Quantcast
Channel: Shpresa AL
Viewing all 6956 articles
Browse latest View live

Donald Trump: Kam kërkuar personalisht nga Tim Kook që Apple të prodhojë iPhone në SHBA

$
0
0

iphone7_review_adam_11_cameras_7plus-100683676-largeNë kapakun e pasëm të çdo iPhone gjendet i printuar një togëfjalësh: “Dizenjuar nga Apple në Kaliforni. Prodhuar në Kinë.”

E sollëm në rikujtesë këtë fakt sepse një prej premtimeve elektorale të Presidentit të ri të sapo zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ishte prodhimi i iPhone në SHBA.

Trump thotë se ja ka komunikuar në mënyrë direkte një gjë të tillë vetë shefit ekzekutiv Tim Kook në një bisedë telefonike.

“Mora një thirrje nga Tim Koo i Apple dhe i thashë, “Tim, një prej synimeve të mija është që Apple të ndërtojë një fabrikë të madhe në SHBA, ose mbase shumë të tilla, në vend që të shkojë e të prodhojë iPhone në Kinë apo vende të tjera ku as vetë ju nuk shkoni.”

Sipas Trump, Kook i kishte thënë “E qartë.” Dhe kështu Trump i kishte premtuar shkurtime masive të taksave për korporatat që e bëjnë diçka të tillë.

Apple në të kaluarën kishte arsyetuar faktin që iPhone prodhohen në Kinë me mungesën e punonjësve të kualifikuar për të përmbushur nevojat e një kompanie e cila shet 400 iPhone për çdo 60 sekonda. (PCWorld Albanian)

The post Donald Trump: Kam kërkuar personalisht nga Tim Kook që Apple të prodhojë iPhone në SHBA appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Ditto është karakteri më i ri i lojës Pokemon Go

$
0
0

2701

Publikuar fillimisht në GameWorld.al

Pokemon Go u ka dhënë një arsye të vërtetë adhuruesve të dikurshëm të lojës për t’ju rikthyer përsëri asaj me lançimin e një Pokemoni të ri dhe i pari që nga debutimi i lojës në Korrik.

Trajnerët Pokemon Go tashmë mund të kapin Ditto, një karakter i cili merr formën e çdo Pokemoni tjetër. Ditto-n nuk mund ta shikoni sepse ai fshihet, thjesht lutuni që Pokemoni i radhës të jetë një Ditto.

Nëse dikush afër jush në një zonë të caktuar ka kapur një Ditto, ai do të shfaqet në formën e tij të vërtetë. Pasi ta keni kapur Pokemonin mund ta dërgoni një stëvitje ku do të transformohet në formën e Pokemonit të parë që lufton duke i vjedhur edhe lëvizjet.

Dhe nëse kjo nuk ju duket një arsye e mjaftueshme për tu rikthyer, nga java e ardhshme do të përfitoni dyfishin e pikëve në lojë. (PCWorld Albanian)

The post Ditto është karakteri më i ri i lojës Pokemon Go appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Hakohen mëse 130,000 punonjës të flotës detare Amerikane

$
0
0

Sailors man rails as USS Ronald Reagan departs for Yokosuka, Japan from Naval Station North Island in San DiegoHakerat kanë fituar qasje në disa informacione sekrete të 134,386 anëtarëve të flotës ushtarake detare të Shteteve të Bashkuara njoftuan ditën Mërkure zyrtarë të lartë.

Besohet se ka qenë hakimi i një laptopi HP të një punonjësi i cili ka ka rezultuar me vjedhjen e të dhënave përfshi numra socialë sigurie.

HP kishte njoftuar marinën më 27 Tetor rreth hakimit dhe punonjësve të prekur. Shefi i Personelit të Flotës, Admirali Robert Burke kishte thenë se marina po shqyrton ngjarjen me seriozitetin e plotë.

Ai konfirmoi se hakimi ishte në faza të para. “Aktualisht nuk kemi informacion për keqpërdorim të të dhënave të hakuara,” njoftoi flota ushtarake detare. (PCWorld Albanian)

The post Hakohen mëse 130,000 punonjës të flotës detare Amerikane appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Kjo video çon në dështimin e iPhone, ja si ta rregulloni

$
0
0

923847982374-iphone_1024Të gjithë e dimë se duhet të jemi të kujdesshëm kur klikojmë në lidhje rastësorë në internet, por ky gabim në këtë video, i cili bën iPhone-t dhe iPad-et që të dështojnë dhe i bën ato përkohësisht të papërdorshëm, duket sikur po i ndodh shumë personave.

