Quantcast
Channel: Shpresa AL
Viewing all 6956 articles
Browse latest View live

Arrestohet banda e prostitucionit on-line në Tiranë

$
0
0

Policia e Tiranës ka njoftuar shkatërrimin e një organizate kriminale të përfshirë në prostitucion online. Dy persona u arrestuan, dy persona u shpallën në kërkim, dhe shtatë persona të tjerë po procedohen në gjendje të lirë, nën akuzën e “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Organizata kriminale në fjalë punësonte vajza duke i bindur të shfaqeshin para një telekamere dhe të kryenin me kërkesë të klientave lojra erotike, dhe pagesa bëhej me kartë krediti në faqen e internetit.

Sipas, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë veprime të tilla në internet dhe me pagesë konsiderohen vepër penale.

Baza ishte në zonën e Don Boskos në Tiranë. Në pranga ranë 2 tutorë, 7 vajza po hetohen në gjendje të lirë dhe 2 të tjera u shpallën në kërkim. të arrestuar janë Anushe Ll. dhe Met Tali. Report Tv zbardh detaje të reja për operacionin.

Banesa ku zhvillohej aktiviteti ndodhej tek zona e “Don Boskos” në një apartament të marrë me qira në katin e tretë. 25-vjeçarja Anushe Ll. nxirrte njoftim në faqet online që ofrojnë punë për vajza nga 18-30 vjeç. Në njoftim nuk thuhej puna por ofrohej pagë e kënaqshme deri në një mijë euro. Pasi kontaktonin në telefon bënin një intervistë pune ku gradualisht vajzat instruktoheshin për prostitucion online.

The post Arrestohet banda e prostitucionit on-line në Tiranë appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Banka e Shqipërisë për herë të dytë paralajmëron rreth monedhave virtuale

$
0
0

Banka e Shqipërisë ka lëshuar paralajmërimin e dytë në lidhje me rrezikun që posedojnë monedhat virtuale.

Në Korrik të vitit të kaluar përmes një deklarate për shtyp thoshte se nuk ka licencuar asnjë institucion financiar për përfshirjen në përdorimin e monedhave virtuale dhe për rrjedhojë investimet nuk kishin garanci.

Tashmë në një njoftim për shtyp publikuar edhe në uebsajtin e saj, institucioni më i lartë financiar i Shqipërisë ka publikuar një njoftim të Autoriteteve Mbikëqyrëse Evropiane për titujt, bankingun, sigurimet dhe fondet e pensionit.

Në njoftim thuhet se MV të tilla si Bitcoin, Ripple, Ether dhe shumë të tjera, së fundmi kanë pësuar shumë luhatje, që do të thotë se çmimet e tyre kanë pasur luhatje domethënëse çdo ditë.

Njoftimi vijon si mëposhtë:

Autoriteti Evropian i Titujve dhe i Tregjeve (ESMA), Autoriteti Evropian Bankar (EBA) dhe
Autoriteti Evropian i Sigurimeve dhe i Pensioneve prej Punësimit (EIOPA) (në vazhdim referuar
si ‘tre Autoritetet’) paralajmërojnë konsumatorët në lidhje me rreziqet e mëdha të blerjes dhe/ose
mbajtjes së të ashtuquajturave Monedha Virtuale (MV).

MV-të që ekzistojnë aktualisht janë përfaqësimi dixhital i një vlere që as nuk është e emetuar
dhe as nuk është e garantuar nga një bankë qendrore apo autoritet publik, dhe nuk e kanë
statusin ligjor të monedhës apo parasë. Ato janë tejet të rrezikshme, dhe përgjithësisht nuk janë
të mbuluara nga aktive të trupëzuara dhe nuk rregullohen nga legjislacioni i BE-së; rrjedhimisht,
ato nuk u ofrojnë konsumatorëve mbrojtje ligjore. Te tria Autoritetet shprehin shqetësimin për
faktin se një numër gjithmonë e më i madh konsumatorësh po blejnë MV, veçanërisht me
pritshmërinë se vlera e MV-ve do të vazhdojë të rritet, pa qenë të vetëdijshëm për rrezikun e
lartë se ata mund t’i humbasin paratë që kanë investuar.

MV të tilla si Bitcoin, Ripple, Ether dhe shumë të tjera, së fundmi kanë pësuar shumë luhatje, që
do të thotë se çmimet e tyre kanë pasur luhatje domethënëse çdo ditë. Për shembull, vlera e
Bitcoin-it u rrit dukshëm në vitin 2017, nga rreth €1,000 që ishte në muajin janar arriti deri në
vlerën mbi €16,000 në mes të muajit dhjetor, dhe më pas ra me pothuaj 70% të vlerës, në €5,000
në fillim të muajit shkurt. Së fundmi, ajo ka rikuperuar rreth 40% të vlerës më të ulët që shënoi,
dhe aktualisht tregtohet në rreth €7,000. Kapitalizimi total i tregut i 100 MV-ve më të mëdha
mendohet se e tejkalon barasvlerën e €330 bilionëve në nivel global sot.
Pse blerja e MV-ve është me rrezik për konsumatorët ?

Të tria Autoritetet e lartpërmendura i paralajmërojnë konsumatorët se MV-të mund të jenë
jashtëzakonisht me rrezik dhe janë zakonisht tejet spekulative. Nëse blini MV, duhet të jeni të
vetëdijshëm se ka një rrezik të madh që të humbisni një shumë të madhe, ose edhe të gjithë
shumën, e parave të investuara. Kur blini MV, ose produkte financiare që sjellin ekspozim të
drejtpërdrejtë të konsumatorëve ndaj MV-ve, jeni të ekspozuar ndaj një numri të lartë rreziqesh,
përfshirë sa më poshtë:

Luhatshmëri ekstreme dhe i ashtuquajturi rrezik i flluskës – Pjesa më e madhe e MVve
i nënshtrohen luhatjeve ekstreme të çmimit dhe kanë treguar shenja të qarta të një flluske
çmimi. Nëse vendosni të blini MV ose produkte financiare me MV, duhet të jeni të
vetëdijshëm se mund të humbisni një shumë të madhe, ose të gjithë shumën, e parave të
investuara.

Mungesa e mbrojtjes – Pavarësisht nga kërkesat e BE-së për parandalimin e pastrimit të
parave që do të hyjnë në fuqi për ofruesit e portofoleve dixhitale dhe platformat e këmbimit
valutor të MV-ve, këto të fundit mbeten të parregulluara sipas legjislacionit të BE-së. Po
ashtu, platformat ku tregtohen MV-të dhe portofolet dixhitale që përdoren për të mbajtur,
ruajtur dhe transferuar MV-të janë të parregulluara sipas legjislacionit të BE-së. Kjo do të
thotë se nëse blini ose mbani MV, nuk do të përfitoni nga garancitë dhe mbrojtja që lidhet
me shërbimet e rregulluara financiare. Për shembull, nëse një platformë për këmbimin e MVve
ose një ofrues i një portofoli dixhital dështon, del nga tregu, ose i nënshtrohet një sulmi
kibernetik, përvetësimit të fondeve apo sekuestrimit të pasurive si pasojë e veprimeve
ligjzbatuese, legjislacioni i BE-së nuk ofron ndonjë mbrojtje ligjore specifike që do të
mbulonte humbjet apo ndonjë garanci që do t’ju siguronte rifitimin e aksesit në mbajtjet tuaja
në MV. Këto rreziqe janë materializuar në raste të shumta në gjithë botën.

Mungesa e opsioneve të daljes – Nëse vendosni të blini MV, rrezikoni të mos jeni në
gjendje t’i tregtoni MV-të tuaja apo t’i këmbeni ato në monedha tradicionale, si për shembull
euro, për një periudhë të gjatë kohe. Për rrjedhojë, mund të pësoni humbje në këtë proces.

