Quantcast
Channel: Shpresa AL
Viewing all 6956 articles
Browse latest View live

Google përditëson aplikacionin Maps në iOS, ofron më shumë informacion

$
0
0

gsmarena_001Google ka përditësuar aplikacionin e hartave, Maps, në iOS duke e dërguar versionin në 4.23.0. Në mesin e shumë ndryshimeve përditësimi sjell veçorinë e ngarkimit të fotove gjatë dërgimit të përshtypjeve dhe vlerësimeve.

Në momentin që po jepni vlerësimin për një vend do të keni mundësi të ngarkoni foto. Aplikacioni do të ofrojë gjithashtu përshkrime më të detajuara madje të kushteve atmosferike.

Një tjetër risi e këtij versioni janë ridizenjimi i “Widgets” po pa ndryshime në funksionalitet. Aplikacioni mund të shkarkohet në çdo paisje Apple me iOS 8 ose më shumë. (PCWorld Albanain)

The post Google përditëson aplikacionin Maps në iOS, ofron më shumë informacion appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Shfletuesi Chrome 55 do të shfrytëzojë më pak memorje RAM

$
0
0

google-chrome-logo-on-wallNjë version i ri i planifikuar që të debutojë pas 2 muajsh do ti kursejë kompjuterit dhe telefonit tuaj ca nga “memoria e shtrenjtë” që është mësuar ta gllabërojë.

Memoria është një resurs i pakët në pajisjet kompjuterike, duke i bërë aplikacionet më të shpejtë dhe duke i lejuar ato të bëjnë më shumë. Ndërkohë që uebsajtet bëhen më komplekse dhe shfletuesit e rrjetit bëhen më të fuqishëm, ato kërkojnë më shumë e më shumë memorie.

Reduktimet në përdorimin e memories janë shumë të mira. Por mos pritni që hardueri juaj të lirohet menjëherë. Programuesit duke shkruar aplikacione dhe uebsajte shtuan funksionalitete të reja që shfrytëzojnë më shumë nga kjo memorie.

Ekipi i Chrome që po punon në motorin V8 të javascriptit për të reduktuar në mënyrë të dukshme shfrytëzimin memories nga uebsajtet si Imgur, Reddit, Twitter dhe The New York Times. Ndryshimet vijnë në versionin Chrome 55, në Dhjetor.

Cili do të jetë impakti? Prite që memoria e shfrytëzuar të ulet me një mesatare prej 50%; Më shumë përmirësime do të vinë veçanërisht për pajisjet me përformancë të ulët që kanë më pak se një gigabajt memorie. (PCWorld Albanian)

The post Shfletuesi Chrome 55 do të shfrytëzojë më pak memorje RAM appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

12 vjeçari gabimisht shpenzon 100,000 dollar në AdWords, Google i kthen paratë

$
0
0

2358Fama erdhi me një çmim për djalin spanjoll, i cili gabimisht harxhoi rreth 100,000 euro në tarifa reklamimi në Google, ndërkohë që po përpiqej të përhapte bandën e tij muzikore online.

Por kompania e kërkimit tha se do të hiqte dorë nga fatura pasi kuptuan se 12-vjeçari vetëm kishte bërë një “gabim” të kushtueshëm.

Në Gusht, Jose Javier krijoi një llogari në AdWords, një shërbim paguaj-për-klikim i Google që vendos reklama mbi rezultatet e kërkimit dhe në sajte të tjera. Klienti jep informacionin e kartës së tij të kreditit dhe paguan vetëm kur dikush klikon lidhjen.

Javier – prindërit e të cilit kishin hapur një llogari kursimi në emrin e tij – dha informacionin e tij bankar duke menduar se do të fitonte para nga reklamat në uebsajtin e tij të bërë vetë.

Kompania e kuptoi se “gjithçka ishte një gabim dhe se e bëri pa u menduar”, tha një folëse për Google të mërkurën. Në deklaratë kompania tha se do të hiqte dorë nga fatura e djalit. (PCWorld Albanian)

The post 12 vjeçari gabimisht shpenzon 100,000 dollar në AdWords, Google i kthen paratë appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Të paktën 7 raste të shpërthimit të modeleve të zëvendësuara Galaxy Note 7, Samsung ndalon prodhimin

$
0
0

800samsung-phone-2-800x450Samsung vijon të përballet me probleme serioze me Galaxy Note 7-tën. Pas një fushate globale për tërheqjen e modeleve me bateri defektive kompania filloi ti zëvendësojë. Megjithatë edhe pas zëvendësimit raporte të shumta thonë se Galaxy Note 7 vijon të shpërthejë në flakë.

