Quantcast
Channel: Shpresa AL
Viewing all 6956 articles
Browse latest View live

Lenovo tërhiqet nga biznesi i telefonëve Windows Phone, dyshon tek Microsoft

$
0
0

20160330_232410-100653364-largeJanë të shumtë skeptikët e platformës mobile të Microsoft, Windows 10 Mobile, dhe Lenovo është prej tyre. Kompania ka vendosur ti qëndrojë larg kësaj meseleje, të paktën ky është qëndrimi i menaxherit të lartë të Lenovo, Gianfranco Lanci i cili drejton divizionin e kompjuterave dhe paisjeve mobile.

Gjatë forumit Canalys mbajtur në Barcelonë të Spanjës, Lanci tha se kompania nuk ka në plan të shesë më telefonë Windows. “Nuk shoh ndonjë arsye pse duhet të prodhojmë telefonë Windows phone kur nuk e dimë nëse Microsoft do ti mbështesë në të ardhmen,” tha Lanci.

Qëndrimin e Lanci e ka pothuajse çdo kritik i Microsoft. Divizioni mobil i Microsoft ka përjetuar shkurtime të vazhdueshme të vendeve të punës nxitur nga mungesa e mbështetjes nga palët e treta.

Aktualisht i vetmi produkt i rëndësishëm me Windows 10 Mobile është telefoni inteligjent Elite X3. Përtej kësaj janë dy të tjeraë, NuAns Neo dhe Vaio Phone Biz ku që të dy shiten në Japoni. I pari tentoi të kapte audiencën globale me anë të një fushate në Kickstarter por pa sukses. (PCWorld Albanian)

The post Lenovo tërhiqet nga biznesi i telefonëve Windows Phone, dyshon tek Microsoft appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Android 7.1 Nougat: Ja të gjitha të rejat

$
0
0

google_pixel_back_in_hand_2-100685965-largeAndroid Nougat 7.1 u shfaq për herë të parë për publikun me telefonët Pixel dhe tani kemi mësuar çdo gjë që e diferencon nga Nougat.

Ishte Android Police që mori informacione direkt nga Google dhe së bashku me të dhënat e ofruara nga evenimenti i prezantimit të telefonëve Pixel kemi përpiluar një artikull të asaj çfarë sjell Android 7.1

Çfarë ka të re në Android 7.1

  1. Dritat e Natës: Ul shkëlqimin e dritave blu emëtuar nga ekrani gjatë natës që të mos dëmtojë sytë e përdoruesit
  2. Rritje e performancës së ekranit me prekje: Kjo është arsyeja pse iPhone të jep ndjesinë e një telefoni më të shpejtë se atyre Android. Google synon ra riparojë me anë të një “magjie” të zezë e cila e bën ekranin më të reagueshëm ndaj prekjeve
  3. Përditësime të shpejta të sistemit: Kjo do të eleminojë nevojën për të klikuar butonin e përditësimit dhe pritjen e instalimit. Përditësimet do të instalohen automatikisht në sfond gjatë kohës që telefoni nuk është në përdorim
  4. DayDream VR: Telefonët që mbështetin harduerin e nevojshëm për DayDream do të funksionojnë me paisjen e realitetit virtual të Google
  5. Gjurma e gishtërinjve: Një rrëshqitje e gishtit mbi sensorin e gjurmës së gishtërinjve do të shfaqë njoftimet në ekran

Ekskluzive për telefonët Pixel

  1. Lançuesi Pixel: Ky do të jetë një ekskluzivitet i Pixel ndryshe nga lançuesi Google Now.
  2. Google Assistant: Në telefonët Pixel mjafton të mbani të shtypur butonin kryesor për pak sekonda në mënyrë që ta aktivizoni
  3. Google Photos: Blerësit e një telefoni Pixel do të përfitojnë hapësirë pa limit për ruajtjen e të gjitha fotove e videove në cilësi të lartë
  4. Smart Storage: Kur memorja e telefonit është e pakët, versionet origjinale të fotove dhe videoeve do të fshihen
  5. Mbështetje: Telefonët Pixel do të ofrojnë mbështetje teknike 24 orë për 7 ditë me radhë
  6. Ndryshime estetike: Një ikonë e re e kalendarit dhe datës është prezente si dhe disa animacione të ekranit të kyçjes
  7. Veçori të kamerës: Stabilizim elektronik, kompensim i ekspozimit, akselerim të harduerit, bllokim të AE/AF, Smartburst (PCWorld Albanian)