Mungesa e transparencës së çmimit – Formimi i çmimit të MV-ve shpesh nuk është
transparent. Prandaj, ekziston një rrezik i madh që të mos merrni një çmim të saktë kur blini
ose shisni MV.

Ndërprerje operacionale – Disa platforma tregtimi të MV-ve kanë pësuar probleme të rënda
operacionale, të tilla si ndërprerje të tregtimit. Gjatë këtyre ndërprerjeve, konsumatorët nuk
kanë pasur mundësi të blejnë apo të shesin MV në momentin që kanë dëshiruar dhe kanë
pësuar humbje për shkak të luhatjeve të çmimeve të MV-ve që konsumatorët kanë mbajtur
gjatë periudhës së ndërprerjes.

Informacion keqorientues – Informacioni i vendosur në dispozicion të konsumatorëve që
dëshirojnë të blejnë MV, nëse ky informacion është dhënë, është në pjesën më të madhe të
rasteve i paplotë, i vështirë për t’u kuptuar, nuk paraqet si dhe sa duhet rreziqet e MV-ve
dhe mundet, pra, të jetë keqinformues.

Papërshtatshmëria e MV-ve për pjesën më të madhe të qëllimeve, përfshirë investimet
ose planet e pensionit – Luhatshmëria e madhe e MV-ve, pasiguria për të ardhmen e tyre,
mosbesueshmëria e platformave për këmbimin e MV-ve dhe ofruesve të portofoleve dixhitale
i bën MV-të të papërshtatshme për shumicën e konsumatorëve, në veçanti për ata që kanë
qëllime afatgjata, të tilla si plane kursimi për pension.

Çfarë mund të bëni për t’u mbrojtur?

Nëse vendosni të blini MV ose produkte financiare që sjellin ekspozim të drejtpërdrejt ndaj MVve,
duhet të kuptoni plotësisht karakteristikat e tyre dhe rreziqet që ndërmerrni. Nuk duhet të
investoni para që nuk mund t’ia lejoni vetes t’i humbisni. Duhet të siguroheni që të merrni masa
sigurie të mjaftueshme dhe të përditësuara për pajisjet dhe hardware-t që përdorni për aksesimin
e MV-ve tuaja ose për blerjen, ruajtjen dhe transferimin e MV-ve. Gjithashtu, duhet të jeni të
vetëdijshëm se blerja e MV-ve prej një firme të rregulluar për shërbime financiare nuk i zbut
rreziqet e përmendura më lart.

Informacion mbështetës

Ky njoftim paralajmërues mbështetet te neni 9(3) i Rregulloreve themeluese të të tre Autoriteteve
dhe vjen në vijim të publikimit të dy deklaratave nga ESMA për Ofrimin Fillestar të Monedhave1 2
në nëntor 2017 dhe në një Paralajmërim më herët3 për konsumatorët dhe dy Opinione4 5 për MVtë
të publikuara nga EBA në dhjetor 2013, korrik 2014 dhe gusht 2016.

MV-të janë të formateve të ndryshme. MV-ja e parë ishte Bitcoin që u lançua në vitin 2009. Që
prej asaj kohe, kanë dalë MV të tjera si Ripple, Ether ose Litecoin. Pjesa më e madhe e tyre
mbështeten te teknologjia e regjistrit të decentralizuar (distributed ledger technology), që njihet
me emrin ‘Blockchain’

Ky njoftim paralajmërues nuk merr qëndrim mbi këtë teknologji dhe as mbi zbatime të tjera të mundshme të tij.

The post Banka e Shqipërisë për herë të dytë paralajmëron rreth monedhave virtuale appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Oficina starton maratonën e takimeve informative të Albanian ICT Awards VI

$
0
0

Maratona e takimeve të Albanian ICT Awards e cili do të vijojë deri në mbyllje të aplikimeve u hap ditën e Enjte pranë Institutit Harry Fultz ku të pranishëm ishin nxënës, studentë dhe profesorë të kësaj shkolle.

Ky takim informativ është i pari i një serie takimesh që do të mbahen në javët në vijim. Është viti i tretë me radhë që Instituti Harry Fultz mirëpret organizatorët e aktivitetit.

Mbajtur pranë ambjenteve të OFICINA, ky takim përgjatë të cilit ekipi organizativ i ICT Awards ndau me pjesëmarrësit rrugëtimin e një inovacioni që flet shqip përgjatë pesë viteve të fundit.

Harry Fultz shquhet si një prej shkollave me angazhimin më të lartë të nxënësve në shkencat kompjuterike, robotikë si dhe njihet si çatia e shumë gjenive të vegjël në fushat elektronike.

Prezantimi i garës, kategorive, kritereve dhe shpërblimeve përpara nxënësve dhe profesorëve të Harry Fultz u bë me praninë e bashkëthemeluesit të Albanian ICT Awards, Kushtrim Shala.

Nga takimi me nxënës nga Instituti Harry Fultz dega e biznesit dhe elektronikës ku morën pjesë duke prezantuar idetë e tyre inovative ku disa prej tyre ishin:

  • Albanian Talents, një faqe interneti që mundëson promovimin e talenteve Shqiptarë.
  • AlTaste, një uebsajt dhe aplikacion që ofron ture të personalizuara në vende turistike Shqiptare.
  • Platformë për të gjithë profesionistët, që të lehtësojë dhe shkurtoj kohën që duhet për të rregulluar problemet që ndodhin në shtëpi.
  • PowerPlus, një mënyrë e re për të karikuar celularin tuaj.
  • WeAreAlbania, uebsajt për promovimin e turizmit dhe reklamimit të bizneseve Shqiptare.
  • Mark. O – Një asistent personal i punuar ne Inteligjence Artificiale i cili kryen disa funksione dixhitale dhe ka aftësi komunikimi.

Edicioni i 6-të i Albanian ICT Awards u hap zyrtarisht me 4 Shkurt ku pati një pjesëmarrje të lartë nga mbarë komuniteti ICT duke afirmuar kontributin e dhënë ndër vite nga kjo garë.

Konkursi është i hapur në gjashtë kategori: ICT Inovacioni i VititICT Mobiliteti i VititICT Diploma e VititICT Ylli në NgritjeFemra në ICT dhe ICT Shërbimi Publik i Vitit.

Data e fundit e aplikimeve do të jetë 31 Mars 2017 dhe të interesuarit mund të aplikojnë përmes faqes zyrtare ictawards.org.

Ky edicion rrugëtimin me mbështetjen e sponsorëve tradicionalë Fondacioni Dritan Hoxha, Banka Raiffeisen, Vodafone dhe Albvision. Një rrjet i gjerë partnerësh dhe mbështetësish do të gjenden pranë ICT Awards përgjatë rrugëtimit.

Në javët në vijim dhjetëra takime e presin komunitetit shqiptarë të teknologjisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni me të ftuar studentë, novatorë, të rinj, adhurues dhe entuziastë të botës së teknologjisë.

Rreth ICT Awards VI

Ky eveniment, unik për nga karakteri dhe dedikimi, ka për synim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të dalluar , udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, inovatorëve, akademikëve dhe të rinjve entuziast në fushën e ICT-së, puna e së cilëve përgjatë 2017-tës ka përmirësuar apo ndihmuar pozicionin e TIK-ut Shqiptar në rajon ose botë, si dhe ka kontribuuar drejt zgjerimit të sektorit biznesor të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Rreth ICTSmedia

ICTSmedia si një shtëpi botuese dhe lider në median e ndërlidhur me Teknologjinë e Informacionit, Komunikimit dhe Sigurisë (ICTS), kësaj radhe prezanton edicionin e 6-të vjetor kombëtar të evenimentit shpërblyes “Albanian ICT Awards VI” (ose “TIK Shpërblimet Shqiptare 6”).

