Quantcast
Channel: Shpresa AL
Viewing all 6956 articles
Browse latest View live

Ndërtuar për mënyrën se si komunikojmë sot: Samsung Galaxy S9 dhe S9+

$
0
0

Samsung Electronics Co., Ltd. prezanton Samsung Galaxy S9 dhe S9+, smartphonët që transformojnë mënyrën se si njerëzit komunikojnë, ndajnë dhe përjetojnë botën. Të krijuar për një epokë në të cilën konsumatorët gjithnjë e më shumë komunikojnë dhe shprehen më shumë me imazhe, video dhe emoji, Galaxy S9 dhe S9+ nxisin inovacionin me kamerën e përparuar të Samsung.

Të ridizenjuar me një lente të re të dyfishtë që fuqizon një kamera inovative në ndriçim të ulët, aftësi video Super Slow-mo dhe Emoji AR të personalizuara, Galaxy S9 dhe S9+ u sigurojnë përdoruesve që të mos humbasin asnjë moment dhe të bëjnë epike çdo ditë të jetës së tyre.

Galaxy S9 dhe S9+ ofrojnë një eksperiencë të përmirësuar argëtimi me altoparlantë të fuqishëm stereo të akorduar nga AKG, audio imersive me Dolby Atmos dhe një ekran elegant pa kufij Infinity – një element kyç në trashëgiminë e projektimit të Samsung. Për më tepër, Galaxy S9 dhe S9+ vijnë me aplikacionin e ri SmartThings, i cili bashkon shërbimet ekzistuese IoT të Samsung në një përvojë të vetme dhe të zgjuar.

“Mënyra se si i përdorim smartphonët ka ndryshuar duke qenë se komunikimi dhe të shprehurit ka evoluar,” tha DJ Koh, president dhe Shef i Divizionit të IT & Mobile Communications pranë Samsung Electronics. “Me Galaxy S9 dhe S9+, ne kemi transformuar kamerën e smartphonëve. Galaxy S9 dhe S9+ jo vetëm që u mundësojnë konsumatorëve që të bëjnë fotografi dhe video më të mira kudo, por janë smartphone të projektuar për t’i ndihmuar ata të lidhen me të tjerët dhe të shprehen në një mënyrë që është unike dhe personale për ta.”

Kamera e Transformuar

Kamerat e sotme shërbejnë më shumë sesa për të bërë fotografi – ato janë për t’u lidhur dhe komunikuar. Konsumatorët dëshirojnë një kamera smartphoni me teknologji të përparuar me qëllim që të mund të shprehen me imazhe dhe mjete me cilësi të lartë për të treguar historinë e tyre të veçantë. Kamerat e Galaxy S9 dhe S9+ janë ndërtuar duke patur këta konsumatorë në mendje, me një sensor Super Speed Dual Pixel me fuqi përpunimi të dedikuar dhe kujtesë për të realizuar shkrepje fantastike me foto të cilësisë së lartë. Karakteristikat e kamerave të Galaxy S9 dhe S9+ përfshijnë:

Super Slow-mo: Krijo momente epike çdo ditë me video dinamike dhe të ngadaltë që kap 960 sekuenca për sekondë. Galaxy S9 dhe S9+ gjithashtu ofrojnë Identifikimin automatik të Lëvizjes, një veçori inteligjente që zbulon lëvizjen në sekuencë dhe automatikisht fillon të regjistrojë – ajo çfarë duhet të bëjnë përdoruesit është të realizojnë shkrepjen. Pas kapjes së videove Super Slow-mo, përdoruesit mund të zgjedhin muzikën e sfondit nga 35 opsione të ndryshme ose të shtojnë një melodi nga playlista e tyre e preferuar. Përdoruesit gjithashtu mund të krijojnë, modifikojnë dhe ndajnë me lehtësi GIF me një klikim të vetëm në tre stilet e lëvizjes së looping për të parë veprimin të përsëritur.

Kamera për ndriçim të ulët: Ndriçimi i mirë është sekreti për çdo foto të mrekullueshme. Por shpesh fotografitë bëhen në kushte me ndriçim jo perfekt dhe shumica e kamerave të smartphonëve kanë një hapje fikse që nuk mund të përshtatet në mjedise me ndriçim të ulët ose të lartë duke rezultuar në fotografi jo të qarta ose të zbehta. E ngjashme me mënyrën se irisi i syrit të njeriut zgjerohet dhe kontraktohet, Apertura e Dyfishtë2 e Samsung (F1.5 – F2.4) lejon automatikisht të hyjë më shumë dritë kur është errësirë dhe më pak dritë kur ka shumë ndriçim, duke realizuar fotografi të pastra dhe të qarta.

Emoji AR: Samsung lejon përdoruesit të krijojnë një emoji që duket, tingëllon dhe vepron ashtu si ata. Emoji AR përdor një algoritëm të të mësuarit automatik të bazuar në të dhëna, i cili analizon një imazh 2D të përdoruesit dhe përshkruan më shumë se 100 veçori të fytyrës për të krijuar një model 3D që pasqyron dhe imiton shprehje, si shkelje syri dhe tundje koke, për personalizim të vërtetë. Emoji AR ndan emocionet e jetës reale të përdoruesve jo vetëm në video, por gjithashtu me një gamë stikerash duke përdorur një format standard AGIF në mënyrë që përdoruesit të mund të ndajnë emojit e tyre në shumicën e platformave të mesazheve të palëve të treta.

Bixby: Platforma e inteligjencës së Samsung, e integruar në kamera, përdor realitetin e shtuar dhe teknologjitë e të mësuarit të thellë për të dhënë informacion të dobishëm rreth ambjentit rrethues së përdoruesit3 . Me zbulimin dhe njohjen e objektit në kohë reale, Bixby menjëherë gjeneron informacion direkt mbi imazhin ku është drejtuar kamera. Përdoruesit mund të përkthejnë gjuhë të huaja dhe të konvertojnë monedha në kohë reale me Live Translation, të mësojnë rreth ambjentit të tyre rrethues, të blejnë produktet aë kanë parë në botën reale dhe të gjurmojnë kaloritë gjatë gjithë ditës.

