Quantcast
Channel: Shpresa AL
Viewing all 6956 articles
Browse latest View live

Microsoft Paint do të mbetet pjesë e Windows 10

$
0
0

Fansat e aplikacioni Microsoft Paint kanë një festë zyrtare ditën e sotme pasi gjigandi i Windows konfirmoi se aplikacioni do të mbetej pjesë e sistemit operativ Windows.

Në 2017-ën Microsoft tha se Paint do të largohej por ja arriti të mbijetojë. Konfuzioni u shtua ditët e fundit ndërsa përdoruesit ishin të paqartë nëse Paint do të mbetej pjesë e përditësimit të ardhshëm të Windows 10-ës në Maj.

Një zhvillues i Microsoft konfirmoi se Paint do të qëndronte. Pavarësisht se është një suitë bazike mjetesh dixhitale për vizatim, Paint ka tërhequr goxha interes tek artistët që ku u lançua në versionin e parë në 1985.

Në një të ardhme ekziston mundësia që Microsoft ta shkëpusë nga Windows 10 dhe ta ofrojë si aplikacion që mund të shkarkohet më vete.

Pjesa më e madhe e funksioneve të Paint ishin integruar në aplikacionin modern Paint 3D. Nuk dihet nëse Microsoft do të vijojë të jetë i përkushtuar ndaj Paint 3D apo pse dy aplikacione duhet të jenë të disponueshme në Windows 10-ën në të ardhmen. /PCWorld Albanian

The post Microsoft Paint do të mbetet pjesë e Windows 10 appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Tesla rrit distancën që mund të përshkojnë makinat elektrike

$
0
0

Tesla ka rritur distancën që makinat elektrike Model S dhe Model X mund të përshkojnë me 10% në 600km dhe 520km.

Rritja e distancës vjen si rezultat i ndryshimit të motorëve elektrikë pa ndryshuar asgjë në bateri 100kWh. Makinat gjithashtu mund të karikohen më shpejtë dhe kanë një dizajn të ri amortizimi.

Gjithashtu përmirësimet vinë në një kohë kur konkurrentët nuk po arrijnë dot të kalojnë tavanin e 500km. Nissan Leaf i 2019-ës ka një rang maksimal prej 363km, Jaguar I-Pace prej 376km dhe Audi E-tron prej 328km.

Ndryshimet duhet të tërheqin konsumatorë që janë të gatshëm të shpenzojnë më shumë tashmë që modeli 35,000 dollarësh është në treg.

Në fillim të këtij muaji Tesla raportoi rënie të madhe të shitjeve të modeleve luksoze. Madje edhe shitjet e Model 3 që shijoi popullaritet të lartë ishin në rënie.

Një arsye e kësaj rënie mund ti atribuohet edhe logjistikës. Kompania ka pasur probleme me dërgesat e makinave dhe vonesat e larta.

Markat si Porche, Audi, Mercedes të gjithë janë duke planifikuar të prodhojnë makina elektrike që konkurrojnë me Model S dhe X. /PCWorld Albanian

The post Tesla rrit distancën që mund të përshkojnë makinat elektrike appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Facebook Stories, 500 milionë përdorues aktivë në ditë

$
0
0

Duke thyer të gjitha pritshmëritë, në mënyrë të papritur Facebook tha se 500 milionë njerëz po përdorin Facebok Stories çdo ditë.

Statistika tregon se produkti i ri i vjedhur nga Snapchat dhe i aplikuar me sukses në Instagram, ka po aq përdorues sa historitë në Messenger.

Hera e fundit që Facebook foli për Stories ishte në Shtator kur tha se ka 300 milionë përdorues aktivë. CEO i Facebook Mark Zuckerberg zbuloi ditë e sotme këtë detaj në një telefonatë me investitorët.

Gjithashtu zbuloi se Facebook rrezikon një gjobë prej 5 miliardë dollarësh nga autoritetet Amerikane. Duke lënë gjobat mënjëanë, rrjeti social vazhdon të rritet dhe gjenerojë para.

COO Sheryl Sandbarg mësohet të ketë thënë se 3 milionë reklamues përdorin formatin e ri në Facebook.

Popullariteti në rritje tregon se Facebook po bën gjënë e duhur. Këtë koncept reklamimi  Facebook e ka aplikuar në pothuajse mbarë portofolin e aplikacioneve mobile si Instagram, Facebook dhe Facebook Messenger po ende jo në WhatsApp.

Kujtojmë se Instagram Stories kishin 500 milionë përdorues aktivë në ditë në Janar dhe sot mbase shumë më tepër edhe pse kompania nuk dha detaje. /PCWorld Albanian

The post Facebook Stories, 500 milionë përdorues aktivë në ditë appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Facebook rrezikon një gjobë prej 3 miliardë dollarësh

$
0
0

Edhe pse rritja e Facebook është ngadalësuar vitin e kaluar, të gjitha skandalet që përjetoi nuk kanë prekur themelet e kompanisë.

Por kjo mund të ndryshojë shumë shpejt. Facebook raportoi ditë e djeshme të ardhura totale për tre mujorin e parë të 2019-ës prej 15.1 miliardë dollarësh, një rritje me 26% krahasuar me një vit më parë.

Por gjëja më interesante është se kompania rrezikon të gjobitet mes 3 deri në 5 miliardë dollarë nga Komisioni Federal Tregtar Amerikane për praktikat e shfrytëzimit të të dhënave personale të përdoruesve.

