Quantcast
Channel: Shpresa AL
Viewing all 6956 articles
Browse latest View live

Njihuni me telefonin Motorola që paloset vertikalisht

$
0
0

Imazhe të një telefoni ende të pa prezantuar nga Motorola janë publikuar online. Fotot të cilat u shfaqen në rrjetin social Kinez Weibo dhe të publikuara nga SlashLeaks tregon një telefon që paloset vertikalisht.

Në foto paraqiten edhe një stacion karikimi wireless dhe disa aksesorë të cilët vendosen kutinë tre këndore. Imazhet e përfolura të RAZR V4 duhet të shihen me skepticizëm sepse nuk ka ende asnjë informacion zyrtar nga Motorola për mënyrën sesi versioni i ri i telefonit klasik do të ngjajë.

Megjithatë vlen të theksohet se dizajni është i ngjashëm me një patentë të fituar nga Motorola vitin e kaluar për telefonin me palosje vertikale dhe dizajnin e dallueshëm të RAZR.

Në Janar Wall Street Journal raportoi se Motorola ishte duke punuar në një telefon me palosje RAZR. Atë kohë mendohet që telefoni të kishte çmim prej 1,500 dollarësh. U spekulua se versioni i ri mund të dilte në shitje nga muaji Shkurt por ende nuk ka asnjë të dhënë.

Motorola konfirmoi se është duke punuar në një përditësim modern të një prej telefonëve më të dashur dhe më të shitur të saj në Shkurt. Megjithatë nuk la të kuptohej asgjë se kur ky telefon do të dilte në shitje. /PCWorld Albanian

The post Njihuni me telefonin Motorola që paloset vertikalisht appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Fitimi i Samsung bie me 60%

$
0
0

Pak javë më parë Samsung paralajmëroi investitorët për rënien e fitimit me 60% në tre muajt e parë të 2019-ës krahasuar me një vit më parë.

Tashmë një raport i detajuar ka mbërritur duke konfirmuar projektimet e rënie së të ardhurave me 23% nga biznesi i çipeve dhe fitim prej 5.4 miliardë dollarësh.

Samsung pësoi rënie të vogla edhe në divizionet e elektronikës mobile dhe konsumatore. Ende kompania beson se Galaxy S10 ka tërhequr shitje solide.

Kombinuar me linjën e rangut të mesëm Galaxy A, kompania pret që kërkesa të rritet në tre mujorin e ardhshëm ndërsa çmimet vazhdojnë të bien.

Ai që nuk u përmend në raport ishte telefoni me ekran me palosje i Galaxy Fold edhe pse e ardhmja e këtyre telefonëve pritet të rrisë fitimet nga biznesi i ekraneve.

Kompania beson se telefonët me ekrane që palosen së bashku me Galaxy Ntoe dhe 5G do të fuqizojnë lidershipin e kompanisë në smartfonët e segmentit premium.

Gjithashtu ekzekutivët e Samsung thanë se në javët në vijim do të japin një datë ridebutimi për Galaxy Fold. Ata mendojnë se mund ti gjejnë një vend telefonit tek konsumatorët dhe besimi i tyre tek një kategori tjetër telefonësh nuk është lëkundur aspak. /PCWorld Albanian

The post Fitimi i Samsung bie me 60% appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Kompanitë të cilat shpenzojnë miliona në lobim pranë Komisionit Evropian

$
0
0

Duke qenë se është goditur rëndë nga disa gjoba nga Komisioni Evropian në tre vitet e fundit, nuk është surprizë të mësojmë se Google po përpiqet të përmirësojnë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.

Sipas zbulimeve më të fundit të kompanisë në Regjistrin Evropian të Transparencës, Google ka shpenzuar pothuajse 7 milion dollarë në lobim pranë institucioneve Evropiane në 2017-ën duke lënë pas shumë kompani.

Komisioni Evropian

Që nga Dhjetori i 2014-ës përfaqësuesit e Google realizuan mëse 200 takime me Komisionerët Evropianë, Anëtar të Kabineteve të tyre dhe drejtues të lartë duke mbuluar disa tematika si të drejtat e autorit, lajmet e rreme, gjuha e urrejtjes dhe sigurisë kibernetike.

Sipas regjistrit, Google ka në terren në Bruksel plot 15 njerëz që lobojnë pro biznesit dhe aktivitetit të kompanisë. Pas Google vjen Microsoft me 5.85 milionë dollarë të shpenzuara, Royal Dutch Shell me 5.29 milionë dollarë, Facebook me 4.18 milionë dollarë, Siemens me 3.92 milionë dollarë, ExxonMobil me 3.9 milionë dollarë, Byer me 3.69 milionë dollarë, BASF me 3.68 milionë dollarë, Deutsche Bank me 3.67 milionë dollarë dhe Dow me 3.34 milionë dollarë. /PCWorld Albanian

The post Kompanitë të cilat shpenzojnë miliona në lobim pranë Komisionit Evropian appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Vodafone kishte gjetur probleme sigurie në pajisjet e Huawei në 2011 dhe 2012

$
0
0

Grupi Vodafone kishte zbuluar probleme sigurie në pajisjet e telekomunikacionit të Huawei në biznesin Italian gjatë viteve 2011 dhe 2012 bëri të ditur vetë gjiganti Britanik i telekomit.

