Quantcast
Channel: Shpresa AL
Viewing all 6956 articles
Browse latest View live

Ja aplikacioni që ka ekspozuar 2 milionë fjalëkalime të rrjeteve Wi-Fi në mbarë botën

$
0
0

Një aplikacion popullor për gjetjen e pikave të aksesit në internet Wi-Fi për Android ka ekspozuar fjalëkalimet e miliona rrjeteve Wi-Fi.

Aplikacioni i shkarkuar nga mijëra përdorues lejonte këta të fundit të kërkonin për rrjete Wi-Fi në hapësirat afër tyre. Aplikacioni lejonte ngarkimin e fjalëkalimeve nga pajisjet e përdoruesve në databazën e saj në mënyrë që edhe të tjerët ti përdornin.

Por databaza me mëse 2 milionë fjalëkalime rrjetesh Wi-Fi ishte lënë e ekspozuar dhe e pambrojtur dhe kushdo me një lidhje mund të aksesonte dhe shkarkonte përmbajtjen e saj.

Një hulumtues i sigurisë pranë GDI Foundation ishte ai që zbuloi databazën. Për dy javë me radhë hulumtuesi ishte përpjekur të kontaktonte zhvilluesin e lokalizuar në Kinë por pa rezultat. Në fund ata kontaktuan hostin, DigitalOcean, i cili rrëzoi databazën brenda ditës.

Çdo rrjet kishte emrin e tij, vendndodhjen e saktë, BSSID e tij dhe fjalëkalimin e ruajtur në tekst të lexueshëm. Edhe pse zhvilluesi pretendon se aplikacioni vetëm ofron fjalëkalim për Wi-Fi publike, një analizë tregoi se përmbante mijëra rrjete Wi-Fi të shtëpive.

Të dhënat e ekspozuara nuk përmbanin informacione kontakti por vendndodhjen e secilit prej rrjeteve. Pjesa më e madhe e rrjeteve Wi-Fi të ekspozuar gjenden në Shtetet e Bashkuara. /PCWorld Albanian

The post Ja aplikacioni që ka ekspozuar 2 milionë fjalëkalime të rrjeteve Wi-Fi në mbarë botën appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Ja rregullimet që do të sjellë versioni 8.50 i Fortnite

$
0
0

Problemet dhe keqfunksionimet e Fortnite Battle Royale dhe me kualifikimet e Kupës së Botës që do të vijojë deri në Korrik, lojtarët prej kohësh presin një përditësim.

Epics Games është vendosur nën kritika të shumta së fundi për ndryshime e fundit të aplikuara në Fortnite Battle Royale. Dhe Epic nuk ka marrë asnjë masë për ti adresuar ndërsa lojtarët kërkojnë ndryshimin.

Megjithatë këto janë ndryshimet e tjera jo të kërkuara nga përdoruesit që janë planifikuar me v8.50 të Fortnite.

Audio fantazmë

Në rrjetin social Reddit Fortnite u ka kërkuar lojtarëve të paraqesin ankesat e tyre për ndonjë keqfunksionim dhe një prej më të raportuarave ishte audioja fantazmë.

Që nga versioni 8.30 i Fortnite lojtarët raportojnë se kanë dëgjuar ndërrime armësh kur askush nuk ishte pranë tyre. Epic do të adresojë problemin me versionin 8.50 që do të debutojë më 23 ose 24 Prill.

Vendosja e kurtheve

Lojtarët kanë raportuar se disa kurtheve vendosen në mesin fushës dhe jo në murin që përzgjedhin. Armitë mund të shmangin kurhtin e madje nganjëherë ti kalojnë pranë pa u aktivizuar fare. Problemi do të zgjidhet me v8.50.

Marrja e armëve

Me versionin 8.50 po vinë ndryshime sesi armët merren. Sipas Fortnite armët mund të merren pasi të jetë lëshuar butoni “Use” në vend të prekjes së parë.

Megjithatë ne presim më shumë ndryshime me versionin 8.50 të Fortnite i cili do të mbërrijë në dy ditët e ardhshme. /PCWorld Albanian

The post Ja rregullimet që do të sjellë versioni 8.50 i Fortnite appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

OnePlus 7 do të ketë një ekran që do të bëjë diferencën

$
0
0

Të gjithë janë në pritje të pasardhësit të OnePlus 6, por një datë debutimi ende nuk është konfirmuar nga prodhuesi Kinez.