Si rezultat kompania aplikoi shpenzimin prej 3 miliardë dollarë dhe fitim ra me 51% krahasuar me vitin e kaluar. Në Shkurt, Washington Post raportoi se Facebook ishte duke negociuar një gjobë multi-miliardëshe me FTC.

Një gjobë e tillë do të ishte ndër më të mëdhatë aplikuar ndonjëherë mbi një kompani teknologjike duke eklipsuar gjobën 22.5 miliardëshe të Google.

Përtej financave, kompania raportoi 2.38 miliardë përdorues aktivë në muaj në tre mujorin e parë të 2019-ës një rritje me 8% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Numri i përdoruesve aktivë në ditë ishte 1.56 miliardë. /PCWorld Albanian

The post Facebook rrezikon një gjobë prej 3 miliardë dollarësh appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Google lançon funksionin e videothirrjeve në grup

$
0
0

Google ka testuar prej kohësh funksionin e thirrjeve në grup në Duo në muajt e fundit dhe tashmë është live.

Funksioni mund të aksesohet duke klikuar butonin “Create group” nën fushën e kërkimit. Grupet ekzistuese do të listohen mposhtë dhe mund të ruhen me një emër për akses të shpejtë.

Pasi të klikojnë butonin “Create Group” në Duo përdoruesit mund të përzgjedhin deri në tre kontakte dhe më pas tu kërkohet të konfirmojnë nisjen e telefonatës.

Ekrani i videothirrjes do të ndahet në numrin e pjesëmarrësve që duan ti bashkohen ndërsa numri maksimal është katër bashkëbisedues.

Por numri i tyre pritet të zgjerohet deri në tetë gjatë një thirrjeje. Aplikacioni Duo shihet si zëvendësuesi i Hangouts.

Duo ka kaluar nëpër disa ndryshime si funksioni Data Saver dhe ekrani kryesor i ridizajnuar. /PCWorld Albanian

The post Google lançon funksionin e videothirrjeve në grup appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

LG ndalon shitjet e smartfonëve

$
0
0

Divizioni i smartfonëve i LG ka qenë në tatëpjetë prej kohësh. Si pjesë e reformave të kompanisë për të optimizuar biznesin, LG tashmë ka vendosur të marrë hapin e radhës, atë të ndërprerjes së shitjeve të smartfonëve në shtëpinë e kompanisë, në Korenë e Jugut.

Lajmet u raportuan fillimisht nga agjencia e lajmeve Yonhap dhe është konfirmuar nga LG. Aktualisht kompania është e përqendrua në prodhimin e telefonëve flagshipë dhe përbëjnë 1/5 e shitjeve totale të telefonëve të LG.

Rritja e çmimeve duke një strategjie  pamundur për LG i cili ka ngelur pas përballë rivalëve Android të cilët kanë ecur përpara me kamera më të mira, bateri më të mëdha dhe performancë më të lartë.

Megjithatë lajmi për ndalimin e shitjeve të smartfonëve në Korenë e Jugut nuk është fundi i divizioni mobil të LG. Por mund të jetë fillimi i një fundi.

LG vazhdon të ketë vendin e tretë për shitjet e telefonëve pas Apple dhe Samsung në SHBA dhe shijon një bazë besnike përdoruesish në Kore.

Por kompania nuk po arrin dot të prodhojë telefonë kompetitivë. Në këtë pikë vetëm një seri smartfonësh shumë të mirë mund të ngadalësojnë fundosjen e biznesit të smartfonëve konsumatore të LG. /PCWorld Albanian

The post LG ndalon shitjet e smartfonëve appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

AMA kompenson televizionet për kalimin nga transmetime analoge në dixhitale

$
0
0

Subjektet audiovizivë kombëtarë, rajonalë dhe lokalë, që preken si rezultat i kalimit nga transmetimet analoge në ato numerike do të kompensohen pjesërisht.

Ligji nr. 34/2017, datë 30.03.2017 “Për Lirimin e Frekuencave të Dixhital Dividentit”, i  ndryshuar parashikon mbulimin e pjesshëm të kostove neto shtesë që shoqërojnë kalimin nga transmetimet analoge në transmetime numerike.

Masa e kompensimit financiar do të jetë 5 000 000 (pesë milionë) euro dhe financohet nga të ardhurat e arkëtuara nga dhënia e autorizimeve individuale për përdorimin e frekuencave të Dividentit Numerik 1.

Sipas këtij ligji përfitojnë tarifën e mbështetjes:

  • 1/5 (1,000,000 euro) e tij do të përdoret për të mbuluar pjesërisht tarifën e mbështetjes së operatorëve ekzistues lokalë/rajonalë në rrjetin numerik të RTSH-së apo në rrjetet e tjera numerike të licencuara sipas ligjit për median audiovizive;

Për këtë kategori subjektesh në ligj parashikohet edhe procedura e detajuar e kryerjes së kompensimit, duke përcaktuar se subjekti përfitues i kompensimit financiar, duhet fillimisht të paguajë në bazë mujore tarifën e mbështetjes në llogarinë e RTSH-së apo të operatorëve të rrjeteve të tjera numerike dhe të paraqesë faturën përkatëse të pagesës pranë AMA-s. Vetëm pas këtij procesi, AMA kalon vlerën e tarifës së mbështetjes në llogarinë e subjektit përfitues.