Vodafone është grupi më i madh i telekomunikacionit në Evropë. Ata kishin gjetur dy probleme sigurie në dy produkt dhe të dy incidentet ishin adresuar me shpejtësi.

Huawei, prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit është nën presion nga Shtetet e Bashkuara e cila u kërkoi aleatëve të mos përdorin teknologjinë e kompanisë Kineze.

Uashingtoni thotë se Huawei është vegël e Pekinit gjë që kompania Kineze e ka mohuar kategorikisht.

Javën e kaluar Britania u përpoq të gjente një zgjidhje duke bllokuar teknologjinë e Huawei në rrjetet kryesore dhe lejuar akses në pjesët e tjera të rrjetit 5G.

Huawei tha se ishte vënë në dijeni të problemeve në 2011 dhe 2012 dhe se ishin adresuar. Kompania tha se problemet e sigurisë janë një sfidë për industrinë dhe jo vetëm për Huawei.

“Kur një dobësi sigurie identifikohet, ne punojmë nga afër me partnerët tanë për ta adresuar,” tha Huawei. /PCWorld Albanian

The post Vodafone kishte gjetur probleme sigurie në pajisjet e Huawei në 2011 dhe 2012 appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Bien të ardhurat e Google

$
0
0

Aksionet e Google ranë me shpejtësi pas publikimit të raportit financiar i cili ishte larg pritshmërive të analistëve. Alphabet, i cili zotëron YouTube, raportoi 36.3 miliardë dollarë shitje në tre mujorin e parë të vitit, më pak sesa 37.33 miliardë dollarë që ishte parashikuar.

Edhe fitimi ra për tre muajt e parë të vitit që u mbyll më 31 Mars. Fitimi u ndikua nga një gjobë e vendosur nga Komisioni Evropian për bllokimin e rivalëve online në reklamim.

Google duhej të paguante 1.5 miliardë euro. Duke përfshirë gjobën fitimi i Alphabet ra nga 7.6 miliardë dollarë në 6.6 miliardë dollarë.

Vitin e kaluar rritja e shitjeve ishte 26% ndërsa këtë vit vetëm 17%. Aksionet e Alphabet ranë me 7%.

Kompania gjithashtu tha se rritja e klikimeve të paguara u ngadalësua në 39% nga 59% që ishte në fillim të 2018-ës.

Nën modelin në fjalë, kompania paguan një tarifë për çdo klikim reklame. Pjesa më e madhe e të ardhurave prej 84.5% erdhi nga biznesi i reklamave.

Me tre miliardë përdorues, Google është shitësi më i madh në botë i reklamave të internetit. /PCWorld Albanian

The post Bien të ardhurat e Google appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Lojtari i Minecraft vritet pas 5 vitesh mbijetesë në “Hardcore”

$
0
0

Një i ri i cili kishte luajtur një lojë të vetme Minecraft për pesë vite me ardhës tha se ndihej i shkatërruar pasi ishte “vrare” më në fund.

31 vjeçari nga Newcastle Phil Watson ka luajtur në modalitetin më të vështirë “Hardcore” që do të thotë se karakteri i tij nuk sillet më në jetë.

Ai kishte ecur për 6,316km, fluturuar për 7,798 kilometër dhe kërcyer 732,389 herë përpara se të vritej nga një bebe zombie dhe të kafshohej nga një merimangë.

Loja e tij pa u “vrarë” për pesë vite me radhë është rekord më vete. “Nuk kam luajtur asnjëherë për të qenë më i miri. Thjeshtë më pëlqente të luaja dhe kisha mbijetuar disi,” tha Ai.

“Fillova të mendoja se isha i mbijetuari më i gjatë në Hardcore sepse nuk po gjeja dikë tjetër me këtë jetëgjatësi. Nuk gjeja dot një që të kishte mbijetuar të paktën disa muaj.”

Watson luan Minecraft afro 20 orë në javë. Ai ka 3,500 ndjekës në YouTube dhe 2,000 në platformën e lojërave Twitch.

Ai po mendon rikthimin në Minecraft. /PCWorld Albanian

The post Lojtari i Minecraft vritet pas 5 vitesh mbijetesë në “Hardcore” appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Live: ICTSmedia shpall fituesit e edicionit të 7-të të Albanian ICT Awards

$
0
0

20:14 – Secili anltar i jurisë ka bërë vlerësimin individual të secilit prej 110 punimeve, një shifër rekord. Faza e parë kishte 48 aplikantë dhe në fazën e dytë këta aplikantë prezantuan përpara jurisë.

20:11 – Jemi ne ata që duhet të vulosim axhendën dixhitale të Ballkanit Perëndimor. ICT Awards është një nga pak iniciativa që mbështet punën dhe talentin e të rinjve dhe të reja përmes një vlerësimi transparent.

20:11 – Kryetari i jurisë Dr. Ilir Çapuni në skenë. “Prania e ministrave tregon rëndësinë që ka inovacioni për ekonominë dhe rëndësinë që ka ICT Awards për përcaktimin e ekselencës në këtë fushë.”