The post Android 7.1 Nougat: Ja të gjitha të rejat appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Gëzuar përsëri datëlindjen e 25-të Linux

$
0
0

tux-100677393-largeMund të jetë data 25 Gusht datëlindja zyrtare e Linux por data 5 Tetor në shumë mënyra është dita kur filloi të lërë gjurmën e parë në këtë botë. Pikërisht në këtë ditë themeluesi i Linux, Linus Torvalds zyrtarisht lançoi kernelin e parë të Linux.

“Siç ju kisha lajmëruar 1 muaj më parë, po punoja në një version falas të minix për kompjuterat AT-386,” shkruante Torvalds në një lajmërim më 5 Tetor 1991.

Atë ditë Torvalds lançoi versionin 0.02 duke lëshuar atë që mund të jetë një nga forcat më transformuese në botën e kompjuterit.

Pas 25 vitesh, Linux përmban 22 milion rreshta kod. Më shumë se 13,500 zhvillues dhe 1,300 kompani kanë kontribuar në kernelin e Linux. (PCWorld Albanian)

The post Gëzuar përsëri datëlindjen e 25-të Linux appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Google: Më shumë se 20 milion studentë po përdorin laptopët Chrome OS

$
0
0

hp-chromebook-13-logo-odonnell-930x620Google publikoi një statistikë interesante ditën e sotme ku tha se më shumë se 20 milion studentë përdorin laptopët Chromebook “për të krijuar, bashkëpunuar dhe komunikuar.”

Prej kohësh dihet se laptopët Chromebook kanë fituar terren në institucione arsimore. Po tani e kemi mëse të qartë se influenca e tyre po rritet sidomos nëse kemi në konsideratë se një vit më parë kjo shifër ishte 10 milion.

Në fillim të vitit Google tha se dyqani i aplikacioneve Android, Play Store, po vjen në Chrome OS, diçka që u bë realitet pak ditë më parë. Në të njëjtën kohë spekulimet kanë përfshirë laptopët e Google se do të jenë mikëpritësit e projektit Android, shkrirjes së Android dhe Chrome në një sistem operativ të vetëm.

Mbase mënyra më e mirë për të ulur dyshimet rreth Chrome OS është reklamimi i tij përmes statistikave. (PCWorld Albanian)

The post Google: Më shumë se 20 milion studentë po përdorin laptopët Chrome OS appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Shazam Lite, një version i aplikacionit origjinal përshtatur për rrjetet e ngadalta

$
0
0

ap_resizeAplikacioni Shazam nga një motor për zbulimin e muzikës po shndërrohet çdo ditë e më shumë në një rrjet social dedikuar muzikës. “Peshon” vetëm 27 megabajt dhe sapo ta hapni do të shfaqen disa muzikë dhe këngë të rekomanduara.

Por ekzistojnë një sërë veçorish të cilat janë të panevojshme sidomos kur keni një rrjet të ngadaltë apo bandwidth të limituar. Dhe e gjitha shkon drejt asaj që Shazam di të bëjë më mirë: njohjen e muzikës.

Në më pak se 1 megabajt, aplikacioni i ri Shazam Lite përmban vetëm veçoritë bazë dhe është i përshtatur për rrjet 2G. Mund të funksionojë offline dhe të ruajë këngë të ndryshme gjersa të keni qasje në internet kur edhe do merrni rezultatet.