Gabimi u zbulua nga një përdorues i Reddit këtë javë dhe prek pajisjet kur një përdorues klikon në një lidhje video .mp4. Videoja, e cila duket të ketë buruar nga aplikacioni Miaopai i ndarjeve të videove, zgjat vetëm disa sekonda, por pasi e keni luajtur, ai mundet të çmendë pajisjen tuaj iOS.

Raportet lënë për të ditur se dështimi nuk ndodhë menjëherë pasi e keni shikuar videon, por brenda një periudhe të shkurtër kohore, ka një shans të mirë që iPhone ose iPad-i juaj do të ngrihet dhe të bëhet krejtësisht i pareagueshëm.

Nuk është krejtësisht e qartë se pse po ndodh, por njerëzit po spekulojnë se videoja nuk është domosdoshmërish e ideuar si një keqdashëse por është korruptuar disi – kështu kur luhet në një pajisje iOS, ajo shkakton ndonjë lloj rrjedhje në memorie ose ndonjë proces ciklik, të cilin pajisja nuk mundet ta zgjidhë vetë.

Në varësi të pajisjes suaj, ju mund të ngecni brenda një aplikacioni, ose të gjeni se iPhone juaj ngrihet në ekranin kryesor.

Lajmi i mirë është se ekziston një rregullim. Gjithçka duhet të bëni është një rifillim të fortë telefonit, i cili do të thotë të mbani shtypur butonin shtëpi dhe butonin e fuqisë në të njëjtën kohë. Mbajini të dy të shtypur deri sa të shikoni logon e bardhë të Apple, e cila lë për të ditur se telefoni po rifillon.

Në modelet e rinj, iPhone 7, të cilët nuk kanë më butonin mekanik shtëpi, ju mundeni përsëri të bëni një rifillim të fortë duke mbajtur shtypur butonin e fuqisë dhe butonin që ul volumin në të njëjtën kohë, dhe duke i dhënë pak kohë deri sa të paraqitet logoja e Apple.

Ndërkohë që fatmirësisht nuk ka ndonjë efekt të përhershëm nga ky bug, është i spikatur fakti që pajisjet tona munden lehtësisht të bëhen të pafunksionueshme nëse i ekspozojmë në kod të gabuar – kështu vetëm mundohuni të kujtoni këtë çdo herë para se të klikoni lidhje të çuditshme në të ardhmen, edhe nëse jua ka dërguar një shok. (PCWorld Albanian)

The post Kjo video çon në dështimin e iPhone, ja si ta rregulloni appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Avatar 2 së shpejti me një datë debutimi

$
0
0

3161351-avatarJames Cameron ka qenë duke folur për vazhdimin e Avatar për një kohë të gjatë tani, por ende nuk i është dhënë një datë debutimi. Ndërkohë që kjo mund të jetë çështja. Fox ka planifikuar një film nga kompania prodhimit të Cameron që mund të jetë vazhdimi i filmit të madh fantasiko-shkencor të tij të 2009.

Siç raporton afati i fundit, studioja ka vendosur datën 21 dhjetor, 2018 për filmin nga Lightstorm Entertainment të regjisorit. Avatar 2 thuhet se do të dalë në krishtlindjet e 2018 për disa kohë tani, dhe vetë Cameron ka folur për shpresat e tij që ta ketë gati në atë datë.

Në shtator, regjisori u pyet për filmin që vjen në 2018. “Ne ende nuk e kemi lëvizur këtë datë,” i tha ai Variety. “Gjëja më e rëndësishme për mua nuk është kur debuton filmi i parë por ritmi i sekuencës së debutimit. Unë dua që ato të debutojnë sa më afër njëri-tjetrit që të jetë e mundur.

“ Është takim vjetor që ne të paraqitemi për krishtlindje. Unë dua që të sigurohem që ne jemi të aftë që ta mbajmë këtë premtim.”

Herët këtë muaj, Cameron zbuloi se ai shpreson që ta bëjë Avatar 2 dhe tre filmat e mëparshëm në 3D pa syze.

Avatari i parë fitoi $2.7 miliard nëpër mbarë botën, duke e bëtë atë filmin më të suksesshëm ndonjëherë në aspektin e fitimeve. (PCWorld Albanian)

The post Avatar 2 së shpejti me një datë debutimi appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Mbahet sot në Prishtinë aktiviteti për siguri Kibernetike, Hack Day Kosova 2016

$
0
0

15239314_10154690277386303_1154785079_nPo mbahet sot në Prishtinë gara e shumëpritur kibernetike Hack Day Kosova 2016 me pjesëmarrjen e hakerave nga i gjithë rajoni, nën kujdesin e UBT-CERT.