Gjatë fundjavës u raportuan të paktën 7 raste dhe 6 prej tyre ishin modele të zëvendësuara. Përveç shpërthimi gjatë një fluturimi të kompanisë ajrore amerikane Southwest, një Galaxy Note 7 dogji duart e një 13 vjeçari në Minesota, shpërtheu në xhepin e një femre në Tajvan, përfundoi në tym në Kentaki, u kap në flakë në një stadium dhe fastfood në Korenë e Jugut.

Agjensia Koreane e lajmeve, Yonhap News raportoi se Samsung ka ndaluar prodhimin e Note 7-tës dhe së shpejti pritet të kemi një raport zyrtar rreth problemit.

Me kaq shumë raportime nuk është e vështirë të arrijmë në konkluzionin se Galaxy Note 7 është një telefon i rrezikshëm. Kompani të shumta telekomunikacioni kanë filluar tërheqjen për herë të dytë të telefonëve. Nëse keni një Galaxy Note 7 bëni mirë ta riktheni. (PCWorld Albanian)

The post Të paktën 7 raste të shpërthimit të modeleve të zëvendësuara Galaxy Note 7, Samsung ndalon prodhimin appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Ndërtimi i brendshëm 14942 rrit stabilitetin e Windows 10-tës

$
0
0

updated-start-1024x683Ndërsa Windows 10-tës është ndërtuar për të qenë kompatibël me një varietet harduerësh, do të jenë kompjuterat e fuqishëm që do të përfitojnë nga përmirësimet që sjell ndërtimi 14942 i sistemit operativ.

Ndërtimi i ri i brendshëm në unazën e shpejtë përmban një sërë ndryshimesh por më të rëndësishmet janë në sfond ku Microsoft premton se do të ndihmojnë të rritjen e stabilitetit të kompjuterave me mbi 3.5 GB memorje të brendshme.

Përditësime konsistojnë në një veçori të rej Actice Hours, përmirësime të TouchPad dhe ndryshime në aplikacionin e fotove. Ndërkaq problemi i vetëm është me përdoruesit e Xbox Live. Në të shumtën e rasteve kyçja në llogarinë Microsoft brenda aplikacionit nuk do të realizohet dhe për ta rregulluar u duhet të editoni regjistrin.

Më shumë stabilitet

Një nga veçori më të pëlqyera të Google Chrome ishte se kur një faqe dështonte, vetëm tabi respektiv dështonte jo i gjithë shfletuesi. Shërbimet kyçe të Microsoft kanë evoluar në të njëjtën mënyrë.

Quhen “Service Hosts” të cilat përmbajnë funksionet bazë të sistemit operative, dhe kur njëri dështonte mund të çonte dështimin e sistemit operativ. Tani e tutje nëse instaloni ndërtimin 14942 i cili ka mbi 3.5GB memorje RAM, Microsoft do ti ndajë disa prej proceseve në fjalë të cilat në të kaluarën i gruponte së bashku.

Jo vetëm që do të rritet stabiliteti por edhe do të gjenerohen informacione të rëndësishme rreth shkaqeve të problemeve. (PCWorld Albanian)

The post Ndërtimi i brendshëm 14942 rrit stabilitetin e Windows 10-tës appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Aplikacioni Duo do të zëvendësojë Hangouts në telefonët Android nga 1 Dhjetori

$
0
0

duo_hed-100677236-largeAllo mund të jetë e ardhmja e platformës së komunikimit të Google, por Duo do të jetë aplikacioni zëvendësues i Hangous në telefonët e ardhshëm Android. Partnerët e Google u njoftuan me anë të një e-mail-i për ndryshimin në fjalë.

Ky ndryshim aplikohet mbi ata prodhues të cilët kanë një marrëveshje licensimi me Gooogle për sistemin operativ Android. Praktikisht çdo paisje me dyqanin e aplikacioneve Play Store të instaluar do të jetë subjekt i këtij ndryshimi.

Google tha se ky zëvendësim do të hyjë në fuqi nga data 1 Dhjetor si pjesë e suitës së aplikoneve të Google që instalohen në bazë të marrëveshjeve të licensimit.