The post Oficina starton maratonën e takimeve informative të Albanian ICT Awards VI appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Publikohet videoja prezantuese e flagshipit Samsung Galaxy S9

$
0
0

Ndërsa pritet që sot të debutojë Galaxy S9, një ditë më pare u publikuar nga Slashleaks videoja prezantuese e flagshipit të Samsung.

Një video prej 3 minutash përmban gjithë informacionin që duhet të dini për telefonin e ri. Së pari ashtu si spekulimet sugjeronin, telefoni është shumë i ngjashëm me Galaxy S8-ën.

Ka pasur disa ndryshime të vogla si vendndodhja e skanerit të shenjave të gishtërinjve por në tërësi të jep të njëjtën ndjesi.

Kur bëhet fjalë për softuerin, videoja tregon një DeX të përmirësuar. Përdoruesit mund të lidhin telefonin e tyre me një ekran apo televizor dhe të marrin një eksperiencë të Android në desktop.

Videoja gjithashtu thotë se Galaxy S9 është rezistent ndaj ujit dhe vjen me një funksion për përkthimin me anë të kamerës.

Funksioni shfrytëzon resurset e Google Translate. /PCWorld Albanian

The post Publikohet videoja prezantuese e flagshipit Samsung Galaxy S9 appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Xiaomi prezantoi Mi Mix 2s me procesor Snapdragon 845

$
0
0

Linja e telefonëve Mi Mix të Xiaomi është këtu për të qëndruar. Një zëdhënës i kompanisë prezantoi pasardhën e Mix Mix 2 në rrjetin social Twitter.

Ai tha se Mi Mix 2S do të përdorë procesorin e flagshipëve Snapdragon 845 të Qualcomm. Për fat jo të mirë kjo është e gjitha që dimë rreth telefonit përveç faktit se do të debutojë më 27 Mars.

Cicërima e Donovan Sung gjithashtu përmban një numër “273741” dhe është një referencë e AnTuTu Benchmark.

Mi Mix 2 do të prezantohet në Kinë, Indi dhe Evropën Perëndimore. Lajmi erdhi në hyrje të Kongresit Mobil Botëror i cili zyrtarisht fillon ditën e nesërme ndërsa sot priten produkte të reja nga gjigantët e teknologjisë. /PCWorld Albanian

The post Xiaomi prezantoi Mi Mix 2s me procesor Snapdragon 845 appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Samsung zbuloi Galaxy S9 dhe S9 Plus me ekrane dhe kamera të reja

$
0
0

Vitin e kaluar Samsung i shpëtoi për mrekulli stuhisë së Galaxy Note 7-ës kur prezantoi Galaxy S8-ën, një prej telefonëve më të mirë të 2017-ës dhe ndër më të mirët që ka prodhuar gjiganti Korean në vite.

Andaj nuk është diçka e papritur të mësojmë se Galaxy S9 dhe S9 Plus, të cilët dalin në shitjet nga data 2 Mars dhe godasin tregjet më 16 Mars, të jenë të ngjashëm me S8-ën.

Në fakt Galaxy S9 dhe S9 Plus janë aq të ngjashëm saqë në pamje të parë mund ti ngatërroni.

Çifti i S9 ruan dizajnin tërheqës së S8-ës, por janë më të gjatë falë ekraneve të lakuara 18.5:9.

Modeli S9 vjen me ekran 5.8-inç ndërsa S9 Plus me ekran 6.2-inç. Panelet janë Super AMOLED dhe rezolucioni 2960×1440 piksel.

Nëse mendoni se mund të shfrytëzoni këllëfët e S8-ës tek S9 e keni gabim. Kjo sepse skaneri i shenjave të gishtërinjve është zhvendosur nga në të djathtë të kamerave poshtë tyre.

Struktura e butonëve qëndron e njëjta, përfshirë kufjet 3.5 mm. Pak diferenca do të vini re edhe në bokset e S9-ës të cilët tashmë prodhojnë 40% më shumë zë sipas Samsung.

Specifikat e Harduerit:

  • Procesor: Snapdragon 845 ose Samsung Exynous
  • RAM: 4 ose 6GB
  • Memorie: 64GB + microSD
  • Bateria: 3,000 mAh (S9) dhe 3,500 mAh (S9 Plus)
  • Kamera: e pasme 12 megapiksel duale, frontale 8 megapiksel
  • Sistemi Operativ: Android 8.0 Oreo
  • Ngjyra: zezë, purpurt, dhe blu
  • Të tjera: DeX, IP68, LTE 1.2Gbps, karikim wireless

Mbase komponenti më i rëndësishëm i telefonit është sistemi i ri i kamerave që vjen si një lente e vetme për S9 dhe duale për S9 Plus.

Sensori ka një hapje mes f/1.5 deri në f/2.4 në varësi të ndriçimit. Kështu S9-ta lejon 28% më shumë dritë në sensorin e kamerës sesa S8-ta.

Hapjen e sensorëve të kamerës mund ta kontrolloni edhe manualisht nga aplikacioni. Përtej kësaj veçorie, sensori 12 megapiksel përmban teknologjinë e gjeneratës së dytë “Dual Pixel” me një autofokus më të shpejtë dhe performancë 30% më të lartë në dritë të paktë.

Telefoni mund të regjistrojë video me 960 frekuenca në sekondë në rezolucionin 720p. Kamera dytësore e S9-ës shërben për kapjen e imazheve me kënd të gjerë, fotografimin e portreteve dhe fotove live.

Të dy telefonët kanë kamera të pasme 8 megapiksel me hapje f/1.7. I integruar në sistemin e ri të kamerave është një funksion i ngjashëm teknikisht me Animoji në iPhone X të cilin Samsung e quan AR Emoji.

Përdoruesit mund të kapin imazhe të fytyrës duke përdorur 100 pika dhe të ndërtojnë karaktere 3D të përshtatura.

Më pas aplikacioni krijon 18 GIF-e të animuara të aksesueshme në tastierë për tu përdorur nga aplikacionet e komunikimit.

Flagshipi i Samsung do të debutojë me Android 8.0 Oreo, por ndryshe nga hardueri, ai mbetet ti njëjti. Samsung ka ridizajnuar pjesë të aplikacionit Bixby.

S9 dhe S9 Plus do të funksionojnë me të njëjtin Gear VR krahas Note 8-ës dhe Daydream View. Gjithashtu do të funksionojnë me DeX Station.

S9 ofron mbështetje për dy ekrane të jashtme 2K dhe Samsung ka nënshkruar marrëveshje me 40 partnerë për optimizimin e aplikacioneve për DeX.

Ndërsa ndryshimet e mëdha në S9 mungojnë, ato pak që janë realizuar pritet ta bëjnë atë një telefon edhe më të dëshiruar këtë vit.

Është interesante të shohim se diferencat mes S9 dhe S9 Plus kanë filluar të shtohen përtej madhësisë së ekraneve siç është rasti i kamerave. /PCWorld Albanian

The post Samsung zbuloi Galaxy S9 dhe S9 Plus me ekrane dhe kamera të reja appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Maratona e takimeve informative të Albanian ICT Awards VI filloi me nxënësit e Institutit Harry Fultz

$
0
0

Maratona e takimeve të Albanian ICT Awards e cili do të vijojë deri në mbyllje të aplikimeve u hap ditën e Enjte pranë Institutit Harry Fultz ku të pranishëm ishin nxënës, studentë dhe profesorë të kësaj shkolle.

