekutueshëm përdor për ta bërë këtë, dhe tek cili server provon që të lidhet për të vendosur një lidhje.

Ndërkohë që firewall-et ju mundësojnë disa nga këto informacione gjithashtu, Fakenet ju mundëson informacione shtesë që firewall-et nuk i ofrojnë.

Ka disa gjëra që ju duhet të dini para se të filloni të përdorni Fakenet:

  1. Fakenet merr zotërim të portës 53
  2. Ai dëgjon tek portat TCP 80, 443 dhe 25
  3. Ai mbështet protokollet DNS, HTTP dhe SSL.

Kjo do të thotë se çdo trafik që kalon në këto porta do të regjistrohet nga Fakenet, por nuk do të kalojë përtej(pasi do të përfundojë në ambientin fals të rrjetit)

Ka kuptim që të ndalohen shumica e programeve që përdorin internetin para se fillohet Facenet. Praktikisht, ju merrni rezultatet më të mira kur keni në punë vetëm programin që doni të analizoni.  Ju mund të merrni pak zhurmë nga vetë Windows-i dhe ndoshta nga proceset që gjenden në sfond dhe nuk mund ti mbyllni.

Programi përdor skedar ini të cilat mund ti gjeni në vendin e konfigurimit. Ju mund të shtoni porta para se të filloni monitorimin, ose të bllokoni porta që mos monitorohet, duke përdorur këto skedarë.

Skedarët e konfigurimit përdorin sintaksë të thjeshtë. Dhe me shumë mundësi do të ishte më mirë sikur ju ti bënit copy paste një nga rreshtave ekzistues aty dhe ta modifikonit për të shtuar portat që ju doni të monitoroni.  Ju mundeni gjithashtu të përdorni “redirectalltraffic” për të kapur trafikun që kalon në të gjitha portat.

Kjo do të ishte e dobishme kur nuk e dini cilën portë do të përdorë programi për të komunikuar.  Kini në mendje se Fakenet do të injorojë të gjithë portat e tjera. Nëse një program komunikon duke përdorur porta të ndryshme, atëherë ai nuk do të regjistrohet nga aplikacioni.

Fakenet është gatshëm për versionet 32-bit dhe 64-bit të Windows-it. (PCWorld Albanian)

The post Monitoroni trafikun e programeve në rrjet me Fakenet appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

VPN-ja revolucionare Wangle rrit shpejtësitë e DSL me mbi 1030% dhe të 3G me 516%

$
0
0

wangle-statsWangle Technologies kanë deklaruar se aplikacioni i tyre i ri revolucionar i VPN, i cili bazuar në rezultatet e fundit të testimeve në laborator, mund të mundësojë një shtim shpejtësie mbi 1030% ndërkohë që ofron kursim të internetit me rreth 65%.

Teknologjia e Wangle, që është në pritje të një patente, kombinon “ një rreze të avancuar subsistemesh për të dërguar përshpejtim dhe optimizim të pashembullt të të dhënave.” Nëse aplikacioni Wangle mund të dërgojë çfarë pohon se mundet të dërgojë, ai mundet të jetë një nga hapat më të mëdhenj në teknologjinë e VPN deri më sot.

Në këto momente, përdorimi i një VPN ngadalëson shpejtësinë në mënyrë të dallueshme sepse të dhënave i duhet të kalojnë në nivele të ndryshme enkriptimi. Të përmirësosh shpejtësinë, se sa ta ngadalësosh atë, mund të krijojë një rrëmujë shumë të madhe në këtë industri.

Ndërkohë që tregu global i VPN do të arrijë $70 miliard në 2016, Wangle është në momente perfektë që të marrë avantazh. OpenVPN, gjerësisht i njohur si standardi i industrisë, është llogaritur të ketë rreth 5 milion abonentë globalisht, të cilët paguajnë afërsisht $15 në muaj për shërbimin. Wangle planifikon të ofrojë shërbimet e tyre me $4.99 në muaj dhe ofron një rritje të madhe shpejtësie.

Testimi u bë duke përdorur sistemet e operimit iOS 9.1+ dhe Android 5+, të lidhur me anë të rrjetit të Vodafone 3G dhe duke hyrë tek Speedtest.net. Statistikat flasin vetë dhe nga fotoja, ju mund të shikoni se wangle ofron një avantazh shpejtësie më të mirë se konkurrentët e tjerë në një numër të ndryshëm lidhjesh.