Një aktivitet i cili do të mbahet për dy ditë me rradhë, vjen me një pjesëmarrje të lartë të të rinjve të apasionuar pas sigurisë kibernetike.

Dita e sotme do të shënojë sfidën e vërtetë ku nga ora 10:00 deri në orën 16:00 hakerat do të testojnë infrastuktura të ndryshme.

15225191_10154690282221303_6679503_o

Shpallja e fituesve do të bëhet ditën e nesërme në një ceremoni e cila fillon në ora 10:00, me pjesëmarrjen e Rektorit të Universitetit për Biznes dhe Teknologji, njëkohësisht fitues i Çmimit Akademiku i Vitit në edicionin e katërt të Albanian ICT Awards, Edmond Hajrizi.

Në mesin e hakerave pjesëmarrës janë edhe finalistë të edicionit të katërt të Albanian ICT Awards. ICTSmedia dhe PCWorld vinë si mbështetës të këtij aktiviteti. (PCWorld Albanian)

The post Mbahet sot në Prishtinë aktiviteti për siguri Kibernetike, Hack Day Kosova 2016 appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Satya Nadella: Microsoft po punon në telefonin e ëndrrave

$
0
0

microsoft-windows-mobile-surface-phone-1-640x0Pavarësisht se e ka provuar disaherë, Microsoft nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga industria mobile. Sipas CEO-s, Satya Nadella, telefoni i radhës i Microsoft mund të jetë një prej telefonëve inteligjentë më të mirë prodhuar ndonjëherë.

Gjatë një interviste për Australian Financial Review, Nadella tha se Microsoft do të vijojë të jetë prezent në tregun e telefonëve dhe se po përgatitet për të ndërtuar telefonin i cili nuk është parë kurrë më parë.

Me fjalë të tjera kompania nuk synon të ndërtojë një telefon mbi standartet e ditëve të sotme, por një paisje e cila do të hedhë bazat e një gjenerate të re telefonësh.

Megjithatë edhe pse Microsoft dëshiron të ketë një impakt të tillë mbi industrinë e telefonëve inteligjentë, asgjë nuk e garanton dot suksesin. Në të kaluarën Microsoft ka dëshmuar se i mungon fati në këtë drejtim.

Por, pavarësisht se kompania ka dështuar disaherë, Microsoft është në pozita të shkëlqyra për tja filluar nga e para. Kompjuterat Surface po shiten si embëlsira, e madje kanë shërbyer si inspirim për shumë paisje të tjera.

Jo vetëm kaq por edhe AiO Surface Studio ka tërhequr goxha vëmendje. Nëse kompania ja arrin ta menaxhojë në mënyrën e duhur këtë moment të shkëlqyer që po kalon, mund të jemi dëshmitar të një ndryshim drastik në perspektivën e Microsoft në botën e telefonëve inteligjentë. (PCWorld Albanian)

The post Satya Nadella: Microsoft po punon në telefonin e ëndrrave appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Amazon në bisedime për të blerë Souq.com

$
0
0

gettyimages-185652497Amazon.com Inc raportohet se është në biseda për të blerë shitësin online të bazuar në Dubai, Souq.com, për rreth $1 miliard, u raportua të Enjten.

Bloomberg raportoi se marrëveshja do ti japë gjigantit të tregtisë online një vend në tregun në rritje të shpejtë të Lindjes së Mesme, duke cituar njerëz të afërt me çështjen.

Thuhet se Amazon po konsideron që të ofrojë për të gjithë sajtin, i cili kishte planifikuar në fillim që të shiste të paktën 30% të aksioneve.

Asnjë marrëveshje përfundimtare nuk është arritur dhe negociatat mund të lëkunden, shtoi Bloomberg.

Një folës për Souq.com refuzoi të komentonte ndërkohë që një përfaqësues i Amazon nuk u përgjigj, raportoi Bloomberg.

Në shtator, u raportua se Souq.com, shitësi online më i madh në Lindjen e Mesme, po thuhej se po planifikonte të shiste 30% të aksioneve dhe kishte vendosur këshilltarë në Goldman Sachs Group për të gjetur blerës për aksionet.

Në shkurt, Souq.com deklaroi se kishte përfunduar një raund fondacioni me më shumë se $275 milion, financimi më i madh i një biznesi e-commerce në rajon.

I themeluar në 2005, Souq.com shet më shumë se 400,000 produkte online në UAE, Egjipt, Kuwait dhe Arabinë Saudite. (PCWorld Albanian)

The post Amazon në bisedime për të blerë Souq.com appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Fshijeni vetvehten nga interneti me një të klikuar butoni

$
0
0

screen-shot-2016-11-24-at-10-41-10-796x338Interneti mund të jetë një vend i bukur por edhe i tmerrshëm në të njëjtën kohë. Jo pak herë njerëzit ndjejnë nevojën për tu larguar përgjithnjë por që nuk është aq e lehtë, të paktën deri më sot.