Ky takim informativ është i pari i një serie takimesh që do të mbahen në javët në vijim. Është viti i tretë me radhë që Instituti Harry Fultz mirëpret organizatorët e aktivitetit.

Mbajtur pranë ambjenteve të OFICINA, ky takim përgjatë të cilit ekipi organizativ i ICT Awards ndau me pjesëmarrësit rrugëtimin e një inovacioni që flet shqip përgjatë pesë viteve të fundit.

Harry Fultz shquhet si një prej shkollave me angazhimin më të lartë të nxënësve në shkencat kompjuterike, robotikë si dhe njihet si çatia e shumë gjenive të vegjël në fushat elektronike.

Prezantimi i garës, kategorive, kritereve dhe shpërblimeve përpara nxënësve dhe profesorëve të Harry Fultz u bë me praninë e bashkëthemeluesit të Albanian ICT Awards, Kushtrim Shala.

Nga takimi me nxënës nga Instituti Harry Fultz dega e biznesit dhe elektronikës ku morën pjesë duke prezantuar idetë e tyre inovative ku disa prej tyre ishin:

  • Albanian Talents, një faqe interneti që mundëson promovimin e talenteve Shqiptarë.
  • AlTaste, një uebsajt dhe aplikacion që ofron ture të personalizuara në vende turistike Shqiptare.
  • Platformë për të gjithë profesionistët, që të lehtësojë dhe shkurtoj kohën që duhet për të rregulluar problemet që ndodhin në shtëpi.
  • PowerPlus, një mënyrë e re për të karikuar celularin tuaj.
  • WeAreAlbania, uebsajt për promovimin e turizmit dhe reklamimit të bizneseve Shqiptare.
  • Mark. O – Një asistent personal i punuar ne Inteligjence Artificiale i cili kryen disa funksione dixhitale dhe ka aftësi komunikimi.

Edicioni i 6-të i Albanian ICT Awards u hap zyrtarisht me 4 Shkurt ku pati një pjesëmarrje të lartë nga mbarë komuniteti ICT duke afirmuar kontributin e dhënë ndër vite nga kjo garë.

Konkursi është i hapur në gjashtë kategori: ICT Inovacioni i VititICT Mobiliteti i VititICT Diploma e VititICT Ylli në NgritjeFemra në ICT dhe ICT Shërbimi Publik i Vitit.

Data e fundit e aplikimeve do të jetë 31 Mars 2017 dhe të interesuarit mund të aplikojnë përmes faqes zyrtare ictawards.org.

Ky edicion rrugëtimin me mbështetjen e sponsorëve tradicionalë Fondacioni Dritan Hoxha, Banka Raiffeisen, Vodafone dhe Albvision. Një rrjet i gjerë partnerësh dhe mbështetësish do të gjenden pranë ICT Awards përgjatë rrugëtimit.

Në javët në vijim dhjetëra takime e presin komunitetit shqiptarë të teknologjisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni me të ftuar studentë, novatorë, të rinj, adhurues dhe entuziastë të botës së teknologjisë.

Rreth ICT Awards VI

Ky eveniment, unik për nga karakteri dhe dedikimi, ka për synim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të dalluar , udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, inovatorëve, akademikëve dhe të rinjve entuziast në fushën e ICT-së, puna e së cilëve përgjatë 2017-tës ka përmirësuar apo ndihmuar pozicionin e TIK-ut Shqiptar në rajon ose botë, si dhe ka kontribuuar drejt zgjerimit të sektorit biznesor të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Rreth ICTSmedia

ICTSmedia si një shtëpi botuese dhe lider në median e ndërlidhur me Teknologjinë e Informacionit, Komunikimit dhe Sigurisë (ICTS), kësaj radhe prezanton edicionin e 6-të vjetor kombëtar të evenimentit shpërblyes “Albanian ICT Awards VI” (ose “TIK Shpërblimet Shqiptare 6”).

The post Maratona e takimeve informative të Albanian ICT Awards VI filloi me nxënësit e Institutit Harry Fultz appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Huawei prezanton çipin e parë mobil 5G

$
0
0

Huawei prezantoi çipin e ri 5G në Kongresin Mobil Botëror që po mbahet në Barcelonë i cili do të sjellë rrjetet 5G në pajisjet mobile të kompanisë.

Huawei pretendon se çipi Balong 5G01 do të jetë i pari që mbështet standardin 3GPP të rrjeteve 5G dhe duhet të ketë një kapacitet 2.3Gbps.

Nisur nga madhësia e çipit, ai do të jetë i disponueshëm vetëm për pikat e aksesit dhe jo telefonët.

CEO i Huawei Richard Yu tha se kompania e tij ka investuar 600 milion dollarë në teknologjinë 5G dhe me shumë gjasa do të shfrytëzohet në makinat autonome, pajisjet mobile deri tek shtëpitë inteligjente.

Huawei gjithashtu prodhon pajisje rrjeti dhe do të jetë e para që prodhon çipe 5G jo vetëm për operatorët celularë por edhe vetë pajisjet tona.

Çipi do të sfidojë Qualcomm dhe Intel. Në fillim të këtij muaji Qualcomm prezantoi Snapdragon X24 i cili do të përgatisë konsumatorët për 5G-në.

Vitin e kaluar Intel prezantoi gjithashtu modemin 5G dhe bashkëpunoi me Microsoft, Dell, HP dhe Lenovo për ti instaluar në laptopët e tyre deri në 2019-ën. /PCWorld Albanian

The post Huawei prezanton çipin e parë mobil 5G appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Epoka e botës mobile ka filluar

$
0
0

Më shumë se 100,000 njerëz do të bashkohen në Barcelonë këtë javë për Kongresin Mobil Botëror të GSMA.

Prodhuesit e telefonëve, operatorët celularë dhe lojtarët e tjerë të industrisë do të diskutojnë për trendët më të fundit në një prej shfaqjeve më të njohura të industrisë.

Grafiku i mëposhtëm ilustron disa fakte kryesore për tregun e telefonëve inteligjentë dhe hedh dritë mbi disa trende që do të lënë gjurmë në aktivitet. /PCWorld Albanian

The post Epoka e botës mobile ka filluar appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

HMD prezanton Nokia 1, Nokia 6, Nokia 7 Plus dhe flagshipin e shumëpritur Nokia 8 Sirocco

$
0
0

Nokia kërkon rikthimin e ditëve të lavdishme me licencimin e markës tek HMD, dhe këtë e vërtetojnë përpjekjet dy vjeçare të vazhdueshme të ikonës Finlandeze.

Të Dielën kompania ndërmori hapin e radhës, tashmë e afirmuar si një prodhues telefonësh Android, me debutimin e Nokia 1, Nokia 6, Nokia 7 Plus dhe Nokia 8 Sirocco.

Telefoni më i lirë është Nokia 1, një telefon i thjeshtë por Android që fillon nga 85 dollarë.

Produktet e reja vinë ndërsa HMD ka shitur 70 milion njësi nga 11 modele në 2017-ën.

Kompania aktualisht ka bashkëpunuar me të paktën 100 distributorë dhe pritet të zgjerohet më tutje.

Modelet e reja tregojnë afrimiteitn e ri të Nokia me Google ndërsa marka Finlandeze ju bashkua programit Android Go me Nokia 1 me sistem operativ Android Go.

Flagshipi i kompanisë, Nokia 8 Sirocco, do të kushtojë 749 Euro dhe përmban dy kamera Zeiss, audio hapësinore dhe një xham të lakuar me një kornizë çeliku prej 2 mm dhe ekran pOLED 2K 5.5-inç pa skaje.

