Quantcast
Channel: Shpresa AL
Viewing all 6956 articles
Browse latest View live

Raport: Android 7.1.1 Nougat publikohet më 6 Dhjetor

$
0
0

gsmarena_003Sipas një prej operatorëve më të mëdhenj në Australi, publikim i Android 7.1.1 pritet të fillojë nga data 6 Dhjetor.

Vodafone Australia ka publikuar detajet e OTA-së e cila do të dërgohet më 6 Dhjetor dhe do të përmbajë përditësimet e sigurisë së Google për muajin Dhjetor.

Fillimisht Android 7.1.1 do të dërgohet tek telefonët Nexus. Sipas Vodafone vetëm 10,000 telefonë do të marrin përditësimin tre ditët e para ndërsa pas datës 14 Dhjetor të gjithë do të kenë mundësi të provojnë Nougat 7.1.1.

Pak gjëra pritet të ndryshojnë që nga versioni i fundit eksperimental i Nougat 7.1.1. Raportohet se edhe telefonët Android One, siç është General Mobile 4G i ALBtelecom në Shqipëri, do të marrin përditësimin krahas paisjeve Nexus. (PCWorld Albanian)

The post Raport: Android 7.1.1 Nougat publikohet më 6 Dhjetor appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Shikoni ç’paketimin e OnePlus 3T nga një avion luftarak

$
0
0

screenshot-at-2016-11-28-104956Videot e ç’paketimit të produkteve të ndryshme në komunitetin e teknologjisë janë mëse të zakonshme.

Për të promovuar OnePlus 3T, prodhues kinez OnePlus mendoi të ç’paketonte këtë telefon jo në një studio për një avion luftarak. Për të festuar lançimin e telefonit, videoja u realizua në një avion i cili u ngrit nga një pistë në Çeki.

Ideja e ç’paketimit të një telefoni nga një avion me forca rëndese tejet të larta, është tejet argëtuese. Ju ftojmë të ndiqni videon. (PCWorld Albanian)

The post Shikoni ç’paketimin e OnePlus 3T nga një avion luftarak appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Një “ransomware” hakon kompjuterat nëpërmjet fotove në Facebook dhe Linkedin

$
0
0

downloadKodet keqdashës nuk kanë pse të sulmojnë gjithmonë shfrytëzimet e shfletuesve apo të sistemeve operative. Disa here, janë rrjetet sociale që mund të jenë problemi.

Hulumtuesit në Check Point kanë zbuluar se një variant i njohur ransomware, Locky, po merr avantazh të të metave në mënyrën se si Facebook dhe LinkedIn përdorin imazhet, në përpjekjet e tij për të infektuar PC tuaj.

Hileja detyron shfletuesin tuaj që të shkarkojë skedar imazhe me kod keqdashës që hackon sistemin tuaj në momentin që hapni imazhin. Nëse ju e hapni, skedarët tuaj enkriptohen derisa ju të paguani për to.

Ndërkohë që kodi Locky është relativisht i lehtë për tu shmangur nëse jeni të vëmendshëm, është mekanizmi i dërgimit të kodit që i shqetëson analistët. Shumë aplikacione sigurie i besojnë rrjeteve të mëdha sociale, dhe shumë njerëz nuk janë mësuar që të shqetësohen për shkarkimet në sajte si Facebook.

Check Point tha se i kanë treguar Facebook dhe LinkedIn përreth shfrytëzimit në shtator, por nuk është e qartë nëse janë bërë rregullime.

Një folës për Facebook tha se raportet ishin të gabuara – kjo nuk ishte një çështje për ransomware. Këto ishin “shtojca shumë të këqija të Chrome” që shumonin një mashtrim duke dërguar mesazhe tek të tjerët, dhe ato ishin bllokuar para disa ditëve. (PCWorld Albanian)

The post Një “ransomware” hakon kompjuterat nëpërmjet fotove në Facebook dhe Linkedin appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Vitin e ardhshëm Apple prezanton iPhone e parë me ekran OLED të lakuar

$
0
0

20160918_164615-1200x778Kanë qenë të shumta spekulimet se Apple vitin e ardhshëm do të prezantojë iPhone e parë me ekran OLED të lakuar dhe tani Wall Street Journal i konfirmon këto burime.