The post VPN-ja revolucionare Wangle rrit shpejtësitë e DSL me mbi 1030% dhe të 3G me 516% appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Android 7.1 Nougat mbërrin në Nexus 5X dhe 6P në Dhjetor

$
0
0

2016-03-09-20-59-29-800x482Pak kohë pasi lançoi telefonët e rinj me markën Pixel dhe Android 7.1, Google tha se telefonët Nexus nuk do të marrin versionin më të fundit të platformës përpara fundit të vitit.

Ditën e sotme në një postim në blog inxhinieri i Android, Dave Burke, ofroi një axhendë konkrete: beta e parë e zhvilluesve të Android 7.1 mbërrin në telefonët Nexus 5X dhe 6P në fund të këtij muaji ndërsa versioni final në Dhjetor.

Lista e mbështetjes afatgjate publikuar në uebsajtin e Google nuk përfshin Nexus 6 dhe Nexus 9 por telefonët do të marrin Android 7.1. Versionet e ardhshme beta gjatë këtij muaji do të vijojnë të mbështetin paisjet e listuara që përfshin: Nexus 6, 5X, 6P, 9, Pixel C dhe Nexus Player.

Android-i në këto paisje nuk do të ketë lançuesin e aplikacioneve të Pixel, asistentin e Google dhe ndryshimet e reja estetike dhe funksionale. Nga ana tjetër telefonët Nexus do të përfitojnë nga avantazhet që ofron platforma në terësi si API të reja, modalitetin e Natës, përmirësime të performancës së ekraneve me prekje e shumë të tjera.

Përdoruesit që duan të shkarkojnë përditësimet beta mund të regjistrohen në këtë lidhje. Megjithatë Google do të ofrojë edhe një shkarkim dhe instalim manual të versioneve. (PCWorld Albanian)

The post Android 7.1 Nougat mbërrin në Nexus 5X dhe 6P në Dhjetor appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

G7-ta miratoi direktivën për mbrojtjen e sistemeve financiare globale nga sulmet kibernetike

$
0
0

Grupi i shtatë fuqive industriale më të mëdha në botë arritën një akord ditën e Marte për mbrojtjen e sektorit global financiar nga sulme të mundshme kibernetike.

Shqetësimet janë shtuar kohët e fundit pas hakimeve të shumta të SWIFT, sistemit global financiar të komunikimit, ndjekur nga vjedhja e 81 milion dollarëve gjatë muajit Shkurt nga Banka Qëndrore e Bangladeshit.

“Rreziqet nga sulme kibernetike po bëhen më të rrezikshme dhe të shumëllojshme duke cënuar sistemet globale financiare,” thanë Ministrat Financës së vendeve anëtare të G7-tës.

Rregullorja e re e miratuar kërkon nga qeveritë e vendeve që të mbikëqyrin sistemet e tyre të mbrojtjes ndaj sulmeve kibernetike dhe të sigurohen që institucionet private dhe publike të përditësojnë vazhdimisht mbrotjen e tyre.

Në të njëjtën kohë qeveritë e vendeve duhet të lajmërojnë njëra tjetrën për rreziqet në rritje si dhe të bashkëpunojnë në eleminimin e tyre. (PCWorld Albanian)

The post G7-ta miratoi direktivën për mbrojtjen e sistemeve financiare globale nga sulmet kibernetike appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

HP përditëson laptopët Envy 13 me procesorët Kaby Lake, lançon një ekran 4K

$
0
0

hp-envy-100686979-largeMbrëmjen e së Martes HP injektoi harduerët më të fundit në linjën e laptopëve Envy 13 dhe ekranin Envy 27. I pari do të karakterizohet nga procesorët më të fundit të Intel ndërsa i dyti vjem me rezolucion 4K dhe mbështetje për AMD FreeSync.

HP Envy 13

Po e fillojmë nga e rëndësishmja, Envy 13 ka një kosto fillestare prej 850 dollar dhe del në shitje nga data 26 Tetor. Pothuaj çdo komponent i brendshëm është përmirësuar ndërsa ai që bie më së shumti në sy është procesori Core i5-7200U i gjeneratës së 7-të me emrin e koduar Kaby Lake.

Ky procesor përmban grafika të integruara Intel HD 620, 8GB RAM dhe disk solid 256GB NVMe M.2. Në aspektin e konektivitetit, Envy 13 përmban një portë USB-C 3.1, dy porta USB 3.0 dhe një portë HDMI. Laptopi shfrytëzon standartin 802.11ac të Wi-Fi dhe Bluetooth 4.2

Jetëgjatësia e baterisë së tij arrin në 14 orë ndërsa një karikim në 90% realizohet për 90 minuta.hp-envy-27-display_frontleft_envy-100686834-medium

HP Envy 27

Envy 27 është një ekran 27 inç IPS me rezolucion 3840×2160 dhe frekuencë 60 Hz. Mbështetja për AMD FreeSync do ti garantojë ekranit një performancë të shkëlqyer të lojërave nëse shoqërohet nga grafikat AMD Radeon.