Ekzekutivi i kompanisë Pete Lau ditën e djeshme në një intervistë për The Verge zbuloi disa prej detajeve të OnePlus 7 dhe modelit më premium OnePlus 7 Pro.

Ai konfirmoi se OnePlus 7 dhe 7 Pro do të vinë me konektivitet 5G. Presim që këto telefonë të konkurrojnë me Samsung, Huawei dhe Apple dhe si rezultat një çmim të përafërt me flagshipët e këtyre kompanive.

Lau thotë se ekrani i OnePlus 7 Pro do të vendosë një standard të ri për ekranet e smartfonëve. Ai tha se ka një frekuencë rifreskimi prej 90Hz dhe është i shpejtë dhe embël për tu përdorur.

Standardi i industrisë aktualisht është 60Hz dhe vetëm smartfonët e lojërave si Razer Phone 1 dhe 2 apo Asus ROG Phone kanë tejkaluar këtë limit.

Lau gjithashtu zbuloi se OnePlus 7 do të jetë më i shtrenjtë se OnePlus 6T kur të debutojë. Pra me padyshim do të fillojë nga 579 dollarë për modelin 8GB RAM+128GB memorie. OnePlus 7 Pro sipas spekulimeve do të ketë një kamër selfie “pop-up”, zmadhim 3x optik të dhe një sensor me kënd super të gjerë. /PCWorld Albanian

The post OnePlus 7 do të ketë një ekran që do të bëjë diferencën appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Televizori 8K i Sony që kushton plot 70,000 dollarë

$
0
0

Sony po i afrohet debutimit të linjës së televizorëve për 2019-ën dhe duhet të përgatiteni për më të keqen nëse keni në plan të blini një të tillë.

Kompania foli ditën e Hënë për çmimet dhe disponueshmërinë e seteve dhe modeli 8K Master Series Z9G do të fillojë nga 13,000 dollarë për modelin 85-inç kur të mbërrijë në Qershor dhe 70,000 dollarë për modelin 98-inç.

Ndërsa është më i përballueshëm se modeli 100,000 dollarësh Samsung Q900, ende Z9G mbetet virtualisht i paarritshëm vetëm për të pasurit. Dhe mos harroni përmbajtjet 8K thuajse nuk ekzistojnë dhe janë shumë rralla.

Natyrisht Sony ka opsione shumë më të lira si modelet 4K Master Series A9G OLED me çmim prej 3,500 dollarësh për modelin 55-inç dhe 8,000 dollarë për edicionin 77-inç.

Edhe kjo e shtrenjtë është por televizori vjen me procesorin Picture X1 Ultimate dhe teknologji si Netflix Calibrated Mode, IMAX Enganced dhe AirPlay 2 e HomeKit. Linja A9G del në shitje mes Majit dhe Qershorit.

Ka edhe më lirë. Është modeli A8G OLED me procesor 4K HDR X1 Ectreme dhe kushton 2,500 dollarë për setin 55-inç dhe 3,500 dollarë për setin 65-inç. Të dy shiten në Maj.

Dhe nëse jeni të kënaqur me një ekran LCD atëherë ekziston X950G me procesor X1 Ultimate dhe shitet për 1,400 dollarë për modelin 55-inç deri në 5,000 dollarë për modelin 85-inç.

Së fundit nëse kërkoni më baziken atëherë X800G ofron 4K HDR për 650 dollarë për setin 43-inç dhe 2,000 dollarë për setin 75-inç. /PCWorld Albanian

The post Televizori 8K i Sony që kushton plot 70,000 dollarë appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Tesla do të hedhë në qarkullim taksi robotë vitin e ardhshëm

$
0
0

CEO i Tesla Elon Musk në një aktivitet investitorësh ditën e Hënë zbuloi se parashikon që kompania e tij të operojë taksitë e para robotë vitin e ardhshëm.

Makinat me sistem të plot vetëdrejtimi do të konkurrojnë me shërbime si Uber dhe Lyft. Musk tha se taksitë robotë janë një mënyrë sesi pronarët e Tesla do të bëjnë para kur nuk janë duke përdorur makinat.

Sipas programit të Tesla, një pronar mund të japë me qira një makinë Tesla, ku kompani merr një pjesë të të ardhurave dhe pjesa tjetër shkon për pronarët e makinave.

“Do të ishte çmenduri nëse blini një makinë tjetër përveç Tesla. Pas tre vitesh do të ishte sikur të blinit një kalë,” tha Elon Musk.