Besohset se Hangouts do të jetë një shërbim dedikuar sipërmarrjeve por çudia e vërtetë është zëvendësimi nga aplikacioni Dueo dhe jo Allo. (PCWorld Albanian)

The post Aplikacioni Duo do të zëvendësojë Hangouts në telefonët Android nga 1 Dhjetori appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Huawei prezanton telefonin Honor 5X më 18 Tetor

$
0
0

huawei-honor-8-0038-007Pas një raporti dhe një seri spekulimesh muajin e kaluar, Huawei zyrtarisht konfirmoi telefonin inteligjent Honor 6X i cili do të debutojë më 18 Tetor. Prodhuesi kinez filloi dërgimin e ftesave për evenimentin e lançimit i cili do të mbahet në Kinë.

Telefonin pritet të ketë një ekran 5.5 inç 1080p, procesor Qualcomm Snapdragon 625, 2 ose 3GB RAM dhe 32 GB memorje të brendshme. Krahas harduerit të brendshëm 6X do të ketë një skaner të shenjave të gishtërinjve, portë USB-C dhe mbështetje për dy karta.

Nuk dihet nëse Huawei do të vijojë bashkëpunimin me Leica për kamerën e 6X por ajo që dimi është se do të ketë një konfigurim të dyfishtë.

Sensori 12 megapiksel do të shoqërohet nga një sensor frontal 5 megapiksel. Çmimi pritet të jetë rreth 200 dollar. (PCWorld Albanian)

The post Huawei prezanton telefonin Honor 5X më 18 Tetor appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Britania ndalon mbajtjen e orëve inteligjente të Apple në takimet qeveritare të nivelit të lartë

$
0
0

chronometer-faces-01Kabineti qeveritar i Ministrave Britanik do të ndalojë përdorimin e orëve inteligjente të Apple në takimet e nivelit të lartë me frikën se mund të përgjohen nga hakerat Rusë.

“Rusët po përpiqen të hakojnë çdo gjë,” u shpreh një burim i cili dëshiroi të ngelte anonim për tabloidin britanik The Telegraph.

Thuhet se orët inteligjente të Apple preferohen nga ministra të shumtë përfshi edhe ish sekretarin e drejtësisë Michael Gove i cili e mbante edhe gjatë takimeve. Megjithatë me ardhjen në pushtet të Tereza Mej, paisjet do të ndalohen.

Një fushatë e tillë është ndërmarrë që nga 2013 për telefonët inteligjentë dhe tabletët. Raportohet se gjatë takimeve telefonët vendoseshin brenda ambjenteve të izoluara. Madje ekzistonte frika se USB-të e dhëna për delegatët e samitit të G20-tës gjatë këtij viti të përmbanin maluerë.

Pavarësisht se hakerat Rusë “janë kudo,” kjo nuk do të thotë se Rusia është i vetmi vend i cili zbaton axhenda të tilla. Vitin e kaluar NSA-ja u akuzua për spiunazh ndaj kancelares Gjermane Ankela Merkel dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të qeverisë. (PCWorld Albanian)

The post Britania ndalon mbajtjen e orëve inteligjente të Apple në takimet qeveritare të nivelit të lartë appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Turqia bllokon qasjen në Google Drive, OneDrive dhe Dropbox pas publikimit të 57,623 e-mail-eve të zyrtarëve të lartë

$
0
0

shutterstock_157942358-796x398Tuqia bllokoi digjatë fundjavës qasjen në shërbimet e Google Drive, Microsoft OneDrive, Dropbox si dhe GitHub raportoi uebfaqja Turkey Blocks.

Besohet se kjo lëvizje është ndërmarrë për të bllokuar qasjen ë disa e-mail-e të cilat detajonin afera korruptive të Ministrit të Energjisë dhe Burimeve Naturore, Berat Albayrak, i cili është edhe dhëndri i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Kjo lëvizje synon bllokimin e shërbimeve të cilat po shfrytëzohen për të shpërndarë materialet me madhësi 17GB të 57,623 e-mail-eve të dërguara që nga Prilli i vitit 2000. Përmbajtjet u publikuan nga një grup hakerash quajtur Redhack.

Turkey Blocks tha se ishte hapur qasja në Google Drive gjatë të Dielës. Turqia ka një histori të gjatë të bllokimit të shërbimeve të internetit në të kaluarën. Në Korrik bllokoi qasjen në Wikileaks pas publikimit të disa e-mail-eve të tjera. Gjatë Marsit u bllokua qasja në twitter dhe Facebook. (PCWorld Albanian)

The post Turqia bllokon qasjen në Google Drive, OneDrive dhe Dropbox pas publikimit të 57,623 e-mail-eve të zyrtarëve të lartë appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Google shfaq potencialin e kamerës së telefonëve Pixel me një album fotografik dhe video 4K

$
0
0

133-796x438Një javë më parë një konkurrent i ri iu shtua betejës për telefonin më të mirë të rangut të lartë dhe tani kompania po reklamon disa prej veçori kyçe të telefonit.