Nokia thotë se korniza prej çeliku është 2.5 herë më e fortë sesa ajo e serive 6000 prej alumini. Ka ardhe karikim wireless dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës.

Nokia 7 Plus me çmim prej 399 Eurosh vjen me kamër Zeiss 12 megapiksel. Kamera frontale ka një sensor adaptiv që përshtatet me kushtet e dritës dhe një veçori të rej quajtur “pro-camera” ku mund të modifikoni hapjen e lentes.

Telefoni bazohet në platformën Snapdragon 660 me dy ditë jetëgjatësi baterie.

Nokia 6 kushton 279 Euro dhe del në shitje në Prill. Përfaqëson një version të ri të telefonit të lançuar më parë. Ai është 60% më i shpejtë sesa paraardhësi thotë HMD dhe vjen me kamera Zeiss, USB-C dhe Android Oreo.

Bazohet në platformën Snapdragon 630 dhe shoqërohet nga 3GB RAM/32GB memorie dhe 4GB RAM/64GB memorie.

Së fundit, Nokia 1 është telefoni më i ri buxhetor i kompanisë. Me një kosto prej 85 dollarësh, përmban Android Oreo Go Edition, një version i optimizuar i Android për telefonët me 1GB RAM ose më pak.

Specifikat e harduerit:

Nokia 1:

  • Rrjetet: 850/900/1800/1900, WCDMA: Band 1, 5, 8, LTE: Band 1, 3, 5, 7, 8, 20, 38, 40
  • Shpejtësia e Rrjetit: LTE FDD/TDD deri në 150Mbps DL dhe deri në 50Mbps UL
  • Sistemi Operativ: Android Oreo™ (Go edition)
  • Procesori: MediaTek MT6737M Quad Core 1.1GHz
  • RAM: 1 GB LPDDR3 RAM
  • Memorie: 8 GB eMMC me MicroSD deri në 128GB
  • Ekrani: 4.5-inç FWVGA IPS
  • Kamera pasme: 5MP FF me LED Flash
  • Kamera frontale: 2MP FF
  • Sensorët/Konektiviteti: 802.11 b/g/n, GPS/AGPS, Bluetooth 4.2, Micro USB 2.0, 3.5mm AV jack, sensor proksimiteti, sensor drite, g-sensor,
  • Bateria: E zëvendësueshme 2150mAh
  • Formatet Audio: 3G2, 3GP, AAC, AMR, M4A, MKV, MP3, MP4
  • Përmasat: 133.6×67.78×9.5mm
  • FM radio
  • Nano SIM

Nokia 6:

  • Rrjetet: GSM: 850/900/1800/1900, WCDMA: Band 1, 2, 5, 8, LTE: Band 1, 3, 5, 7, 8, 20, 28, 38, 40, 41 (Full band 41)
  • Shpejtësia e Rrjetit: LTE Cat. 4, 150Mbps DL/50Mbps UL
  • Sistemi Operativ: Android 8.0 Oreo™
  • Procesori: Qualcomm® Snapdragon™ 630 mobile platform
  • Memoria: 3 GB LPDDR 4 RAM me 32 GB memorie ose 4 GB LPDDR 4 RAM me 64 GB memorie, të dy variantet me MicroSD deri në 128GB
  • Ekrani: 5.5” IPS LCD full HD (1920 x 1080, 16:9), Corning® Gorilla® Glass, 403 ppi, 450 nits, 1500:1 kontrast
  • Kamera e Pasme: 16MP PDAF / 1.0um / F2.0, ZEISS optics
  • Kamera e Pasme: 8MP FF, 1.12um / F2.0 / FOV 84˚
  • Sensorët/Konektiviteti: 802.11 a/b/g/n/ac, BT 5.0, GPS/AGPS+GLONASS+BDS, FM/RDS, USB type-C (USB 2.0), OTG, 3.5mm, sensor drite, sensor proksimiteti, akselerometër, e-compass, gyroscope, skaner të shenjave të gishtërinjve, NFC
  • Bateria: E integruar 3000mAh
  • Audio: Një boks i vetëm, audio hapësinore me dy mikrofonë
  • Përmasat: 148.8×75.8×8.15 mm (8.6 mm me sensorin e kamerës)
  • Nano SIM

Nokia 7 Plus:

  • Rrjetet: GSM: 850/900/1800/1900, WCDMA: Band 1, 2, 5, 8, LTE: Band 1, 3, 5, 7, 8, 20, 28, 38, 40, 41(Full band 41)
  • Shpejtësia e Rrjeteve: LTE Cat 6, 2CA, 300Mbps DL/50Mbps UL
  • Sistemi Operativ: Android 8.0 Oreo™
  • Procesori: Qualcomm® Snapdragon™ 660 mobile platform
  • RAM: 4 GB LPDDR 4
  • Memoria: 64 GB memorie e brendshme me MicroSD deri në 256GB
  • Ekrani: 6” IPS LCD full HD+ (2160 x 1080, 18:9), Corning® Gorilla® Glass, 403 ppi, 500 nits, 1:1500 kontrast
  • Kamera e Pasme: 12MP, 1.4um f1.75, 2PD, ZEISS Optics
  • Kamera e Pasme dytësore: 13MP, 1.0um, F2.6, ZEISS
  • Kamera Frontale: 16MP FF 1.0um, F2.0, ZEISS
  • Sensorët/Konektiviteti: Wi-Fi 802.11 a/b/g/n/ac, BT 5.0, GPS/AGPS+GLONASS+BDS, NFC, USB type-C (USB 2.0), OTG, 3.5mm AV jack, sensor drite, sensor proksimiteti, akselerometër, e-compass, gyroscope, sensor i shenjave të gishtërinjve
  • Bateria: E integruar 3800mAh me USB type-C
  • Audio: Një boks me audio hapësinore dhe 3 mikrofronë
  • Përmasat: 158.38×75.64×7.99 mm (9.55 mm me sensorin e kamerës)
  • Nano SIM

Nokia 8 Sirocco:

  • Rrjetet: GSM: 850/900/1800/1900, CDMA One: BC (800), CDMA 2000:  BC0 (800). WCDMA, 1,2,5,8, TDS CDMA 34,39 FDD-LTE: 1, 2, 3, 4, 5, 7, 8, 20, 28 TDD-LTE: 34, 38, 39, 40, 41
  • Shpejtësia e Rrjetit: LTE Cat 12 600Mbps DL Cat13 150Mbps(64QAM) UL
  • Sistemi Operativ: Android Oreo™
  • Procesori: Qualcomm™ Snapdragon® 835 Mobile Platform
  • RAM: 6 GB LPPDDR 4X
  • Memorie: 128G GB USF2.1 e Integruar
  • Ekrani: 5.5” QHD pOLED, 3D Corning® Gorilla® Glass 5
  • Kamera e Pasme: 12MP wide, 2L7, 1.4um, 2PD, f/1.75, FOV 78”
  • Kamera e Pasme Dytësore: 13MP tele, 3M3, 1.0um, f/2.6, FOV 47.3”
  • Kamera Frontale: 5MP, 4E8, 1.4um, F/2.0, FF
  • Sensorët/Konektiviteti: 802.11 a/b/g/n/ac (MIMO), BT 5.0, GPS/AGPS+GLONASS+BDS, NFC,ANT+, skaner i shenjave të gishtërinjve, ALS/PS, g-sensor, e-compass, gyro, barometer
  • Bateria: E integruar 3260mAh
  • Audio: Tre mikrofonë, boks inteligjent
  • Kairkimi: QC 4 compatible, Qi wireless
  • Përmasat: 140.93×72.97×7.5 mm
  • Nano SIM

Disponueshmëria

Nokia 8 Sirocco del në shitje në fillim të muajit Prill për 749 dollarë. Nokia 7 Plus në shitje në fillim të muajit Prill për 399 dollarë.