Tesla parashikon që robotët taksi mund të jetojnë për 11 vite dhe të realizojnë 1.6 milion kilometra dhe gjenerojnë 30,000 dollarë fitim për makinë çdo vit.

Është një tjetër parashikim agresiv i Musk për teknologjinë e Tesla. Kompania e tij ka humbur shumë objektiva që i ka vendosur vetes në të kaluarën për krijimin e një makine plotësisht autonome.

Musk u shpreh se do të binte rregullatorët se Teslat e tij janë më të sigurta se një shofer njeri. Gjithashtu pranoi problemet me arritjen e objektivave. /PCWorld Albanian

The post Tesla do të hedhë në qarkullim taksi robotë vitin e ardhshëm appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Juncker zotohet se do t’i luftojë “lajmet e rreme” para zgjedhjeve evropiane

$
0
0

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, u zotua se do të godasë çdo “lajm të rremë” gjatë fushatës për zgjedhjet e Parlamentit Evropian, që do të mbahen në maj.

“Nëse qeveritë bëjnë pretendime për Bashkimin Evropian ose Komisionin, të cilat nuk korrespondojnë me të vërtetën, atëherë do të përgjigjemi”, tha Juncker në një intervistë për grupin mediatik Funke të Gjermanisë shkruan Radio Evropa e Lirë.

“Unë tashmë kam parë përpjekje për të ndikuar zgjedhjet e Parlamentit Evropian me manipulime, që vijnë nga disa kënde, jo vetëm jashtë BE-së. Edhe shtetet brenda BE-së po bëjnë përpjekje të drejtojnë vullnetin e elektoratit me lajme të rreme”, tha Juncker, duke mos folur me emra konkretë.

Sipas tij, Komisioni “është i përgatitur për t’i luftuar të gjitha”.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të mbahen nga data 23 deri më 26 maj.

Pjesëmarrja në to ka rënë vazhdimisht gjatë viteve të fundit, derisa partitë euroskeptike kanë shënuar fitore të mëdha. /PCWorld Albanian

The post Juncker zotohet se do t’i luftojë “lajmet e rreme” para zgjedhjeve evropiane appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Frikë tek Samsung ndërsa ekranet e thyera shtyjnë debutimin e Galaxy Fold

$
0
0

Samsung vendosi të shtyjë debutimin e telefonit me ekran me palosje pak ditë pasi disa analistë thanë se ekranet e pajisjeve të tyre ishin thyer.

Kompania tha se ka vendosur të shtyjë debutimin pasi të vlerësuar plotësisht komentet dhe analizat e modeleve dërguar për mediat dhe do të kryente testime të brendshme.

Në Prill, analistët e parë të telefonëve thanë se ekranet e Galaxy Fold ishin thyer vetëm pak ditë përdorim. Samsung nuk ka dhënë asnjë detaj kur telefoni 1950 dollarësh do të dalë në shitje.

Një datë e re debutimi do të zbulohet në javët e ardhshme. Në një deklaratë zyrtare Samsung tha se dëmi mund të jetë shkaktuar nga një impakt në krye dhe në fund të boshtit të telefonit.

Gjithashtu tha se kishte gjetur substanca brenda një prej pajisjeve që mund të ketë ndikuar në performancën e tyre. Aktivitetet e lançimit në Hong Kong dhe Shangai këtë javë gjithashtu janë shtyrë. Galaxy Fold do të debutonte më 26 Prill në SHBA dhe 3 Maj në Britani.

Gjigandi Korean aktualisht po heton çfarë nuk ka shkuar mirë me modelet. Në disa raste analistët kishin hequr një shtresë mbrojtëse prej plastike mbi ekran dhe kjo mendohet të ketë shkaktuar probleme të tjera.

Rivalët Kinezë si Huawei dhe Xiaomi janë duke zhvilluar telefonët e tyre me ekrane që palosen por asnjëra prej kompanive nuk ka dhënë detaje se kur do të mbërrijnë. /PCWorld Albanian

The post Frikë tek Samsung ndërsa ekranet e thyera shtyjnë debutimin e Galaxy Fold appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

18 vjeçari kërkon 1 miliardë dollarë nga Apple sepse ishte arrestuar në mënyrë të padrejtë

$
0
0

Një 18-vjeçar nga Nju Jorkut paditi Apple në gjykatë duke kërkuar dëmshpërblim prej 1 miliardë dollarë për një arrestim të padrejtë që ai ja faturon teknologjisë së njohjes së fytyrës së Apple.