Në konektivitet Envy 27 ka dy porta HDMI, njëra 2.0 dhe tjetra 1.4, si dhe një portë ekrani 1.2. Së fundi do të gjeni edhe një portë USB-C e cila shfrytëzohet si burim energjie 60 vatëshe. Ekrani del në shitje më 4 Dhjetor dhe kushton 499 dollar. (PCWorld Albanian)

The post HP përditëson laptopët Envy 13 me procesorët Kaby Lake, lançon një ekran 4K appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Modeli i ri i HP Spectre x360 më i hollë, më i lehtë dhe më i shpejtë

$
0
0

hp-spectre-13-3_dancing-100686857-largeHP Spectre X360 vjem me një përditësim madhor në gjeneratën e tretë të tij. Versioni më i fundit i laptopit më të mirë të kompanisë është më i hollë, më i lehtë, dhe më i shpejtë. Spectre X360 del në shitje nga dita e sotme me kosto fillestare nga 1,049 dollar.

I përbërë akoma nga alumini, Spectre X360 është më i hollë falë një dizajni të ri të kornizës. Ekrani është po ai, 13.3 inç me prekje dhe rezolucion 1920x1080p.

Të gjitha këto përmirësime konkludojnë në trashësi prej 13.7 mm, peshë 1.2 kilogram dhe gjerësi prej 30 cm. Aktualisht vetëm një model është në shitje dhe fuqizohet nga një procesor Core i7-7500U. Ky është procesori më i mirë i gjeneratës së 7-të të Intel.

hp-spectre-x360-13-3_bang-olufsen-100686870-large

Opsionet e memorjes së brendshme përfshijnë një SSD NVMe me kapacitet 512GB. Adoptimi i portave të shpejtësisë së lartë Thunderbolt 3 është një tjetër karakteristikë e çmueshme e këtij laptopi.

Së fundi, sipas HP, bateria e re do të jetojë më shumë, nga 14 deri në 15 orë. Kjo e gjitha falë një baterie 57.8 vatëshe litiumi krahasuar me 56 vatëshe në modelin e kaluar e cila zgjaste vetëm 12 orë. (PCWorld Albanian)

The post Modeli i ri i HP Spectre x360 më i hollë, më i lehtë dhe më i shpejtë appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Galaxy Note 7 do ti kushtojë Samsung 2.3 miliard dollar

$
0
0

Samsung rivlerësoi pritshmëritë e të ardhurave për tremujorin e tretë të vitit duke djegur kështu plot 2.3 miliard dollar si rezultat i ndalimit të prodhimit të Galaxy Note 7.

Kjo ngjarje e cila mund të jetë një ndër dështimet më të mëdha të sigurisë në industrinë e teknologjisë pritet ti shkaktojë një dhimbje të madhe financiare gjigandit Korean.

Samsung tha se fitimi për tre mujorin Korrik-Shtator ishte në shifrat e 4.7 miliard dollarëve, një rënie e bujshme me 2.3 miliard dollar krahasuar me një vit më parë. Sipas kompanisë kjo rënie reflektohet nga vendimi për të ndaluar përgjithnjë prodhimin e Note 7-tës.

Kjo rënie me 30% nga viti në vit lëkundi besimin e investorëve të cilët janë të shqetësuar për impaktin që do të ketë në të ardhmen e kompanisë dhe brendit. Aksionet e Samsung vijojnë të jenë në tatëpjetë ku ditën e sotme ranë me 0.7% të tjera.

Autoritetet e aviacionit civil dhe kompanitë ajore këshillojnë pasagjerët të mos marrin me vehte një Note 7 me frikën se mund të rrëzojë një aeroplan të tërë. Analistët thanë se dëmi i shkaktuar markës së Samsung mund të jetë i pallogaritshëm sidomos kur bëhet fjalë për të zgjedhur me Android dhe iOS.

Prej vitesh platforma mobile e Google në një farë mënyrë identifikohej me markën e Samsung falë bazës së lartë të konsumatorëve, por me dështimin e Galaxy Note 7-tës, rivalët e tjerë si Google dhe LG janë gati për sulm. (PCWorld Albanian)

The post Galaxy Note 7 do ti kushtojë Samsung 2.3 miliard dollar appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Sony hyn në garën e realitetit virtual me paisjen PlayStation VR

$
0
0

Kompania Japoneze e elektronikës, Sony, pritet si bashkohet garës për hegjemoni në realitetin virtual ditën e Enjte me lançimin e PlayStation VR.