  • Investime të operatorëve me eksperiencë në transmetimet numerike, që dalin jashtë funksionit, si rezultat i ndryshimeve teknologjike të imponuara nga ligji për mediat audiovizive;

Vlera 2/5 (2,000,000 euro) e shumës së lartpërmendur do të përdoret për të mbuluar pjesërisht investimet e operatorëve me eksperiencë në transmetime numerike, që dalin jashtë funksionit, si rezultat i ndryshimeve teknologjike të imponuara nga ligji nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

  • Ngritjen e infrastrukturës së transmetimit nga analog në numerik, siç kërkohet nga ligji nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

Vlera 2/5 (2,000,000 euro) do të përdoret për të mbuluar pjesërisht investimet e operatorëve privatë historikë kombëtarë për ndryshimin e infrastrukturës së transmetimit nga analoge në numerike.

Për kategorinë e dytë dhe të tretë, AMA i propozon Këshillit të Ministrave, mënyrën e ndarjes së detajuar së kompensimit të kompanive me eksperiencë dhe analogëve historikë kombëtarë. Shpërndarja e kompensimit financiar për operatorët me eksperiencë në transmetimet numerike, kryhet në bazë të raportit të përgjegjësive tatimore.

AMA e konsideron të arsyeshëm këtë vendim për aq kohë sa shteti ka marrë përsipër ndryshimin e teknologjisë së transmetimit. Vendimi për ndarjen e fondeve për subjektet e mëdha bëhet në bazë të raporteve të detajuara tatimore, duke marrë parasysh faktin që kemi të bëjmë me subjekte të cilat prej vitesh paguajnë miliona euro Buxhtetit të Shtetit. /PCWorld Albanian

The post AMA kompenson televizionet për kalimin nga transmetime analoge në dixhitale appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë që shndërron sinjalet e trurit në gjuhë të folur

$
0
0

Njerëzit me sëmundje neurologjike të cilët humbasin aftësitë mund të dërgojnë sinjale truri të cilat përdoren për të folur dhe një grup shkencëtarësh kanë gjetur mënyrën sesi të kthejnë zërin.

Ata kanë ndërtuar një makineri e cila shndërron sinjalet e trurit në gjuhë të folur të kuptueshme. Në vend që të përpiqet të lexojë mendimet, makineria e pajisur me inteligjencë artificiale mund të kapë komanda të ndryshme nervore dhe ti përkthejë në fjalë.

Rezultat nuk janë pa probleme. Edhe pse sistemi me saktësi kap sinjalet e truri dhe prodhon fjalë të kuptueshme në disa raste rezulton edhe me fjalë të ngatërruara.

Megjithatë është shumë herë më i avancuar sesa teknologjitë e përdorura deri më sot. Sa i përket teknologjisë nuk ka afate kur do të finalizohet apo të jetë e disponueshme.

Shkencëtarët dëshirojnë që tu rikthejnë zërin njerëzve që vuajnë nga ALS, Pakinsoni dhe sëmundje të tjera që shkaktojnë humbjen e të folurit. /PCWorld Albanian

The post Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë që shndërron sinjalet e trurit në gjuhë të folur appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Nintendo ka shitur 34.74 milionë konsola Switch

$
0
0

Nintendo ka shitur 2.47 milionë konsola Switch në tre muajt e parë të 2019-ës duke dërguar në 34.74 milionë në total.

Për të njëjtën periudhë vitin e kaluar Nintendo ka shitur 2.93 milionë konsola. Switch ka arritur të kalojë edhe Nintendo 64 për nga shitjet historike dhe me shumë gjasa vitin e ardhshëm mund të kalojë edhe SNES i shitur 49.1 milionë njësi.

Gjatë raportimit të financave të kompanisë Nintendo foli për shitjet e fuqishme të softueri si Super Smash Bross. Ultimate dhe Pokemon: Let’s Go që u shit në 13.81 milionë dhe 10.63 milionë njësi respektivisht.

Kjo performancë ndihmoi kompaninë të gjenerojë 10.7 miliardë dollarë të ardhura, një rritje prej 1.3 miliardë dollarë krahasuar me vitin e kaluar.

Fitimi i kompanisë ishte 2.2 miliardë dollarë. Nuk është vetëm Switch që po gjeneron një pasuri të vërtetë për Nintendo por edhe familja 3DS dhe 2DS me 2.55 milionë shitje së bashku vitin e kaluar dhe NES dhe SNES Classic Editions me 5.95 milionë shitje të kombinuara.

Për vitin e ardhshëm Nintendo ka vendosur objektiv shitjen e 18 milionë konsolave Switch. /PCWorld Albanian

The post Nintendo ka shitur 34.74 milionë konsola Switch appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Microsoft bëhet për herë të parë kompani 1 trilion dollarëshe

$
0
0

Ditën e Mërkure vlera e gjigandit të Windows, Microsoft, arriti në 1 miliardë dollarë për herë të parë dhe në zemër të këtij suksesi qëndron padyshim biznesi i shërbimeve cloud.

Kompania me seli në Uashington theu pritshmëritë e Wall Street për fitimin dhe të ardhurat e tre mujorit të parë. Aksionet e kompanisë u vlerësuan me 130 dollarë duke i dhënë avantazh përballë Apple e cila vlerësohet me 980 miliardë dollarë.

Që nga fillimi i 2019-ës aksionet e Microsoft janë rritur me 23%. Nën lidershipin e Satya Nadella kompania është larguar nga sistemi operativ Windows në drejtim të shërbimeve bazuar në cloud.

Produkti cloud Azure i Microsoft konkurron me liderin Amazon Web Services duke u garantuar bizneseve fuqi kompjuterike. Të ardhurat totale të kompanisë ishin 30.57 miliardë dollarë duke tejkaluar prishtmëritë e analistëve ore 29.84 miliardë dollarë.