Në përpjekje për të luftuar rënien e shitjeve të telefonit, presioni për të ofruar një iPhone “tjetër” vitin e ardhshëm kur produkti shënon 10 vjetorin janë shtuar.

Sipas Wall Street Journal, Apple do të prezantojë disa modele ku njëri prej tyre do të ketë ekran OLED të lakuar me një çmim natyrisht më të lartë sesa modelet e tjera.

Ekranet me këtë teknologji janë më të hollë, më të lehtë dhe janë subjekt i një dizajni më fleksibël por kushtojnë deri në 50$ më shtrenjtë sesa ekranet tradicionale LCD. Gjithashtu janë edhe më efikasë ndaj energjisë, që do të thotë më shumë jetëgjatësi baterie.

Sipas firmës analitike, IHS Markit, ekranet OLED do të tejkalojnë ato LCD duke zënë 18.6 miliard dollar nga tregu i ekraneve në terësi. Vitin e kaluar të ardhurat e gjeneruara nga tregu LCD ishin 20.8 miliard dollar ndërsa për ato OLED 10.6 miliard dollar.

Burimet e Wall Street thanë se do të jetë Samsung ai që do të prodhojë sasinë më të madhe të ekraneve OLED për 2017-tën me zhvendosjen e fokusit tek LG dhe Sharp në 2018-tën. (PCWorld Albanian)

The post Vitin e ardhshëm Apple prezanton iPhone e parë me ekran OLED të lakuar appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Sulmohet Deutsche Telekom, 900 mijë konsumatorë pa shërbim

$
0
0

_92695380_gettyimages-97664199Deutsche Telekom ka konfirmuar se 900,000 konsumatorë të saj kanë përjetuar ndërprerje të shërbimit të internetit pasi një hakimi të harduerëve të kompanisë.

Kjo shifër ka rënë në 400,000 pas implementimit të masave paraprake nga kompania Gjermane. Sipas agjensisë së lajmeve Reuters, qasja në shërbimet e internetit, telefonit dhe televizorit është shkëputur të Dielën pas problemeve të shfaqura në disa routera.

“Bazuar në llojin e gabimit të paraqitur, nuk përjashtojmë mundësinë se routerat janë sulmuar nga palë të jashtme dhe si rezultat nuk figurojnë të regjistruara në rrjet,” tha Deutsche Telekom.

Kompania e cila numëron 20 milion konsumatorë në Gjermani ka publikuar një përditësim softueri dhe u ka kërkuar konsumatorëve të shkëpusin nga lidhja routerat e tyre. (PCWorld Albanian)

The post Sulmohet Deutsche Telekom, 900 mijë konsumatorë pa shërbim appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

BMW do të prodhojë një version të ri të makinës elektrike i3 në 2017-tën

$
0
0

A BMW logo is seen on media day at the Paris auto show, in ParisProdhuesi gjerman i makinave luksoze BMW zbuloi planet për të lançuar një version të ri të makinës elektrike i3 vitin e ardhshëm me një dizajn të ri dhe distancë më të lartë  me një karikim të vetëm, shkruante gazeta Welt am Sonntag.

Pritet që BMW të ridizenjojë pjesën e pasme dhe frontale të makinës duke e paisur me një bateri të re e cila përshkon përtej 50% më shumë distancë sesa makinat aktuale.

BMW është në dyshime nëse duhet të rrisë prodhimin e një makine e cila përgjatë vitit është shitur vetëm 25,000 herë. Por për përmirësuar shitjet, BMW shpreson se rritja e jetëgjatësisë së bateri është ajo çfarë ka nevojë. (PCWorld Albanian)

The post BMW do të prodhojë një version të ri të makinës elektrike i3 në 2017-tën appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Xiaomi prezanton Mi 5C më 6 Dhjetor

$
0
0

gsmarena_006Të Marten pritet debutimi i një telefoni të shumëpritur nga Xiaomi, modeli Mi 5C. Thuhet se telefoni do të kushtojë afro 150 dollar duke e vendosur kështu në rangun e ulët.

Ashtu si Mi 5S, 5C do të jetë i disponueshëm në dy versione: 5.2 inç dhe 5.1 inç. Por specifikat e brendshme pritet të ndryshojnë. Snapdragon 821 në Mi 5S do të zëvendësohet ng një procesor tetë bërthamësh 2.2 Ghz ndërsa memorja e brendshme ngelet e njëjta 32/64GB.