Pas vitesh të gjata rikonstruktimi, Sony po përqendron vëmendjen kryesisht në industrinë e video lojërave, zbavitjes dhe kamerave duke lënë mënjëanë televizorët dhe telefonët.

Pikërisht industria e video lojërave është sektori më fitimprurës brenda kompanisë.  Realiteti virtual aktualisht dominohet nga Facebook Oculus Rift dhe HTC Vive. Sony shpreson të joshë 40 milion konsumatorët e saj me një çmim prej 399 dollarësh për PlayStation VR.

Megjithatë kompania po shënjestron një hapësirë e cila pritet të mbi popullohet së shpejti. Analistët besojnë se brenda 2020-tës shitjet e paisjeve të realitetit virtual do të arrijnë 40 milion njësi. Të tjerë konkurrentë po i bashkohen festës me dy emra të spikatur si Intel dhe Qualcomm.

Për tu ballafaquar me këtë situatë, Sony do ti duhet ta bëjë të përshtatshme konsolën edhe me paisjet e tjera të realitetit virtual. (PCWorld Albanian)

The post Sony hyn në garën e realitetit virtual me paisjen PlayStation VR appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Amazon sfidon Apple dhe Spotify, lançon një shërbim muzike

$
0
0

Amazon.com's logo is seen at Amazon Japan's office building in Tokyo, Japan, August 8, 2016. REUTERS/Kim Kyung-Hoon

Amazon lançoi ditën e sotme një shërbim të muzikës me abonime që fillojnë nga 3,99 dollar në muaj duke vendosur njëherazi presion mbi lojtarët kryesore të industrisë, Apple dhe Spotify.

Shërbimi i ri i quajtur “Amazon Music Unlimited,” u jep përdorues qasje në një katalog të gjërë këngësh. 3,99 dollar do të kushtojë shërbimi për konsumatorët e Amazon Echo ndërsa 7.99 dollar për anëtarët e Amazon Prime.

Kostoja e ulët e shërbimit vjen në një linjë me reputacionin e kompanisë, si një faktor kyç edhe në të kaluarën në uljen e çmimeve të shërbimeve të ndryshme duke ofruar një alternativë për ata përdorues që nuk duan të paguajnë 9.99 dollar në muaj.

Zakonisht këto shërbime kanë një kosto të lartë për ofruesit duke paguar shuma të mëdha për të drejtat autoriale por Amazon është e gatshme të pranojë këtë rrezik në mënyrë që të rrisë popullaritetin e Amazon Prime.

Në të njëjtën kohë, kompania shpreson se inteligjenca artificiale e Echo do të luajë rolë të rëndësishëm në tërheqjen e konsumatorëve të rinj. (PCWorld Albanian)

The post Amazon sfidon Apple dhe Spotify, lançon një shërbim muzike appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

BlackBerry DTEK60 shfaqet online me kosto 499 dollar

$
0
0

blackberry_dtek60_bhBlackBerry njoftoi pak ditë më parë se nuk do të zhvillojë më harduer por që kjo nuk do ta pengonte kompaninë të vijonte bashkëpunimin me prodhuesit përmes licensimit të markës.

Pas BlackBerry Priv kompania kanadeze kishte premtuar në 2016-tën dy telefonë Android, njëri prej të cilëve tashmë ka debutuar dhe quhet DTEK50. Ishte një Alcatel Idol 4 por me markën dhe “Android-in” e BlackBerry.

Tashmë një tjetër telefon u listua ditën e sotme në B&H Photo për pak minuta dhe përpara se të hiqej Android Police kishte arritur të kapte një imazh. Uebfaqja liston një çmim prej 499 dollarësh dhe ka një harduer identik me Alcatel Idol 4S.

Telefoni ka ekran 5.5 inç QuadHD AMOLED, procesor Snapdragon 820, 4GB RAM, 32GB memorje të brendshme dhe bateri 3,000 mAh. Çifti i kamera ka sensorë 21/8 Megapikse e pasme dhe frontale respektivisht.

Po në pjesën e pasme do të gjendet një skaner i shenjave të gishtërinjve. Faqja ku përdoruesit mund të porosisnin telefoni tashmë është hequr. (PCWorld Albanian)

The post BlackBerry DTEK60 shfaqet online me kosto 499 dollar appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

iMax hap qendrat e para të realitetit virtual në Europë

$
0
0

Woman using virtual reality headset at night with city lights in backgroundIMAX ka bërë një marrëveshje me zinxhirin më të madhe të teatrove në Evrope për të hapur një “qendër VR” në Mançester në fund të vitit. 