Zhvilluesit suedez Wille Dahlbo dhe Linus Unneback krijuar Deseat.me i cili u vjen në ndihmë të largoheni përgjithnjë nga interneti në pak klikime.

Kur qaseni në uebsajt nëpërmjet llogarisë Google, ueb aplikacioni skanon shërbimet dhe aplikacionet për të cilat keni krijuar një llogari duke krijuar një listë të tyre për ti fshirë lehtësisht.

Çdo llogari e gjetur shoqërohet nga një lidhje ku mund të shkyçeni nga një faqe apo shërbim i caktuar përgjithnjë. Me pak klikime dhe jeni i lirë.

Nëse po përjetoni stres nxitur nga interneti dhe media sociale, kjo është mënyra më e shpejtë për tju rikthyer qetësinë. (PCWorld Albanian)

The post Fshijeni vetvehten nga interneti me një të klikuar butoni appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

GoDaddy në bisedime për blerjen e Host Europe

$
0
0

The logo for internet company GoDaddy inc is shown on a computer screen in this illustration photo in Encinitas, California May 3, 2016.      REUTERS/Mike Blake/File Photo

Uebsajti Amerikan i emrave të domainit, GoDaddy, është në bisedime për blerjen e Host Europe Group ndërsa përpiqet të zgjerojë bizneset e tij.

Me seli në Arizona, GoDaddy është regjistri më i madh i adresave në botë. Themeluar në 1997, famën e vërtetë e mori vitet e fundit me reklamat televizive karakteristike.

Blerja e HEG do të përshpejtonte rritjen e të ardhurave të kompanisë njëkohësisht të zgjerojë bazën e konsumatorëve në Europë.

Host Europe është një prej kompanive më të fuqishme Europiane të hostimit me vlerë 1.7 miliard Euro.

Ndërsa GoDaddy, sipas Deutsche Bank, gjeneron afro 1 miliard dollar të ardhura nga domainet, 750 milion dollar nga hostimi dhe 325 milion nga aplikacionet. (PCWorld Albanian)

The post GoDaddy në bisedime për blerjen e Host Europe appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

4 alternativa falas të Microsoft Office 365

$
0
0

office-365-alternatives-670x335Office 365 është evolucioni i suitës së produktivitetit të Microsoft. Unifikon softuerin legjenar Office me një sërë shërbimesh online. Ky produkt bën të mundur krijimin e një dokumenti në Word dhe sinkronizimin e tij në OneDrive dhe më pas të qaseni në të nga shfletuesi përmes Word Online.

Aktualisht asnjë suitë tjetër produktiviteti nuk e ofron këtë lloj integrimi. Dhe për këtë Office 365 kushton 100 dollar në vit.

E nëse dëshironi të shkëputeni nga Microsoft dhe të përzgjidhni një suitës falas ose m ekosto të ulët në këtë artikull kemi radhitur disa prej alternativave.

  1. Google Docs, Sheets dhe Slides

Nëse krahasoni suitën online të Microsoft me atë të Google, ka shumë për të thënë për këtë të fundit. Konkretisht veçori unike si përdorimi i zërit për të shkruar.

Për më tepër Google Docs është më i mirë se Microsoft Word në shkrime kërkimore. Por Excel ngelet mbreti i databazave. Slides dhe PowerPoint janë shumë afër. Prandaj vendimi për të përdorur suitën e Microsoft apo të Google i përket punës që bëni më shumë: Me Dokumente apo Databaza

  1. Open365

Open365 është një lojtar i ri në botën e teknologjisë. Është i bazuar në LibreOffice, një alternativë me kod të hapur e Microsoft Office.

Të përdorësh Open365 është njëlloj si të përdorni LibreOffice.  Është një program i plotë i cili funksionon i tëri në cloud. I vetmi ngërç është mungesa e një shtojce për të sinkronizuar skedarët me LibreOffice.

  1. Zoho Office

Ndër të gjithë suitat e produktivitetit, Zoho Office ka ndërfaqen më të rafinuar. Kompania është themeluar për mëse një dekadë më parë dhe daton për Google Docs dhe Office Online.

Mbase për këtë kanë arritur të ndërtojnë disa prej produkteve me ndërfaqen më të mirë. Zoho Writer impresionon dhe lë pas Google Docs dhe Word Online pa më të voglin dyshim.