20:08 – “Dua të falenderoj 110 kandidatët”

20:07 – “Juria e këtij edicioni e ka konsideruar vlerësimin e projekteve një sfidë të madhe e cila çdo vitë vështirësohet.”

20:06 – Bashkëthemeluesi i Albanian ICT Awards Kushtrim Shala: “Është vërtetë emocion i madh pas një rrugëtimi tre mujor të vijmë në këtë natë.” Ai falënderoi kontributorët, sponsorët dhe mbarë komunitetin e ICT.

19:47 – Hap siparin Mbrëmja Gala e edicionit të 7-të të Albanian ICT Awards

Shtëpia Botuese ICTSmedia, lider në rajon në fushën e teknologjisë dhe informacionit, organizon për vitin e 7-të me radhë garën mbarëkombëtare në fushën e teknologjisë dhe informacionit Albanian ICT Awards.

Ditën e Marte datë 30 Prill 2019 përkon me aktivitetin përmbyllës të kësaj ngjarje, Mbrëmja Gala, pas një maratone 90 ditore në kërkim, identifikim dhe shpërblim të shpirtit novator, produktiv, sipërmarrës dhe teknologjik të shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe diasporë.

https://connect.facebook.net/de_DE/sdk.js#xfbml=1&version=v3.3

#ICTAwards7

Gepostet von ICT Awards am Dienstag, 30. April 2019

Në këtë aktivitet do të nderojnë me pjesëmarrjen e tyre: Kryetari i Bashkisë Tiranë z. Erion Veliaj, Ministri i Inovacionit të Kosovës z. Besim Beqaj, Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës z. Valdrin Luka, Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes së Shqipërisë z. Eduard Shalsi, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal(RCC) zj. Majlinda Bregu, politikanë, diplomatë, akademikë, studiues, të rinj dhe të reja të botës së teknologjisë nga mbarë trevat shqipfolëse të cilët me pjesëmarrjen e tyre po aq sa kandidatët e ICT Awards dëshmojnë karakterin mbarëkombëtar të kësaj gare.

I konsideruar gjerësisht i “Oscar-i” i teknologjisë në Shqipëri, Albanian ICT Awards vlerëson dhe shpërblen çdo vitë profesionistë, udhëheqës biznesesh, inovatorë, akademikë dhe të rinjtë të cilët kanë lënë gjurmë teknologjike shqiptare me punën e tyre të palodhur në komunitetet ku jetojnë.

Të gjithë ata që janë ngjitur në skenën e Albanian ICT Awards ndër vite janë model për të gjithë të rinjtë në Shqipëri sepse ky brez shqiptar nuk ka asnjë dallim nga asnjë brez të rinjsh në çdo cep të botës, dhe kjo falë teknologjisë. /PCWorld Albanian

The post Live: ICTSmedia shpall fituesit e edicionit të 7-të të Albanian ICT Awards appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

AKEP: Emigrantët paguajnë 27 herë më shumë për të folur me Shqipërinë sesa tarifat lokale

$
0
0

Tarifat celulare nga jashtë në drejtim të Shqipërisë janë plot 27 herë më të larta sesa tarifat lokale. Më të prekurit nga këto kosto mjaft të larta janë emigrantët shqiptarë, të cilët për të komunikuar në telefon celular me familjet e tyre duhet ta paguajnë shtrenjtë shërbimin.

Autoriteti i komunikimeve elektronike dhe postare ka analizuar këtë segment të tregut me qëllim rregullimin e tarifave në drejtim të uljes së tyre, ndërkohë që dokumenti është nxjerrë për konsultim.

Pajtim Melani shprehet: “Fakti është që tarifat e terminimit të thirrjeve ndërkombëtare, pra ato që paguajnë kryesisht shtetasit shqiptarë, ata që jetojnë jashtë Shqipërisë apo shtetas të tjerë që kryejnë në rrjetet celulare në Shqipëri janë mesatarisht 27 herë më të larta sesa tarifat që paguajnë për terminimin e thirrjeve celulare brenda vendit.

Rregullimi kryesisht prek personat që kanë thirrje drejt rrjeteve mobile në Shqipëri që kryesisht janë emigrantët shqiptarë në vendet e BE-së, kryesisht Greqia dhe Italia me numrin më të madh, por edhe vende të tjera si Gjermania, Franca, por edhe vende më të largëta”.

Sipas AKEP, kjo e ardhur mund të jetë përdorur si një subvencionim i ndërsjellë në të shkuarën për të subvencionuar dhe për të mbajtur nën kosto paketat e ofrimit të shërbimeve celulare brenda vendit:

“Kjo nuk shkon në drejtim të asaj që ne kemi synim, pra konkurrencës së lirë dhe efektive në treg. Të ardhurat sipas shërbimeve duhet të jenë të ndara dhe të përdoren sipas qëllimit dhe funksionit.

Kjo e ardhur ndahet sigurisht mes operatorëve të rrjeteve celulare në Shqipëri dhe “carrier” ndërkombëtare, atyre që bëjnë marrëveshje për të sjellë thirrjen ndërkombëtare në Shqipëri, por edhe operatorëve të tjerë që janë në Shqipëri, të cilët terminojnë thirrje ndërkombëtare në rrjetet kombëtare”.