Nokia 6 në shitje në muajin Maj me çmim prej 279 dollarë.

Nokia 1 në shitje në Prill për 85 dollarë. /PCWorld Albanian

The post HMD prezanton Nokia 1, Nokia 6, Nokia 7 Plus dhe flagshipin e shumëpritur Nokia 8 Sirocco appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Kosbit përzgjidhet si një prej “100 Kompanive më të Mira në Outsourcing”

$
0
0

Kosbit, një lider global IT specializuar në shërbime outsourcing dhe një shitës global i shërbimeve të AT&T, bëri të ditur se ishte përfshirë në listën “2018 Global Outsourcing 100” e cila vlerëson disa prej kompanive më të rëndësishme të këtij sektori.

Kjo listë përpilohet nga IAOP (International Association for Outsourcing Professionals) dhe publikohet çdo vit nga Revista FORTUNE 500.

Kosbit njihet një prej ofruesve më të mirë në pesë kategori: Në Përmasa dhe Rritje, Referenca Konsumatore, Shpërblime dhe Certifikime, Programe për Inovacionin dhe Programe Për Përgjegjshmërinë Sociale të Korporatave.

“Kemi kënaqësinë të njihemi si një prej kompanive outsourcing më të mirë në botë,” tha Fatmir Hyseni, CMO i Kosbit, “sepse kjo demonstron përkushtimin tonë në ekselencë dhe përmirësim të vazhdueshëm.”

Kjo njohje vjen nga klientët tanë për shërbimet që ofrojmë dhe vlerën që krijojmë për ta.

Ne jemi një kompani e re dhe me rritje, por gjithnjë kemi pasur parasysh se cilësia është ajo që kërkojmë dhe konsumatorët e vlerësojnë.

Ndërsa vijojmë të rritemi, modelin ynë outsourcing, i cili është i bazuar në rezultate dhe jo aktivitet, do të jetë objektivi ynë.

Pranë Kosbit ne i kushtojmë rëndësi të madhe rezultateve. Kështu kemi përqafuar një model bazuar në rezultate dhe ka ndihmuar biznesin tonë të arrijë pritshmëritë.

Lista The Global Outsourcing 100 shërben si njohje për disa prej kompanive më të shquara në outsourcing. Këto lista përpilohen sipas aplikimeve të marra ndërsa vendimi bazohet në një metodologji rigoroze dhe panel jurie të pavarur me një eksperiencë të lartë në kompanitë e përzgjedhura.

Në ekonominë e ditëve të sotme është bërë akoma edhe më e rëndësishme për konsumatorët e shërbimeve outsourcing të identifikojnë me lehtësi dhe të përzgjedhin ofruesin e duhur në bazë të nevojave të tyre.

The Global Outsourcing 100 është mjeti i duhur për të bërë zgjedhjen e duhur.

Për listën e plotë të 2018 GO100 vizitoni  www.IAOP.org. Për më shumë informacion rreth shërbimeve që ofron Kosbit vizitoni www.kosbit.net. /CIO Albanian

The post Kosbit përzgjidhet si një prej “100 Kompanive më të Mira në Outsourcing” appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Huawei, prodhuesit e smartfonëve me më pak se 10% të tregut do të zhduken

$
0
0

Industria e smartfonëve pritet të konsolidohet ndërsa investimet pritet të mbajnë të gjallë konkurrencën në këtë treg në vitet e ardhshme por vetëm një pjesë e kompanive arrijnë të gjenerojnë fitim tha CEO i Teknologjive Konsumatore të Huawei ditën e Dielë.

Richard Yu tha se kushdo që ka më pak se 10% të tregut po humbet para.

Huawei është prodhuesi i tretë më i madh në botë pas Samsung dhe Apple me 10.2% të tregut në tre mujorin e katërt sipas IDC dhe Strategy Analytics.

“Në të ardhmen, vetëm tre prodhues do të mbijetojnë, ose mbase katër” shprehej Yu për reporterët.

Ai tha se prodhuesit e vegjël Kinezë ishin duke u konsoliduar dhe shumica e tyre do të zhduken sepse nuk kanë mjaftueshëm resurse për të investuar në kërkim, hulumtim dhe marketing.

Ai tha se biznesi i smartfonëve të Huawei është rritur me 30% vitin e kaluar dhe këtë vit pritet të rritet edhe më shumë.

Huawei mund të bëhet shumë shpejtë prodhuesi i dytë më i madh i telefonëve dhe në një të ardhme të afërt edhe i pari.

Por mohoi ardhjen e një flagshipi të ri siç kishte ndodhur tradicionalisht në të kaluarën në Kongresin Mobil Botëror në Barcelonë.

Megjithatë flagshipi i ri P20 do të ketë shfaqjen e tij muajin e ardhshëm në Paris dhe Huawei ka premtuar një teknologji të pakrahasueshme të kamerës.

Telefoni do të konkurrojë në mënyrë të drejtpërdrejtë me Galaxy S9 dhe Apple iPhone X.

Duke folur për gjeneratën e re të rrjeteve, Huawei gjithashtu prezantoi versione 5G të routerave për konsumatorët dhe çipin 5G për telefonët e kompanisë.

Yu tha se Huawei do të lançojë telefonin e parë 5G në tre mujorin e tretë ose të katërt dhe me shumë gjasa do të jetë një model Mate. /PCWorld Albanian

The post Huawei, prodhuesit e smartfonëve me më pak se 10% të tregut do të zhduken appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Shefi i Nokia, Evropa shumë larg Kinës dhe SHBA-ve me teknologjinë 5G

$
0
0

Operatorët kryesore të telekomunikacionit në Evropë kanë përshpejtuar axhendat e tyre të adoptimit të rrjeteve të gjeneratës tjetër 5G falë besimi të garantuar nga Nokia tha ekzekutivi i kompanisë Rajeev Suri.

Industria e pajisjeve mobile të rrjeteve, dominuar nga Kinezët e Huawei, Finlandezët e Nokia dhe Suedezë e Ericsson, por përballet me momentin më të vështirë prej dekadash ndërsa përgatitet për kalimin në 5G.

Rrjetet e para 5G komerciale pritet të implementohen këtë vit dhe Suri tha se disa prej vendeve ku do të instalohen antenat e para janë SHBA-të, Koreja e Jugut, Japonia dhe Kina.

Nokia tha ditën e Dielë se kishte nënshkruar një marrëveshje me China Mobile, operatorin më të madh në botë për nga numri i abonentëve, për të zhvilluar rrjetet 5G në vendin me popullsinë më të madhe në botë.

Marrëveshje të ngjashme do të nënshkruhen me Vodafone.

Një vit më parë operatorët thonin se lançimi i 5G-së do të fillonte në 2019-ën. Shumë kompani po kërkonin justifikime biznesi nëse kalimin në 5G ishte i nevojshëm.

“SHBA-të dhe Kina do të lënë në hije Evropën dhe besoj se 5G do të lançohet në 2019-ën,” tha Ai.

Muajin e kaluar Nokia tha se do të bashkëpunonte me Facebook për të ofruar sinjale wireless me kapacitet të lartë në vende ku kabllot optike nuk janë instaluar. /PCWorld Albanian

The post Shefi i Nokia, Evropa shumë larg Kinës dhe SHBA-ve me teknologjinë 5G appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Telefoni me shinë Nokia 8810 i Matrix-it rikthehet për 79 dollarë

$
0
0

Nokia 8810 – telefoni inovativ i kohës me shinë – ishte një prej telefonëve që të gjithë e pëlqenin por pak kishin mundësi ta blinin.