Kamera e pasme do të ketë një sensor 12 megapiksel ndërsa kamera selfie 8 megapiksel. (PCWorld Albanian)

The post Xiaomi prezanton Mi 5C më 6 Dhjetor appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

VLC bën hapin e parë drejt realitetit virtual me videot 360 gradëshe

$
0
0

vlcvr-100695540-largeLuajtësi i mrekullueshëm i videove me burim të hapur, VLC, po përgatitet për një 2017 e gjitha në realitetin virtual dhe hapin e parë e hodhi ditën e djeshme me videot 360 gradëshe.

Javën e kaluar zhvilluesi i VLC, VideoLan, prezantoi një version eksperimental të quajtur VLC 360 për Windows dhe Mac.

Nëpërmjet tij mund të shikonit video 360 duke naviguar në skaje të ndryshme duke përdorur mausin.

Për të ndërtuar VLC 360, organizata punoi nga afër me Giroptic, një kompania e cila prodhon kamera 360 gradëshe. Për fat të keq kjo veçori e re nuk është e përshtatshme me videot e Youtube.

Video 360 gradëshe janë vetëm fillimi. Në 2017-tën grupi planifikon të mbështesë paisjet e realitetit virtual Google DayDream, HTC Vive dhe Oculus Rift. (PCWorld Albanian)

The post VLC bën hapin e parë drejt realitetit virtual me videot 360 gradëshe appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Fillojnë shitjet e OnePlus 3T në Europë me çmim fillestar 400 Euro

$
0
0

oneplus-3t-to-launch-on-november-14-in-londonNjë javë pasi doli në shitje në Amerikën e Veriut, OnePlus 3T është lançuar edhe në Evropë. I disponueshëm në dy variante, 64GB dhe 128GB, kostoja fillestare e telefonit është 440 Euro.

Konkretisht një model 64GB në Europë do të kushtojë 400 Euro ndërsa modelin 128GB do të kushtojë 440 Euro. Për ta blerë drejtohuni për në dyqanin gjerman online.

Në dyqanin online mund të blini edhe aksesorë, këllëfe dhe kufje për OnePlus 3T. Ndërkaq ju ftojmë të shikoni një video të pazakontë të çpaketimit të OnePlus 3T. (PCWorld Albanian)

The post Fillojnë shitjet e OnePlus 3T në Europë me çmim fillestar 400 Euro appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Apple publikoi betan e katërt publike të iOS 10.2

$
0
0

10-2-beta-800x450Apple publikoi ditën e sotme betan e katërt publike të iOS 10.2 kur na ndajnë vetëm pak ditë nga lançimi zyrtar i këtij versioni.

Ndryshe nga versionet eksperimentale për zhvilluesit, betat publike janë të disponueshme për të gjithë thjesht duke u regjistruar në Programin Beta të Apple.

Edhe Google e ofron një program të tillë për Android. Por çfarë ka të re me këtë version? Apple ka riparuar gabime të shumta në sfond por fokus parësor ka qenë aplikacioni i televizorit.

Në terësi iOS 10.2 pritet të sjellë emoji të reja, sfonde, opsione në aplikacionin e muzikës, një aplikaicon të ri për televizorët Apple.

Apple e ka quajtur iOS 10-tën “publikimin më bujshëm” të iOS prej vitesh me një ekran të ridizenjuar të kyçjes, një SDK të Siri për zhvilluesit, aplikacion të ri të mesazheve dhe një aplikacione të dedikuar “Home.” (PCWorld Albanian)

The post Apple publikoi betan e katërt publike të iOS 10.2 appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Publikohen rezultatet e testimit të Intel Core i7 7700K

$
0
0

29055430233lIntel ka filluar të ndjejë nxehtësinë e konkurrencës së AMD-së me procesorët Zen dhe këtë e tregon haptazi procesori i ri Intel i7 7700K i cili zbulon një frekuencë përshpejtimi deri në 5.0 Ghz.

Procesori i ri gjithashtu u tregua duke punuar me memorie DDR4 në vlera XMP në 4133MHz, e cila është një arritje e madhe për një procesor modern.