Aplikacioni është i disponueshëm në një numër të selektuar shtetesh fillimisht. Është falas dhe funksionon me Android 2.3 ose më shumë. (PCWorld Albanian)

The post Shazam Lite, një version i aplikacionit origjinal përshtatur për rrjetet e ngadalta appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Telefoni i parë Tango, Lenovo Phab2 Pro po vjen në Nëntor

$
0
0

phab2pro_1581-100665594-largeLenovo Phab2 Pro, telefoni i parë i nismës Google Tango, pritej të debutonte gjatë verës dhe tani kjo datë është shtyrë për në Nëntor. Në njoftimin e shtyrjes, Lenovo kishte thënë se telefoni do të mbërrinte gjatë tre mujorit të fundit të vitit.

Një raport i CNET citon shefin e realitetit virtual pranë Google, Clay Bavor, të ketë thënë se Nëntori do të jetë momenti i debutimit. Phab2 Pro do të ofrojë disa eksperienca interaktive të realitetit virtual duke skanuar ambjentin përrreth.

Megjithatë ky telefon nuk do të funksionojë me paisjen e realitetit virtual Daydram VR. Për këtë të fundit u duhet një telefon Google Pixel. (PCWorld Albanian)

The post Telefoni i parë Tango, Lenovo Phab2 Pro po vjen në Nëntor appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Asus ZenWatch 3 del në shitje në Nëntor për 229 dollar

$
0
0

zenwatch-3-840x482Kanë qenë të pakta orët inteligjente e reja inteligjente me Android Wear këtë vit por është një që pritja ja vlen: Asus ZenWatch 3. Kompania e prezantoi orën gjatë muajit Shtator dhe me shumë gjasa është ora e parë inteligjente me Android Wear që me të vërtetë ja vlen që nga çmimi tek dizajni.

Sipas Asus ora del në shitje në Nëntor me çmim prej 229 dollarësh. Krahasuar me orët e tjera në treg, është me të vërtetë një çmim i arsyeshëm. Gear S3 kushton 400 dollar ndërsa orët Huawei nga 250 dollar në 600 dollar sipas konfigurimit.

ZenWatch 3 ka një ekran rrethor 1,39 inç AMOLED me rezolucion 400×400. Fuqizohet nga procesori Snapdragon Wear 2100 dhe një bateri 340 mAh.

Hardueri tjetër është pothuajse i gjithë një standart si 512MB RAM, 4GB memorje dhe certifikim IP67. Asus Zenwatch 3 vjen me 50 fytyra dhe me shumë gjasa do të marrë përditësimin Android Wear 2.0. (PCWorld Albanian)

The post Asus ZenWatch 3 del në shitje në Nëntor për 229 dollar appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Kompleti i ri i gërmave të Google funksionon mbi 800 gjuhë në mbarë botën

$
0
0

noto-796x398Duke synuar që ta bëjë më të lehtë krijim dhe shpërndarjen e informacioneve për të gjithë njerëzit në mbarë botën në gjuhën e tyre, Google ka krijuar Noto, një familje gërmash me kod të hapur e cila përfshin 800 gjuhë dhe 110,000 karaktere.

Kompleti mbulon çdo simbol pjesë e standartit Unicode. Projektit iu deshën 5 vite që të finalizohej dhe ekspertë dizajni dhe topografie nga Monotype dhe Adobe ishin pjesë e ekipit zhvillues.

Emrin “Noto” vjen nga shprehja “No more tofu”, e cila i referohet një fenomeni ku teksti nuk shfaqet si rezultat i mungesës së mbështetjes në disa gjuhë të caktuara.

Kompleti i gërmave ka një madhësi prej 472 megabajt dhe mund ti shkarkoni të gjitha pakot menjëherë përfshi gjuhën kineze, madje edhe Koreane. (PCWorld Albanian)

The post Kompleti i ri i gërmave të Google funksionon mbi 800 gjuhë në mbarë botën appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Samsung rrezikon një tërheqje të dytë nga tregu të Galaxy Note 7-tës

$
0
0

maxresdefaultSamsung rrezikon të përballet një fushatë të dytë të tërheqjes masive nga tregu të Galaxy Note 7-tës pas incidentit që ndodhi në një fluturim ajror në SHBA gjatë javës.

Administrata Federale e Aviacionit në SHBA filloi hetimet rreth ngjarjes ku telefoni i një pasagjeri të Southwest Airlines u përfshi nga tymi. Situata u mor nënkontroll menjëherë dhe udhëtarët u evakuan të gjithë pa asnjë dëm.