Ai u bë shumë popullor në filimin Matrix. Tashm HMD ka vendosur ta risjellë atë dhe pse jo ta shndërrojë në një hit.

Të dielën në Kongresin Mobil Botëror në Barcelonë, Nokia zyrtarisht zbuloi 8810-ën një telefon të thjeshtë me konektivitet 4G dhe aplikacione si Google Assistant, Maps, Search, Facebook, Twitter dhe Snake.

Bateria e tij mund të mbajë telefonin funksional për 17 ditë. Ai vjen i disponueshëm në dy ngjyra: verdhë dhe zezë.

Ky është telefoni i dytë i thjeshtë që HMD ka vendosur ta sjellë nga e kaluar. I pari, 3310-ta, u bë një hit.

Sistemi operativ mbi të cilin ndërtohet është KaiOS, posaçërisht për telefonët e thjeshtë. Bazohet në Linux por i ndërtuar mbi Firefox OS, një platfomë që Mozilla nuk e mbështet më.

Vetë KaiOS nuk përmendet në specifikat e telefonit. Si në të kaluarën, shina e telefoni përdoret për tu përgjigjur thirrjeve.

Specifikat e plota të harduerit të telefoni i gjeni mëposhtë:

  • Rrjeti: 2G: 900/1800, 3G: WB-CDMA 1/5/8/39, 4G: FDD-LTE 1/3/5/7/8/20, TDD-LTE 39/40/41/(38)
  • Sistemi Operativ: KaiOS
  • Procesori: Qualcomm® 205 Mobile Platform (Dual Core 1.1 GHz)
  • RAM: 512MB LPDDR3
  • Memoria: 4GB eMMC
  • Ekrani: 2.4-inç QVGA display, ekran i lakuar
  • Kamera: 2MP e pasme
  • Konekvititeti/Sensorët: Wi-Fi 802.11 b/g/n, BT 4.1, GPS/AGPS, micro USB 2.0, 3.5mm kufje
  • Bateria: 1500mAh
  • FM radio
  • Audio: AAC, AMR, MP3, MIDI, Vorbis
  • MicroSIM

Telefoni do të kushtojë 79 dollarë. /PCWorld Albanian

The post Telefoni me shinë Nokia 8810 i Matrix-it rikthehet për 79 dollarë appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

BE-ja e gatshme të rregullojë monedhat kriptografike

$
0
0

Bashkimi Evropian është i gatshëm të rregullojë monedhat kriptografike nëse rreziqet nga ky sektor nuk trajtohen në një nivel global tha shefi i financave të bllokut.

Një çmenduri investimi filloi vitin e kaluar në Bitcoin dhe monedhat e tjera kriptografike ku shumë investitorë fituan dhe të tjerë humbën.

“Ky është një fenomen global dhe është e rëndësishme që të aplikohen masa në nivel global,” tha Valdis Dombrovskis.

“Nuk e kemi hedhur poshtë mundësinë që të ecim përpara në nivel Evropian nëse rreziqet shtohen dhe përgjigja ndërkombëtare mungon.”

Këtë deklaratë ai e dha në një tryezë të rrumbullakët organizuar nga Banka Qendrore Evropiane dhe Bordi i Stabilitetit Financiar.

Ministrat e Financave të G20-ës si dhe Drejtorët e Bankave Qendrore pritet të takohen në Mars në Buenos Aires ku kriptomonedhat janë pjesë e axhendës.

Gjermania dhe Franca, të cilat kanë pranuar mundësitë e reja dhe potencialin e monedhave kriptografike, thanë se ato gjithashtu përbëjnë rreziqe të larta financiare për investitorët.

Duke qenë se ky treg përfaqëson vetëm një fraksion të sistemit financiar, konsensusi rreth tyre mungon. /CIO Albanian

The post BE-ja e gatshme të rregullojë monedhat kriptografike appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Qualcomm propozon uljen në tryezën e negocimit me Broadcom

$
0
0

Ditën e Hëne Qualcomm kërkoi nga Broadcom që të hynte në bisedime për negocimin e ofertës 117 miliard dollarëshe të Broadcom, një hap i rëndësishëm që hap rrugë drejt një marrëveshjeje të mundshme mes dy gjigantëve.

Qualcomm tha ditën e Hëne se të gjitha oferta e kaluara të Broadcom e kishin nënvlerësuar kompaninë por propozoi diskutim të vlerës.

Propozimi erdhi pas një takimi të dytë mes kompanive të Premten, një javë përpara se aksionerët e Qualcomm të votonin bordin e ri.

Broadcom dërguar 11 nominime për bordin e Qualcomm.

Kompania shkurtoi ofertën me 4% vitin e kaluar në 117 miliardë dollarë pas vendimit të Qualcomm për të rritur vlerën e marrëveshjes me NXP në 44 miliardë dollarë.

Kjo lëvizje shihet si një pengesë për dialog mes dy kompanive. Qualcomm gjithashtu ka kërkuar nga Broadcom qartësim të planeve lidhur me biznesin e licencimit. /PCWorld Albanian

The post Qualcomm propozon uljen në tryezën e negocimit me Broadcom appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Sony prezantoi gjeneratën e re të Xperia XZ me ekrane pa skaje dhe kamera HDR

$
0
0

Sony do të provojë edhe njëherë tjetër të “riparojë” marrëdhënien me telefonët inteligjentë.

Telefonët e rinj Xperia XZ2 dhe XZ2 Compact kanë përafërsisht të njëjtat ekrane pa skaje të Samsung dhe LG.

Të dy telefonët fuqizohen nga Qualcomm Snapdragon 845, procesori më i fundit dedikuar flagshipëve Android.

Modeli 5.7-inç XZ2 ka ekran FHD+ me rezolucion 2160×1080. Skajet në krye dhe fund të telefonit janë zvogëluar por ka ende hapësirë për të vendosur emrin e Sony.

Kjo do të thotë se ende nuk mund të matet me Samsung, LG apo OnePlus. Por qartësisht kemi të bëjmë me përmirësim.

Ekranet mbështetin HDR me ngjyra më të theksuara dhe vibrante. Madje XZ2 ka bokse stereo.

Pozicioni i kamerës së pasme është më qendror. Skaneri i shenjave të gishtërinjve në telefonët Sony gjendej në butonin anësor të ndezjes por me modelin e ri kalon në vendin e duhur, pjesën e pasme të telefonit.

Duke u ndaluar tek kapakët e pasëm, ato na kujtojnë telefonët HTC por janë më të lehtë për tu mbajtur.

Ajo që do ti mungojë XZ2 është porta e kufjeve 3.5mm sepse Sony do të ndjekë Apple.

XZ2 vijon të ofrojë një buton të dedikuar kamere ashtu si modeli i vitit të kaluar XZ Premium. Tashmë ka një sensor 19 megapiksel. Gjatë realizimit të videove 4K, kamera mund të kapë ngjyra HDR dhe video me 960 frekuenca në sekondë “slow motion.”

Kjo është një mrekulli më vete, dhe Samsung ka ndjekur të njëjtin trend. Për ardhuruesit, Sony ka një aplikacion 3D Creator për skanimin e fytyrës.

Në brendësi të XZ2 gjendet Snapdragon 845 me 4GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme. Android 8.0 Oreo është i shpejtë, i lehtë dhe i ngjashëm me Android Stock.

Sistemi i ri i dridhjeve dinamike në XZ2 bën që telefoni juaj të gjallërohet ose siç Sony i referohet “të ndjeni përmbajtjet tuaja.”