Këto teste u bënë në një motherboard Gaming Pro Carbon MSI Z170A duke përdorur BIOS-in e fundit të përditësuar.

Me konfigurimin stok, Core i7 7700K ishte i aftë të arrinte një vlerë prej 913 pikësh në Cinebench, duke arritur një vlerë prej 1089 pikësh kur po punonte me 5.0GHz. Testuesi gjithashtu bëri teste duke përdorur Fritz Chess dhe 3DMARK 11 Extreme.

Me këto rezultate, ne mund të shikojmë se Kaby Lake ofron nivele të ngjashme përformancës për frekuencë si Skylake, edhe pse përshpejtimi i lartë i 5GHz të lë mbresa.

Në këto momente nuk e dimë se sa mirë mund të përshpejtohet procesori mesatar Kaby Lake, edhe pse ato pritet që të prëshpejtohen më shumë sesa një procesor mesatar Skylake.

29060505616l

Me gjithë këto rrjedhje informacionesh, duket se Intel planifikon që të debutojë seritë e procesorëve Kaby Lake më shpejt se sa kishte parashikuar. (PCWorld Albanian)

The post Publikohen rezultatet e testimit të Intel Core i7 7700K appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Hulumtuesit nga një Universitet i Koresë së Jugut kanë krijuar një ekran OLED që vishet si një rrobë

$
0
0

lg-flexible-oled-panelDisa hulumtues në Korenë e Jugut kanë krijuar një ekran OLED i cili mund të vishet sikur të ishte një rrobë.

Teknologjia u publikuar javën e kaluar nga Universiteti Koreano Jugor, KAIST, ndërsa materialet janë prodhuar nga Kolon Glotech.

Ekrane fleksibel OLED janë zhvilluar edhe në të kaluarën, siç është rasti i LG paraqitur në foton më të lart, por që linte për të dëshiruar qëndrueshmëria e tyre. Ato thyhen lehtësisht dhe të bymehen në rast nxehtësie të lartë.

Hulumtuesit e KAIST kanë gjetur një mënyrë për ti shmangur këtë probleme të qëndrueshmërisë duke e bashkëngjitur me një material prej xhami i i cili ruan fleksibilitetin.

Ekranet të tilla OLED mund të jetojnë deri në 1,000 orë gjatë përdorimit dhe 3,500 orë pa aktivitet. Për të ofruar një krahasim, panelet OLED të televizorëve kanë një jetëgjatëi prej 60,000 deri në 70,000 orë. (PCWorld Albanian)

The post Hulumtuesit nga një Universitet i Koresë së Jugut kanë krijuar një ekran OLED që vishet si një rrobë appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Gjenerata e re e iPhone do të ketë teknologjinë e ngarkimit wireless

$
0
0

iphone-4-7-inch-jet-blackGjenerata e re e modelit 4.7 inç të iPhone do të ketë kapakë të pasëm prej xhami dhe teknologji të ngarkimit wireless sipas një letre hulumtuese nga analisti i KGI Securities Ming-Chi Kuo.

Brenda letrës përmenden edhe ekranet OLED që do të ketë vetëm njëri prej modeleve. Më parë Kuo kishte thënë se të gjithë iPhone e rinj mund të kenë teknologjinë e ngarkimit wireless.

Ndërsa sot krahas modelit 5.5 inç të rangut të lartë që do të ketë ekran OLED dhe ngarkim wireless, edhe modeli 4.7 inç do të përfitojë nga ky i fundit.

Kuo beson se Apple do të implementojë kasë prej xhami për të gjitha modelet në mbështetje të ngarkimit wireless.

Pegatron do të jetë funizuesi kryesor i këtij materiali. 2018-ta pritet të shënojë ekspansionin e vërtetë të kësaj teknologjie. (PCWorld Albanian)

The post Gjenerata e re e iPhone do të ketë teknologjinë e ngarkimit wireless appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Kërkoni cicërima të publikuar 9 vite më parë me aplikacionin TweetStory

$
0
0

twitterNdërsa në rrjetin social është e thjeshtë të kërkoni kujtimet tuaja, Twitter nuk e ofron një veçori apo shërbim të tillë.

Por nëse ju ka pushtuar kurioziteti rreth atyre që mund të keni publikuar në të kaluarën, ose i hyni rrugës së vështirë duke shfletuar profilin, ose të përdorni shërbime si Snapbird për të kërkuar.