Zoho Writer 4.0 është i përshtatur për ekranet e gjëra dhe ndërfaqja është e pastër. Zoho Reports dhe Show ofrojnë mjaftueshëm për një përdorues mesatar.

 Zoho është falas për grupe deri në 25 vetë, duke e bërë një opsion tërheqës për zyrat e vogla dhe ekipet.

  1. iWork for iCloud

Një prej sekreteve më të mëdha të Apple është fakti se suita e aplikacioneve të produktivitetit iWork është e disponueshme për të gjithë. Ajo që u duhet është një llogari Apple ku të gjithë mund ta krijojnë një të tillë.

Natyrisht kjo suitë do të funksiononte për mrekulli në kompjuterat Mac. iWork është perfekte për të kryer detyra bazike. Nëse po përpunoni një databazë komplekse në Excel apo doni të shkruani një letër kërkimore për një orë mësimi, më mirë shikoni alternativat e mësipërme. (PCWorld Albanian)

The post 4 alternativa falas të Microsoft Office 365 appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

9 trendet e telefonëve inteligjent të 2017-tës

$
0
0

samsung_mobile_reuters_336Blerësit e telefonëve inteligjentë kanë shumë çfarë të presin nga 2017-ta. Telefonët do të jenë më të hollë, më të shpejtë e mbase më inteligjentë sesa mendoni.

Realiteti virtual do të përhapet gjithandej dhe paisjet mobile do të kenë grafika më të mira, ekrane me rezolucion të lartë dhe më shumë hapësirë të dhënash.

Inteligjenca artificiale do të përmirësonte ndjeshëm eksperiencën mobile. Mund të shohim një fokus të veçantë në dizajn, audio wireless e USB-C.

Ja 9 trende smartfonësh që duhet ti keni në konsideratë për 2017-tën:

1. Dizajne të reja: Telefonë inteligjent me pamje të re pritet të shfaqen në 2017-tën. Telefoni më i shumëpërfolur është iPhone 7-ta i cili nuk ka ndryshuar që prej 2 vitesh. Samsung gjithashtu po vjen me një telefon i cili paloset. Gjithashtu një trend i cili u shfaq këtë vit, ai i përshtatjes së telefonëve siç është rasti i Moto Z dhe LG G5, pritet të zhvillohet më tutje në 2017-tën.

2. Procesorë më të shpejtë: Grafikat do të jenë më të pastra dhe aplikacionet do të funksionojnë më shpejt në telefonët e vitit të ardhshëm. Qualcomm tashmë ka prezantuar Snapdragon 835 i cili do të shfaqet në disa prej telefonëve më të mirë të vitit.

3. Realiteti Virtual: Një nga arsyet e përshpejtimit dhe rritjes së performancës së telefonëve është aftësia e tyre për të luajtur përmbajtje dhe aplikacione të realitetit virtual. Realiteti Virtual aktualisht është i kufizuar vetëm në disa modele telefonësh, si Galaxy S7-ta, por do të mbërrijë edhe në telefonë të rangut të mesëm vitin e ardhshëm.

4. LTE më e shpejtë: Shpejtësitë e internetit 4G LTE pritet të rriten falë disa modemëve me teknologji të re. Telefonët si Galaxy S7 dhe iPhone 7 do të mund të shkarkojnë me shpejtësi deri në 600 Mbps mbi këto rrjete. Me modemin e ri, Qualcomm X16, shpejtësia e shkarkimit pritet të arrijë 1 Gbps.

5. USB-C: 2017-ta do të jetë viti kur USB-C do të zëvendësojë një herë e mirë portat antike microUSB 2.0 më telefonët Android. Teknologjia USB-C është jashtzakonisht e zhdërvjellët dhe përveçse të karikojë telefonin mund të përdoret për të lidhur kufje, monitorë të rezolucionit të lartë, memorje të jashtme dhe disqe flash.

6. Audio Wireless: Natyrisht që në 2017-tën një pjesë e madhe e telefonëve do të vijojnë të përdorin kufjet tradicionale 3.5 mm, por ashtu si Apple, pritet të ketë të tjerë prodhues të cilët do të gjejnë kurajon. Pritet që kufjet 3.5 mm të zëvendësohet nga kufje Bluetooth, që do të thotë më shumë shpenzime në një telefon.

7. Karikimi më i shpejtë: Telefonët do të karikohen disaherë më shpejt nëpërmjet kabllove USB-C të cilët transmetojnë më shumë energji në bateri. Kjo edhe falë teknologjisë së re të ngarkimit të shpejtë, “Quick Charge 4.0,” të Qualcomm. Me vetëm 5 minuta karikim, telefonët do të përfitojnë 5 orë jetëgjatësi baterie.