Oficerët e policisë së Nju Jorkut arrestuan Ousmane Bah më 29 Nëntor sepse u shpall fajtor për një seri vjedhjesh në dyqanet e Apple në Boston, Nju Xhersi, Delauer dhe Manhatan.

Në fakt ishte tjetër kush që kishte kryer vjedhjet duke përdorur një ID të vjedhur në emrin e adoleshentit, adresën dhe informacionin e tij personale.

Duke qenë se ID nuk kishte një foto, padia thotë se Apple ka programuar në një mënyrë sistemin e njohjes së fytyrës që të ndërlidhë fytyrën reale të Bah me atë të hajdutit.

Apple thotë se nuk përdor teknologjinë e njohjes së fytyrës në dyqanet e saj. Ishte një detektiv ai i cili ekzaminoi pamjet e Apple pas arrestimit të Bah dhe arriti në përfundimin se ky i fundit nuk kishte fare të bënte me fytyrën e vërtetë të hajdutit.

Bah ishte një një aktivitet në Manhatan kur u krye vjedhja e sendeve me vlerë 1,200 dollarë në Boston. Në padinë e dërguar në gjykatë kundër Bah Apple thoshte se përdor teknologjinë dhe softuerë të mbikëqyrjes për të gjurmuar individët e dyshuar për vjedhje. /PCWorld Albanian

The post 18 vjeçari kërkon 1 miliardë dollarë nga Apple sepse ishte arrestuar në mënyrë të padrejtë appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

OnePlus 7 mbërrin më 14 Maj

$
0
0

OnePlus konfirmoi ditën e sotme se linja e re e telefonëve flagshipë do të debutojë më 14 Maj në një aktivitet që organizohet në katër qytete njëherazi: Nju Jork, Londër, Pekin dhe Bangalore.

Për këtë aktivitet kompania përdor moton “Shko përtej shpejtësisë” e cila qëndron një linjë me premtimin e CEO Pete Lau për një version 5G të OnePlus 7 Pro.

https://platform.twitter.com/widgets.js

Ai gjithashtu tha se ky telefon vjen me një ekran të ri me frekuencë rifreskimi prej 90Hz, diçka e paparë në industri. Telefonët gjithashtu spekulohet se kanë kamera selfie “pop-up”.

OnePlus ka filluar shitjet e biletave për aktivitet të cilët do ti transmetojë në uebsajt, YouTube, Facebook ose Twitter.

Sigurisht ne do tju mbulojmë me të rejat më të fundit nga aktiviteti dhe telefoni i shumëpritur i kompanisë. /PCWorld Albanian

The post OnePlus 7 mbërrin më 14 Maj appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Google Maps tregon stacionet e karikimit të makinave elektrike

$
0
0

Tani e tutje për të gjetur një stacion karikimi për makinat elektrike mjafton të drejtoheni tek aplikacioni Google Maps.

Versioni më i fundi i aplikacioni për Android dhe iOS madje edhe ueb tashmë tregon në kohë reale stacionet e makinave elektrike duke u dhënë përdoruesve shans të planifikojnë më mirë udhëtimet e gjata.

Por aplikacioni nuk tregon stacionet e karikimit të makinave Tesla edhe pse për atë ekziston një aplikacion më vete por do të mbulojë stacionet Chargemaster, Evgo, SemaConnect dhe Chargepoint.

Në detajet e stacioneve tregohen shpejtësi karikimi dhe lloje e portave në mënyrë që shoferët të mos shpenzojnë kohë. /PCWorld Albanian

The post Google Maps tregon stacionet e karikimit të makinave elektrike appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Dell përditëson laptopët e lojërave të serive G dhe Alienware me grafikat e reja NVIDIA

$
0
0

Dell do të përfitojë nga avantazhet e lançimit të gjeneratës së 9-të të procesorëve Intel dhe grafikat të fundit NVIDIA GTX 16 për të rifreskuar laptopët e lojërave.

Së pari prezantoi modelet e reja G5 dhe G7 ditën e sotme me grafika GTX 1660 Ti dhe 1650 Max-Q si dhe modelet të reja me grafika RTX dhe procesorë Intel të gjeneratës 9-të vinë në Qershor.

Laptopët e rinj duhet të jenë të shpejtë sesa modelet aktuale me GTX 1050 Ti dhe 1060 por më të lartë se laptopët me grafika RTX.