Argëtim i Transformuar

Smartphonët shpesh janë zgjedhja jonë për argëtim, prandaj Samsung krijoi një pajisje që ofron eksperienca audio premium me altoparlantë stereo të akorduar nga AKG. Nëse përdoruesit shohin filmin e tyre të preferuar ose dëgjojnë albumin e fundit të artistit të tyre të preferuar, tingujt janë të qarta, gjallëruese dhe shumë cilësore. Galaxy S9 dhe S9+ gjithashtu mbështesin Dolby Atmos, duke dhënë efektin e tingullit 360-gradë.

Eksperienca audio e Galaxy S9 dhe S9+ plotësohet nga ekrani revolucionar Infinity i Samsung. Prezantuar për herë të parë tek Galaxy S8, ndriçimi i shkëlqyer Super AMOLED Infinity Display miksohet direkt në telefon pa ndërprerje virtuale shpërqendruese. Me përmirësimin e përshtatur të kontrastit, përdoruesit mund të përdorin pajisjen e tyre edhe direkt nën rrezet e diellit.

Një pajisje që përshtatet me mënyrën e jetesës

Si smartphoni i parë që mbështet aplikacionin e ri SmartThings, Galaxy S9 dhe S9+ janë qendra për të menaxhuar çdo aspekt të jetesës së lidhur në shtëpi, në zyrë apo në lëvizje. Aplikacioni SmartThings prezantohet me S9 dhe S9+ dhe do të lidhet me pajisje të tjera Samsung dhe jo Samsung.

Për ata që janë vazhdimisht në lëvizje, gjenerata e ardhshme Samsung DeX fuqizon një mënyrë jetese në lëvizje duke sjellë tek pajisjet mobile një përvojë të gjerë në ekran të plotë. Me DeX Pad, një sistem i ri tavoline pune, përdoruesit mund të lidhin me lehtësi Galaxy S9 dhe S9+ me një monitor më të gjerë, tastierë dhe mouse për të zgjeruar përvojën mobile me editimin e përmirësuar të dokumenteve apo edhe lojërat me ekran të plotë. Përdoruesit gjithashtu mund të transformojnë Galaxy S9 dhe S9+ në një Tastierë Touch dhe Touch Pad me DeX Pad.

Standardi më i mirë vjen me Galaxy Foundation

Samsung përcakton standardin e artë për smartphonët me rezistencën IP687 ndaj ujit dhe pluhurit dhe karikimin e shpejtë wireless dhe shkon një hap më tej me Galaxy S9 dhe S9+. Pajisjet tani mbështesin memorien e zgjerueshme deri në 400GB me një Micro SD Card dhe janë të pajisura me procesorët më të fundit të aplikacioneve premium që ofrojnë performancë të fuqishme dhe përpunim të sofistikuar të imazhit.

Përveç kësaj, Galaxy S9 dhe S9+ u qetësojnë përdoruesit duke e ditur se telefoni i tyre është i mbrojtur nga Knox 3.1, platforma e sigurisë e shkallës më të fundit të mbrojtjes së Samsung. Galaxy S9 dhe S9+ mbështesin tri opsione të ndryshme autentifikimi biometrik – skanimi i irisit, gjurmët e gishtave dhe njohja e fytyrës – kështu që përdoruesit mund të zgjedhin mënyrën që dëshirojnë për të mbrojtur pajisjen dhe aplikacionet e tyre. Pajisjet mbështesin Intelligent Scan, një verifikim i ri që përdor në mënyrë inteligjente forcën kolektive të skanimit të irisit dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës për të hapur shpejt dhe në mënyrë të përshtatshme telefonin e një përdoruesi në situata të ndryshme. Galaxy S9 dhe S9+ gjithashtu prezantojnë Dedicated Fingerprint, duke u dhënë përdoruesve mundësinë për të përdorur një gjurmë gishti për të aksesuar Dosjen e Sigurtë të ndryshme nga ajo që përdoret për të hapur telefonin.

Galaxy S9 dhe S9+ e çojnë shëndetin në një nivel më të lartë me një sensor optik të përmirësuar të ndërtuar direkt në pajisje, i cili siguron informacion më të pasur dhe më të saktë mbi statusin shëndetësor të përdoruesve. Ky sensor lejon Galaxy S9 dhe S9+ të gjurmojnë Faktorin e Ngarkesës së Zemrës së përdoruesit, një matje e re e kërkesën në kohë reale e vendosur në zemër.

Galaxy S9 dhe S9+ vijnë në tregun shqiptar në ngjyrat e Zezë e Mesnatës, Blu Koralor dhe në një ngjyrë të re, e Purpurt Jargavani. Galaxy S9 dhe S9+ dhe do të jenë në dispozicion në treg pranë partnerëve të Samsung duke filluar nga data 16 Mars 2018.

Për më shumë informacion rreth Galaxy S9, vizitoni http://www.samsungmobilepress.comnews.samsung.com/galaxywww.samsung.com/galaxy ose www.samsung.com/al.

The post Ndërtuar për mënyrën se si komunikojmë sot: Samsung Galaxy S9 dhe S9+ appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Ministria Kosovave e Punëve të Brendshme prezanton patentë shoferin e parë elektronik në botë

$
0
0

Ministria e Punëve të Brendshme, përmes Agjencisë për Regjistrim Civil, e mbështetur nga kompania gjermane “VeridosGmbH – IdentitySolutions by Giesecke+DevrientandBundesdruckerei”,  ka lansuar sot në Prishtinë projektin: “patentë-shoferi mobil”.

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, theksoi se është shumë krenar që  Republika e Kosovës prezanton patentë shoferin e parë elektronik/mobil në botë, që do të zbatohet në të gjithë vendin dhe jo vetëm si pilot-program, por si projekt me shtrirje të plotë.

“Është kënaqësi t’iu prezantojë inovacionin tonë më të ri të identitetit për qytetarët tanë, aplikacionin RKSmobileID. Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë patentë shofer të vlefshëm mund të shkarkojnë aplikacionin RKSmobileID dhe ta përdorin atë. Ai u ofron qytetarëve tanë një nivel të ri komoditeti dhe sigurie të të dhënave” theksoi Ministri Sefaj.