AKEP thotë se baza ligjore për të ndërhyrë për rregullimin e këtyre tarifave ekziston dhe mbetet për t’u zgjedhur metodologjia. /Top Channel

The post AKEP: Emigrantët paguajnë 27 herë më shumë për të folur me Shqipërinë sesa tarifat lokale appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Instagram zyrtarisht teston mundësinë e fshehjes së pëlqimeve

$
0
0

Çfarë është Instagrami ma pëlqimet e tij? Disa përdorues do ta mësojnë së shpejti. Ditën e Marte rrjeti social Facebook njoftoi se do të realizojë një testim në Kanada i cili fsheh numrin e pëlqimeve në foto dhe video.

Pëlqimet të cilat shfaqen në formën e një elementi vizual të zemrës do të hiqen plotësisht nga kohështrirja, faqet dhe profilet.

Ndërsa ndjekësit nuk shohin dot numrin total të pëlqimeve, personi që ka shpërndarë fotot mundet. Lajmin rrjeti social e bëri të ditur në konferencën F8 të zhvilluesve që po mbahet në San Jose.

Testimi pritet të nxisë reagime nga zemërimi tek lehtësimi. Disa përdorues të Instagram ndjejnë presionin e pëlqimeve. Duke mos marrë mjaftueshëm pëlqime, mund të ndikojë edhe në psikologjinë e tij.

Sipas disa studimeve Instagram është rrjeti social më i dëmshëm për shëndetin mendor të njerëzve. Pëlqimet janë të fuqishme sepse janë feedback i menjëhershëm. Pëlqimi të jep të njëjtën ndjesi si të një person që luan kumar shprehej një profesore e Universitetit Northwestern.

Eliminimi i pëlqimeve mund të bëjë që përdoruesit të postojnë përmbajtje më autentike sepse ndjejnë më pak presion në platformë por ekspertët nuk e shohin si zgjidhje të plotë.

Nga ana tjetër komentet dhe numri i ndjekësve do të bëhen një prej faktorëve kryesor për të bërë para në Instagram. Edhe rrjete të tjera social si Twitter kanë diskutuar fshehjen e pëlqimeve. /PCWorld Albanian

The post Instagram zyrtarisht teston mundësinë e fshehjes së pëlqimeve appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Facebook premton se do të “ndryshojë”

$
0
0

Kreu i kompanisë Facebook, Mark Zuckerberg, ka zbuluar një seri ndryshimesh në Facebook dhe platformat tjera sociale, përfshirë Instagram dhe Whatsapp.

Këto ndryshime janë përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj kritikave të shumta për mënyrën se si Facebook mbron të dhënat e përdoruesit.

Dhe pikërisht, sipas Zuckerberg, çështja e privatësisë do të jetë në plan të parë me këto ndryshime.

Në një fjalim për zhvilluesit, z. Zuckerberg e përshkroi përqendrimin e ri të kompanisë në privatësi si “një ndryshim madhor” në mënyrën se si funksionon ajo.

Disa nga ndryshimet përfshijnë: mesazhet në Messenger do të jenë të koduara me parazgjedhje që do të thotë se Facebook nuk do të shohë përmbajtjen e mesazheve si dhe platforma do të integrohet plotësisht me Whatsapp.

Aplikacioni Facebook është duke u ridizajnuar për të bërë grupet e komunitetit të centralizuara. Zuckerberg më parë ka thënë se ai beson se njerëzit në të ardhmen do të duan të flasin privatisht në grupe të vogla dhe komunitete.

Pastaj, postimet e Instagram-it nuk do të duhet të fillojnë me një foto ose një video, do të jetë e mundur të ndajë përmbajtjen duke përdorur vetëm tekst ose vizatime, në sajë të një modaliteti të ri “të krijuar” të kamerës.

The post Facebook premton se do të “ndryshojë” appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Shitjet e iPhone rënie rekord

$
0
0

Shitjet e Apple iPhone ranë me ritmin më të lartë se asnjë herë më parë për tre muajt e parë të 2019-ës.

Gjigandi i teknologjisë tha se të ardhurat nga iPhone ranë me 17% në 31 miliardë dollarë. Megjithatë shefi ekzekutiv i Apple Tim Cook tha se shitjet ishin të forta drejt fundit të muajit Mars përfshirë Kinën pasi uli çmimin e iPhone.

Kompania kishte paralajmëruar më parë se shitjet e iPhone do të ishin të dobëta duke cituar Kinën ku Apple konkurron me rivalë me produkte më të lira si Huawei Technologies dhe Xiaomi.

Apple reduktoi të ardhura për pritshmëritë mes 52.5 miliardë deri në 54.5 miliardë dollarë. Për tre muajt e parë të ardhura totale ishin 58 miliardë dollarë duke tejkaluar pritshmëritë e analistëve prej 57.3 miliardë dollarë.

Megjithatë është më poshtë sesa tre mujori i dytë i vitit të kaluar ku raportoi 61.1 miliardë dollarë. Fitimi i Apple ra në 11.5 miliardë dollarë krahasuar me 13.8 miliardë dollarë një vit më parë.