E kemi fjalën për telefonët Pixel dhe Pixel XL, kamera e të cilëve shënoi 89 pikë në testimet DxOMark, më e lartë dhënë ndonjëherë një telefoni mobil. Përveç një videoje Google ke realizuar edhe disa foto me kamerën e Pixel duke treguar atë çfarë mund të bëjë produkti më i ri.

Foto janë publikuar në një album në Google Photos me titull #NoFilter. Të dhënat EXIF jo vetëm tregojnë se fotot janë realizuar me telefonët Pixel, ato zbulojnë edhe editimin me aplikacionet VSCO dhe SnapSeed.

Një tjetër provë e cilësisë së kamerës së telefonëve të rinj Pixel është videoja e publikuar nga fotografi Ron8it të cilën mund ta ndiqni mëposhtë. (PCWorld Albanian)

The post Google shfaq potencialin e kamerës së telefonëve Pixel me një album fotografik dhe video 4K appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Microsoft implementon grafikat 3D në aplikacionin Paint

$
0
0

screen-shot-2016-10-10-at-9-31-15-amMë shumë se 30 vite pas debutimit të parë të tij në 1985, aplikacioni klasik i Microsoft-it, Paint, është gati që të bëjë një rikthim – dhe duket se këtë rrallë do të jetë i dobishëm.

Microsoft raportohet se po zhvillon një aplikacion të ri dhe të përmirësuar të Paint, veçanërisht i dizajnuar për Windows 10. Mes të tjerave, aplikacionin i rindërtuar do t’ju ofrojë një gamë të gjërë brushash të reja dhe vegla, gjithashtu edhe aftësinë që të vizatoni në 3D.

Lajmi erdhi pasi entuziasti i Microsoft-it WalkingCat shpërndau dy video të shkurta këtë fundjavë në Twitter, të cilat demonstronin aplikacionin e përmirësuar Paint. Me sa duket, aplikacioni i riorganizuar është zhvilluar duke mbajtur në mendje Microsoft Surface Pen pasi aplikacioni tani mbështet një rreze të gjerë veglash me aftësi prekje.

Nuk përmendet ende një datë debutimi, por Microsoft me siguri do të zbulojë më shumë përreth këtij aplikacionin në evenimentin e tyre special në New York në  tetor 26, ku gjiganti i teknologjisë pritet që të zbulojë edhe pajisjen e shumëpritur, Surface.

Në rast se jeni shumë të padurueshëm për të pritur një debutim zyrtar, WalkingCat gjithashtu ka shpërndarë një lidhje me instruksione(në italisht) se si të shkarkoni dhe të instaloni versionin e rindërtuar të Paint. Ndihuni të lirë që ta provoni, sipas rrezikut tuaj,  duke klikuar këtu. (PCWorld Albanian)

The post Microsoft implementon grafikat 3D në aplikacionin Paint appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Programi shëndetësor One Life i Telekom Albania tashmë me një partneritet të ri, Spitalin Amerikan

$
0
0

telekomTelekom Albania, ish AMC pas ribrandimit në Verën e 2015-tës, së fundi ka lançuar një fushatë ambicioze e cila bart emrin “One Life.” Ky program synon ofrimin e shërbimeve shëndetësore falas për të gjithë abonentët e kompanisë nëpërmjet bashkëpunimeve me spitale dhe qendra shëndetësore.

Kompania ofron dy paketa: Siler dhe Gold abonetët e të cilët mund të përfitojnë kontrolle mjekësore nga një kardiolog, ortoped, kirurg, obestetër, pediatër si dhe një sërë shërbimesh të tjera.

Aktualisht ky shërbim ofrohet në 7 qytete: Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Fier, Korçë dhe Pogradec. Disa prej partnerëve më të shquar janë Spitali Hygeia dhe së fund Spitali Amerikan.

Partneriteti më i ri mes Telekom Albania dhe Spitalit Amerikan do të ofrojë vizita mjekësore falas dhe pa limit vetëm me një rimbushje prej 1,000 lekësh. Ndërsa me një rimbushje 3 mujore prej 1,000 lekësh abonentët do të përfitojnë akoma edhe më shumë që nga analiza të gjakut, urinës, glicemisë, kolesterolit, EKG e shumë të tjera. Kjo paketë ofrohet vetëm njëherë në vit.