8. Bluetooth 5: Telefonët e parë me versionin 5 të Bluetooth pritet të debutojnë që nga ky vit ndërsa vitin e ardhshëm do të jetë një standart. Versioni i ri ofron dyfishin e shpejtësisë dhe rangut të Bluetooth 4.2. Një lidhje Bluetooth 5 mund të realizohet në distancë prej 400 metrash, por rangu prej 120 metër duket më realist.

9: Memorja: Asnjë dëm nuk do na i sillte telefonëve tanë më shumë memorje e brendshme. Aktualisht jemi kufizuar në 256GB dhe karta SD deri në 512GB. Por SanDisk tashmë ka prezantuar një kartë SD 1 Terabajt. Edhe pse kompania nuk ka dhënë detaje, karta SD me kapacitet më të lartë janë në horizontin e vitit të ardhshëm. (PCWorld Albanian)

The post 9 trendet e telefonëve inteligjent të 2017-tës appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Një kompjuter 173 milion dolarësh më i shpejti në botë me 130 kuadtrilion përllogaritje në sekondë

$
0
0

Neuron cellsJaponia planifikon që të ndërtojë superkompjuterin më të shpejtë në botë, për ti ndihmuar që të zhvillojnë makina dhe robotë pa shoferë.

Vendi do të harxhojë 139 milion pound në kompjuterin, i cili duhet të bëjë 130 kuadtrilion përllogaritje në sekondë. Kjo do të thotë 130 petaflops në mënyrën shkencore të të folurit.

Është pjesë e politikave të qeverisë për të mbajtur ritmin me Korenë e Jugut dhe Kinën, që janë për momentin shtëpia e kompjuterit që përformon më mirë në botë.

Inxhinierët e vendit do të ngarkohen me detyrën që të ndërtojnë kompjuterin brenda vitit të ardhshëm, i thanë burimet the Reuters.

Në 130 petaflops, kompjuteri i Japonisë do të ishte para Sunway Taihulight të Kinës, i cili është i aftë që të arrijë 93 petaflops.

Kryeministri Shinzo Abe dëshiron që kompanitë dhe politikanët të punojnë sa më afër në mënyrë që Japonia të mund të fitojë në fushat si inteligjenca artificiale.

Kompjuteri duhet të avancojë teknologjinë e inteligjencës artificiale që funksionon me algoritme që imitojnë rrugët neurale të trurit njerëzor. (PCWorld Albanian)

The post Një kompjuter 173 milion dolarësh më i shpejti në botë me 130 kuadtrilion përllogaritje në sekondë appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

WordPress lançoi një “widget” të Google Translate, mundëson përkthimin në 103 gjuhë

$
0
0

wordpress-business-930x583WordPress.com ka lançuar një “widget” të ri mbështetur nga Google Translate nëpërmjet të cilit blogerat dhe vizitorët e saj mund të përkthejnë gjuhen e një uebsajti në 100 gjuhë.

Për ata që duan të provojnë risinë drejtohuni për në seksionin “My Site” dhe vizitonin “Widgets” nën menunë “Customize.” Vizitorët do të shohin opsionin “Select Lanague.”

Widget-i në fjalë mund të shkarkohet nga të gjithë ata që hostojnë në platformën e WordPress.com.

Në përkujtim të 10 vjetorit të themelimit, WordPress.com citoi se 2.5 miliard blogje tashmë janë të publikuar në mesin e 137 gjuhëve. (PCWorld Albanian)

The post WordPress lançoi një “widget” të Google Translate, mundëson përkthimin në 103 gjuhë appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Finalizohet Hack Day Kosova 2016, UBT shpërblen fituesit me bursa, trajnime dhe certifikime

$
0
0

_dsc5713Është finalizuar ditën e sotme në Prishtinë gara kibernetike e organizuar nga UBT-CERT, Hack Day Kosova 2016.

Një aktivitet i cili startoi ditën e Premte në Ora 10, shënoi kulmin e saj me garën e cila zgjati për mëse 5 orë gjatë së cilës hakerat testuan infrastruktura të ndryshme rrjetesh.

Ndërsa dita e Shtune kishte rezervuar momentin e veçantë të shpalljes të fituesve të cilëve u shpërndanë çmime dhe certifikata me pjesëmarrjen e rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

_dsc5343-copy

Kjo garë pati tre grupe fituese. Grupi i parë përbëhej nga Agron Hysenaj dhe Rexhep Bërlajolli.

_dsc5700

Grupi i dytë përbëhej nga Shkumbin Shala, Florian Konushevci dhe Kastriot Fetahaj.