Të ardhurat nga shërbimet u rritën në 11.4 miliardë dollarë nga 9.8 miliardë dollarë një vit më parë. /PCWorld Albanian

The post Shitjet e iPhone rënie rekord appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Facebook Messenger vjen në desktop

$
0
0

Planet e Facebook për të hyrë në botën e mesazheve private përfshijnë edhe një softuer desktop. Kompania tha ditën e sotme se do të sillte Messenger, aplikacionin popullor të komunikimit, në Mac dhe Windows në fund të 2019-ës.

Lajmin Facebook e dha në konferencën e zhvilluesve F8 në San Jose të Kalifornisë. Sot ekzistojnë shumë më tepër përdorues mobile sesa desktop dhe ritmi i rritjes së këtyre të fundit ka rënë ndjeshëm. Megjithatë Facebook ka menduar edhe punonjësi të cilët shpenzojnë pjesën më të madhe të kohës në kompjuter me një aplikacion të dedikuar.

Lëvizja mund të ndihmojmë Messenger të gjenerojë fitim duke e bërë vend më atraktiv për bizneset që duan të blejnë reklama. Kompania do të shtojë mjete biznesi dhe ta shndërrojë në kanal kryesor për marketingut dhe shërbimin e klientit për bizneset.

Versioni desktop do të përfshijë thirrje audio, video, video në grup dhe funksione të tjera të cilat janë të disponueshme në versionin mobil.

Me shumë gjasa do të bazohet në ueb aplikacionin Messenger.com i cili ka shërbyer si alternativë përveç komunikimit nga Facebook.com.

Si përdorues të rregullt të Messenger.com, jemi të kënaqur që një version desktop po vjen. Aplikacionet desktop janë në testime dhe do të mbërrijnë globalisht në fund të vitit. /PCWorld Albanian

The post Facebook Messenger vjen në desktop appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Edicioni i 7-të i ICT Awards zbuloi më të mirët e kombit në teknologji

$
0
0

Shtëpia botuese lider në rajon në fushën e teknologjisë dhe informacionit ICTSmedia shpalli mbrëmjen e së Martes fituesit e edicionit të 7-të të Albanian ICT Awards pas mëse 90 ditësh në kërkim të pishtarëve të inovacionit në teknologji.

I shndërruar në Oskarin e teknologjisë për shqiptarët me një pasion për teknologjinë dhe dëshirën e madhe për të lënë gjurmë përmes saj në jetët e shqiptarëve nga mbarë trevat shqipfolëse por edhe diasporë, Albanian ICT Awards dha verdiktin e saj në Mbrëmjen Gala me kurorëzimin e fituesve në shtatë kategori.

Fituesit e mëdhenj të Mbrëmjes Gala janë prova më e qartë se e ardhmja e shqiptarëve në teknologji është padyshim e ndritur.

Kësaj ngjarje unike dhe të përvitshme ju bashkuan: Kryetari i Bashkisë Tiranë z. Erion Veliaj; Ministri i Inovacionit të Kosovës z. Besim Beqaj, dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës z. Valdrin Luka, Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes së Shqipërisë z. Eduard Shalsi, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal(RCC) zj. Majlinda Bregu, politikanë, diplomatë, akademikë, studiues, të rinj dhe të reja entuziastë të botës së teknologjisë.

Mbrëmja Gala u hap me fjalën përshëndetëse të bashkëthemeluesit të ICT Awards z. Kushtrim Shala i cili tha se “është vërtetë emocion i madh pas një rrugëtimi gjatë dhe pune të palodhshme të vijmë në këtë natë ku finalizohen përpjekjet disa mujore të ekipit të ICT Awards por edhe pritja e kandidatëve për fjalën e fundit të kësaj gare.”

Juria e këtij edicioni e ka konsideruar vlerësimin e projekteve një sfidë të madhe e cila çdo vit vështirësohet falë profesionalizmit në rritje të projekteve. Z. Shala falenderoi sponsorët tradicionalë Bankën Raiffeisen, Fondacionin Dritan Hoxha dhe Albvision si dhe 110 kandidatë të cilët i besuan kësaj ngjarjeje.

Menjëherë pas tij fjalën e mori kryetari i jurisë Dr. Ilir Çapuni i cili tha se “Prania e ministrave tregon rëndësinë që ka inovacioni për ekonominë dhe rëndësinë që ka ICT Awards për përcaktimin e ekselencës në këtë fushë.

ICT Awards është një nga pak iniciativa që mbështet punën dhe talentin e të rinjve dhe të reja përmes një vlerësimi transparent. Në këtë skenë kanë kaluar produkte të dëshmuara në gjashtë vitet e fundit. Secili anëtar i jurisë ka bërë vlerësimin individual të secilit prej 110 punimeve, një shifër rekord.

Ministri i Inovacionit të Kosovës z. Besim Beqaj vlerësoi punën e shtëpisë botuese organizatore e kësaj ngjarje duke thënë se “falë ICTSmedia kemi bashkuar në këtë sallë më të mirët e gjithë kombit.”