Dy kanë tastiera me katër zona RGB dhe ekrane 250Hhz 1080p ose 4K OLED. Dell nuk foli sesa do të kushtojnë por aktualisht modeli G5 15-inç ka grafikat GTX 1050Ti dhe fillon nga 900 dollarë.

Dell bëri të njëjtën gjë me laptopët Alienware m15 dhe m17 duke sjellë grafikat GTX 1660 Ti dhe 1650 ditën e sotme dhe me grafika RTX dhe procesorët Intel të gjeneratës së 9-të në Qershor.

Kompania thotë se janë 2.5 herë më të shpejtë sesa modelet e vjetra me grafika GTX 1050 dhe 1060. Edhe njëherë tjetër Dell heshti për çmimin e këtyre laptopëve por duke qenë se janë të disponueshëm nga sot Dell duhet ta zbulojë këtë informacion shumë shpejt. /PCWorld Albanian

The post Dell përditëson laptopët e lojërave të serive G dhe Alienware me grafikat e reja NVIDIA appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Rritet numri i përdoruesve të Twitter

$
0
0

Aksionet e rrjetit social Twitter u rritën me 17% ditën e sotme pasi firma raportoi rritjen e numrit të përdoruesve dhe të të ardhurave.

Kompania postoi 787 milionë dollarë të ardhura në tre mujorin e parë të 2019-ës, një rritje me 18% krahasuar me një vit më parë ndërsa numri i përdoruesve aktivë në ditë u rrit me 11% në 134 milionë.

Rezultatet nxitën kritika nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump i cili akuzoi platformën për diskriminim politik.

Rrjetet social janë vendosur nën presion në rritje për të monitoruar përmbajtjet që publikohen pas një serie skandalesh që i përfshinë nga privatësia e përdoruesit, tek gjuha e urrejtjes dhe fushatat politike.

Gjatë vitit të kaluar numri total i përdoruesve të platformës ra nga 336 milionë në 321 milionë dhe Twitter tha se erdhi nga mbyllja e llogarive të rreme dhe abuzive.

Por në tre mujorin e fundit u rrit në 330 milionë përdorues përsëri. /PCWorld Albanian

The post Rritet numri i përdoruesve të Twitter appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

AKEP synon përmirësimin e tarifave celulare për emigrantët

$
0
0

Tarifat e terminimit të thirrjeve ndërkombëtare, që paguajnë emigrantët shqiptarë janë 27 herë më të larta se tarifat lokale. AKEP synon të rregullojë tarifat e shumicës për terminimin e thirrjeve ndërkombëtare me efekt te tarifat e pakicës që paguajnë bashkeatdhetarët tanë për thirrje drejt numrave celularë në Shqipëri.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronik dhe Postare (AKEP) ka hartuar dhe publikuar për konsultim një analize të telefonisë celulare për tregjet me shumicë të terminimit të thirrjeve në rrjetet celulare duke shtuar në të edhe terminimin e thirrjeve hyrëse ndërkombëtare. Këto të fundit kanë qenë të përfshira në një dokument më të hershëm të diskutuar dhe miratuar më vete nga ana e AKEP por që më pas vendimi u shfuqizua.

Kjo i hapi rrugë procesit të rikryerjes së analizës në një sërë tregjesh dhe duke pasur në thelb parimin se tarifat e terminimit mund të axhustohen sipas kostos. AKEP ka kërkuar nga palët e tregut që të japin komentet e tyre mbi një sërë elementësh duke nisur nga terminimi i thirrjeve duke aplikuar një model të pastër LRIC apo të qëndrohet tek tarifat që ka miratuar tetorin e shkuar.

Po kështu ka kërkuar komente mbi përdorimin e metodës së benchmarkut apo të presë konkluzionet e Modelit të Kostove me ekspertizë ndërkombëtare për të ndërmarrë korrigjimet e nevojshme pas konkluzioneve të modelit në fillim të vitit 2020. Masat rregullatore dhe opsionet për tregun e terminimit të thirrjeve hyrëse ndërkombëtare janë gjithashtu pjesë e diskutimit.

Analiza e tregut përfshihen edhe thirrjet ndërkombëtare

Analiza ka parë në detaj peshën që kanë thirrjet hyrëse ndëkrombëtare në totalin e thirrjeve të terminuara të operatorëve cecularë në vitet 2014-2018 peshën e të ardhurave nga terminimi i thirrjeve ndërkombëtare në të ardhurat totale nga terminimi dhe peshen e te ardhurave nga terminimi i thirrjeve kombetare ne totalin e te ardhurave të operatoreve celularë (retail plus ëholesale) në vitet 2014-2017.