Ministri Sefaj vuri në dukje se  patentë shoferi elektronik-mobil, gjithashtu njeh standardin ndërkombëtar për patentë shofer, ISO/IEC 18013, dhe rrjedhimisht garanton siguri maksimale dhe pajtueshmëri universale me të gjitha produktet e ardhshme të kartave të identitetit.

Ai tha se patentë shoferi elektronik-mobil ka shumë përparësi pasi që mundëson saktësi më të madhe në procedurën e kontrollit të patentë shoferit. Ai poashtu siguron efikasitet të përmirësuar pasi procesi është i shpejtë, transferon të dhënat dhe zgjatë vetëm disa sekonda si dhe është i sigurtë dhe i qëndrueshëm.  Po ashtu i mundëson policisë të verifikoj lehtë identitetin e shoferit dhe e  fundit është se qytetarët gjithmonë e mbajnë me vete, mjafton të keni një telefon të mençur.

Në fund ministri Sefaj tha patentë shoferi me dizajnë te ri  i Republikës së Kosovës është sipas direktivave te fundit te BE-së. Patentë shoferët e rinj kombinojnë dizajnin më bashkëkohor me teknologjitë më të fundit të sigurisë. Ai tha se jemi duke zbatuar të dy zgjidhjet, produktet së bashku me kompaninë gjermane Veridos.

Ndërsa shefi i operacioneve i kompanisë Verdios, dr. HermannSterzinger, përgëzoi Kosovën për patentë shoferin e parë elektronik/mobil në botë. Ai tha se ky është një hap shumë i rëndësishëm drejt një bashkëveprimi modern, ndërmjet qeverisë dhe qytetarëve dhe drejt digjitalizimit të proceseve publike.

“Patentë shoferi elektronik/mobil nuk është vetëm një produkt shumë miqësor për përdoruesin, por gjithashtu është edhe produkt shumë i sigurt. Organet e zbatimit të ligjit mund të verifikojnë identitetin e poseduesit të patentë shoferit duke hyrë në të dhënat përkatëse në sistemin në prapavijë (back-end). Kjo e bën praktikisht të pamundur falsifikimin e patentë shoferit elektronik/mobil”, theksoi  Sterzinger.

Ai gjithashtu vuri në pah se kanë kontribuar në zgjidhje duke integruar produktin e tyre të testuar mirë me njohuritë praktike inovative, siç janë Softueri IMAGO i Veridos, i cili përdoret për marrjen, verifikimin dhe menaxhimin e të dhënave të përdoruesve. Bazuar në konfigurimin specifik të projektit, ai mbështet lloje të ndryshme të kartave të identitetit, duke përfshirë edhe patentë shoferët. IMAGO është në përputhje me të gjitha specifikimet ndërkombëtare në lidhje me dokumentet e identifikimit, llojet, formatet dhe cilësinë e të dhënave biometrike, si dhe me specifikacionet për sigurinë e të dhënave dhe përdorimin e dokumenteve elektronike të identifikimit.

Kosova është vendi i parë në botë që do të ketë këtë aplikacion për  patentë-shoferë, i cili do të jetë në dispozicion të të gjithë qytetarëve që kanë patentë-shoferë, dhe i cili mund të lexohet nga telefoni mobil.

Në këtë konferencë u bë edheskenimi i aplikacionit Verifier në telefonin e mençur me  patentë shoferin fizik dhe ku tregohen të dhënat në telefonin e mençur.

Republika e Kosovës është një vend i ri dhe modern në mes të Evropës. Vendi ynë gjithmonë do të përpiqet të ofroj produkte inovative, përmes strategjisë së teknologjisë së informacionit, e cila i mbështet këto nisma.

Ministri Sefaj prezantoi patentë shoferin me dizajn te ri dhe theksoi se nga java e ardhshme do të fillojë lëshimi i patentë shoferëve me dizajn te ri.

Po ashtu MPB i ka përfunduar të gjitha procedurat për lëshimin e patentë shoferëve profesional, ndërsa lëshimi i tyre do të filloj në koordinim me Ministrinë e Infrastrukturës.

The post Ministria Kosovave e Punëve të Brendshme prezanton patentë shoferin e parë elektronik në botë appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Bloomberg: Në vjeshtë dy modele iPhone X me ekrane OLED 5.7-inç dhe 6.5-inç

$
0
0

Këtë vjeshtë mund të mos kemi vetëm një iPhone X. Raportohet se Apple ka planifikuar dy modele: një phablet të madh i cili merr disa prej elementëve të dizajnit nga iPhone X që mund të quhet iPhone X plus dhe një model më i lirë që sakrifikon disa opsione premium për ta bërë më të përballueshëm në kosto.

Spekulimet rreth telefonëve të rinj të Apple kanë filluar prej disa muajsh, të paktën që kur debutoi iPhone X. Përgjatë fundjavës një foto e një modeli 6.5-inç iPhone X u publikua online.

Kështu ekrani i iPhone X Plus do të ishte vetëm 1.4-inç më i vogël sesa një iPad Mini.

Bloomberg i dha zë ditën e sotme edhe më shumë këtyre spekulimeve kur Mark Gurman dhe Debby Wu raportuan një model 6.5-inç.

Pavarësisht ekranit të madh, trupi i iPhone X Plus do të jetë i ngjashëm në madhësi me atë të iPhone 8 Plus.

Është përfolur edhe për një model të tretë i cili do të qëndronte mes modelit 6.5-inç dhe atij 5.8-inç por Bloomberg e hedh poshtë këtë hipotezë.

Në të vërtetë do të jetë një variant më i vogël se dy të tjerët por një hibrid mes iPhone 8 dhe iPhone X me kapakë të pasmë prej xhami, skaje prej alumini dhe ekran LCD “pa skaje.” /PCWorld Albanian

The post Bloomberg: Në vjeshtë dy modele iPhone X me ekrane OLED 5.7-inç dhe 6.5-inç appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Ministria Kosovare e Punëve të Brendshme prezanton patentë shoferin e parë elektronik në botë

$
0
0

Ministria e Punëve të Brendshme, përmes Agjencisë për Regjistrim Civil, e mbështetur nga kompania gjermane “VeridosGmbH – IdentitySolutions by Giesecke+DevrientandBundesdruckerei”,  ka lansuar sot në Prishtinë projektin: “patentë-shoferi mobil”.