Fitimi i Microsoft ishte 8.81 miliardë dollarë nga 7.42 miliardë dollarë që ishte vitin e kaluar. Shërbimet Azure gjeneruan 9.65 miliardë dollarë ndërsa shërbimet e produktivitetit dhe biznesit ku përfshihen Office dhe Linkedin kishin 10.2 miliardë dollarë të ardhura.

Gjithashtu biznesi i licencimit të Windows u rrit me 9% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë kompania ka edhe pika të dobëta dhe ato janë biznesi i lojërave ku përfshihet Xbox u rrit me 5%, ose 3% më pak sesa një vit më parë.

Shitjet e harduerit u rritën jo më shumë se 21% krahasuar me 39% një vit më parë. /PCWorld Albanian

The post Microsoft bëhet për herë të parë kompani 1 trilion dollarëshe appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Ja sesi të aktivizoni “Dark Mode” në Google Chrome

$
0
0

Chrome 74 zyrtarisht ka mbërritur tek përdoruesit e kompjuterëve Windows, Mac dhe Linux duke sjellë me vete edhe “Dark Mode” për përdoruesit e Windows 10-ës.

Kjo ndërfaqe është e disponueshme në macOS që prej muajit të kaluar me Chrome 73 ndërsa sot vjen edhe në Windows 10. Chrome automatikisht do të aktivizojë ndërfaqen e re nëse “Dark Mode” është i aktivizuar në Windows 10.

Rezultati është një shfletues me pamje të errët sikur të ishte në modalitetin Incognito. Ndërsa Google ka filluar aktivizimin e “Dark Mode” në Windows, kompania ende nuk e ka vënë në funksione plotësisht.

Dhe nëse nuk doni të prisni më gjatë atëherë ndiqni udhëzimet tona si mëposhtë:

  1. Gjeni shkurtesën e lançimit të shfletuesit Chrome dhe pasi të keni klikuar me të djathtën e mausit mbi të gjeni opsionin në fund “Properties.”
  2. Nën opsionin Target duhet të shtoni këto togfjalësha në fund të komandës: “–force-dark-mode” pa thonjëza.
  3. Hapni Chrome dhe “Dark Mode” duhet të jetë aktivizuar. Nëse zakonisht hapni Chrome nga taskbari atëherë duhet ta hiqni dhe ngjisni nga e para ikonën.

Me ndërfaqen e re “Dark Mode” edhe menutë dhe thuajse çdo element vizual i shfletuesit shndërrohet në të errët. Chrome 74 sjell edhe disa ndryshime të tjera të cilat nuk janë aq të dallueshme vizualisht. Për shembull janë çaktivizuar ose reduktuar ndjeshëm në Chrome e madje tashmë nuk lejon uebsajtet të dallojnë nëse po shfletoni në privat ose jo.

Chrome 74 është i disponueshëm për tu shkarkuar nga sajti i Google ose nga menuja help > About Chrome direkt nga shfletuesi. /PCWorld Albanian

The post Ja sesi të aktivizoni “Dark Mode” në Google Chrome appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Tesla humbje rekord prej 702 milionë dollarësh

$
0
0

Tesla raportoi ditën e Mërkure një humbje më të madhe sesa ishte parashikuar prej 702 milionë dollarë pas një tre mujori zhgënjyes me dërgesat, kostot dhe ndryshimet e çmimeve.

Prej këtyre ishin 494 milionë dollarë humbje reale ndërsa 188 milionë tarifa dhe taksa fikse. 67 milionë dollarë ishin humbje për shkak të ristrukturimit.

Më 9 Prill Tesla tha se kishte dërguar 63,000 porosi ku 50,900 ishin Model 3, dhe pjesa tjetër 12,100 ishin Model S dhe X.

Elon Musk kishte paralajmëruar më parë këto humbje por askush nuk priste humbje të këtyre përmasave.

Rezultatet negative vinë pas dy tre mujorësh fitim nxitur nga shitje e Tesla. Në tre mujorin e katërt kompania raportoi 139 milionë dollarë fitim dhe në Tetor të vitit të kaluar kishte postuar fitimin e parë pas shtatë tre mujorësh.

Gjithashtu vihet re një diferencë e madhe mes të ardhurave të tre mujorit të parë të 2019-ës prej 4.5 miliardë dollarë dhe tre mujorit të katërt të 2018-ës prej 7.2 miliardë dollarë.

Tesla ka rritur distancën që makinat elektrike Model S dhe Model X mund të përshkojnë me 10% në 600km dhe 520km.

Rritja e distancës vjen si rezultat i ndryshimit të motorëve elektrikë pa ndryshuar asgjë në bateri 100kWh. Makinat gjithashtu mund të karikohen më shpejtë dhe kanë një dizajn të ri amortizimi.

Gjithashtu përmirësimet vinë në një kohë kur konkurrentët nuk po arrijnë dot të kalojnë tavanin e 500km. Nissan Leaf i 2019-ës ka një rang maksimal prej 363km, Jaguar I-Pace prej 376km dhe Audi E-tron prej 328km. /PCWorld Albanian

The post Tesla humbje rekord prej 702 milionë dollarësh appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

iFixit tërheq çmontimin e Galaxy Fold nën presionin e Samsung

$
0
0

Galaxy Fold nuk do të debutojë brenda datës së parashikuar ndërsa Samsung ka filluar hetimet ndaj disa njësive dërguar për analistët e mediave.

Pak ditë më parë iFixit bëri atë që di të bëjë më të mirë, të çmontojë telefonë dhe pajisje për të zbuluar çfarë fshihet në brendësi të tyre.