_dsc5683

Surprizë ishte grupi i tretë i cili vinte nga Shqipëria dhe përbëhej nga Rio Sherri dhe Enea Dedaj.

_dsc5676

Ceremonia e ndarjes së çmimeve dhe certifikave u organizua ditën e sotme në Ora 11 pranë Kampusit të UBT-së.

Fituesit e vendit të parë shpërblehen me bursë studimi për të gjithë anëtarët shoqëruar nga trajnime dhe certifikime. Ndërsa anëtarët e grupeve fituese të vendit të dytë dhe të tretë përfitojnë trajnime dhe certifikime.

_dsc5346-copy

Hack Day Kosova 2016 ishte një prej aktiviteteve të shumëpritura i cili ngjalli interes të lartë kryesisht tek të moshat e reja të apasionuar pas sigurisë kibernetike dhe zuri vend pas afro një muaji nga organizimi i aktivitetit simotër në Shqipëri, Hack Day Albania 2016.

Qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e ndërgjegjësimit të shqiptarëve rreth rëndësisë që bart në vetvehte siguria kibernetike.

_dsc5357-copy

Gjatë fjalës hapëse të rektorit Prof. Dr. Hajrizi ditën e djeshme, ai vuri theksin tek elementi i sigurisë së informacionit dhe rëndësia që rritet dita ditës në epokën e digjitalizimit që ne po jetojmë.

Ai tha se synojmë që këtë garë ta shndërrojmë një traditë jo vetëm për UBT-në por edhe hakerat shqiptarë ku çdo vit do të kenë një destinacion për të shprehur talentin e tyre. ICTSmedia dhe PCWorld vinë si mbështetës të këtij aktiviteti.(PCWorld Albanian)

The post Finalizohet Hack Day Kosova 2016, UBT shpërblen fituesit me bursa, trajnime dhe certifikime appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Procesori i parë AMD me arkitekturën Zen sfidon haptazi Intel, kushton 499 dollar

$
0
0

55126_02_amds-new-zen-based-499-cpu-beats-intels-999Është raportuar se gjenerata e ardhshme e procesorëve Zen të AMD do të përformojë më mirë se Core i7-5960X i Intel, por me sa duket procesori i vitit me 8 bërthama, Summit Ridge SR7, do të kushtojë $499.

AMD do të debutojë 3 produkte të ndryshëm Summit Ridge, me SR7 SKU për entuziastët pas përformancës, ndërkohë SR7 i përformancës së mesme dhe SR3 SKU në nivelet fillestare për të ndihmuar tregjet e tjera.

AMD do të debutojë SKU-të e përformancës së lartë Zen në janar të 2017 në CES, ndërkohë që SR5 dhe SR3 SKU do të debutojnë dy muaj më vonë, në Mars të 2017.

Gjenerata SR7 raportohet se do të ketë shpejtësi bërthame/turbo prej 3.2GHz dhe 3.5GHz, respektivisht – ndërkohë ne kemi CPU me 8 bërthamë, me 16 thread në total. Ka 16MB cache L3 së bashku me 4MB cache L2, ndërkohë ne kemi një TDP 95W.

Pjesëtari i dytë në familjen SR7 ka të njëjtin numër bërthamash dhe TDP, por bie në shpejtësi në 3.0GHz dhe 3.2GHz për bërthamë dhe turbo, respektivisht.

Tani duke konsideruar çmimin $499 – AMD  ka një fitues vetëm me këtë, veçanërisht nëse Zen mundet të përformojë më mirë se CPU $999+ nga Intel.

Është një ngacmim se niveli fillestar SR3 SKU do të ofrojë 4-bërthamë, 8-thread që do të kushtojnë $149, duke ofruar nivelin e përformancës së një Core i7-6700 në çmimin e një procesori Core i3. (PCWorld Albanian)

The post Procesori i parë AMD me arkitekturën Zen sfidon haptazi Intel, kushton 499 dollar appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

TIM është roboti që inspekton tunelin e “Large Hadron Collider”

$
0
0

9107041_04Large Hadron Collider i CERN mban titullin si përshpejtuesi më i madh i thërrmijave, me një tunel nëntokësor rrethor që është 17 milje i gjatë.

Është ideal për të përplasur thërrmija me njëra-tjetrën me afërsisht shpejtësinë e dritës, por të sigurohesh që e gjithë kjo strukturë gjigante po funksionon si duhet është një detyrë e vështirë – veçanërisht për ne njerëzit e thjesht.

Për këtë arsye CERN mori TIM, robotin inspektues të LHC që mundëson monitorim në kohë reale të sistemit të madh të tunelit.