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, theksoi se është shumë krenar që  Republika e Kosovës prezanton patentë shoferin e parë elektronik/mobil në botë, që do të zbatohet në të gjithë vendin dhe jo vetëm si pilot-program, por si projekt me shtrirje të plotë.

“Është kënaqësi t’iu prezantojë inovacionin tonë më të ri të identitetit për qytetarët tanë, aplikacionin RKSmobileID. Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë patentë shofer të vlefshëm mund të shkarkojnë aplikacionin RKSmobileID dhe ta përdorin atë. Ai u ofron qytetarëve tanë një nivel të ri komoditeti dhe sigurie të të dhënave” theksoi Ministri Sefaj.

Ministri Sefaj vuri në dukje se  patentë shoferi elektronik-mobil, gjithashtu njeh standardin ndërkombëtar për patentë shofer, ISO/IEC 18013, dhe rrjedhimisht garanton siguri maksimale dhe pajtueshmëri universale me të gjitha produktet e ardhshme të kartave të identitetit.

Ai tha se patentë shoferi elektronik-mobil ka shumë përparësi pasi që mundëson saktësi më të madhe në procedurën e kontrollit të patentë shoferit. Ai poashtu siguron efikasitet të përmirësuar pasi procesi është i shpejtë, transferon të dhënat dhe zgjatë vetëm disa sekonda si dhe është i sigurtë dhe i qëndrueshëm.  Po ashtu i mundëson policisë të verifikoj lehtë identitetin e shoferit dhe e  fundit është se qytetarët gjithmonë e mbajnë me vete, mjafton të keni një telefon të mençur.

Në fund ministri Sefaj tha patentë shoferi me dizajnë te ri  i Republikës së Kosovës është sipas direktivave te fundit te BE-së. Patentë shoferët e rinj kombinojnë dizajnin më bashkëkohor me teknologjitë më të fundit të sigurisë. Ai tha se jemi duke zbatuar të dy zgjidhjet, produktet së bashku me kompaninë gjermane Veridos.

Ndërsa shefi i operacioneve i kompanisë Verdios, dr. HermannSterzinger, përgëzoi Kosovën për patentë shoferin e parë elektronik/mobil në botë. Ai tha se ky është një hap shumë i rëndësishëm drejt një bashkëveprimi modern, ndërmjet qeverisë dhe qytetarëve dhe drejt digjitalizimit të proceseve publike.

“Patentë shoferi elektronik/mobil nuk është vetëm një produkt shumë miqësor për përdoruesin, por gjithashtu është edhe produkt shumë i sigurt. Organet e zbatimit të ligjit mund të verifikojnë identitetin e poseduesit të patentë shoferit duke hyrë në të dhënat përkatëse në sistemin në prapavijë (back-end). Kjo e bën praktikisht të pamundur falsifikimin e patentë shoferit elektronik/mobil”, theksoi  Sterzinger.

Ai gjithashtu vuri në pah se kanë kontribuar në zgjidhje duke integruar produktin e tyre të testuar mirë me njohuritë praktike inovative, siç janë Softueri IMAGO i Veridos, i cili përdoret për marrjen, verifikimin dhe menaxhimin e të dhënave të përdoruesve. Bazuar në konfigurimin specifik të projektit, ai mbështet lloje të ndryshme të kartave të identitetit, duke përfshirë edhe patentë shoferët. IMAGO është në përputhje me të gjitha specifikimet ndërkombëtare në lidhje me dokumentet e identifikimit, llojet, formatet dhe cilësinë e të dhënave biometrike, si dhe me specifikacionet për sigurinë e të dhënave dhe përdorimin e dokumenteve elektronike të identifikimit.

Kosova është vendi i parë në botë që do të ketë këtë aplikacion për  patentë-shoferë, i cili do të jetë në dispozicion të të gjithë qytetarëve që kanë patentë-shoferë, dhe i cili mund të lexohet nga telefoni mobil.

Në këtë konferencë u bë edheskenimi i aplikacionit Verifier në telefonin e mençur me  patentë shoferin fizik dhe ku tregohen të dhënat në telefonin e mençur.

Republika e Kosovës është një vend i ri dhe modern në mes të Evropës. Vendi ynë gjithmonë do të përpiqet të ofroj produkte inovative, përmes strategjisë së teknologjisë së informacionit, e cila i mbështet këto nisma.

Ministri Sefaj prezantoi patentë shoferin me dizajn te ri dhe theksoi se nga java e ardhshme do të fillojë lëshimi i patentë shoferëve me dizajn te ri.

Po ashtu MPB i ka përfunduar të gjitha procedurat për lëshimin e patentë shoferëve profesional, ndërsa lëshimi i tyre do të filloj në koordinim me Ministrinë e Infrastrukturës.

The post Ministria Kosovare e Punëve të Brendshme prezanton patentë shoferin e parë elektronik në botë appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Kongresi Mobil Botëror – BMW prezanton makinën autonome

$
0
0

Prodhuesi gjerman BMW ka shfaqur në Kongresin Mobil Botëror një sistem të makinës autonome të cilën do të kemi mundësi ta provojmë vetëm pas disa vitesh.

Pas pushtimit të eventit CES në Las Vegas me makina autonome, nuk mund të mos mungonte një përgjigje nga ana tjetër e kontinentit, përkatësisht në Kongresin Mobil Botëror, ku BMW prezantoi një version të veçantë të BMW i3 elektrike të pajisur me komponentë të nevojshëm për të ngarë makinën në mënyrë autonome në nivelin 5 i cili është edhe niveli më i evoluar.