Telekom Albania, e cila bart emrin e një prej markave më të shquara të telekomunikacionit në Europë, Deutsche Telekom, që nga ribrandimi ka sjellur në tregun shqiptar risi të shumta për konsumatorët e saj.

Vlen të përmenden abonimet falas në aplikacione e produktivitetit Evernote dhe Wunderlist si dhe shërbimi Telekom Extra i cili ju lejon të blini një paketë dhe ta paguani më vonë apo edhe shërbimi One Life. (PCWorld Albanian)

The post Programi shëndetësor One Life i Telekom Albania tashmë me një partneritet të ri, Spitalin Amerikan appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Samsung prezantoi kompjuterin e parë cilindrik, ArtPC Pulse

$
0
0

81pc5lmumfl-_sl1500_-980x653Industria e desktopëve cilindrikë kryesisht është frekuentuar nga kompjutera të fuqishëm dhe tashmë një lojtar i ri është në skenë. Nuk bëhet fjalë për një Mac Pro të ri nga Apple por përkundër, quhet ArtPC Pulse dhe është zhvilluar nga Samsung.

Edhe pse ideja është e njëjta me atë të Apple, ndërfaqja e ArtPC Pulse diferencohet nga Mac Pro në një mënyrë apo tjetër. Së pari nuk është i rangut të Mac Pro. Karakterizohet nga katër porta USB-A, një USB-C, një Audio, një Ethernet, një HDMI, një SD dhe një portë ushqyesi.

Një nga karakteristikat unike është shtresa e sipërme e cila përmban një boks 360 gradësh zhvilluar nga Harman Kardon. Edhe Mac Pro ka bokse por nuk shërben si veçori atraktive për blerësit.81elfpkzfql-_sl1500_-980x653

Duke lënë estetikën mësojmë se kompjuteri fuqizohet nga një procesor Core i5-6400 ose i7-6700. Janë procesorë solidë por jo mjaftueshëm për të rivalizuar procesorët e Mac Pro me bërthama nga 6 deri në 12.

Modeli bazë me procesor Core i5 kushton 1,200 dollar ndërsa modeli me procesor Core i7 kushton 1,600 dollar. I pari ka 8GB RAM DDR4 dhe disk solid 256GB NVMe ndërsa i dyti 16GB RAM dhe hardisk 1 Terabajt. Që të dytë kompjuterat janë “Gati për VR” falë grafikave Radeon 460 RX. Porositë e para fillojnë nga data 28 Tetor. (PCWorld Albanian)

The post Samsung prezantoi kompjuterin e parë cilindrik, ArtPC Pulse appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Samsung u thotë përdoruesve të Galaxy Note 7-tës të fikin telefonët

$
0
0

_91184825_gettyimages-598647686Gjigandi Korean i prodhimit të telefonëve inteligjentë dhe Galaxy Note 7-tës famëkeqe paralajmëroi përdoruesit ti fikin telefonët. Në të njëjtën kohë kompania zyrtarisht tha se do të ndalojë prodhimin e telefonit.

Samsung tërhoqi nga tregu 2.5 milion telefon në Shtator pas raportimeve të shumta se bateritë e Galaxy Note 7 po shpërthenin. Raporte të tjera të shpërthimit të telefonëve të zëvendësuar pushtuan titujt e lajmeve ditën e Hëne.

Në një prej rasteve më dramatike ishte zgjimi i një burri nga Kentaki në Shtetet e Bashkuara nga tymi i gjeneruar prej Galaxy Note 7-tës. Po cili është shkaku i baterive defektive?

Samsung thotë se kontakti mes elektrodave pozitive dhe negative shkakton qarqe të shkurtra duke mbinxehur bateritë dhe i rezultat vjen edhe shpërthimi i tyre.

Samsung thotë se konsumatorët e prekur janë mbi 2,5 milion dhe 45,000 Note 7 janë shitur në Europë kryesisht në Britani. 75% e tyre janë zëvendësuar ose me një model të ri Note 7 ose me një tjetër telefon Samsung.