Tani çdo gjë është e lehtë dhe falë një aplikacioni falas në iOS, TweetStory. Nëpërmjet tij mund të kërkoni cicërime që nga 2007-ta e gjer më sot.

tweetstory

Pasi ta keni shkarkuar identifikohuni brenda aplikacionit me llogarinë tuaj në Twitter dhe menjëherë do tu shfaqen rezultate të një viti më parë, dy viteve, tre viteve deri në nëntë vite në parë në varësi të periudhës kur jeni regjistruar.

Çdo funksion është falas në aplikacion. Nëse dëshironi të hiqni reklamat ju kushton 0.99 dollar. (PCWorld Albanian)

The post Kërkoni cicërima të publikuar 9 vite më parë me aplikacionin TweetStory appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Spiranca e një anije këput kabllot nënujore, dy ishuj në Kanalin Anglez ngelin pa internet

$
0
0

downloadËshtë e lehtë që të harrojmë, në këtë botë me lidhje wireless, infrastrukturën e cila vazhdon të përditësojë furnizuesin e Instagram dhe mban bisedimet e WhatsApp duke rrjedhur nën det, me kabllo të mëdhenj që mbajnë të gjithë të dhënat nga një vend në tjetrin.

Banorët e Ishujve Kanal po iu kujtohet ky fakt sot pasi 3 kabllo që lidhin ishujt me Mbretërinë e Bashkuar u prenë dje këputur nga spiranca e një anijeje në Kanalin Anglez.

JT, furnizuesi më i madh telekomunikacionit në rajon, ka vlerësuar situatën si “jashtëzakonisht të pafat dhe të pashembullt,” duke lajmëruar klientët se ato mund të presin ndërprerje në shërbim përgjatë javës së ardhshme ose më shumë ndërkohë që kabllot po riparohen.

Furnizuesi tjetër madhor i zonës, Sure, ka konfirmuar gjithashtu se shërbimet e tyre janë prekur. Për tani, të gjitha meme, lajmet fallco, dhe email-et mashtruese po ridrejtohen në një kabllo që lidh ishujt me Francën. (PCWorld Albanian)

The post Spiranca e një anije këput kabllot nënujore, dy ishuj në Kanalin Anglez ngelin pa internet appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Facebook prezantoi 17 lojëra për aplikacionin Messenger

$
0
0

facebook-messenger-instant-gamesTë fiksuarit pas aplikacionit Facebook Messenger të përgatiten sepse kanë për tu fiksuar akoma edhe më shumë.

Rrjeti social prezantoi ditën e Marte një veçori nëpërmjet të cilës përdoruesit mund të luajnë lojëra popullore si Pac-Mac apo Space Invaders dhe shënon përpjekjen e radhës të kompanisë për tu marrë përdoruesve më shumë kohë nga jeta e tyre e çmuar.

Një përdorues në mesin e bisedës mjafton të klikojë ikonën e paraqitur në formën e një telekomande lojërash dhe të fillojë të luajë.

Ky funksion është i disponueshëm në 30 shtete ku as Shqipëria e asnjë prej vendeve fqinje nuk janë pjesë me përjashtim të Italisë.

games-list-ios

Të disponueshme janë vetëm 17 lojëra në Android dhe iOS. Titujt e lojërave janë: Galaga, Space Invaders, EverWing, Endless Lake, Arkanoid, Words With Friends Frenzy, Hex FRVR, Pac-Man, Shuffle Cats Mini, Wordalot, ZooKeeper, Track & Field 100M, Brick Pop, Bust-A-Move Blitz, 2020 Connect, Templar 2048 dhe The Tribez: Puzzle Rush.

Facebook krijoi një aplikacion veçmas të Messenger në 2014-tën duke acaruar së shumti përdoruesit.

Megjithatë ja ka vlejtur diçka e tillë sepse popullariteti i aplikacion u rrit ndjeshëm falë veçorive të reja që Facebook shtoi si lehtësira në pagesa dhe komunikim me video.