Nga analiza që iu është bërë këtyre elementëve ka rezultuar pesha e thirrjeve hyrëse ndërkombëtare në totalin e thirrjeve të terminuara është reduktuar ndjeshëm për shkak rënies së trafikut hyrës ndërkombëtar por më shumë për shkak të rritjes së ndejshme të trafikut off-net. Pesha e të ardhurave nga terminimi i thirrjeve ndërkombëtare në totalin e të ardhurave nga terminimi është në nivel mesataren rreth 51% në vitin 2018, rreth 52% në vitin 2017 dhe rreth 63% në vitin 2016, një rënie e ndjeshme kjo në krahasim me rreth 81% në vitin 2014 dhe rreth 82% në vitin 2015; Nga ana tjetër MTR ndërkombëtare gjatë vitit 2018 ka ka shënuar rënie në krahasim me periudhën paraardhëse duke arritur nivelin më të ulët që nga viti 2015, megjithatë ky tregues është shumë më i lartë se tarifa e terminimit të thirrjeve kombëtare. Edhe treguesi mesatar i ponderuar (kombëtar dhe ndërkombëtar) 2.87 lek/minutë është gati dy fish më i lartë se MTR kombëtar (1.48 për tre operatorët në 2015-2018) sipas AKEP.

Masat rregullatore on net vs off net

Lidhur me masat rregullatore on net vs off net AKEP vlerëson se kjo masë duhet të mbetet në fuqi vetëm për sipërmarrësin me fuqi të ndjeshme në tregun me shumicë të akses origjinimit Vodafone Albania dhe të hiqet për dy sipërmarrësit e tjerë Telekom dhe Albtelecom. “Ky ndryshim do t’i jepte mundësinë dy operatorëve konkurrent të sipërmarrësit me fuqi të ndjeshme në treg të shtonin presionin konkurrues nëpërmjet ofrimit të më shumë minutave dhe sms brenda rrjetit për abonentët e tyre dhe në këtë mënyrë të rrisnin pjesët e tregut dhe të ulej shkalla e përqendrimit të tregut” thuhet në dokument. /Monitor

The post AKEP synon përmirësimin e tarifave celulare për emigrantët appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Britani lejon instalimin e teknologjisë 5G të Huawei

$
0
0

Pavarësisht thirrjeve të Shteteve të Bashkuara për të ndaluar instalimin e teknologjisë 5G të Huawei në rrjetet celulare të vendeve aleate, Britania është vendi i parë që i jep goditjen.

Vendi ishullor vendosi që të implementojë teknologjinë 5G të Huawei por me një kusht, jo në pjesën kyçe të rrjeteve.

Aktualisht Huawei ka një prezencë të gjerë në rrjetin 4G në Britani përfshirë antenat dhe komponentët e tjerë të rrjeteve.

Grupet si Kombet e Bashkuara i kanë quajtur pretendimet Amerikane si politikisht të motivuara.

SHBA akuzon Huawei për lidhje të ngushta me qeverinë Kineze dhe se përgjon vendet perëndimore për llogari të Pekinit.

Qëndrimi Britanik ka qenë i ditur prej kohësh dhe kishte rrëzuar mundësinë e përjashtimit total të Huawei nga gjenerata e re e rrjeteve celulare.

Sakaq shefi i inteligjencës kibernetike Britanike Jeremy Fleming kishte thënë se i ka të qarta shqetësimet dhe kërcënimet që vinë nga përdorimi i teknologjisë Kineze në infrastruktura kyçe, siç janë ato të rrjeteve celulare. /PCWorld Albanian

The post Britani lejon instalimin e teknologjisë 5G të Huawei appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Razer Blade 15 është një laptop lojërash 4K me çmim marramendës

$
0
0

Razer bëri disa ndryshime të mëdha në linjën e laptopëve Blade duke përfshirë një ekran 4K OLED me një çmim aq të lartë saqë nuk do të dëshironit ta dini.

Tashmë që e dini që ka një çmim marramendës, kurioziteti ngelet tek ajo çfarë ofron dhe pse njerëzit do të shpenzonin një pasuri për të.

Në të vërtetë ofrohen disa konfigurime të Razer Blade 15 të ri por ai që ne jemi të interesuar është model 4K OLED me ekran me prekje.