Galaxy Note 7 ishte i destinuar për të rivalizuar iPhone 7. Në fillim u mirëprit plot entuziasëm gjersa skandali goditi Samsung. Që atëherë aksionet e Samsung kanë rënë ndjeshëm ndërsa ato të Apple po shijojnë ditë të mira. (PCWorld Albanian)

The post Samsung u thotë përdoruesve të Galaxy Note 7-tës të fikin telefonët appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Zgjeroni dituritë tuaja duke shpenzuar 10 minuta në ditë në Curiosity

$
0
0

unnamedA mund tju bëjnë 10 minuta në ditë më të zgjuar? Jepini Curiosity 10 minuta lexim çdo ditë dhe pa më të voglin dyshim do të përfitoni dije të shumta. Ofrohet në iOS dhe Android dhe terësisht falas pa asnjë blerje brenda aplikacionit.

Curiosity të kujton Google Fun Facts i cili ofronte kuriozitete sapo në fushën e kërkimit shkruanit “fun fact.” E njëjta vlen edhe për Curiosity, mjafton të shkruani “I’am feeling curious”.

Tipari që bie në sy është stili dhe bukuria që e karakterizon faqen. Çdo ditë Curiosity ofron pesë tema për të mësuar rreth tyre. Ato përzgjidhen në mënyrë të rastësishme me tematika që nga Arti tek Teknologjia.

Artikujt e servirur vinë nga burime mjaft cilësore. Aplikacioni mobil dërgon njoftime çdo ditë rreth gjërave të reja për të mësuar. Madje ofrohet edhe një shtojcë për shfletuesin Chrome. (PCWorld Albanian)

The post Zgjeroni dituritë tuaja duke shpenzuar 10 minuta në ditë në Curiosity appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

10 filmime mahnitëse realizuar nga kamera e një droni

$
0
0

10-stunning-examples-of-drone-aerial-photography-1Fotografia ajrore dhe filmimi ajror dikur ishte pika e fortë e aeroplanëve dhe e helikopterëve, ose e dikujt me një shkop shumë të gjatë.

Por tani ne kemi kapur jackpotin e filmimit ajror, me shpikjen e dronëve të kontrolluar nga larg, si kuadkopters, heksakopters dhe oktokopters, duket sikur nuk ka ndonjë limit se çfarë fotografët ajror, bërësit e filmave dhe kinematografët mund të bëjnë.

Filmime ajrore të cilësisë të lartë dhe që të lënë pa frymë po prodhohen nga profesionistë dhe amatorë në ritëm që nuk është vrojtuar më parë.

Më poshtë do të gjeni 10 shembuj magjepsës të këtyre filmimeve. (PCWorld Albanian)

 

Hong Kong

Pas një vit produksion, më shumë se 80 ngjitje në ajër, më shumë se 10 orë fluturim, produksioni ajror NPRO+ ju sjell një pamje nga lartë të maleve, brigjeve, netëve, qyteteve, urave, besimeve, dhe shtëpive të Hong Kong me një filmim fantastik nga droni.

USA

Perëndimi i Egër është një filmim ajror i edituar në mënyrë madhështorë që përfshin një miks të bukur të filmimeve tokësore nga Hop Camera Aerials,  është një film kaq i mirë sa do t’ju rrëqethë mishin.

St Martin, Karaibe

Një përpilim i mrekullueshëm i filmimeve në ishullin Saint-Martin në Karaibe, të filmuar në 4K me një DJI Phantom 3 Professional dhe i krijuar nga Droneclub.Iu.

Norvegjia

Shijoni madhështinë marramendëse të peizazhit të Lofoten të filmuar në 4k nga Theo Gove-Humphires.

Kroacia

Një udhëtim i shkurtër përgjatë bregdetit Dalmatn në detin Adriatik, filmuar nga Max Seigal. Filmi quhet Sea Cloud from Above. Videoja ajrore tregon anijen legjendare Sea Cloud, teksa ngadalë lundron poshtë bregdetit Dalmat.

Kina

Vendet e mahnishme që janë shpallur si Trashigimi Botërere nga UNESCO në zonat Guilin dhe Yangshou në Kinë. Filmuar nga Aerial Entretainment Studios.

Kenya, Afrikë

Një filmim ajror i eksperiencës në Kenya, Afrikë, nga Patrick Avery. Nga pamjet duke se ato me siguri bënë shumë qejf.

Skocia

A Fine Line nga Nevis Landscape Partnership përfshin disa filmime ajrore shumë të bukura mbi peizazhet në malet e Skocisë.

Ishujt Mentawai, Sumatra Perëndimore, Indonezi

Sipas Wikipedia-s Ishujt Mentawai po bëhen një destinacion shumë i “famshëm për sërfing”. Ju mund të shikoi pse po ndodh ky fenomen nga filmimet ajrore me dron, në videon e mëposhtme.