Prodhuesi Korean është zhytur në një krizë që kur telefonët e saj Galaxy Note 7 shpërthyen në flakë në ditët e para të shitjes gjatë muajit Gusht. Samsung menjëherë mori masa dhe zëvendësoi 2,5 milion telefonë në të gjithë botën duke thënë se kishte zbuluar dhe riparuar shkakun.

Impakti financiar i kësaj krize ka filluar të ndihet sepse Samsung raportoi një rënie të ritmit të rritjes pas 5 muajsh raporte pozitive. (PCWorld Albanian)

The post Samsung rrezikon një tërheqje të dytë nga tregu të Galaxy Note 7-tës appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

U shpallen 11 fituesit e edicionit të 5-të të European Youth Awards

$
0
0

14570578_629629287214939_2324868180419262803_oJuria ndërkombëtare e European Youth Award, një konkurs dedikuar startupeve të reja sociale, përzgjodhi fituesit e projekteve të këtij viti në një takim dy ditor në qytetin Larnaka të Qipros.

18 anëtarët e jurisë patën diskutime intensive dhe më të fund përzgjodhën 11 projektet e EYA-s së këtij viti. Projektet variojnë nga paisje për navigim në biçikletë tek një platformë pune si dhe mënyrë e shfrytëzimit të video lojërave për të përmirësuar aftësitë njohëse të fëmijëve me sindromën Daun.

“Na u desh të vlerësonim një mori projektesh mjaft të mira. Ishte diversiteti i projekteve që më impresionoi akoma edhe më shumë. Jam shumë i lumtur që kam punuar me një ekip ekspertësh nga e gjithë Europa. Ishte një eksperiencë nga e cila përfituam shumë sepse secili prej anëtarëve të Jurisë ka një sfond të ndryshëm biznesi,” u shpreh anëtari i Jurisë nga Finlanda Sohvi Sirkesalo.

Në kategorinë e “Jetë e Shëndetshme” fitues ishte projekti “Be My Eyes” i cili krijon lidhje mes njerëzve të verbër dhe vullnetarëve që duan të vinë në ndihmë. Projekti jo vetëm që kishte një performancë të lartë teknike por provoi të jetë një ide me të vërtetë e shkëlqyer falë impaktit social që kishte arritur.

Aktualisht mbi 370,000 vullnetarë janë regjistruar nga 149 shtete për tu ardhur në ndihmë 28,000 të verbërve.

Projektet fituese erdhën nga 8 shtete të ndryshme Europiane: 2 nga Danimarka, 3 nga Spanja, Gjermania, Italia, Suedia, Franca, Serbia dhe Rumania.

  1. Jetë e Shëndetshme – Be My Eyes(Danimarkë), DayCape(Suedi), Mira (Rumani)
  2. Edukim Inteligjent – Animal Hero Universe(Spanjë), Unimersiv(Francë)
  3. Lidhja e Kulturave – VEASYT Live!(Itali)
  4. Go Green – HAIZE(Spanjë), Fresh.land(Danimarkë)
  5. Qytetari Aktive – FreeCom(Gjermani), AdoptGrandFather.org(Spanjë)
  6. Paraja ka Rëndësi – Poslonaut(Serbi)

Në mesin e shumë përfitimeve, fituesit e EYA do të fitojnë një program 3 mujor mentorship si dhe do të njihen e nderohen në skenën ndërkombëtare të EYA i cili mbahet në qytetin e Grazit të Austrisë në datat 30 Nëntor – 3 Dhjetor.

Aty do të kenë mundësi të prezantojnë idenë e tyre përballë një audience investitorësh ku Juria e EYA do të përzgjedhë fituesin e përgjithshëm të konkursit për vitin e pestë me radhë. (PCWorld Albanian)

The post U shpallen 11 fituesit e edicionit të 5-të të European Youth Awards appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

iOS 10.1 do të paralajmërojë përdoruesit e iPhone për impaktin e aplikacioneve 32Bit në performancë

$
0
0

peggle-800x450Gjatë fazës beta të testimit të iOS 10-tës, Apple shtoi një mesazh paralajmërimi për përdoruesit të cilët shkarkonin aplikacionet e vjetra 32bit të cilat kompromentonin performancën e sistemit.