Megjithatë ditën e Enjte ata u detyruan të tërhiqni artikullin e çmontimit të Galaxy Fold. Zakonisht ato blejnë telefonë në mënyrë që ti çmontojnë për këtë të fundit e kishin marrë nga një palë e tretë.

Samsung kishte kërkuar nga partneri i besueshëm i cili kishte dhënë telefonin iFixit të kërkonte heqjen e çmontimit të Galaxy Fold.

Edhe pse iFixit bëri rezistencë fillimisht, më pas mësohet të ketë pranuar heqjen e çmontimit. iFixit e quajti telefonit shumë delikat.

Nuk dihet çfarë Samsung do të bëjë saktësisht për të adresuar këtë dobësi të Galaxy Fold e as se kur do të debutojë. Një gjë është e qartë se kompania nuk dëshiron të ekspozojë problemet e as sekretet përpara se të dalë në shitje. /PCWorld Albanian

https://platform.twitter.com/widgets.js

The post iFixit tërheq çmontimin e Galaxy Fold nën presionin e Samsung appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Holanda refuzon teknologjinë 5G të Huawei

$
0
0

Firma Holandeze e telekomunikacionit KPN tha ditën e Premte se do të zgjidhte një kompani Perëndimore për ndërtimin e rrjetit bazë 5G duke u bërë një prej operatorëve të parë Evropian që refuzon Huawei.

Shtetet e Bashkuara prej kohësh u bëjnë presion aleatëve të mos përdorin pajisjet e Huawei për shkak të shqetësimeve se mund të përgjohen nga autoritetet Kineze.

Huawei thotë se shqetësime të tilla janë të pabaza dhe politike. KPN është firma më e madhe e telekomunikacionit në Holandë dhe tha se do të përdorë pajisjet e Huawei vetëm në pjesët e rrjeteve që i konsideron më pak sensitive.

Holanda bëhet vendi i dytë Evropian që adopton një qasje të tillë pas Britanisë duke përjashtuar teknologjinë Kineze nga pjesët kyçe të rrjeteve.

Në dekadën e fundit Huawei ka qenë furnizuesi kryesor i KPN me teknologji rrjetesh por kompania argumenton se me ndryshimin e furnizuesit në favor të Nokia dhe Ericsson nuk do të rriten kostot.

Bërthama e rrjeteve 5G është edhe pika ku qarkullon informacion më sensitiv. Vetë KPN e përshkruan Huawei si lider global në teknologjinë radio dhe të antenave. /PCWorld Albanian

The post Holanda refuzon teknologjinë 5G të Huawei appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Bitcoin në rënie pas zbulimit të një mashtrimi 850 milionë dollarësh

$
0
0

Tregu i kriptomonedhave ra me shpejtësi ditën e Enjte pasi prokurori i përgjithshëm i Nju Jorkut akuzoi pronarët e një prej bursave kriptografike më të njohura Bitfinex për transaksione të paligjshme për të maskuar mungesën e 850 milionë dollarëve.

Sipas një padie prej 23 faqesh, Bitfinex kishte rritur rezervat e kriptomonedhës stablecoin Tether, një monedhë dixhitale e mbështetur 1 me 1 në dollarin Amerikan, për të paguar konsumatorët të cilët kërkonin të tërhiqnin para nga bursa.

Lajmet bënë që Bitcoin të binte me 6% në 5,100 dollarë duke vënë në pikëpyetje edhe besueshmërinë tek Tether.

Padia zbulon edhe një bisedë mes një ekzekutivi të Bitfinex në Gushtin e vitit të kaluar dhe përpunuesit të pagesave në Panama ku kishte transferuar paratë.

“Situata duket shumë e keqe. Kemi mëse 500 kërkesa për tërheqje parash dhe vazhdojnë të shtohen. Aktualisht po qëndrojmë mbi fije të perit,” shkruhej në mesazhin e ekzekutivit të kompanisë me emrin “Merlin.”

Merlin gjithashtu paralajmëron kontaktin e tij me emrin “Oz” se situata ishte kritike për mbarë industrinë kriptografike. Nëse nuk vepronin shpejtë Bitcoin mund të binte nën 1,000 dollarë.

Identiteti i saktë i kompanisë Panameze mbetet i paqartë. Operacionet e Bitfinex dhe lidhjet me Tether kanë qenë jo rrallë herë objekt spekulimesh. Sipas prokurorit të përgjithshëm është i njëjti individ që i kontrollon të dyja. /PCWorld Albanian

The post Bitcoin në rënie pas zbulimit të një mashtrimi 850 milionë dollarësh appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Windows 10 nuk do të instalohet në kompjuterët që kanë në përdorim USB apo karta SD

$
0
0

Mcrosoft filloi të njoftonte përdoruesit e sistemit operativ se Përditësimi i Majt të Windows 10-ës nuk do të instalohet në kompjuterët që kanë në funksion çelësa USB ose karta SD.

Arsyeja sipas kompanisë është se gjatë instalimit të Windows 10-ës mund të ndodhë instalim i driverave të gabuar dhe të ndikojë jo vetëm tek pajisjet e jashtme por edhe ato të brendshme.

Që të mund të instalojnë përditësimin përdoruesit duhet të heqin USB dhe kartat SD dhe të restartojnë kompjuterin.

Sipas ZDNet vetëm përdoruesit e Windows 10 v1803 lançuar në Prill 2018 dhe v1809 lançuar në Tetor do të kenë probleme.