Portugalia

Këtu paraqite arkitektura e mrekullueshme e Porto, Portugalia është eksploruar në mënyrë të mahnitshme në 4k nga Luis Costa.

The post 10 filmime mahnitëse realizuar nga kamera e një droni appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Western Digital prezantoi SSD-të WD Blue dhe WD Green

$
0
0

imgp2899_575pxPesë muaj më parë, Western Digital përfundoi përvetësimin e SSD-ve dhe të prodhuesit të flash NAND, SanDisk, duke shtuar kështu në portofolin e tyre më shumë SSD për konsumuesit dhe sipërmarrjet. WD tani po prezanton dy familje tjera të SSD-ve për konsumuesit, secila e derivuar nga linjat e produkteve ekzistuese të SanDisk.

SSD-ja WD Blue është i bazuar në SanDisk X400 SATA SSD, me ndryshime minimale në harduer por ka të modifikuar firmware dhe kapacitete të ndryshme përdorimi. Si X400, WD Blue është i gatshëm si 2.5” ose si M.2 drive dhe përdor SanDisk 15nm TLC NAND me kontrollues Marvell 88SS1074.

WD Green SSD është një linjë fillestare produkti me zgjedhje të limituara kapaciteti. Bazuar në SanDisk SSD Plus, ky produkt përdor një kontrollues Silicon Motion në një konfiguracion DRAM-less me SanDisk TLC NAND.

2WD Green ka qëllime të ngjashme me driverat si Samsung 750 EVO dhe OCZ TL100 që është prezantuar së fundmi: të ofrojë çmimin më të vogël të mundshëm ndërkohë që ende ofron qëndrueshmëri të pranueshme dhe ndryshimin të dallueshëm të përformancës mbi hard driverat.

Kapacitet e larta janë hequr pasi produkti do të bëhej shumë i shtrenjtë për konsumatorët që po shikojnë për çmime të arsyeshme. WD Green do të jetë i gatshëm vonë këtij tremujori, dhe çmimi ende nuk është bërë i ditur. (PCWorld Albanian)

The post Western Digital prezantoi SSD-të WD Blue dhe WD Green appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Samsung konfirmon: Galaxy Note 7 ka vdekur

$
0
0

A model poses for photographs with a Galaxy Note 7 new smartphone during its launching ceremony in SeoulSamsung njoftoi ditën e sotme se do të ti japë fund përgjithnjë prodhimit të Galaxy Note 7-tës, një telefon i cili do të shënonte rikthimin e Samsung në pozitat e liderit në tregun botëror të telefonëve inteligjentë.

Pas disa vitesh, shitjet e Galaxy S7-tës shënuan rritjen e parë për kompaninë. Galaxy Note 7, i cili është më i madh në dizajn dhe më funksional, synonte të ruante këtë ritëm ndërsa iPhone po humbte shkëlqimin.

Çdo shpresë fitoreje u shkrumbua së bashku me baterinë e Galaxy Note 7-tës e cila përveç famës së keqe la edhe dëme materiale e deri fizike tek përdoruesit. Kompania rifilloi një fushatë tërheqjeje të telefonit nga tregu për ti zëvendësuar por as kjo nuk e zgjidhi problemin.

Ditën e sotme kompania konfirmoi se telefoni nuk do të prodhohet më. Samsung hoqi çdo referencë të Galaxy Note 7-tës nga uebsajti i tij. Aksionet ranë me 7.5 %. Dëmi i shkaktuar është një mister por i fituari në këtë mes është: Apple iPhone. (PCWorld Albanian)

The post Samsung konfirmon: Galaxy Note 7 ka vdekur appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Nobelisti në Fizikë Prof. Dan Shechtman vjen pranë komunitetit Shqiptar të Startup Grind

$
0
0

14368770_1036792103101874_5012416833299148728_nMe 15 Shtator Startup Grind Tirana mirëpriti Julien Coustaury, partner drejtues pranë Fil Rouge Capital. Tashmë afro një muaj më pas komuniteti më entuziast në Shqipëri do të ketë fatin të jenë përballe një figure ndërkombëtare mjaft të shquar.

Prof. Dan Shechtman, profesor pranë Institutit Teknologjik të Izraelit njëherazi dhe fitues i çmimit Nobel në Kimi në 2011-tën do të diskutojë rreth startupeve dhe ekosistemeve sipërmarrëse.

Ai shërben si këshilltar pranë Departamentit Amerikan të Energjisë, profesor i Shkencës Materiale në Universitetin Shtetëror të Iowa dhe është anëtar i Akademisë Kombëtare të Inxhinierisë në Shtetet e Bashkuara dhe Izrael.