Kjo veçori nuk ja arriti të versionin e parë zyrtar të iOS 10 që u dorëzua tek publiku. Por duke filluar me iOS 10.1, Apple do të rikthejë mesazhin paralajmërues i cili do të largojë prëdoruesit nga aplikacionet të cilat nuk janë përgjigjur kërkesës së Google për të kaluar në 64Bit.

Tani e tutje, siç e shikoni në imazhin mëposhtë, Apple do të lajmërojë përdoruesit jo vetëm që aplikacioni është 32bit por me alarmin se mund të ngadalësojë telefonin. Që nga 2013-ra Apple u kërkonte zhvilluesve që të aplikonin arkitekturën 64Bit për iPhone 5S, telefon i cili ishte i pari me procesor 64Bit.

Nga data 1 Shkurt 2015, kjo kërkesë u bë obligim për të gjithë lloje e aplikacioneve aktuale por edhe të reja. Aplikacionet të cilat shfaqin mesazhin e paralajmërimit të Apple do të thotë se nuk janë përditësuar që prej 1 viti e gjysëm. (PCWorld Albanian)

The post iOS 10.1 do të paralajmërojë përdoruesit e iPhone për impaktin e aplikacioneve 32Bit në performancë appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Një haker ndërton një orë inteligjente me ekranin e një Nokia 1100

$
0
0

nokia_1100_smartwatchCa rezistorë, një bord Arduino, një modul Bluetooth, pak rreshta kod dhe një ekran të Nokia 1100 ishin e gjitha që i nevojiteshin një hakeri për të ndërtuar një orë inteligjente.

Nokia 1100 mund të jetë një telefon i vjetër por Daniel Davis gjeti një mënyrë për ta shfrytëzuar. Në një seri videosh në Youtube, Davis demotroi krijimin e një ore inteligjente ku shfrytëzoi një modul Bluetooth për të realizuar lidhjen e orës me një telefon.

E gjitha fuqizohet nga një bateri 3.7 volt vendosur në një kasë të ndërtua rnga një printer 3D. (PCWorld Albanian)

The post Një haker ndërton një orë inteligjente me ekranin e një Nokia 1100 appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Efektet fantastike të aplikacionit Prisma tani mund të aplikohen edhe në video

$
0
0

prismahero2_w720Keni dëgjuar më parë për Prisma? Është një aplikacion i këndshëm nëpërmjet të cilit mund të shtoni disa efekte fantastike fotove tuaja. Megjithatë një ndryshim shumë i rëndësishëm erdhi me versionin 2.6.

Efektet mund ti shtoni edhe në video tuaja. Përdoruesit e iOS mund të provojnë veçorinë e re që në këtë moment. Edhe nëse nuk e keni përdorur të paktën duhet të keni parë përmbajtje me efektet e Prisma.

Efektet funksionojnë edhe offline. Sipas Prisma, veçoria e re do të mbërrijë së shpejti edhe në Android, por që u duhet të presin pak. (PCWorld Albanian)

Shkarkoni Prisma në iOS

The post Efektet fantastike të aplikacionit Prisma tani mund të aplikohen edhe në video appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Facebook lançoi aplikacionin kalendarik Events

$
0
0

facebook-events-app100 milion njerëz shfrytëzojnë eventet e rrjetit social Facebook për të mësuar rreth ngjarjeve të rëndësishme që nga festivalet tek mbrëmjet festive madje edhe festat familjare.

Me frikën se do të humbisni ndonjë ngjarje në mesin e miliona të tilla çdo vit, rrjeti social lançoi aplikacionin e ri Events i cili do të ngarkohet me detyrën e të informuarit të përdoruesve rreth ngjarjeve të rëndësishme që po ndodhin apo pritet të realizohen afër tyre.