Përdoruesit me versione më të vjetra të sistemit operativ mund të instalojnë përditësimin e Majit pa asnjë pengesë pavarësisht nëse kanë në punë USB apo karta SD.

Lajmi vjen pak kohë pasi Microsoft vrau një prej funksioneve më të premtuara, atë të Seteve. Lajmi i mirë është se tashmë mund të vendosni vetë kur do të instalohet përditësimi. /PCWorld Albanian

The post Windows 10 nuk do të instalohet në kompjuterët që kanë në përdorim USB apo karta SD appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

CIA hap llogari në Instagram

$
0
0

Ditën Enjte CIA lançoi llogarinë në Instagram në përpjekje për të ofruar më shumë transparencë.

Postimi i parë ishte një foto e rreme e një tavoline punonjësi ku bie në sy një paruke dhe një letër ku shkruhet “Top Secret Pulp”.

Shefja e CIA Gina Haspel kishte thënë se hapja e llogarisë është bërë për të ofruar më shumë transparencë. Megjithatë një vend ku njerëzit postojnë pozime nga më të ndryshme, jetën luksoze që bëjnë, mbase nuk është i duhuri për atë qëllim që CIA mendon ta arrijë.

//www.instagram.com/embed.js

Instagrami është më tepër për ti bërë të tjerë xhelozë. Agjencia të tjera Amerikane si NASA, NOAA dhe Departamenti i Mbrojtjes kanë llogaritë e tyre.

NASA ka 41 milionë ndjekës dhe vazhdimisht poston imazhe të planeteve, kostelacioneve dhe raketave të cilat marrin 1 milionë pëlqime. NOAA tregon krijesa ujore që duket sikur vinë nga një botë tjetër.

Ajo çfarë CIA do të sjellë mbetet për tu parë. aktualisht llogaria ndiqet nga afro 20,000 persona. /PCWorld Albanian

The post CIA hap llogari në Instagram appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Falimenton kompania e sigurimeve INSIG Kosova

$
0
0

Kompania e sigurimeve INSIG në Kosovë ka falimentuar.  Bordi i  Bankës Qendrore të Kosovës ka marrë vendimin që kjo kompani të mos vazhdojë punën. Në vendimin e Bordit thuhet se Kompania e Sigurimit  “INSIG” ka pasur vështirësi financiare në përmbushjen e kërkesave ligjore të BQK-së për sa i përket mjaftueshmërisë së kapitalit dhe aftësisë paguese – Solvencës.  BQK ka treguar se revokimi i licencës së Kompanisë së Sigurimit “INSIG” nuk rrezikon qëndrueshmërinë e sektorit te sigurimeve në Kosovë.

“Bordi Ekzekutiv i BQK-se merr vendim për revokim të licencës  së  kompanisë së  sigurimeve së  SH.A. “Insig” Dega në Kosovë. Bazuar në kompetencat dhe përgjegjësitë e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, që rrjedhin nga neni 36 dhe 67 i Ligjit për BQK-në, si dhe në pajtim me nenin 16, nenin 99, nenin 100 dhe nenin 124 të Ligjit për Sigurimet, në takimin e mbajtur me datë 26 prill 2019, Bordi Ekzekutiv i BQK-së ka marrë Vendim që Kompanisë së Sigurimit “Insig” SH.A., Dega Kosovë, t’i revokohet Licenca Nr. 003 e datës 25 mars 2002, e lëshuar nga Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovës (BPK), paraardhëse ligjore e BQK-së”, thuhet në vendimin e BQK.

BQK ka treguar se kompania e Sigurimit  “Insig” SH.A., Dega Kosovë, ka pasur vështirësi financiare në përmbushjen e kërkesave ligjore të BQK-së për sa i përket mjaftueshmërisë së kapitalit dhe aftësisë paguese – Solvencës.

“Në funksion të përmirësimit të gjendjes financiare dhe përmbushjes së kërkesave ligjore dhe rregullative, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, përkatësisht Bordi Ekzekutiv i BQK-së në pajtim me legjislacionin në fuqi, në mënyrë të vazhdueshme ka bërë përpjekje për të skanuar gjendjen financiare të Kompanisë së Sigurimit “Insig” SH.A., Dega Kosovë.  Megjithatë, përkundër gatishmërisë dhe përpjekjeve të BQK-së, Bordi dhe Menaxhmenti i Siguruesit nuk ka arritur të përmbushë kërkesat ligjore dhe përmirësimin e gjendjes financiare të Kompanisë.

Në të njëjtën kohë, Aksionari i Kompanisë së Sigurimit “Insig” Dega Kosovë nuk i është përgjigjur kërkesave të BQK-së për rritjen e kapitalit dhe arritjes në pajtueshmëri me kërkesat ligjore në fuqi.

“Mungesa e gatishmërisë së Aksionarit për të plotësuar kërkesat e kapitalit ka vënë në rrezik serioz kapacitetet e Kompanisë për të përmbushur detyrimet ndaj të siguruarve dhe kreditorëve të tjerë. Prandaj, me qëllim të mbrojtjes së policëmbajtësve dhe me qëllim të parandalimit të rritjes së ndikimit negativ në tregun e sigurimeve dhe në sistemin financiar në përgjithësi, BQK-ja duke u bazuar në detyrat dhe përgjegjësitë që dalin nga Ligji për BQK dhe Ligji për Sigurimet, ka marrë vendim për revokimin e Licencës së Kompanisë”.