Ekrani është i mrekullueshëm me një rezolucion të lartë dhe teknologji të avancuar. Natyrisht për këtë ekran nevojitet një kartë grafike potente si NVIDIA RTX 2080 e cila lejon luajtjen e çdo loje të avancuar ditëve të sotme pa probleme.

Për lojtarët që janë më pak të interesuar për rezolucionin por më shumë për performancën, Razer ofron modelin me ekran 1080p dhe frekuencë rifreskimi 240Hz. Lojtarët mund të marrin një frekuencë të tillë me koston e një ekrani 4K dhe teknologjinë OLED.

Procesori i fshehur në brendësi është i gjeneratës së 9-të Intel Core i7-9750H me frekuencë 2.6Ghz dhe turbo 4.5Ghz. gjithashtu vjen me 16GB RAM dhe 512GB SSD.

Pavarësisht ekranit laptopi ka të njëjtin harduer të fuqishëm. Së fundi vijmë tek çmimi që përmendëm në fillim. Modeli 4K OLED kushton 3,299 dollarë ndërsa modeli 1080p 240Hz 2,999 dollarë.

Për ata që nuk duan limitet e performancës së lojërave, me 1,999 dollarë mund të zgjedhin një prej konfigurimeve bazë të Blade 15. /PCWorld Albanian

The post Razer Blade 15 është një laptop lojërash 4K me çmim marramendës appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

NASA regjistron zhurma në brendësi të planetit Mars

$
0
0

Sonda Insight e NASA-s ka regjistruar një zhurmë në Mars, që besohet të jetë tërmeti parë i zbuluar ndonjëherë në këtë planet.

InSight monitoroi tërmetin duke regjistruar sinjalin që ndodhi më 6 prill, mirëpo shkencëtarët njoftuan për ngjarjen më 23 prill.

Shkencëtarët besojnë se zhurma erdhi nga brendia e planetit të kuq.

Philippe Lognonne, një shkencëtar francez që është në krye të eksperimentit, tha se ishte emocionuese që më në fund të ketë dëshmi se Marsi posedon aktivitet sizmik.

Marsi nuk është pothuajse aq gjeologjikisht aktiv sa Toka dhe nuk ka pllaka tektonike.

Shkencëtarët po analizojnë ende të dhënat, si dhe tre sinjale të tjera nga brendia e Marsit.

Thuhet se të dhënat mund të zbulojnë informacion rreth madhësisë së bërthamës së shkrirë të Marsit.

Matësi i tërmeteve u vendos në Mars në dhjetor, disa javë pasi sonda ateroi në sipërfaqe. /RadioEvropaeLirë

The post NASA regjistron zhurma në brendësi të planetit Mars appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Britani, lejohet përdorimi i teknologjisë 5G të Huawei

$
0
0

Pavarësisht thirrjeve të Shteteve të Bashkuara për të ndaluar instalimin e teknologjisë 5G të Huawei në rrjetet celulare të vendeve aleate, Britania është vendi i parë që i jep goditjen.

Vendi ishullor vendosi që të implementojë teknologjinë 5G të Huawei por me një kusht, jo në pjesën kyçe të rrjeteve.

Aktualisht Huawei ka një prezencë të gjerë në rrjetin 4G në Britani përfshirë antenat dhe komponentët e tjerë të rrjeteve.

Grupet si Kombet e Bashkuara i kanë quajtur pretendimet Amerikane si politikisht të motivuara.

SHBA akuzon Huawei për lidhje të ngushta me qeverinë Kineze dhe se përgjon vendet perëndimore për llogari të Pekinit.

Qëndrimi Britanik ka qenë i ditur prej kohësh dhe kishte rrëzuar mundësinë e përjashtimit total të Huawei nga gjenerata e re e rrjeteve celulare.

Sakaq shefi i inteligjencës kibernetike Britanike Jeremy Fleming kishte thënë se i ka të qarta shqetësimet dhe kërcënimet që vinë nga përdorimi i teknologjisë Kineze në infrastruktura kyçe, siç janë ato të rrjeteve celulare. /PCWorld Albanian

The post Britani, lejohet përdorimi i teknologjisë 5G të Huawei appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

iFixit: Galaxy Fold është shumë delikat

$
0
0

Një çmontim i Galaxy Fold tashmë është realizuar por kjo e fundit mund të na ndihmojë të kuptojmë pse Samsung ka vendosur të shtyjë debutimin e tij.

iFixit kreu çmontimin e telefonit pjesë më pjesë dhe firma zbulon një detaj alarmant sidomos rreth boshtit. Ndërsa mekanizimi i palosje duket u fuqishëm, nuk ka mbrojtje nga hyrja e papastërtive në të.