Qendra VR do të vendoset brenda një ndër teatrove të Odeon & UCI Cinemas Group dhe do ti lejojë njerëzit të luajnë lojëra, të shikojnë filma, dhe të lëvizin nëpërmjet eksperiencave të realitet virtual interaktiv.

Kjo është vetëm një nga shumë instalimet e realitet virtual që IMAX po debuton përreth botës. Ato shpresojnë që të hapin gjashtë deri në fund të vitit, me plane që të hapen në vendndodhje si në Kinë, Japoni, në Lindjen e Mesme, dhe në Evropën Perëndimore. Një vendndodhje në Los Angeles është deklaruar dhe tashmë janë siguruar pajisjet e kokës të VR nga Starbreeze.

Qendrat VR do të jenë eksperimentale në fillim, pasi IMAX po përpiqet të gjejë nëse do të korrë sukses. IMAX thotë se do të “përdorë vendndodhjet model për testuar faktorë të ndryshëm, duke përfshirë eksperiencën e konsumuesve, modelet e çmimeve, dhe tipet e përmbajtjeve që do të jenë të gatshme.”

Ato planifikojnë që ti përhapin qendrat përreth botës , tek disa teatro filmash dhe në vendndodhjet turistike madhore, nëse janë të suksesshëm.
IMAX thotë se roundi i parë i eksperiencave të VR do të zgjasë diku mes 5 deri në 15 minuta secili dhe do të përmbajë filma nga studio të mëdha filmash.

Më interesante do të jetë mënyra se si janë të ndërtuara qendrat : IMAX thotë se ka krijuar “dizajnë modulare” që lejojnë për pode të ndryshme VR që të alternohen për të lejuar eksperienca si një person i vetëm apo si një grup personash. (PCWorld Albanian)

The post iMax hap qendrat e para të realitetit virtual në Europë appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Samsung njofton përdoruesit e Galaxy S7-tës se “telefonët e tyre janë të sigurtë”

$
0
0

galaxy-s7-leadTërheqja nga tregu i Galaxy Note 7-tës ka filluar të japë efektet e para brenda kompanisë e cila raportoi një humbje prej 2.3 miliard dollarësh fitim përgjatë tre mujorit të fundit. Por dëmi që do ti shkaktohet markës në të ardhmen është akoma edhe më i madh.

Shitjet e Galaxy S8-tës do të vuajnë e madje edhe besimi brenda kompanisë ka humbur. Pavarësisht se është Note 7 telefoni famëkeq të shumtë janë ata lexues dhe përdorues që besojnë se është “Samsung 7.”

Për të qartësuar çdo keqkuptim, Samsung vendosi tu dërgoi përdoruesve të Galaxy S7-tës se telefonët e tyre janë të sigurtë.

Në mesazh shkruhej se Galaxy S7 nuk është një paisje e prekur. Kompania nuk ka dhënë detaje publike lidhur me këtë mesazhe por besojmë se gjigandi Korean synon tu dërgojë mesazhe të ngjashme të gjithë përdoruesve të S7 dhe S7 Edge. (PCWorld Albanian)

The post Samsung njofton përdoruesit e Galaxy S7-tës se “telefonët e tyre janë të sigurtë” appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Facebook dhënë 5 milion dollar për 900 hulumtues sigurie në 5 vitet e fundit

$
0
0

Më shumë se 1 miliard njerëz në mbarë botën përdorin rrjetin social Facebook çdo ditë duke e bërë një shënjestër joshëse për hakerat. Natyrisht kompania nuk ja arrin kurrë të mbyllë çdo hendek sigurie që ka platforma dhe për këtë rrjeti social ka një fushatë shpërblimesh për ata që raportojnë probleme sigurie.

Facebook tha se kishta paguar 5 milion dollar për 900 hulumtues sigurie përgjatë 5 viteve të fundit që nga lindja e programit të shpërblimeve.

“Lançimi dhe mirëmbajtja e një programi të tillë për 5 vit e nuk është diçka e lehtë dhe çdo gjë arritur nuk do të mund të ishte një realitet pa komunitetin e hulumtuesve të sigurisë,” shkroi inxhinieri i sigurisë, Joey Tyson.

Ndërsa rrjeti social refuzoi të ofronte numrin e problemeve të sigurisë, kompania tha se kishte marrë mbi 9,000 raportime nga hulumtues në Indi, SHBA dhe Meksikë. Plot 611,741 dollar u dhanë për 149 hulumtues përgjatë këtij viti.