Aplikacioni do të jetë i disponueshëm nga dita e sotme por vetëm në SHBA. Platforma Android si gjithnjë duhet të presë. Shkëputja e kësaj veçorie unike nga shërbimi qëndror i rrjetit social në një aplikacion të vetëm ngjan me një lëvizje shumë të goditur.

Janë pikërisht evenimentet dhe ngjarje që ndodhin pranë nesh të cilat na krijojnë shoqëri e miqësi të reja, dhe përdorimi i rrjetit social për këtë qëllim do të rrisë akoma edhe më shumë angazhimin në Facebook. Është një nga veçoritë më të vjetra e cila daton që nga 2005.

Ndërfaqja e aplikacionit përbëhet nga disa seksione. Në krye të saj do të haseni menjëherë me ngjarjet ku jeni ftuar ndërsa mëposhtë gjenden të listuara ato ngjarje dhe evenimente të cilat mund tu interesojnë. Sugjerimet gjenerohen në bazë të vendodhjes, miqve, faqeve dhe përmbajtjeve të pëlqyera.

Aplikacioni përmban një veçori të kërkimit dhe një kalendar. Ky i fundit do të pasurohet jo vetëm me evenimentet e Facebook edhe anxhendën tuaj personale duke sinkronizuar kalendarët personalë. (PCWorld Albanian)

The post Facebook lançoi aplikacionin kalendarik Events appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

“Historitë e Snapchat” arrijnë 100 milion përdorues aktivë në Instagram

$
0
0

instagram-storiesHistoritë e Snapchat … Instagram e kishim fjalën, po shijojnë bazë përdoruesisht në rritje dhe pas 2 muajsh nga “bastisja” e Snapchat nga Facebook numëron 100 milion përdorues aktivë në muaj.

Kjo shifër përbën 2/3-tat e “popullsisë” së Snapchat prej 150 milion përdoruesisht aktivë në muaj të raportuara gjatë Shtatorit. Por nuk duhet të harrojmë se Instagram ka 500 milion përdorues aktivë në muaj.

Gjithashtu Instagram është një lojtar edhe më i vjetër se Snapchat me afro 1 vit diferencë nga themelimit. Adoptimi i veçorisë së Snapchat në Instagram u prit me skepticizëm nga analistët sepse biente në kundërshti me filozofinë e këtij të fundit.

Por statistika tregon se lëvizja ka qenë një goditje e vërtetë. Së fundit kjo veçori u adoptua edhe në aplikacionin Messenger i cili pritet të bëjë akoma edhe më mirë falë bazës së përdoruesve prej 1 miliard. (PCWorld Albanian)

The post “Historitë e Snapchat” arrijnë 100 milion përdorues aktivë në Instagram appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Sharp Corner R të ofron një pamje të telefonëve të së ardhmes

$
0
0

sharp1-796x531Në pamje të parë iPhone 7 është virtualisht identik me paraardhësin. Por cili do të jetë trendi i telefonëve të ardhshëm?

Kompania japoneze Sharp ka zbuluar së fundi inovacionin më të fundit të teknologjinë e ekraneve dhe është fantastik. Quhet Corner R dhe ja pamja e tij.

Skajet e harkuara janë bërë të mundura falë teknologjisë së ekranit “Free Form,” e cila prodhon ekrane në forma të ndryshme jo vetëm drejtkëndore.

sharp2-796x531Rezultati është një telefon i cili të duket sikur jeni duke mbajtur një ekran në duar. Për fat të keq Corner R është thjesht një koncept dhe nuk do të dalë në shitje. Kjo nuk është hera e parë që Sharp ndërton një telefon pa korniza.

Aquos Crystal me ekran 5 inç është një mëshirim i Corner R. Paisja Android nuk rezultoi e suksseshme duke shtyrë kompaninë të rivlerësojë dizajnin e saj. (PCWorld Albanian)

The post Sharp Corner R të ofron një pamje të telefonëve të së ardhmes appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Privatësia e aplikacioneve të fitnesit, 5 këshilla për të dhëna të sigurta

$
0
0

smartwatch-watching-youNumri i aplikacioneve të fitnesit po shtohen dita ditës, por privatësia e tyre nuk ka pasur të njëjtin fat. Pak javë më parë Departamenti Amerikan i Shëndetësisë publikoi një raport i cili alarmoi kompanitë teknologjike të cilat duhet ti shtojnë më privatësi aplikacioneve të tyre të fitnessit dhe shëndetit.