Disa nga detajet janë: lidhja e makinës me smartphone që mundëson kontrollin e pozicionit të makinës dhe zgjedhjen nëse do të shkojë shoferi tek makina apo makina tek shoferi duke përdorur GPS, hapja e makinës me anë të shenjave të gishtave, nisja e makinës duke u ulur në ndenjësen e pasme dhe duke e ndezur vetëm me një klikim butoni në ekranin me prekje dhe ndërkohë mund të shihet ndonjë film apo të dëgjohet muzikë, pra detaje të cilat e shpërqendrojnë komplet vëmendjen e shoferit, pasi është vetë  makina e cila udhëheq.

Megjithatë, bëhet fjalë për makina që do të mund të vihen në lëvizje vetëm pas vitit 2021, pasi vetë prodhuesit shprehen se ka vështirësi të shumta edhe pse në korrik të këtij viti, pritet që BMW të prezantojë çelësin digjital, një sistem që lejon hapjen dhe mbylljen e makinës me anë të telefonit. /PCWorld Albanian

The post Kongresi Mobil Botëror – BMW prezanton makinën autonome appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Hëna së shpejti me rrjet celular

$
0
0

Duke folur për tarifat roaming: Hëna së shpejti do të pajisjet me një rrjet celular.

Ky rrjet do të jetë i aftë të transmetojë video HD live nga Hëna në Tokë. Ai do të vihet në funksion nga Vodafone Germany, Nokia dhe prodhuesi i makinave Audi raportoi Reuters.

Projekti u prezantua në Kongresin Mobil Botëror në Barcelonë dhe pritet të jetë funksional në 2019-ën ku SpaceX do të jetë transportuesi.

Kompanitë e përfshira do të punojnë me PTScientists, një grup shkencëtarët me seli në Berlin.

Pavarësisht këtij projekti futuristik, rrjet do të bazohet në 4G dhe jo 5G. Kjo sepse 4G është më e qëndrueshme sesa 5G në faza eksperimentale. /PCWorld Albanian

The post Hëna së shpejti me rrjet celular appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Western Digital prezantoi kartën SD më të shpejtë në botë me kapacitet 400GB

$
0
0

Western Digital rrit edhe më tej performancën e kartave microSD Sandisk Extreme UHS-I me një model të ri 400GB SanDisk Extreme UHS-I microSDXCT, e cila mendohet të jetë karta e memories me shpejtësinë më të lartë në botë.

Karta e prezantuar në Kongresin Mobil Botëror në Barcelonë ka shpejtësi leximi prej 160MB/s dhe shkrimi prej 90MB/s duke hyrë në klasin A2 të performancës.

Kartat SanDisk Extreme janë rezistente ndaj përplasjeve, ujit, rrezeve X dhe mund të operojnë në temperatura -25 deri në 85 gradë celsius.

Modeli 400GB i dedikohet telefonëve Android por edhe kamerave të aksionit dhe dronëve. Së bashku me kartën vjen edhe softueri RescuePro Deluxe për mbrojtjen nga humbja e të dhënave.

Western Digital gjithashtu zbuloi dy SSD të reja NVMe 3D NAND me kapacitete 128GB, 256GB 512GB dhe 1TB. /PCWorld Albanian

The post Western Digital prezantoi kartën SD më të shpejtë në botë me kapacitet 400GB appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Gjigandi i motorit të kërkimit Google nuk është i obliguar të kontrollojë uebsajtet

$
0
0

Gjigandi i motorit të kërkimit nuk është i obliguar të sigurohet se uebsajtet nuk përmbajnë përmbajtje diskretituese përpara se të publikojë lidhjet e tyre në rezultat e kërkimit tha Gjykata e Lartë Gjermane.

Çështja e cila merr fillin nga “e drejta për tu harruar” është sjellur në gjykatë nga dy individë të cilët kërkojnë që Google të bllokojnë lidhjet e uebsajteve ku ata ishin sulmuar verbalisht nga përdorues të tjerë.

Ata dëshironin që Google të vendoste filtra për të bllokuar shfaqjen uebsajteve në rezultatet e kërkimit të cilat përmbanin komente fyese ndaj tyre.

Gjykata Federale Gjermane tha se operatori i motorit të kërkimit mund të merrte masa vetëm në rastin kur vihet re shkelje e të drejtave të individit dhe jo të kontrollone paraprakisht nëse përmbajtja përputhet me rregullat.

Në Maj të 2014-ës Gjykata Evropiane vendosi se njerëzit mund të kërkonin nga motorët e kërkimit si Google apo Microsoft Bing të hiqnin përmbajtje joadekuate nga rezultatet e kërkimit.

Ky vendim u quajt më pas “e drejta për tu harruar.”

Që atëherë Google kishte marrë 2.4 milion kërkesa për heqjen e përmbajtjeve ku 43% janë pranuar. /PCWorld Albanian

The post Gjigandi i motorit të kërkimit Google nuk është i obliguar të kontrollojë uebsajtet appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Formula 1 lançon një abonim me pagesë quajtur F1 TV

$
0
0

Adhuruesit e botës së garave të Formula 1 do të kenë mundësi të ndjekin garat pa pasur nevojë për një abonim televiziv: Liberty Media do të lançojë një abonim me pagesë përmes uebsajtit.

Grupi i Liberty Medias lajmëroi ditën e sotme se do të lançonin shërbimin e quajtur F1 TV në fillim të 2018-ës nga gara e parë e Melburnit në Australi.

Shërbimi do të kushtojë mes 8 deri në 12 dollarë në muaj dhe të transmetohet fillimisht vetëm në ueb dhe desktop.

Shërbimi do të ofrohet së shpejti edhe në aplikacionet mobile por pa një afat të caktuar. Kamerat në bord do të realizojnë video nga secili prej skajeve të shikueshmërisë për secilin prej pilotëve.

F1 TV Pro do të jetë i disponueshëm në SHBA, Gjermani, Francë, Meksikë, Belgjikë, Austri, Hungari dhe pjesën më të madhe të Amerikës Latine.