Në 2014-tën rrjeti social kishte shpërblyer me mbi 1,3 milion dollar plot 321 hulumtues.  Twitter ka shpërblyer me 300,000 dollar hulumtuesit 2 vite nga lançimi ndërsa Google me mbi 6 milion dollar në gjashtë vitet e fundit. Apple është lojtari më i ri sepse programi i shpërblimeve filloi këtë vit. (PCWorld Albanian)

The post Facebook dhënë 5 milion dollar për 900 hulumtues sigurie në 5 vitet e fundit appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Huawei pritet të zbulojë një orë inteligjente dhe Honor 6X në evenimentin e 18 Tetorit

$
0
0

honor-5x1Më 18 Tetor prodhuesi Kinez Huawei do të mbajtë një eveniment ku do të prezantojë pasardhësin e Honor 5X, një nga telefonët më të mirë dhe më të vlerësuar të kompanisë.

Por krahas Honor 6X, kompania la të kuptohej se do të prezantojë edhe një veshje të re elektronike. Në dy postime në publikuara në rrjetin social Weibo, Huawei flet për një veshje elektronike S1 i cili do të jetë rezistent ndaj ujit dhe do të ketë ekran rrethor.

Në bazë të informacioneve që zbulon postimi i Huawei, S1 ngjan me një orë inteligjente me stil tradicional dhe me Android Wear.

Sa i përket Honor 6X, Huawei do të integrojë një procesor Snapdragon 625 me 3GB RAM, USB-C dhe një skaner të shenjave të gishtërinjve. Çmimi pritet të zbulohet për të dyja paisje por besojmë se nuk do ti kalojë 200 dollarët. (PCWorld Albanian)

The post Huawei pritet të zbulojë një orë inteligjente dhe Honor 6X në evenimentin e 18 Tetorit appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Afro 6,000 dyqane online janë goditur nga hakerat

$
0
0

_91910898_thinkstockphotos-518897678

Afro 6,000 uebfaqe përmbajnë një kod të dëmshëm përgjegjës prë vjedhjen e informacioneve të kartave të kreditit të miliona përdoruesve. Ky kod është është injektuar në sajte nga hakerat, tha zhvilluesi holandez Willem De Groot.

Ai gjeti 5,925 sajte të kompromentuar duke skanuar për një firmë specifike të kodit që vjedh të dhëna në softuerin e uebsajtit. Disa nga të dhënat e vjedhura shkuan në serverë të bazuar në Rusi, tha ai.

Një gabim i kushtueshëm

Në blogpost,  Zoti De Groot tha se sulmuesit shfrytëzuan dobësi të njohura në programe të ndryshëm dhe të shumë përdorur në shitblerjet në ueb. Mr De Groot është bashkë themeluesi dhe kreu i sigurisë në një sajt ecommerce holandez, byte.nl.

Duke fituar hyrje, sulmuesit injektuan një copë të shkurtër kodi që kopjon informacionin e kartave të kreditit dhe të pagesave . Të dhënat e vjedhura po shiteshin në rrjetin e errët për një çmim prej $30 për kartë, tha ai.

Kërkimi i tij gjeti 9 tipe të ndryshëm kodi kopjues në sajte, që sugjeron se ishin të përfshirë shumë grupe të ndryshëm kriminale.

Mr De Groot tha se ai filloi të hetonte për këtë lloj kodi që kur iu vodh informacioni i kartës së tij të kreditit. Puna e tij zbuloi sajtet e para që mbanin këtë kod keqdashës në fund të vitit 2015 por kërkime të mëtejshme treguan se vjedhje kishte filluar që më herët, në maj të 2015. Në fund të vitit rreth 3,500 sajte ishin kompromentuar.

Që atëherë,  tha ai,  numri i sajteve është rritur në 5,925 me disa prej tyre që përmbajnë kod kopjues për pothuajse 18 muaj. Viktimat përfshinin bërës makinash, firma mode, sajte qeverish dhe muze.

Kodi i përdorur për të vjedhur të dhëna ngadalë u bë më shumë i sofistikuar dhe tani bën përpjekje që të fsheh veten dhe të kapë sa më shumë tipe sistemesh pagesash.

The post Afro 6,000 dyqane online janë goditur nga hakerat appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Versioni stabil i Chrome 54 mbërrin në platformat desktop dhe mobile

$
0
0

just_google_chrome-1920x1080Chrome 54 po dërgohet në kompjuterat Mac, Windows dhe Linux me riparimet e zakonshme të gabimeve dhe problemeve të sigurisë. Megjithatë këtij versioni nuk i mungojnë as veçoritë e reja e më kryesoret janë në Android.