Edhe pse disa aplikacione si FitBit regjistrojnë vetëm hapat, paisjet e reja mund të regjistrojnë çdo gjë që nga vendodhja gjeografike tek ritmi kardiak, gjumi, kaloritë e konsumuara e shumë të tjera.

Çdo do gjë duket perfekte sepse përdoruesit kanë qasje në informacion shumë të rëndësishme të shëndetit, por kjo është perfekte edhe për reklamuesit dhe kompaninë e sigurimeve.

1. Përdorni një pseudonim kur krijoni profile të reja

Një gjë është e qartë, ora inteligjente e juaja po ju gjurmon dhe akoma nuk dihet çfarë informacioni dërgohet. Për të mbrojtur privatësinë tuaja shfrytëzoni një pseudonim kur hapni një profil të ri në aplikacion. Fikja e Bluetooth dhe shfrytëzimi i fjalëkalimeve të fuqishme disa disa prej hapave që mund të parandalojnë cënimin e privatësisë.

2. Kontrolloni çfarë të dhënash akseson aplikacioni i fitnesit

Gjurmimi i hapave pas është një informacion mjaft me vlerë por gjurmimi edhe lëvizjeve të çrregullta, epo është e tepërt. Sigurohuni për mënyrën sesi informacioni juaj aksesohet dhe shpërndahet dhe përpiquni ta kufizoni maksimalisht shpërndarjen.

3. Gjithnjë përditësoni aplikacionet

Padyshim përditësimet e reja janë acaruese por janë aty për një arsye. Ezistojnë dy arsye saherë që një aplikacion përditësohet: ose arnim i një problemi sigurie ose versioni i ri është më i mirë. Gjithësesi pak minuta përditësime aplikacionesh është një kosto e cila ja vlen për të ruajtur sigurinë dhe privatësinë.

4. Sigurohuni që aplikacionet shfrytëzojnë protokollin HTTPS

Pavarësisht se një pjesë e madhe e aplikacioneve shfrytëzojnë rrjete Wi-Fim jo të gjithë e bëjnë përmes një serveri të sigurtë. Mos përdorimi i HTTPS është një gabim amatoresk. Është e habitshme sesi një pjesë e madhe e aplikacioneve popullore si Garmin, nuk e shfrytëzojnë. Sigurohuni që aplikacionet përdorin një server të sigurtë, dhe nëse jo, kërkoni një tjetër aplikacion.

5. Kontrolloni periodikisht nëse të dhënat janë të sakta

Është e mundur që një pjesë e madhe e aplikacioneve të manipulohen duke gjeneruar të dhëna të rreme. Kjo jo vetëm ndikon në shëndetin tuaj personal por lënë të dhënat tuaja në mëshirë të palëve të treta. Kur kontrolloni të dhënat sigurohuni që të jenë të sakta. Nëse jo, atëherë dikush tjetër mund të jetë duke i manipuluar. (PCWorld Albanian)

The post Privatësia e aplikacioneve të fitnesit, 5 këshilla për të dhëna të sigurta appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Wikileaks publikon biseda të kandidates për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton

$
0
0

_91629378_gettyimages-512266778Janë publikuar nga Wikileaks transkripte të të dhënave private të kandidates demokrate për Presidente e Shteteve të Bashkuara, Hillary Klinton.

Në një prej ekstrakteve, zonja Klinton u thoshte bankierëve se ata ishin të vetmit që mund të ndihmonin dhe reformonin sektorin financiar Amerikan. Ajo gjithashtu shprehej pozitivisht për qasjen e kundërshtarit për “tregëti dhe kufinj të lirë.”

Që nga 2013-ta, kandidatja ishte nën presion për publikimin e transkripteve madje edhe nga vetë rivali brenda partisë demokratike, Bernie Sanders. Besohet se Klinton ka fituar mëse 26 milion dollar.