Këto papastërti më pas ngelin mes boshtit dhe ekranit plastik OLED. Gjetje shpjegojnë edhe arsyet e dështimit të ekranit të telefonit.

Raportimet kanë qenë të ndryshme ku the Verge sugjeronte se ekrani krijonte një rrudhë në pjesën ku paloset. Gjithashtu vjen të theksohet se ekrani prej plastike është më pak rezistent ndaj gërvishtjeve krahasuar me ekranet prej xhami.

Megjithatë nuk është surprizuese se Galaxy Fold në të vërtetë nuk është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit. Por çmontimi i iFixit krijon mungesë besueshmërie.

Nëse iFixit ngre alarmin, Samsung me të vërtetë ka nevojë të bëjë ndryshme në dizajn nëse dëshiron që telefoni të jetë i përdorshëm në përditëshmërinë tonë. /PCWorld Albanian

The post iFixit: Galaxy Fold është shumë delikat appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Shfletimi i vërtetë privat vjen në Chrome

$
0
0

Google lançoi ditën e sotme Chrome 74 për Windows, Mac, Linux, Android dhe iOS me disa funksione të reja siç është bllokimi i gjurmimit të shfletimit privat Incognito.

Gjithashtu shfletuesi ka reduktuar ndjeshëm lëvizje për të kufizuar “sëmundjen” e lëvizjes. Përveç përditësimeve të zakonshme të sigurisë është përmirësuar edhe funksionaliteti PiP (Picture-in-Picture).

Dhe së fundi janë funksionet e shumëpritur “Dark Mode” dhe “Incognito.” Bllokimi i Incognito tashmë mund të anashkalohet nga shfletuesi por duhet ta aktivizoni vetë ju.

Mjafton të drejtoheni tek chrome://flags/ dhe të kërkoni për Incognito e më pas të aktivizoni Filesystem API. Me këtë veprim uebsajtet të cilat identifikonin nëse jeni duke shfletuar në privat ose jo tashmë nuk do ta kenë të mundur.

Shfletimi privat tashmë është me të vërtetë privat. “Dark Mode” që debutoi muajin e kaluar në macOS tashmë vjen edhe në Chrome 73 për Windows 10.

Megjithatë jo të gjithë mund ta provojnë menjëherë. Fillimisht klikoni me të djathtën mbi ikonën që hapni Chrome dhe shtypni opsionin “Properties.” Në fund të vendodhjes – target location – shtoni pjesën “–force-dark-mode” pa thonjëza.

Dark Mode do të aktivizohet automatikisht kur të hapni shfletuesin herën tjetër. Nëse e hapni nga taskbari dhe e keni fiksuar, njëherë duhet ta hiqni dhe ta fiksoni nga e para. /PCWorld Albanian

The post Shfletimi i vërtetë privat vjen në Chrome appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

eBay ka 180 milionë blerës aktivë

$
0
0

eBay rriti parashikimet për shitjet dhe fitimin e 2019-ës ndërsa ndryshimet në pamjen e platformës së tregtisë online kanë tërhequr më shumë konsumatorë dhe rritur të ardhurat nga reklamimi.

Kompania ballafaqohet me konkurrencën e egër të Amazon.com dhe Walmart së fundi është fokusuar në programin e produkteve të promovuara dhe biznesin e pagesave. Platforma e eBay sot është më e thjeshtë se kurrë më parë falë prezantimit të grupeve të listave dhe rekomandimeve personale.

Mëse 800,000 shitës aktivë përfitojnë nga avantazhet e promovimit të listave duke dyfishuar të ardhura nga reklamimi në 65 milionë dollarë për kompaninë.

Kompania pret që gjatë vitit të gjenerojë 10.93 miliardë dollarë të ardhura dhe fitim prej 2.64 deri në 2.70 dollarë për aksion.

Të ardhurat në tre mujorin e fundit që mbyll më 31 Mars ishin 2.64 miliardë dollarë duke tejkaluar pritshmëritë e analistëve prej 2.58 miliardë dollarë.

eBay tha se blerësit aktivë janë rritur me 4% në 180 milionë. /PCWorld Albanian

The post eBay ka 180 milionë blerës aktivë appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)
Viewing all 6956 articles
Browse latest View live