Në desktop Chrome do të fillojë të aplikojë ndryshimet e para që do të bëjnë të mundshëm zëvendësimin e përhershëm të Flash Play me HTML5 në Youtube. Si rezultat performanca dhe siguria do të rriten në Chrome.

Një tjetër veçori është mbështetja për elementët dhe komponentët me porosi në V1 si dhe një API e re e BroadcastChannel.

Në Android, përdoruesit mund të shkarkojnë uebfaqet, muzikët, imazhet dhe videot për ti shikuar offline. Faqet e ruajtura mund të aksesohen nga seksioni i shkarkimeve.

Ndërfaqja tabeve të reja është ridizenjuar duke ofruar sugjerime inteligjente të artikujtve dhe faqeve të tjera që mund të jeni të interesuar. Sugjerimet në të njëjtën kohë ndihmojnë Chrome të mësojë se çfarë përmbajtjesh është i interesuar përdoruesi.

Chrome 54 është lançuar në desktop dhe së shpejti në Android dhe Chrome OS. (PCWorld Albanian)

The post Versioni stabil i Chrome 54 mbërrin në platformat desktop dhe mobile appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Twitter do të zëvendësojë Momentet me tabin e ri “Explore”

$
0
0

twitter-moments-100620039-largeRaportohet se rrjeti social Twitter do të zëvendësojë një nga veçoritë më të injoruara në mesin e përdoruesve në aplikacionin mobil. Bëhet fjalë për seksionin “Moments” në Android dhe iOS i cili do të zëvendësohet nga “Explore.”

Seksioni i ri jo vetëm që do të përmbajnë “Momentet” por edhe trendet dhe termat e kërkimit raportoi Mashable. Momentalisht kjo veçori është faze testimi, një metodë e ndjekur gjerësisht nga rrjetet sociale.

Twitter prezantoi “Moments” vitin e kaluar si një mënyrë për të zbuluar cicërima të përshtatshme me preferencat e përdoruesve. Me fjalë të tjera ishte një version i historive të Snapchat në Twitter i cili përqendrohej kryesisht në tematika dhe jo profile prëdoruesish. (PCWorld Albanian)

The post Twitter do të zëvendësojë Momentet me tabin e ri “Explore” appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Abcom lançon pakot 100 Mbps dhe 200 Mbps me kosto 5499 lekë dhe 9999 lekë respektivisht

$
0
0

web-dgaMund të themi zyrtarisht se beteja e shpejtësive të larta të internetit sapo ka filluar në Shqipëri.

Konsumatorët shqiptarë të ngelur prej vitesh në një mesatare prej 4 deri në 8 Mbps internet, kompania kabllore e ofrimit të shërbimeve fikse në Shqipëri dhe e dyta për nga numri i përdoruesve Albanian Broadband Communication vendoi të thyejë “heshtjen”, duke lançuar pakot e reja të internetit me shpejtësi 100 Mbps dhe 200 Mbps.

Këto dy pako do tu kushtojnë shqiptarëve 5499 lekë dhe 9999 lekë respektivisht. Shpejtësitë e larta të internetit do të jenë të mundura në sajë të teknologjisë Docsis 3.0, rivali kryesor i lidhjeve xDSL që ofrohen gjerësisht nga ALBtelecom, Abissnet, Tring e shumë të tjerë.

Në të njëjtën kohë kompania ka ulur çmimet e pakove të tjera dhe tashmë 10 Mbps do të kushtojë 1999 lekë. Në raportin më të fundit të ARKEP, Abcom rënditej i dyti në Shqipëri pas ALBtelecom në numrin e përdoruesve të internetit fix me 47,480 abonentë.

ALBtelecom gjithashtu ofron pako të shpejtësisë së lartë, 30 dhe 100 Mbps me anë të teknologjisë VDSL. Muajt e fundit një rivalitet i ri ka filluar të shfaqet, ai mes internetit 4G dhe internetit fiks. (PCWorld Albanian)

The post Abcom lançon pakot 100 Mbps dhe 200 Mbps me kosto 5499 lekë dhe 9999 lekë respektivisht appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

HP rikthen mbështetjen për bojërat e palëve të treta

$
0
0

hp-new-printer-firmwareHP zemëroi shumë prej konsumatorëve të tyre në Shtator kur një përditësim i mëparshëm për printerët e kompanisë do të ndalonte fishekët e palëve të treta të bojës që të punonin.