Transmetimet do të jenë në katër gjuhë: Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht dhe Spanjisht. Një version më i lirë gjithashtu do të ofrohet quajtur F1 TV Access vetëm me audio dhe statistika. /PCWorld Albanian

The post Formula 1 lançon një abonim me pagesë quajtur F1 TV appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Pavarësisht komenteve negative ndaj dizajnit të ri, shkarkimet e Snapchat rriten ndjeshëm

$
0
0

Kurioziteti i ca për protestën e disa përdoruesve kundër dizajnit të ri të Snapchat duket të ketë qenë një prej faktorëve kryesore që ndikuar në rritjen e shkarkimeve të aplikacionit.

Shkarkimet tu rritën me 71% javën e kaluar pas ridizajnimit të datës 6 Shkurt raportoi TechCrunch.

Në vetëm një javë në SHBA ka pasur 322,000 shkarkime të reja dhe krahasuar me një javë më parë, shkarkimet kishin rënë me 35%.

Ky interes mund ti japë Snapchat një shtysë entuziazmit të raportit financiar muajin e kaluar kur numri i përdoruesve ishte rritur me 5.05%.

Edhe AppAnnie e konfirmoi rritjen e numrit të shkarkimeve.

Javën e kaluar një koment negativ nga Kylie Jenner në Twitter ndaj pamjes së re të Snapchat bëri të vlera e kompanisë së tkurrej me 1.3 miliardë dollarë.

SimilarWeb thotë se numri i instalimeve është rritur me 33% pas datës 21 Shkurt.

Kur dizajni i ri erdhi në Shkurt, 1.2 milion përdorues nënshkruan një peticion që i kërkonin Snapchat rikthimin e pamjes së vjetër. Kompania premtoi ndryshime por jo rikthim tek dizajni i vjetër. /PCWorld Albanian

The post Pavarësisht komenteve negative ndaj dizajnit të ri, shkarkimet e Snapchat rriten ndjeshëm appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Qualcomm nis një epokë të re për telefonët e rangut të mesëm me Snapdragon 700

$
0
0

Qualcomm do të nisë një epokë të re për telefonët e rangut të mesëm. Kompania prezantoi seritë Snapdragon 700 të procesorëve duke premtuar më shumë fuqi dhe efikasitet sesa seritë 600.

Jo medoemos ata do të zëvendësojnë seritë 600. Përkundrazi do të shërbejnë si një urë mes telefonëve të rangut të mesëm dhe atyre premium që mund tu referohemi si “nën-premium.”

Ata do të qëndrojnë mes serive 600 dhe 800, ku kjo e fundit aktualisht udhëhiqet nga Snapdragon 845.

Por çfarë sjellin seritë 700 ndaj atyre 600? Qualcomm dëshiron të vërë theksin tek inteligjenca artificiale dhe përmirësimet e kamerës. Sipas kompanisë, seritë e reja do të ofrojnë dyherë më shumë performancë në inteligjencë artificiale sesa seritë 600.

Ndërkaq procesori i përpunimit të imazheve, Qualcomm Spectra, do të mundësojë realizimin e videove slow-motion dhe të përmirësojë ndjeshëm performancën në dritë të paktë.

Në aspektin e fuqisë procesorike, seritë e reja do të sjellin 30% më shumë efikasitet në konsumin e energjisë.

Qualcomm ka zgjedhur heshtjen kur bëhet fjalë për modelet specifike dhe detajet janë të pakta rreth telefonëve të parë me këtë procesorë. Me shumë gjasa Snapdragon 700 do të shfaqet në telefonët e parë në fund të 2018-ës dhe fillim të vitit të ardhshëm. /PCWorld Albanian

The post Qualcomm nis një epokë të re për telefonët e rangut të mesëm me Snapdragon 700 appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Krijuesi i vetëshpallur i Bitcoin përballet me një padi 10 miliardë dollarëshe

$
0
0

Craig Wright, Australiani i vetëshpallur si themeluesi i bitcoin, është paditur në gjykatë ku i kërkohen 10 miliardë dollarë nga familja e ish partnerit të tij në biznes.

Padia, e raportuar nga Motherboard, thotë se Wright kishte gërmuar monedha kriptografike së bashku me Dave Kleiman, një programues i cili vdiq në 2013-ën

Thuhet se Wright kishte orkestruar një skemë për të marrë nën kontroll bitcoin-ët e Kleiman. Avokati i këtij të fundit, vëllai i tij Ira, pranon se numri i bitcoinëve për të cilët bëhet fjalë ngelet një mister por ai beson se është mes 300,000 deri në 1.1 milion.

Padia e bërë në Florida dy javë më parë, thotë se atë vit kur Kleiman vdiq, familja e tij nuk kishte dijeni për përfshirjen e tij në krijimin e bitcoin.

Padia thotë se nuk dihet nëse bitcoin është krijuar nga Craig, Dave, nga të dy apo asnjëri. Megjithatë është e pamohueshme që Craig dhe David kanë qenë të përfshirë në bitcoin që nga krijimi i tij dhe të dy kanë akumuluar pasuri të madhe nga 2009 deri në 2013-ën.

Deri në 2015-ën Craig Wright ishte një figurë e panjohur, madje edhe brenda komunitetit të bitcoin. Por atë vit ai u hetua nga autoritetet fiskale Australiane për përfshirjen në bitcoin duke shkaktuar polemika se ai mund të ishte Satoshi Nakamato, krijuesi i përfolur i bitcoin.

Në 2016-ën ai doli publikisht duke thënë se është Nakamoto. Por ekspertët kanë vënë në dyshim provat që ai ka paraqitur. Ai premtoi ta provonte më tutje identitetin e tij si Satoshi Nakamoto por u tërhoq. Që atëherë ngeli një figurë qendrore për komunitetin e bitcoin. /PCWorld Albanian

The post Krijuesi i vetëshpallur i Bitcoin përballet me një padi 10 miliardë dollarëshe appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Gates sulmon anonimitetin e kriptomonedhave, “ka shkaktuar vdekje”

$
0
0

Bill Gates, bashkëthemeluesi i Microsoft, shpërtheu në kritika ndaj anonimitetit të monedhave kriptografike si Bitcoin, duke thënë se përdorimi i kësaj forme paraje dixhitale ka shkaktuar vdekje.