BQK tregon procedurat për likuidatorët

BQK-ja ka hapur procedurat e likuidimit të detyrueshëm, sipas Kapitullit 18 të Ligjit Nr. 05/L-045 për Sigurimet duke emëruar Likuidatorin, i cili do drejtojë Kompaninë e Sigurimit në Likuidim “Insig” dhe do të siguroj trajtim të drejtë dhe të barabartë, gjithmonë në pajtim me kërkesat ligjore në fuqi, ndaj të gjithë kreditorëve.

“Me emërimin e Likuidator, pushojnë të gjitha përgjegjësitë e administratorit, të Bordi Drejtues dhe Menaxhmentit të Kompanisë në raport me menaxhimin e Kompanisë. Likuidatori do të jetë në dispozicion të shqyrtimit të të gjitha kërkesave,  në radhë të parë të policëmbajtësve dhe si dhe kreditorëve të tjerë. Likuidatori do të raportojë në baza mujore në BQK lidhur me mbarëvajtjen e përmbushjes së detyrimeve ndaj kreditorëve. Në të njëjtën kohë likuidatori gjithashtu do të njoftojë më detajisht të gjithë kreditorët dhe palët e tjera me interes lidhur me mënyrën e komunikimit dhe do të siguroj kontakte të telefonit, emailit dhe lokacionin për paraqitjen e të gjitha kërkesave të policëmbajtësve dhe kreditorëve të tjerë”.

Banka Qendrore udhëzon të gjithë policëmbajtësit dhe kreditorët e tjerë që të përcjellin njoftimet në ditët në vijim nga Likuidatori dhe BQK-ja lidhur me udhëzimet mbi procesimin e kërkesave që kanë në raport me Kompaninë e Sigurimit në Likuidim “Insig”.

“BQK-ja, në pajtim me detyrat dhe përgjegjësitë e caktuara nga Ligji për Bankën Qendrore dhe ligjet tjera përkatëse që rregullojnë veprimtarinë e institucioneve financiare, do të vazhdojë aktivitetet e saj për të siguruar përputhje të plotë të veprimtarisë së institucioneve financiare me kërkesat e përcaktuara nga ligjet dhe rregulloret në fuqi. Ruajtja e aftësisë së institucioneve financiare për të përmbushur detyrimet financiare ka një rëndësi shumë të madhe për ruajtjen e stabilitetit financiar në vend, që paraqet edhe objektivin primar të BQK-së”.

Prandaj, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit financiar dhe mbrojtjes së shfrytëzuesve të shërbimeve financiare, BQK-ja mbetet e përkushtuar që të shfrytëzojë të gjitha mundësitë ligjore për të siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit të sistemit financiar në vend, duke i siguruar ekonomisë së vendit një sistem financiar në funksion të zhvillimit dhe stabilitetit makroekonomik, si dhe një sistem që ofron siguri për të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve financiare.

Banka Qendrore ka treguar se revokimi i licencës së Kompanisë së Sigurimit “Insig” nuk rrezikon qëndrueshmërinë e sektorit te sigurimeve në Kosovë. Sistemi financiar i Kosovës, që nga fillimi i funksionimit të tij, ka pasur një zhvillim të qëndrueshëm dhe ka shërbyer si burim i rëndësishëm i stabilitetit makroekonomik në vend.

“Në vitet e fundit, kemi një përshpejtim të rritjes së aktivitetit pothuajse në të gjithë komponentët e sistemit financiar, përderisa edhe treguesit e performancës dhe qëndrueshmërisë kanë shënuar përmirësim të mëtejmë. Për sa i përket sektorit të sigurimeve në veçanti, aktiviteti i këtij sektori po vazhdon të rritet, përderisa masat rregullative dhe mbikëqyrëse të ndërmarra nga ana e BQK-së kanë rezultuar në një performancë financiare pozitive të këtij sektori, pas një periudhe mjaft të gjatë me humbje.  Prandaj, ne zotohemi që do të vazhdojmë me ndërmarrjen e të gjitha masave që i parasheh ligji në mënyrë që në tregun tonë të lejojmë operimin e vetëm atyre institucioneve financiare që janë të afta t’i kontribuojnë zhvillimit të mëtejmë të sistemit financiar dhe ekonomisë së vendit, si dhe t’i kontribuojnë fuqizimit të mëtejmë të stabilitetit financiar”, thuhet në fund të njoftimin që ka bërë BQK.

Insig Kosova

INSIG Kosova u themelua në vitin 2002 nga INSIG Shqipëri e cila zotërohej në ato vite në 100 për qind të kuotave nga shteti shqiptar dhe konkretisht Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Në vitin 2016 u bë edhe privatizimi i plotë i INSIG sh.a nga kompania Eurosig sh.a çka bëri që nën kompaninë privatizuese të kalonin edhe degët në Kosovë dhe Maqedoni. /Monitor.al

The post Falimenton kompania e sigurimeve INSIG Kosova appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale në Maqedoninë e Veriut, fushëbetejë mes kundërshtarëve politikë

$
0
0

Prania e gjuhës së urrejtjes në mediat sociale shënon rritje të theksuar si rrjedhojë e mosveprimit të organeve përkatëse, thonë nga zyrtarë nga Komiteti i Helsinkit në Shkup. Ata bëjnë të ditur se janë verifikuar gjithsej 43 paraqitje lidhur me përdorimin e gjuhës së urrejtjes në rrjete sociale në tremujorin e parë të këtij viti, pa përfshirë këtu periudhën e fushatës për zgjedhjen e presidentit të Maqedonisë së Veriut.