Facebook thotë se aplikacioni ka mbi 1 miliard përdorues, i dyti në botë për nga popullariteti. (PCWorld Albanian)

The post Facebook prezantoi 17 lojëra për aplikacionin Messenger appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Raport: Në fund të vitit Google do të shënojë 3 milion telefonë Pixel të shitur

$
0
0

pixel-box-100688091-largeNuk ka dyshim se Google Pixel është një sukses i vërtetë dhe shumë prej modeleve nuk janë të disponueshme në stock pas pak muajsh nga debutimi.

Megjithatë një analizë e Morgan Stanley na jep një pamje të detajuar sesi telefoni ka performuar në treg gjatë kësaj periudhe.

Sipas raportit, Google së shpejti do të sheshë 3 milion njësi duke gjeneruar 2 miliard dollar. Është modeli 128GB ai i cili ka gjeneruar më shumë të ardhura, afro 25%. Telefoni më i lirë ka gjeneruar 22% të të ardhurave.

alphabetinc3websitesdriverspixeltroughmultiplegreatset-upfor17

Ky është një lajm i mirë për Google megjithatë shifrat e gjigandit të motorit të kërkimit janë të pakrahasueshme me të ardhurat prej 28 miliard dollarëshe të Apple nga shitja e 45,5 milion njësive vetëm tremujorin e tretë të këtij viti.

Galaxy S7 Edge gjithashtu ka performuar jashtzakonisht mirë duke qëndruar në krye të listës së telefonëve Android. Galaxy S8-ta do të vijë në pak muaj për të rikuperuar dëmin e lënë pas nga Note 7.

Morgan Stanley gjithashtu vë theksin tek pritshmëritë e Google me telefonin Pixel në 2017-tën ku kompania shpreson të fitojë 3,8 miliard dollar. Integrimi i Google Play Store dhe shërbimeve të Google do të gjenerojë akoma dhe më shumë fitim. (PCWorld Albanian)

The post Raport: Në fund të vitit Google do të shënojë 3 milion telefonë Pixel të shitur appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Samsung synon që Galaxy S8 të jetë telefoni me kamerën më të mirë selfie

$
0
0

s7-cameraSamsung e ka përmirësuar vazhdimisht dizajnin e telefonit më të mirë të kompanisë vitet e fundit, duke ofruar përmirësime në përformancë dhe dizajn të cilat e mbajnë serinë Galaxy S në maje të renditjes së smartphone-ve.

Por kamera frontale është një element që ka mbetur relativisht i pa prekur vitet e fundit, me rritje të vogla në megapikselat duke qenë përmirësimet e vetme.

Sipas një raporti, i cili duket se citon një burim të industrisë, Samsung do të shtojë Autofokus në kamerën ballore të S8.

Autofokusi në kamerën ballore është i rallë, edhe pse OnePlus ka kthyer vëmendjen në kamerën ballore në pajisjen e fundit OnePlus 3T, i cili një kamerë ballore prej 16-megapiksel. Mbetet e panjohur nëse do të shohim ndonjë rritje në rezulucionin e kamerës.

Duhet ende që të konfirmohet se Samsung po planifikon me të vërtetë që të shtojë autofocus në kamerën e S8, pasi kompania nuk ka zbuluar ndonjë detaj madhor rreth telefonit.

Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar fjalët që të qarkullojnë, me një çip Snapdragon 835, 6 GB RAM, dhe një dizajnë, të ri, pothuajse me të gjithë pjesën e përparme ekran, mes tipareve të diskutueshëm.

Telefoni pritet që të debutojë në MWC në 2017, i cili zhvillohet në shkurt. Por falë shkatërrimi të Note 7, i cili forcoi Samsung që të tërhiqte pajisjet falë problemeve të mbinxehjes, debutimi i S8 mund të shtyhet për tu siguruar që i njëjti gabim të mos përsëritet dy herë. (PCWorld Albanian)

The post Samsung synon që Galaxy S8 të jetë telefoni me kamerën më të mirë selfie appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Më 6 Dhjetor Microsoft sjell në Tiranë “Transformimin Dixhital të Edukimit”

$
0
0

final-banner-edu-conference-06th-december

Më 6 Dhjetor mbahet në Tiranë konferenca me temë “Transformimi Dixhital i Edukimit” organizuar nga Microsoft në bashkëpunim me Ministrinë e Inovacionit dhe Administratës Publike, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë si dhe partneret Bit Albania, British Council Albania, Infosoft Systems, Almooc.