Njeriu i dytë më i pasur në botë ju bashkua një AMA në Reddit ditën e Marte gjatë së cilës u pyet për opinionin e tij rreth monedhës kriptografike.

Bitcoin është rritur bujshëm në popullaritet vitin e kaluar dhe çmimi i Bitcoin kaloi 20,000 dollarët në Dhjetor.

Një prej arsyeve që njerëzit e pëlqejnë Bitcoin është anonimiteti që i garanton poseduesve të saj. Përdor një teknologji të decentralizuar për të siguruar pagesat dhe ruajtur para të cilat nuk pa pasur nevojë për bankat dhe emrat e njerëzve.

Ndërsa është parë si një aspekt pozitiv nga shumë teknologjistë, për Gates kjo është ana e errët e saj.

“Fuqia e qeverisë për të zbuluar pastrimin e parave, evazionin fiskal dhe financimin e terrorizmit është një gjë e mirë,” tha Gates.

Ai shtoi se monedha kriptografike mund të përdoret për të blerë drogëra dhe armë online dhe në një mënyrë direkt ka qenë shkaktare vdekjesh.

“Aktualisht monedha po përdoret për të blerë Fentanyl dhe drogëra të tjera të cilat kanë shkaktuar vdekje. Gjithashtu besoj se vala e spekulimeve rreth ICO-ve dhe kriptomonedhave është super e rrezikshme,” tha Gates.

Në 2015-ën ai e lavdëronte teknologjinë pas saj. /CIO Albanian

The post Gates sulmon anonimitetin e kriptomonedhave, “ka shkaktuar vdekje” appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Matrica e ankthit teknologjik

$
0
0

Jetët tona tashmë shumë teknologjike janë efikase, pafundësisht argëtuese, por nga ana tjetër nxisin edhe shumë panik. Nëse jeni bërë të varur nga asistenti juaj digjital (hello Siri), të varur nga ndjekja e përplasjeve politike në Twitter, të paralizuar nga sulmet phishing ose të tmerruar nga performanca e një roboti, atëherë mund të themi që shqetësimet tuaja janë mëse të vlefshme. Të gjitha këto pyetje janë vendosur në një matricë e quajtur matrica e ankthit, për të treguar panikun që shfaqet nga zhvillimet e ndryshme teknologjike. /PCWorld Albanian

The post Matrica e ankthit teknologjik appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Shpjegonte mësimin në dërrasë së zezë, Microsoft i dhuron kompjuter

$
0
0

Një mësues në Gana që i aftëson studentët e tij në teknologjinë kompjuterike – pa asnjë kompjuter – është bërë hit në internet, raporton BBC, përcjell Insajderi.

Burri nga Kumasi përdorte dërrasën e zezë për të vizatuar në mënyrë të përpiktë një skemë të programit të njohur Microsoft Word.

“Mësimdhënia e TIK-ut në shkollat e Ganës është shumë qesharake,” tha ai në një postim në Facebook, ku i kishte bashkëngjitur edhe disa fotografi.

Pasi pamjet u ndanë me mijëra herë në internet, Microsoft premtoi t’i dërgonte atij pajisje të reja kompjuterike.

Shkolla nuk kishte pasur asnjë kompjuter që nga viti 2011, pavarësisht nga kërkesa që studentët të kalonin një provim të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (ICT) si pjesë e përparimit të tyre në shkollën e mesme. /Insajderi

The post Shpjegonte mësimin në dërrasë së zezë, Microsoft i dhuron kompjuter appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Google lançon një version të Hangouts për bizneset, sfidon Microsoft Teams dhe Slack

$
0
0

Google lëshoi një përditësim në Hangouts ditën e Mërkure i cili transformon aplikacionin nga një mjet komunikimi për masat në një konkurrent të drejtpërdrejtë të Slack dhe Microsoft Teams.

I quajtur Hangouts Chat, ai sjell komunikim mes punonjësve dhe komunikim në grup.

Gjiganti i kërkimit online prezantoi shërbimin në Mars të vitit të kaluar ndërsa për herë të parë ai do të jetë i disponueshëm për të gjithë konsumatorët nga dita e Mërkure.

Hangouts Chat do ti bashkohet suitës së produktivitetit G Suite të Google përdorur nga 4 milion biznese në mbarë botën të cilët paguajnë 25 dollarë në muaj për përdorues.

Hangouts erdhi si shërbim pa pagesë në 2013-ën. Por Google gradualisht zhvendosi fokusin e tij drejt bizneseve.

Megjithatë këta të fundit kanë opsione të tjera si Slack i cili numëron 50,000 ekipe pune me pagesë.

Microsoft Teams ofron funksionalitete të ngjashme me pakon Office 365 e cila dominon mbi atë të G Suite.

Microsoft zë 37% të tregut me Slack vetëm 5% sipas firmës analitike IDC.

Por Google do të vijojë të ofrojë një versione falas të Hangouts. Sakaq versioni me pagesë ofron biseda në grup me 8,000 pjesëmarrës. /PCWorld Albanian

The post Google lançon një version të Hangouts për bizneset, sfidon Microsoft Teams dhe Slack appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Mbahet seminari “Rregullorja e Përgjithshme e BE për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) dhe Ndikimi i saj në Bizneset Shqiptare”.

$
0
0

Ernst&Young Albania dhe Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Informacionit organizuan më 22 shkurt 2018, seminarin “Rregullorja e Përgjithshme e BE për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) dhe Ndikimi i saj në Bizneset Shqiptare”.
Përfaqësuesit e Zyrës së Komisionerit informuan pjesëmarrësit për masat e marra dhe pritet të merren për të përshtatur Rregulloren me legjislacionin shqiptar. Në këtë seminar u prezantuan praktikat më të mira evropiane për zgjidhjen e problemeve të hasura në lidhje me temën nga pikëpamja e rregullatorëve dhe bizneseve, si dhe njohjen e pjesëmarrësve me konceptet bazë dhe kërkesat e ligjeve në fuqi.
General Data Protection Regulation është vazhdim i ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale për qytetarët e vendeve të Bashkimit Europian. Kohët e fundit është një nga temat më të trajtuara pasi do të shërbejë si një katalizator për ndryshimin e mënyrës se si kompanitë trajtojnë të dhënat personale të individit dhe të drejtat e tyre për privatësinë.
Madje, Komisioni Europian ka ndërtuar një portal i cili jep informacion të detajuar mbi GDPR: Uebfaqja e EU GDPR.