Një profesor i im më thoshte mos u dëshpëro nëse dështove sepse dështimi yt është vetëm versioni 1.0. ICT Awards i cili sot është në 7.0 është bekim i madh për qytetin tonë,” tha Kryebashkiaku i Tiranës z. Erion Veliaj. Ai premtoi që Samiti Dixhital i organizuar në Beograd të sillet së shpejti edhe në Prishtinë dhe shumë e shumë iniciativave të tjera rajonale për një Ballkan Perendimor të Dixhitalizuar.

Së fundi sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal(RCC) zj. Majlinda Bregu tha se “të gjithë ata që janë nën 30 vjeç janë rritur në një kohë jo vetëm që dinë të përdorin kompjuterin por të gjitha programet e tij. Përditë e më shumë i detyrohemi këtij brezi të ri.”

Pas fjalës së rastit organizatorët nisën shpërndarjen e çmimeve për shtatë kategoritë.

Në kategorinë Ylli në Ngritje garuan Ardit Xhaferri me projektin GIVE, Fiona Meqa me projektin Shtëpia e Zgjuar, Jasir Idriz me projektin e krijimit të një uebsajti për fakultetet dhe Daniel Doçi me projektin Virtual Reality Driving Stimulator (VRDS). Çmimi Ylli në Ngritje u dha nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi për Fiona Meqa.

Në kategorinë Diploma e Vitit garuan Besart Kuleta me projektin Analiza e shportës së konsumatorit – rast studimi i bazuar në Data Mining, Klajdi Çaushi me projektin Një kriptovalutë për sektorin e turizmit në Shqipëri – Një skenar zbatimi dhe Xhoena Polisi me projektin Algoritma të detektimit të qelizave në mjedise të ndryshme qelizore. Çmimi Diploma e Vitit shkoi për Xhoena Polisi.

Në kategorinë Mobiliteti i vitit garuan Arbër Puci me projektin LaPiat, Erion Cuni me projektin Kalipso dhe Hashim Llumnica me projektin Zhvillimi i teknologjise ne Android për persona te verbër. Çmimi Mobiliteti i Vitit ju dorëzua Erion Cunit.

Kandidati Hashim Llumnica është pak më i veçantë. Fëmijëria e Llumnicës ishte e ngjashme me ato të moshatarëve të tij, deri në moshën 18 vjeç, moment kur ai humbi aftësinë e shikimit. Me gjithë vështersitë që i kishte Llumnica, vazhdoi studimet e Larta. Llumnica merret me programet për platformën e “Androidit” në gjuhën shqipe, për personat e verbër dhe me shikim të dobësuar. Ai deri me tani ka bërë me shume se 10 aplikacione që ju vijne në ndihmë komunitetit me shikim të dobësuar.

Në kategorinë Femra në ICT garuan Blerta Thaçi me projektin Tech4Policy, Ines Bula me projektin Ndërtimi i Robotëve nga mbetjet mekatronike dhe Julia Hoxha me projektin Zana. Femra e Vitit në ICT u shpall Julia Hoxha.

Në kategorinë Inovacioni i Vitit garuan Agon Avdimetaj me projektin Rosie; Rezart Prifti me projektin Platforma Shqiptare e Mësimit Online, Metronom dhe Qëndrim Pllana me projektin Evaluo – Test on the go. Inovacioni i Vitit u shpall Agon Avdimetaj.

Ky edicion i 7-të kishte rezervuar edhe çmimet suprizë si ICT Research of the Year që shkoi për Andi Bejleri me projektin Comprehensive Multiparty Session Types.

Në kategorinë Shërbimi Publik u vitit u shpallën fitues Platforma zyrtare e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) për këshillim dhe orientim në karrierë, Busulla.COM në Kosovë, Vodafone Albania dhe Bashkia Tiranë me aplikacionin Tirana Ime në Shqipëri dhe Rijad Abdullai me projektin Qendra për shërbime të TI-së në Maqedoninë e Veriut.

Në kategorinë Cyber Security u sfiduan Bleon Proko me projektin TP_3num; Butrin Komoni me projektin Cyclone dhe Meridian Miftari me projektin Analizë ose publikim për metodologjinë e mbrojtjes nga sulmet kibernetike çmim i cili shkoi për Meridian Miftari.

Në kujtim të një prej kontributorëve më të shquar të ICT Awards ndër vite i cili tashmë është ndarë nga jeta, Rrustem Alaj, ekipi i ICT Awards vendosi të ndante një çmim Kontributori i Vitit në edicionin e 7-të për Enis Vehapin.

Gara mbarëkombëtare ndau mirënjohje për Shkollën Faik Konica në Prishtinë, Shkollën Mark Nuculloviq në Ulqin, Shkollën Kolin Gjeka në Lezhë, Eljon Shkollolli dhe Pranvera Hyseni.

Albanian ICT Awards hapi dyert e edicionit të 7-të më datën 6 Shkurt në Tiranë. Gjatë kësaj periudhe deri më 30 Mars ku u bë edhe mbyllja e aplikimeve u organizuan 27 takime në shkolla, universitete, qendra dhe hapësira inovacioni me të rinj dhe të reja, profesionistë, udhëheqës të dalluar, entuziastë dhe krijues të teknologjisë.

Deri më 30 Mars pranë Albanian ICT Awards kishin mbërritur plot 110 aplikime për të cilat juria u befasua për nga niveli i kreativitetit dhe profesionalizimit që përmbanin duke ja vështirësuar më tutje misionin e saj.