Në këtë konferencë do të nderojnë me pjesëmarrjen e tyre, Drejtori i Përgjithshëm i Microsoft në 14 shtete të Europës Qëndrore dhe Juglindore, Michael Kogeler dhe Drejtori i Microsoft Albania, Sokol Vladi.

Të ftuar do të jenë Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike Znj. Milena Harito; Ministrja e Edukimit dhe Sportit Znj. Lindita Nikolla; Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Z. Blendi Klosi si dhe partnerë dhe sponsorë.

Me synimin për të kontribuar në përmirësimin e edukimit nëpërmjet dixhitalizimit, me pjesëmarrjen e më shumë se 150 palë interesi nga i gjithë vendi, konferenca do të shpalosë dhe prezantojë disa prej projekteve më të rëndësishme në sektorin e edukimit në Shqipëri si dhe mundësitë për permirësim me përdorimin teknologjisë së informacionit.

Konferenca, e para në llojin e saj në Shqipëri, do të ofrojë një panoramë të përgjithshme të disa prej zgjidhjeve dhe praktikave më të mira të mundësuara nga Microsoft në sektorin e Edukimit, si dhe projekte qe jane ne zhvillim nga partneret e kësaj konference.

Duke sjellur në vëmendje rëndësinë e transformimit dixhital konferenca do të trajtojë tematika si Përshpejtimi i Rritjes Ekonomike dhe Mbështetja e Fuqisë Punëtore përmes Programeve Edukative të Microsoft, Përfshirja në Dixhitalizim dhe Përfitimet e Shoqërisë dhe Transformimi në Edukim nëpërmjet Partneriteve mes Palëve të Interesit.

Drejtori i Microsoft Albania, Sokol Vladi tha se “synimi i konferencës është të mbledhë së sokol_microsoftbashku të gjithë palët e rëndësishme të interesit të cilat kanë kontribuar në transformimin e edukimit në Shqipëri për të ndarë eksperiencat e tyre në sistemet e menaxhimit të mësimit, krijimin e infrastrukturës për të mësuar si dhe të koordinojmë më mirë përpjekjet tona për një ndikim më të lartë.”

Çfarë do të thotë edukimi për Microsoft?  Edukimi është një prej sektorëve në të cilin Microsoft ka investuar më së shumti që nga 2010-ta përmes programeve Microsoft in Education, tha z. Vladi, ku janë përfshirë mbi 10,000 mësues, afro 25,000 studentë dhe shumë edukatorë inovativë të orientuar nga teknologjia e informacionit.

“Duke pasur në konsideratë se shkollat tona akoma përballen me probleme dhe mungese të lidhjes së internetit dhe ne mbështetje të strategjisë së Qeverisë Shqiptare për rritjen e cilësisë së edukimit profesional, kemi realizuar projektin Wi-Fi për të sjellur internet në 20 shkolla në qytete të ndryshme të Shqipërisë” shtoi Ai.

Me më shumë se 80 partnerë lokalë, Microsoft ka ndërtuar një model biznesi i cili kontribon në rritjen e ekonomisë lokale përmes inovacionit dhe përdorimit të teknologjisë nga një numër i lartë biznesesh. Por si kanë ndikuar programet e edukimit të Microsoft në zhvillim social dhe ekonomik të Shqipërisë?

Vladi beson se “Microsoft si pjesë e shoqërisë Shqiptare, bart përgjegjësinë e të luajturit të rolit të tij në ndihmesë të komunitetit. Microsoft mbështet NGO-të dhe organizatat jofitimprurëse në mbarë vendin në mënyrë që të ofrojnë shërbime më të mira dhe të rritin impaktin e tyre nëpërmjet teknologjive të fundit.”

Ekosistemet e formuara nga kompanitë lokale, ku shumica prej tyre janë të vogla dhe të mesme kanë punësuar 3,000 profesionistë IT-je duke gjeneruar të adhura nga produktet dhe shërbimet e Microsoft.

“Përgjatë pesë viteve të fundit, përmes programit Technology for Good Microsoft ka dhuruar softuer me vlerë afro 1,5 milion dollar për organizatat jofitimprurëse në Shqipëri. Gjithashtu janë mbështetur mëse 40 startupe inovative me donacione në softuer dhe shërbime që kapin vlerën e 15 milion dollarëve,” tha z. Vladi.