Ky publikim vjen pak kohë pasi Shtetet e Bashkuar akuzuan Rusinë për sulme kibernetike ndaj organizatave politike duke influencuar zgjedhjet presidenciale. Wikileaks ka publikuar me mijëra e-mail-e përfshi edhe bisedat me mbështetin e saj John Podesta. (PCWorld Albanian)

The post Wikileaks publikon biseda të kandidates për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Rrjeti social Facebook mësyhet nga malueri “Eko,” dhjetëra përdorues në Francë të infektuar

$
0
0

10408746-eko-comment-reperer-le-virus-de-facebook-messenger-et-comment-le-supprimerQë nga fillimi i javës, media franceze dhe forumet online janë pushtuar nga lajmet e një trojani të ri në Facebook Messenger i cili vjen në formën e mesazheve private. Disa raportime thonë se mauleri ka një shtrirje lokale në mesin e përdoruesve franceze të Facebook.

Mesazhet e infektuara përmbajnë:

  1. Foton e profilit të marrësit
  2. Emrin e marrësit
  3. Fjalën “video” ngjitur me emrin e marrësit
  4. Një lidhje xic.graphics e cila është një video e rreme Youtube

Konkretisht mesazhet shfaqet në formën e një videoje ku marrësi shfaqet sikur të ishte pjesë e saj. Kjo nuk është hera e parë që hasim një aktivitet kriminal të këtij lloji. Që nga 2011-ta rrjeti social Twitter ka qenë viktimë e maluerëve që dërguar nëpërmjet mesazheve direkte.

Ndërkaq mashtruesit në rrjetin social Facebook kanë përdorur prej vitesh videot për të tërhequr përdoruesit drejte “humnerës” së të dhënave të tyre. Sapo përdoruesit klikojnë mbi “videon” u kërkohet të instalojnë një shtojcë e cila është vetë malueri EKO. Pas instalimit të tij përdoruesit bëhen subjekt reklamash pafund por edhe spiunazhi.

Së fundi shtojca do tu dërgojë miqve të tjera të përdoruesve të njëjtin mesazh. Sipas faqes franceze Linternaute, rrjeti social po përpiqet të minimizojë dëmet e tij. (PCWorld Albanian)

The post Rrjeti social Facebook mësyhet nga malueri “Eko,” dhjetëra përdorues në Francë të infektuar appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Microsoft dërgon ftesat e një evenimenti që do të mbahet me 26 Tetor

$
0
0

microsoft-surface-invite-100686678-largeËshtë zyrtare: Microsoft do të mbajë një eveniment të rëndësishëm në Nju Jork gjatë fundit të muajit kur kompania pritet të hedhë dritë mbi kompjuterin e ri të spekuluar Surface All-in-One (AIO.)

Mungesa e një termi “Surface” apo “Harduer” ushqen akoma edhe më shumë kureshtjen e analistëve dhe mediave të industrisë. Në ftesën e 26 Tetorit Microsoft shkruan: “Shikoni çfarë ka të re prej Windows 10-tës.”

Çfarë të presim?

Duke qenë se vetë Microsoft e ka konfirmuar se përditësimi tjetër madhor i Windows 10-tës nuk do të mbërrijë përpara Janarit, informacionet rreth sistemit operativ pritet të jenë të pakta.surface-pro-4-100679807-large

Një pyetje akoma më interesante do të ishte e ardhmja e platformës mobile të Windows. Microsoft ka shprehur një angazhim të qartë duke e përditësuar vazhdimisht përfshi edhe versionet eksperimentale të programit Windows Insider.

Dhe ajo që do të jetë në qendër të vëmendjes së këtij evenimenti, kompjuter AIO Surface. Gjatë javës një fotot e një mausi dhe tastiere që i përkasin një kompjuteri AIO u shfaqën online. Po me procesorët Kaby Lake, a do ti adoptojë Microsoft? Ky eveniment ka të gjitha përgjigjet. (PCWorld Albanian)

The post Microsoft dërgon ftesat e një evenimenti që do të mbahet me 26 Tetor appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)
Viewing all 6956 articles
Browse latest View live