Më 31 Mars juria do të mblidhej për herë të parë dhe e udhëhequr nga Dr. Ilir Çapuni edhe përbërë nga 13 anëtarë udhëtoi më 19 Prill deri Prishtinës dhe 20 Prill drejt Tiranës për tu gjendur më afër kandidatëve të listës së ngushtë.

Kandidatët për herë të fundit patën shansin ti rrëmbenin vëmendjen jurisë përpara se të vinte Mbrëmja Gala e datës 30 Prill në Tiranë.

Albanian ICT Awards udhëtoi drejt Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Tetovës, Vlorës, Pejës, Prizrenit, Preshevës, Lezhës, Ferizajt dhe Mitrovicës për të identifikuar inovacionin dhe kreativitetin shqipfolës.

Që nga edicioni i parë janë vlerësuar mbi 1,000 projekte në fusha të ndryshme të teknologjisë. Me partnerët strategjik si Fondacioni “Dritan Hoxha”, banka Raiffeisen në Shqipëri, të mediave si Top Channel, TV Klan dhe kompanive private si ALBVISION e shumë partnerëve dhe sponsorëve të tjerë, ICT Awards edhe këtë vit do të shpërblejë finalistët dhe fituesit me çmime të ndryshme.

https://connect.facebook.net/de_DE/sdk.js#xfbml=1&version=v3.3

#ICTAwards7

Gepostet von ICT Awards am Dienstag, 30. April 2019

Rreth ICTSmedia

ICTSmedia si një shtëpi botuese dhe lider në median e ndërlidhur me Teknologjinë e Informacionit, Komunikimit dhe Sigurisë (ICTS), kësaj radhe prezanton edicionin e 6-të vjetor kombëtar të evenimentit shpërblyes “Albanian ICT Awards VII” (ose “TIK Shpërblimet Shqiptare 7”).

Faqja zyrtare: https://ictawards.org/2018/

Faqja zyrtare në Facebook: https://www.facebook.com/ictawards.org/

Rrugëtimi i ICT Awards: https://ictawards.org/2018/news/

Fituesit:

ICT Inovacioni i Vitit: Agon Avdimetaj me projektin Rosie

ICT Mobiliteti i Vitit: Erion Cuni me projektin Kalipso

ICT Ylli në Ngritje i Vitit: Fiona Meqa me projektin Shtëpia e Zgjuar

ICT Diploma e Vitit: Xhoena Polisi me projektin “Algoritma të detektimit të qelizave në mjedise të ndryshme qelizore.”

Femra në ICT: Julia Hoxha me projektin Zana

ICT Shërbimi Publik i Vitit në Shqipëri: Vodafone Albania dhe Bashkia Tiranë me projektin Tirana Ime

ICT Shërbimi Publik i Vitit në Kosovë: Platforma zyrtare e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) për këshillim dhe orientim në karrierë

ICT Shërbimi Publik i Vitit në Maqedoninë e Veriut: Rijad Abdullai me projektin Qendra për shërbime të TI-së

ICT Researcher of the Year: Andi Bejleri me projektin Comprehensive Multiparty Session Types

Cyber Security: Meridian Miftari me projektin Analizë ose publikim për metodologjinë e mbrojtjes nga sulmet kibernetike

Çmimi në kujtim të një prej kontributorëve më të shquar të ICT Awards ndër vite i cili tashmë është ndarë nga jeta, Rrustem Alaj, shkoi për një tjetër kontributor Enis Vehapin.

Mirënjohje: Shkollën Faik Konica në Prishtinë, Shkollën Mark Nuculloviq në Ulqin, Shkollën Kolin Gjeka në Lezhë, Eljon Shkollolli dhe Pranvera Hyseni.

The post Edicioni i 7-të i ICT Awards zbuloi më të mirët e kombit në teknologji appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Prezantohen kartëmonedhat e reja Euro me një teknologji që i bën të pashkatërrueshme

$
0
0

Kartëmonedha të harruara në xhepa apo që gabimisht kanë përfunduar në lavatriçe? Që janë hekurosur? Apo që gabimisht përfundojnë të bëra lëmsh?

E gjithë kjo i përket të shkuarës, sepse tani po mbërrijnë kartëmonedhat e pashkatërrueshme. Banka Qendrore Evropiane ka prezantuar karakteristikat revolucionare të kartëmonedhave të reja euro, që do të hedhë në qarkullim në fund të majit.

Për të demonstruar rezistencën e tyre të jashtëzakonshme, në kullën Euro kanë prezantuar një video ku kartëmonedhat u nënshtrohen keqtrajtimeve më të rënda; përfundojnë nga mikrovala në ngrirës, rrudhosen dhe zhubrosen, por i mbijetojnë çdo agresioni.

Përveçse janë bërë me material të pashkatërrueshëm, janë edhe të pafalsifikueshme; filigrama e re është studiuar për të qenë jashtëzakonisht e vështirë për t’u riprodhuar, në mënyrë që t’ia vështirësojë jetën falsifikatorëve.