The post Mbahet seminari “Rregullorja e Përgjithshme e BE për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) dhe Ndikimi i saj në Bizneset Shqiptare”. appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Kamera e Galaxy S9+ më e mira në botë, në hije iPhone X dhe Pixel 2

$
0
0

Po kërkoni kamerën më të mirë që një smartfon mund të ofrojë? DxOMark thotë se ka ardhur koha të hidhni në kosh iPhone X ose Google Pixel 2 dhe të filloni përdorimin e një Galaxy S9+.

Ky i fundit shënoi rezultatin më ë lartë dhënë për kamerën e një smartfoni, 99 pikë. Galaxy S9+ gjithashtu mori 104 pikë në cilësinë e fotove, një tjetër vlerësim rekord dhënë një telefoni.

“Galaxy S9 Plus është një telefon pa asnjë dobësi reale sa i takon kamerës. Në secilin prej modaliteteve, kamera performon shkëlqyeshëm duke ofruar cilësi të qëndrueshme të fotove dhe videove edhe në dritë të pakët.

Gjithashtu është telefoni me nivelet më të larta të zmadhimit dhe simulimit të efektit bokeh,” shkruante DxOMark.

Vlen të përmendet performanca e shkëlqyer në dritë të paktë falë lentës me hapje dinamike e cila përshtatet sipas kushteve të dritës.

Në ambiente me dritë të paktë, kamera përdor hapjen f/1.5 ndërsa në të kundërt, hapjen f/2.4. kamera e Galaxy S9 mori kritika vetëm në një front, atë të autofokusit.

Sipas DxOMark, autofokusi i kamerës së S9+ nuk është më e shpejta që kanë testuar megjithatë nuk përbën problem për përdoruesit. /PCWorld Albanian

The post Kamera e Galaxy S9+ më e mira në botë, në hije iPhone X dhe Pixel 2 appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Del në bursë, sa vlen Spotify?

$
0
0

Ditën e Mërkure Spotify nisi përgatitjen për daljen në bursë një lëvizje e cila mund të vlerësojë shërbimin më popullor të muzikës me 23 miliardë dollarë.

Aksionet e Spotify do të listohen në bursën e New Yorkut. Në vend që të shesë aksione të reja, aksionerët aktualë do të shesin aksionet e tyre direkt në treg.

Qëllimi është ti lejojë investitorët dhe punonjësit të shesin aksionet e tyre dhe jo të kërkojë financim të ri.

Spotify ofron shërbim që nga 2008-ta dhe 159 milion përdorues aktivë në muaj përfshirë 71 milion me pagesë.

Rivali më i afërt, Apple Music ka 36 milion abonentë por ndryshe nga Spotify nuk ofron një shërbim falas.

Ekzistenca e Spotify është një mrekulli me vete: një kompani Suedeze e cila bind studiot më të mëdha në botë të ngarkojnë këngët e tyre ku njerëzit mund ti dëgjojnë pa pasur nevojë ti blejnë.

Spotify synon ti shesë aksionet nga 37.50 dollarë deri në 125 dollarë secilin. Vlera potenciale e kompanisë bazohet në një kombinim të çmimit të stokut dhe numrit të aksioneve.

Megjithatë investitorët privatë kanë për tendencë ti vlerësojnë firmat më shumë sesa tregjet publike. Konkretisht Snapchat vitin e kaluar arriti deri në 30 miliardë dollarë vlerë tregu ndërsa vuajti për të mbajtur këtë rekord.

Në aplikimin e Spotify thuhet se kompania ka humbur 1.2 miliardë Euro në 2017-ën megjithatë të ardhurat u rritën me 40% në 4 miliardë Euro.

Evropa është tregu më i madh i kompanisë me 58 milion përdorues aktivë ndjekur nga Amerika e Veriut. /CIO Albanian

The post Del në bursë, sa vlen Spotify? appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Vodafone dhe Deutsche Telekom përplasen për “Liberty Media-n”

$
0
0

CEO i Vodafone Vittorio Colao tha se kundërshtimi i Deutsche Telekom për blerjen e disa aseteve të Liberty Global me prektekstin se një gjë e tillë cënon konkurrencën ishin surprizë për një prej operatorëve celular më të mëdhenj në botë.

Vodafone tha në fillim të muajit Shkurt se ishte në fazat e para të bisedimeve me Liberty Global për të blerë disa asete në tregjet kontinentale ku të dy operojnë, veçanërisht në Gjermani.

Colao tha se Britania, ku operatori kabllor më i madh në vend në pronësi të Liberty Media, Virgin Media, është përjashtuar nga marrëveshja sepse Vodafone nuk ishte gati sa të kombinonte shërbimet mobile me ato fikse.

Por tha se kjo mund të ndryshojë në të ardhmen.

CEO i Deutsche Telekom Tim Hoettges tha ditën e Hëne në Kongresin Mobil Botëror se ishte papranueshme një lëvizje e tillë se cila sipas tij krijon një monopol televiziv në Gjermani.

“Unë mendoj se kjo marrëveshje nuk ka për tu aprovuar. Nga një perspektivë konkurruese, unë e shoh të papranueshme,” tha Hoettges.

Nga ana tjetër Colao u shpreh: “Jam i surprizuar nga komentet e Tim. Unë besoj se kjo konkurrencë është e dobishme.”

Por ai e vlerëson opozitën e DT si interesante duke qenë se ishte operatori më i madh në Evropë për nga vlera e tregut.

“Pse duhet të irritohet ai nëse ne blejmë një kompani rajonale kabllore? Unë e di pse ai shprehet kështu, por ai irritohet pa arsye,” tha Colao. /CIO Albanian

The post Vodafone dhe Deutsche Telekom përplasen për “Liberty Media-n” appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)
Viewing all 6956 articles
Browse latest View live