Është dekoruar me medalje të shumta si çmimi Wolf në Fizikë, çmimi Gregori Aminoff, çmimi EMRS etj. Që nga 1986 Shechtman ofronte mësime të sipërmarrjes në teknologji, leksionet të cilat kanë inspiruar mëse 10,000 studentë në mbarë botën për të zhvilluar idetë e tyre kreative.

Në takimin e Startup Grind do të shoqërohet nga Prof. Veljko Milutinoviç i Universitit të Beogradit dhe Prof. Petraq Papajorgji i Universitetit të New York-ut në Tiranë.

Takim mbahet ditën e nesërme pranë Universitetit të New York-ut dhe starton në ora 18:00. Ju mund të blini një biletë pjesëmarrjeje akoma në faqen e Startup Grind. Takimi do të drejtohet nga Endri Mataj dhe Aneida Bajraktari.

ICTSmedia vjen si partner tradicional mediatik i takimeve frymëzuese të Startup Grind Tirana me mediumin online të teknologjisë së informacionit, PCWorld Albanian.

Startup Grind është një komunitet global startup-esh mbështetur nga Google for Enterprenuers ndërtuar për të edukuar, inspiruar dhe lidhur sipërmarrësit. Çdo muaj mbahen takime në më shumë se 150 qytete dhe 65 shtete me të ftuar sipërmarrës lokalë, themelues të kompanive dhe investitorë të cilët ndajnë me këtë komunitet historitë dhe mësimet që kanë nxjerrë nga një sipërmarrje. (PCWorld Albanian)

The post Nobelisti në Fizikë Prof. Dan Shechtman vjen pranë komunitetit Shqiptar të Startup Grind appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Nobelisti në Kimi Prof. Dan Shechtman vjen pranë komunitetit Shqiptar të Startup Grind

$
0
0

14368770_1036792103101874_5012416833299148728_nMe 15 Shtator Startup Grind Tirana mirëpriti Julien Coustaury, partner drejtues pranë Fil Rouge Capital. Tashmë afro një muaj më pas komuniteti më entuziast në Shqipëri do të ketë fatin të jenë përballe një figure ndërkombëtare mjaft të shquar.

Prof. Dan Shechtman, profesor pranë Institutit Teknologjik të Izraelit njëherazi dhe fitues i çmimit Nobel në Kimi në 2011-tën do të diskutojë rreth startupeve dhe ekosistemeve sipërmarrëse.

Ai shërben si këshilltar pranë Departamentit Amerikan të Energjisë, profesor i Shkencës Materiale në Universitetin Shtetëror të Iowa dhe është anëtar i Akademisë Kombëtare të Inxhinierisë në Shtetet e Bashkuara dhe Izrael.

Është dekoruar me medalje të shumta si çmimi Wolf në Fizikë, çmimi Gregori Aminoff, çmimi EMRS etj. Që nga 1986 Shechtman ofronte mësime të sipërmarrjes në teknologji, leksionet të cilat kanë inspiruar mëse 10,000 studentë në mbarë botën për të zhvilluar idetë e tyre kreative.

Në takimin e Startup Grind do të shoqërohet nga Prof. Veljko Milutinoviç i Universitit të Beogradit dhe Prof. Petraq Papajorgji i Universitetit të New York-ut në Tiranë.

Takim mbahet ditën e nesërme pranë Universitetit të New York-ut dhe starton në ora 18:00. Ju mund të blini një biletë pjesëmarrjeje akoma në faqen e Startup Grind. Takimi do të drejtohet nga Endri Mataj dhe Aneida Bajraktari.

ICTSmedia vjen si partner tradicional mediatik i takimeve frymëzuese të Startup Grind Tirana me mediumin online të teknologjisë së informacionit, PCWorld Albanian.

Startup Grind është një komunitet global startup-esh mbështetur nga Google for Enterprenuers ndërtuar për të edukuar, inspiruar dhe lidhur sipërmarrësit. Çdo muaj mbahen takime në më shumë se 150 qytete dhe 65 shtete me të ftuar sipërmarrës lokalë, themelues të kompanive dhe investitorë të cilët ndajnë me këtë komunitet historitë dhe mësimet që kanë nxjerrë nga një sipërmarrje. (PCWorld Albanian)

The post Nobelisti në Kimi Prof. Dan Shechtman vjen pranë komunitetit Shqiptar të Startup Grind appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)
Viewing all 6956 articles
Browse latest View live