Banka qendrore do të hedhë në qarkullim edhe kartëmonedhat e reja prej 100 dhe 200 eurosh, edhe ato rezistente. Formatet e fundit, që plotësojnë serinë Evropa, të prezantuar në 2013, kanë portretin e hyjneshës Evropë, siç prezantohej në mitologjinë greke. Për t’i parë sidoqoftë, duhet të presim edhe pak javë. /Top Channel

The post Prezantohen kartëmonedhat e reja Euro me një teknologji që i bën të pashkatërrueshme appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Huawei shitje rekord smartfonësh, Samsung dhe Apple në vështirësi

$
0
0

IDC dhe Strategy Analytics publikuan ditën e sotme statistikat e fundit për shitjet e smartfonëve dhe fituesi i qartë sipas tyre është gjigandi Kinez Huawei në kurriz të Samsung dhe Apple.

Huawei ka flirtuar me pozicionin e prodhuesit të dytë më të madh në botë prej kohësh pas parakaloi Apple për herë të parë në 2017-ën dhe që prej 2018 kanë ngelur duke ndërruar pozicionet.

Rritja e kompanisë në 2019-ën i jep më shumë kontroll mbi vendin e dytë. Huawei u rrit nga 39.3 milionë telefonë të shitur në tre mujorin e parë të 2018-ës në 59.1 milionë telefonë të shitur në tre mujorin e parë të 2019-ës sipas IDC dhe SA.

Shitjet e iPhone u tkurrën nga 52.2 milionë vitin e kaluar në 36 deri në 43 milionë këtë vit. Apple së fundi ndaloi të ofruari statistika për shitjet e telefonëve dhe shifrat e lartpërmendura janë parashikime.

Sakaq Samsung ra nga 78.2 milionë telefonë të shitur në 71.9 milionë. Në fakt pa rritjen e Huawei tregu i smartfonë do të kishte qenë në krizë tashmë.

Marka të tjera globale të cilat dikur kanë pasur prezencë të dukshme janë duke vuajtur gjithashtu. Shitjet e Sony ranë dhe kompania po mendon të ndalojë plotësisht biznesin. Javën e kaluar LG sinjalizoi ndalimin e shitjeve në Korenë e Jugut. Ndërsa HTC ka ngelur vetëm teknikisht pjesë e këtij tregu.

Huawei është përjashtimi i vetëm. Kompania së fundi është kritikuar dhe refuzuar nga Shtetet e Bashkuara ku nuk i lejohet shitja e telefonëve.

I gjithë suksesi i Huawei vjen nga Kina dhe Evropa. /PCWorld Albanian

The post Huawei shitje rekord smartfonësh, Samsung dhe Apple në vështirësi appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Dita ndërkombëtare e fjalëkalimeve, mesatarisht çdo përdorues ka 11 llogari online

$
0
0

Çdo përdorues duhet të mbajë mend mesatarisht, rreth nëntë fjalëkalime të ndryshme. Në 12 vitet e fundit, një në katër persona është bërë viktimë e një mashtrimi informatik duke humbur mesatarisht 2000 dollarë për shkak të fjalëkalimeve joefikase.

Kjo është situata që nënvizohet nga shoqëria Nuance me rastin e World Password Day 2019, më 2 maj. Kjo është një ditë për të reflektuar mbi rolin e fjalëve kyç që mbrojnë informacionet tona personale, shpesh të nënvlerësuara. Fjalëkalimet janë aq të nënvlerësuara, sa në krye të klasifikimit të password-eve më të përdorura në botë, prej vitesh, është “123456”.

World Password Day lindi në vitin 2012, nga një konsorcium kompanish private; paraprihet nga Safer Internet Day (5 shkurt), dita që kujton parimet e rrjetit të sigurt. Sipas kërkimit të Nuance, fjalëkalimet përfaqësojnë ende sot një sfidë të madhe për përdoruesit. Çdo person menaxhon mesatarisht 11 account-e online (email, shërbime bankare, platforma për blerje online, rrjete sociale) dhe për të hyrë në to duhet të mbajë mend rreth 9 fjalëkalime të ndryshme. Një person në katër shpesh i harron këto fjalëkalime një herë në muaj, me thuajse një të tretën (28%) që kontakton shërbimin për klientin çdo tre muaj për të rivendosur kredencialet në account-in e tij.

Në të ardhmen, një zgjidhje do të jetë biometria, d.m.th. aksesi nëpërmjet gjurmëve dixhitale, njohjes së fytyrës, zërit, syve. Falë biometrisë ju mund të vërtetoni identitetin tuaj në mënyrë unike, duke qëndruar larg rrezikut që ju kanoset nga hacker-at.

Përdorimi i biometrisë po rritet me ritme të shpejta – shpjegon Nuance. Më shumë se 400 milionë përdorues në të gjithë botën gjenerojnë më shumë se 8 miliardë fjalëkalime biometrike. Personat e moshës 18 – 24 vjeç janë ata që e përdorin më shpesh biometrinë, thuajse dy të tretat (59%), krahasuar me një përdorues në pesë (22%) të moshës 55 vjeç ose më shumë. /Monitor

The post Dita ndërkombëtare e fjalëkalimeve, mesatarisht çdo përdorues ka 11 llogari online appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)
Viewing all 6956 articles
Browse latest View live