Një algoritëm analizon audion dhe bën të XZ2 të dridhet.

XZ2 Compact

Për ata që preferojnë telefonë të vegjël, Sony do të prezantojë modelin XZ2 Compact  me ekran 5-inç.

Ka të njëjtin harduer të XZ2 si procesori Snapdragon 845 dhe të njëjtën kamerë. Por nuk do të ketë Dridhjen Dinamike dhe pjesa e pasme është prej plastike.

Bateria është më e vogël dhe nuk ka karikim wireless. /PCWorld Albanian

The post Sony prezantoi gjeneratën e re të Xperia XZ me ekrane pa skaje dhe kamera HDR appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Masakrat në shkolla, Trump fajëson video lojërat dhe filmat e dhunshëm

$
0
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka premtuar se do të “bëjë diçka” në lidhje me dhunën në video-lojrat dhe filmat që shikohen nga të rinjtë.

Në një takim në Shtëpinë e Bardhë mbi sigurinë në shkolla, Presidenti Trump tha se ekspozimi ndaj dhunës nëpërmjet video-lojrave po ndikon për keq në trurin e adoleshentëve.

“Po dëgjoj gjithmonë e më shumë njerëz që thonë se niveli i dhunës në video-lojra është i tepërt dhe nuk i bën mirë njerëzve”, deklaroi Trump, i cili nuk tha me saktësi se çfarë kë ndërmend të bëjë.

Ky takim erdhi rreth një javë pas masakrës në një shkollë të Floridës, ku vdiqën 17 persona.

“Filmat janë kaq të dhunshëm saqë duhet të jemi të kujdesshëm me fëmijët tanë dhe atë çfarë shohin dhe çfarë po u bëhet mendjeve të tyre,” u shpreh Trump gjatë takimit.

Sipas Trump dhuna e video lojërave po ndikon në trurin e të rinjve. Një fëmijë 6-vjeçar nuk lejohet të shohë filma me përmbajtje pornografike por sheh filma me vrasje. /PCWorld Albanian

The post Masakrat në shkolla, Trump fajëson video lojërat dhe filmat e dhunshëm appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Problemet e Iphone X: nga telefonatat tek dhimbja e kokës dhe shkulja e flokëve

$
0
0

Problemet e iPhone X nuk kufizohen vetëm në një bug të një gërme në gjuhën e telugu (varietet i gjuhës indiane) që bllokon pajisjen, por gjithashtu në pjesën më të rëndësishme të tij siç janë: Face ID për zhbllokimin e telefonit duke njohur fytyrën dhe ekranin pa korniza në cepa. Mjafton ti hedhësh një sy forumit të Apple për të parë ankesa nga më të çuditshmet, disa edhe paradoksale, por që janë mëse të vërteta.

Problemi i gërmës në gjuhën telugu – ky problem shfaqet kur, pasi përdoruesit marrin një mesazh në telefon, çon në çakordim total sistemin operativ i cili mund të arrijë edhe të bllokojë apo riaktivizojë telefonin. Ky mesazh mund të merret nga aplikacione të ndryshme si WhatsApp, Messenger, iMessage, madje edhe nëpërmjet një njoftimi të thjeshtë. Ky problem godet të gjitha produktet Apple që përdorin sistemin iOS dhe gjithashtu kompjuterët macOS.

Problemi i telefonatës – një problem tjetër është ai i telefonatës, ku pasi merr një telefonatë, iPhone X bie dhe dridhet, por pamja vizuale shfaqet me vonesë, pra butonat jeshil dhe të kuq shfaqen me një vonesë deri në 10 sekonda, gjë që ndikon në rrezikun e humbjes së telefonatës. Edhe publikimi i sistemit të ri iOS 11.2.5 nuk e ka zgjidhur këtë problem.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=bmrzHb5Z5mo

Në ShBA, përdoruesit e Iphone X, ankohen edhe për thirrje të pavullnetshme që telefonat e tyre kryejnë drejt 911 (numri i emergjencave) duke mos patur as mundësinë e anullimit të telefonatës dhe situatave që mund të krijohen pas saj.

Face ID dhe problemi me personat e ngjashëm – shenjat e gishtave janë unike, fjalëkalimet të sigurtë dhe praktikë, por tek iPhone X këto janë eliminuar për ti lënë rrugë zhbllokimit të telefonit me anë të njohjes së fytyrës. Vështirësitë që shfaqen në këtë rast lidhen me binjakët, vëllezër e motra që ngjanë shumë me njëri tjetrin, madje edhe prindër me fëmijët e tyre. Ka edhe shembuj që qarkullojnë online si në rastin e videos më poshtë ku personat në fjalë kanë përdorur maska silikoni në stilin Mission Impossible për njohjen e fytyrës. Sigurisht, këto janë raste ekstreme, por që theksojnë dobësi të pranishme tek kjo pajisje. Apple, i ka pranuar këto probleme duke u shprehur se me sistemin e ri situata është përmirësuar edhe pse disa përdorues ankohen për mos funksionimin e Face ID, por që është lehtësisht i zgjidhshëm me metodën e vjetër të fikjes dhe ndezjes së telefonit.

https://www.youtube.com/watch?v=i4YQRLQVixM

Ekrani vuan nga temperaturat ekstreme – edhe pse Apple konsideron temperaturat nën zero dhe ato mbi 35 gradë si të pafavorshme për përdorimin e iPhone, shumë përdorues kanë sinjalizuar bllokime të telefonit kur kalohet nga një temperaturë në tjetrën. Për shembull, kur hyn në shtëpi dhe temperatura jashtë është nën zero, ekrani bllokohet dhe nuk i përgjigjet asnjë komande.

Dhimbja e kokës dhe shkulja e flokëve – në forumet e ndryshme, shumë përdorues të iPhone X ankohen edhe për shqetësimet me dhimbjen e kokës pas përdorimit të telefonit, pasi e kanë të vështirë të përshtaten me teknikat e iPhone të ri. Gjithashtu, përdorues të tjerë akuzojnë produktin si shkaktar i humbjes së flokëve ose shkuljes së qimeve të mjekrës pasi ngecin në strukturat e kornizës së ekranit të iPhone X. /PCWorld Albanian

The post Problemet e Iphone X: nga telefonatat tek dhimbja e kokës dhe shkulja e flokëve appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Të dhënat e iCloud ruhen në serverët e Google

$
0
0

Në një informacion të publikuar në uebsajtin e kompanisë muajin e kaluar, Apple aksidentalisht pranoi se përdorte shërbimin cloud të Google për shërbimet iCloud.

Ky lajm tregon sesa ka avancuar përpara Google në biznesin e infrastrukturës cloud krahasuar me Amazon dhe Microsoft.

Disa media e kishin raportuar mbështetjen e iCloud në Google Cloud në 2016-ën, por Apple asnjëherë nuk kishte dhënë informacion.

Apple periodikisht publikon versione të reja PDF për Guidën e Sigurisë së iOS. Prej vitesh ai dokument përmbante informacion se shërbimet iCloud bazoheshin në sistemet e ruajtjes së të dhënave nga Amazon dhe Micorosft.

Por në versionin e fundit Microsoft Azure mungon dhe në vend të tij është Platforma Google Cloud. Përpara përditësimit të Janarit Apple përditësoi gjithashtu Guidën e Sigurisë së iOS në Mars.

Në fillim të këtij muaji Google tha se linja G Suite dhe shërbimi cloud për sipërmarrjet sillte të paktën 1 miliardë dollarë të ardhura për tre mujorin e fundit. /PCWorld Albanian

The post Të dhënat e iCloud ruhen në serverët e Google appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)
Viewing all 6956 articles
Browse latest View live