TIM udhëton përgjatë tuneleve të LHC ne një shinë të vetme të ngjitur në tavan. Është një shinë që fillimisht ishte vendosur në vend kur tuneli i LHC ishte tuneli i Large Electron-Positron Collider, ose LEP, një përshpejtues thërrmijash që operoi nga 1989 deri në 2000.

LEP u mbyll dhe u çmontua në 2001, kështu që tunelet e tij mund të ripërdoreshin për LHC.

TIM udhëton përgjatë tunelit LHC me një shpejtësi prej 3.7 miljesh në orë, duke përdorur një komplet instrumentesh për të monitoruar strukturën e tunelit, temperaturën dhe përqindjen e oksigjenit.

Roboti mundet gjithashtu të mundësojë foto vizuale dhe infrared të tunelit. Dhe nëse kjo nuk mjafton, TIM mundet të tërheqë një grup vagonësh të vegjël të dizajnuar për të kryer detyra të tjera që TIM nuk i kryen.

Për momentin, janë aktualisht 2 TIM-a, të dy janë të parkuar duke pritur komanda në një tunel shërbimi LHC. (PCWorld Albanian)

The post TIM është roboti që inspekton tunelin e “Large Hadron Collider” appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Samsung Electronics konsideron ndarjen në dy kompani

$
0
0

Gjigandi koreano jugor, Samsung Electronics, mund të ndajë kompaninë në dy entitete nxitur nga propozimi i fondit aktivist Elliot Management, raportoi ditën e Hënë Seoul Economic Daily.

Një ndarje do të forconte pozitat e familjes Lee në liderin global të telefonëve inteligjentë. Elliott kishte propozuar këtë ndarje që nga muaji Tetor me qëllim rritjen e vlerës së aksioneve.

Gazeta tha se bordi i Samsung do të mblidhet të Marten pë dalë me një përgjigje për Elliott.

Fondi në fjalë dëshiron që Samsung Electronics të ndahen në një entitet për qëllime pronësie dhe një kompani operuese.

Duke paguar 26 miliard dollar dividend, 75% e parasë së lirë do tu kthehet investitorëve. Fondi gjithashtu dëshiron që Samsung të vendos në drejtim të kompanisë operuese drejtorë të pavarur.

As familja Lee e as Samsung nuk kanë komentuar planet e ristrukturimit por përpjekjet për riorganizimin e konglomeratit kanë filluar të shtohen që kur mori drejtimin Jay Lee pas gjëndjes së rëndë shëndetësore të babait. (PCWorld Albanian)

The post Samsung Electronics konsideron ndarjen në dy kompani appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Hakohen sistemet e transportit në San Francisco të Shteteve të Bashkuara

$
0
0

_92687333_whatsubjectAgjensia e Transportit në San Francisco të Shteteve të Bashkuara u sulmua nga hakerat gjatë fundjavës dhe si rezultat qindra konsumatorët rezevervuan udhëtime pa asnjë pagesë.

Stafi vendosi të ndalonte nga funksioni të gjitha sistemet e biletave në rrjet. Kompjuterat në të gjithë rrjetin e transportit të qytetit u ç’aktivizuan ndërsa ekranet paraqisni një mesazh:

Jeni hakuar, të gjitha të dhënat janë enkriptuar. Kontaktoni për çelësin(cryptom27@yandex.com)ID:681 ,Enter”.

Yandex është një kompani ruse interneti e cila ndër të tjera ofron një rrjet social dhe shërbime të postës elektronike. Trenët nuk janë prekur nga hakimi dhe zyrtarët e qytetit thanë se një investigim i plotë ka filluar.

Sajti i lajmeve HoodLine tha se hakeri kishte publikuar një listë me 2,000 kompjutera të hakuar. Ai kërkon 100 Bitcoin të cilët kapin vlerën 66,000 Euro për të dekriptuar të dhënat. (PCWorld Albanian)

The post Hakohen sistemet e transportit në San Francisco të Shteteve të Bashkuara appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Si ka ndryshuar klubi i milionerëve në 2016-tën (Infografik)

$
0
0

chartoftheday_6911_how_the_global_millionaire_club_is_changing_nShtetet e Bashkuara i shtuan edhe 283,000 milionerë listës së 13.6 milionerëve përgjatë periudhës 2015-2016.

E pavarësisht se kjo u duket impresionuese është Japonia vendi që pati rritjen më të lartë të milionerëve.

Përgjatë të njëjtës periudhë, klubi i milionerëve të Japonisë u rrit me 738,000. Ndërsa Britania e madhe humbi 406,000 milionerë. (PCWorld Albanian)

The post Si ka ndryshuar klubi i milionerëve në 2016-tën (Infografik) appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)
Viewing all 6956 articles
Browse latest View live