HP e zhvilli përditësimin që hynte në efekt me 13 shtator, 2016; pak pasi hyri në efekt, përdoruesit raportuan probleme me fishekët e bojës, në sajte dhe në forume në internet.

HP publikoi disa javë më vonë një deklaratë ku kërkonte falje për zemërimin e konsumatorëve, në të cilën tha se po punonte  në një përditësim të firmware ku do të ç’bënte ndryshimin. Ato thanë se ky përditësim do të ishte i gatshëm në  Tetor por nuk dhanë një datë ekzakte.

Koha ka ardhur, pasi përditësimi i firmware është i gatshëm tani për printerët HP. Nuk mund të konfirmohet se përditësimi është i gatshëm për të gjithë printerët e prekur, pasi nuk ka ndonjë listë të gjithë printerëve të prekur.

Nëse printeri juaj HP është prekur nga përditësimi i vjetër,  duke rezultuar në bllokimin e fishekëve të bojës, ju mund të bëni këto veprime pasuese për të kthyer edhe një herë funksionalitetin:

  1. Vizitoni sajtin e mbështetjes të konsumatorit të HP për të shkarkuar softuer dhe drivera.
  2. Opsioni më i lehtë është që të futni numrin e modelit të printerit, për shembull, HP Officejet Pro 8610.
  3. Sajti kthen një listë të produkteve që gjinden me atë numër modeli, ose modelin aktual nëse ka vetëm një ngjasim .
  4. Uluni poshtë tek sektori i firmware që gjendet në faqe dhe zgjerojeni atë. Ju duhet të shikoni një lirim të ri të firmware, me datë Tetor 12, 2016.
  5. Klikoni lidhjen e shkarkimit që gjendet ngjitur me të. Ju do të pyteni nëse ju doni të përdorni HP Download and Install, ose thjesht ta shkarkoni. Thjesht shkarkimi është në rregull, pasi firmware vjen si një skedar i ekzekutueshëm që ju mund ta instaloni në printerët HP të prekur.

Sapo të instalohet, fishekët jo HP të bojës duhet të njihen përsëri, kështu që ato mund të përdoren përsëri. Përsëriteni procesin për printerët e tjerë HP që ju përdorni.

The post HP rikthen mbështetjen për bojërat e palëve të treta appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Me “Family” Vodafone sjell përfitime të shumta për abonentët Shqiptarë

$
0
0

vodafone_family_small_4953Akuzuar prej kohësh nga rivalët në treg për monopol me planin tarifor “Club”, Vodafone vijon të zgjerojnë perandorinë e tij në Shqipëri. Duke filluar nga dita e sotme 1.67 milion abonentët aktivë të një prej markave botërore më të konsoliduara do të përfitojnë shërbimin më të ri: Vodafone Family.

Ndërtuar me në fokus parësor familjet, shërbimi më i ri ofron përfitime të shumta për abonentët e Vodafone. Bëhet fjalë për disa grupe të cilat do të jenë të tilla vetëm nëse 2 anëtarë i bashkohen.

Ndërsa limiti është 5 anëtarë përfitimet e vërteta fillojnë kur ato aktivizojnë një prej pakove: Vodafone Club Xtreme, Vodafone Club Mix, Vodafone Club Superiore, Vodafone Club Extra, Paketa Club 500.

Sa më i lartë që të jetë numri i paketave të aktivizuara aq më të larta përfitimet. Konkrektisht kur dy anëtarë aktivizojnë një paketë 4 javore, të tjerët përfitojnë 100 lekë zbritje të kostos të pakove të mësipërme me përjashtim të Club 500.

Përtej zbritjes së çmimeve, abonentët do të përfitojnë shërbimin Secure Net të Vodafone falas, 500 MB internet, 250 lekë kohë bisedë falas për rimbushjet mbi 1,000 lekë me M-Pesa.

Krijuesi i grupit Vodafone Family do të jetë edhe administratori i cili mund të heqë apo të shtojë anëtarë të rinj. Në të njëjtën kohë anëtarët mund të largohen kurdo nga grupi dhe të krijojnë grupin e tyre por vetëm pas 3 muajsh nga momenti i shtimit.

Gjithashtu administratorët do të kenë mundësi të fshijnë grupet Vodafone Family vetëm 3 muaj pas krijimit.

Operatori i dytë më i madh në Shqipëri, Telekom Albania ofron shërbim të ngjashëm, One Family ku abonentët e saj përfitojnë deri në 20% ulje çmimesh për pakot M,L dhe XL.(PCWorld Albanian)

The post Me “Family” Vodafone sjell përfitime të shumta për abonentët Shqiptarë appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)
Viewing all 6956 articles
Browse latest View live