Urania Pirosvka, drejtuese e Komitetit të Helsinkit në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thekson se numri më i madh i paraqitjeve kanë të bëjnë me gjuhën e urrejtjes mbi baza etnike, gjegjësisht 27 për qind nga numri i përgjithshëm i paraqitjeve. Ndërkohë që është regjistruar rritje e paraqitjeve të urrejtjes në bazë të përkatësisë politike, 20 për qind dhe 18 për qind e parashtresave kanë të bëjnë me gjuhën e urrejtjes për shkak të orientimit seksual.

“Rritja e gjuhës së urrejtjes kryesisht ka të bëjë me zhvillimin e proceseve të fundit politike, siç është nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës dhe më pas shpallja e zgjedhjeve presidenciale që ndikuan në nxitjen e retorikës nacionaliste”, thotë Pirovska.

Tragjedia që shpërfaqi urrejtjen, por edhe humanizmin

Sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, personi që përdor “gjuhë të urrejtjes nëpërmjet sistemit kompjuterik”, dënohet me burgim prej 1 deri në 5 vjet.

Por, Urania Pirovska thotë se problematik edhe më tej mbetet mosveprimi i organeve gjyqësore edhe pas denoncimit të rasteve të caktuara.

“Nëse shteti, organet përkatëse nuk veprojnë gjegjësisht, nuk janë efikase në dënimin e gjuhës së urrejtjes, kuptohet se do të ketë rritje të gjuhës së urrejtjes. E shihni çka ndodh në realitet. Në Maqedoni kemi vetëm një vendim gjyqësor që ka të bëjë me gjuhën e urrejtjes, do të thotë kjo dukuri nuk sanksionohet, pra mbetet e padënueshme”, vlerëson Pirovska.

Maqedoni: Politikanët që nxisin gjuhën e urrejtjes, s’ndëshkohen

Ndërkaq, nga Asociacioni i Mediave të Shtypura në Maqedoni, që zhvillon një fushatë kundër gjuhës së urrejtjes në media dhe opinionin e gjerë theksojnë se zhvillimet e fundit, krijimi i opinionit publik kundër kësaj dukurie, ka prodhuar efektet e para gjatë fushatës presidenciale, e cila është duke vazhduar.

“Në këtë fushatë kemi kyçur shumë personalitete të jetës publike në vend, të të gjitha etniteteve po edhe ambasadorët e huaj, me mision në vendin tonë dhe në këtë mënyrë mendojmë se tanimë kemi efektet e para nga kjo fushatë, sepse fushata jonë kundër gjuhës së urrejtjes zhvillohet me fushatën presidenciale dhe fushata presidenciale, dukshëm ishte më e qetë sa i përket gjuhës dhe komunikimit mes kundërshtarëve politikë”, thotë Lirim Dullovi, kryetar i Asociacionit të Mediave të Shtypura në Maqedoni.

Kandidatët për president, me retorikë të matur para shqiptarëve

Nga ana tjetër, Marko Troshanovski, politolog, konsideron se rrjetet sociale paraqesin fushën ku thyhen shtizat e taborëve politikë, megjithëse ata fshihen pas profileve të rrejshme.

Troshanovski thotë për Radion Evropa e Lirë se gjuha më e butë gjatë fushatës zgjedhore, është si rrjedhojë e komunikimit më të sofistikuar ndërmjet kandidatëve që janë në garën zgjedhore për president.

“Sulmet mes taborëve politikë mbeten evidente edhe në këtë fushatë zgjedhore, megjithëse fjalori mes dy taborëve politikë ishte shumë më i butë, ndonëse edhe për faktin se garuesit në këto zgjedhje presidenciale janë profesorë universitarë dhe kanë mbajtur shumë llogari për nivelin e komunikimit”, vlerëson Troshanvski.

The post Gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale në Maqedoninë e Veriut, fushëbetejë mes kundërshtarëve politikë appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Telenor kompania celulare më e mirë në Malin e Zi

$
0
0

Telenor ka mbulimin më të mirë me rrjet 4G në Malin e Zi sipas një studimi kryer nga Autoriteti Malazez i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (EKIP).

I njëjti studim gjeti se Crnogorski Telekom kishte shpejtësinë më të lartë të shkarkimit në zonat urbane, mesatarisht 47.5Mbps, ndjekur nga Telenor me 43.5Mbps dhe M:tel me 22.5Mbps.

Shpejtësia mesatare e ngarkimit ishte më e lartë në rrjetin Telenor prej 34Mbps, ndjekur nga Crnogorski Telekom me 32.4Mbps dhe M:tel me 9.1Mbps. Shpejtësia më e lartë e regjistruar ishte 168Mbps në shkarkim dhe 48Mbps në ngarkim ku që të dyja i përkisnin Crnogorski Telekom.

Në fund të 2018-ës numri i antenave 4G ishte 364 për Telenor, 254 për Crnogorski Telekom dhe 140 për M:tel. Investimet totale në sektorin e komunikimeve ishin 91.5 milionë euro ku 82 milionë euro ishin vetëm nga operatorët kryesorë.

Telenor kishte cilësinë më të lartë të shërbimeve zanore dhe rezultate të shkëlqyera në transmetimin e të dhënave. Telenor gjithashtu kishte numrin më të madhe të antenave 4G dhe në 95% të transmetimeve të të dhënave mes kompanisë dhe abonentit kryheshin në teknologjinë 4G zbuloi raporti i EKIP. /PCWorld Albanian

The post Telenor kompania celulare më e mirë në Malin e Zi appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)
Viewing all 6956 articles
Browse latest View live