Programi Microsoft BizSpark gjithashtu ofron një sërë përfitimesh për startupet inovative në teknologji, trajnim, rrjetëzim dhe marketing. Çfarë mund të thuhet për progresin e Shqipërisë në adoptimin e programeve dixhitale të edukimit?

“Sfida e edukimit në shekullin 21 është aplikimi i një metologjie e cila është lehtësisht e menaxhueshme, e adaptueshme dhe e përshtatshme për jetët e të rinjve jashtë shkollave dhe në mundësitë e ardhshme të punësimit.”

“Microsoft sjell një vizion dhe sistem të pasur me një varietet të gjërë platformash, zgjidhjesh produktiviteti për institucioneve edukative në Shqipëri bazuar në eksperienca nga vende të tjera të botës. Konkretisht, Office 365, një plaformë e centralizuar komunikimi dhe bashkëpunimi me një gamë të gjërë aplikacionesh dhe mjetesh, është duke u implementuar në 60 shkolla K12 në Shqipëri.”

Sa i përket destinacionit të radhës të transformimit dixhital, z. Vladi shpjegon se ky fenomen është një proces në vazhdim e sipër. “Nuk do të ndalohet dhe më i shpejti në treg do të përfitojë më shumë. Dhe është e rëndësishme që të gjithë të përfitojnë dhe askush të mos lihet pas.”

“Në ekipin zhvillimit dhe hulumtimit të Microsoft, ekipi po kërkon një zgjidhje për kancerin duke shfrytëzuar teknologjinë cloud. Një ekip tjetër përdor inteligjencën artificiale për të ndihmuar onkologjistët të zbulojnë mënyrat më efektive të luftimit të sëmundjes.”

Por është transformimi dixhital i edukimit që ka shumë rrugë për të bërë dhe Microsoft e ka të qartë këtë. z. Vladi tha: “Për fat jo të mir, në shumë rajone gjeografike në mbarë botën sistemi edukativ ka rezultuar sektori më zhvillimin më të ngadaltë në një botë e cila po përjeton ndryshimin e saj më të drastik në histori. Sot fëmijët shqetësohen sesi të mbajnë të gjallë interesin ndaj të mësuarit në shkollat tradicionale ndërsa po jetojnë në shekullin e 21. Andaj nuk është më e rëndësishme vetem implementimi i teknologjisë nëpër shkolla por duhet bere nje rivlerësim fundamental i këndvështrimit ndaj edukimit në mënyrë që të rinjtë të ndihen të përfshirë dhe të përfitojnë maksimalisht”

Me 8 vite prezencë në Shqipëri, janë të shumta projektet dhe aktivitetet e mbështetura nga Microsoft të cilat kanë ndihmuar në zhvillimin e teknologjisë së informacionit dhe shoqërisë dixhitale.

Transformim dixhital ka prekur jo vetëm mënyrën tonë të jetuarit por edhe të punuarit, të menduarit, të edukuarit. Sot Shqipëria përballet me shumë sfida, kryesisht socialo-ekonomike të cilat me dixhitalizimin janë bërë pengesa më të lehta për tu kapërcyer.

Konferenca Transformimi Dixhital në Edukim hap dyert më 6 Dhjetor nga ora 9:00 AM deri në ora 15:00 PM në Hotel Plaza në Tiranë.

Bashkohuni në një eveniment plot diskutime rreth Transformimit Dixhital me misionin për ti mundësuar çdo individi dhe çdo organizate të arrijë më shumë.

The post Më 6 Dhjetor Microsoft sjell në Tiranë “Transformimin Dixhital të Edukimit” appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

Përdoruesit e iPhone goditen nga një spam në aplikacionin e kalendarit

$
0
0

111688398-iphone-large_transjjehviwlm2xpr27m7lf8me0jyi0jppd6zx1hiwtphlcPërdoruesit e iPhone po përballen me një “spam” të pazakontë në aplikacionin e kalendarit ku janë shfaqur ngjarje të padëshirueshme.

Ftesat ofrojnë etiketa të uljeve të çmimeve të cilat në të vërtetë nuk vinë nga markat që supozojnë se përfaqësojnë por nga mashtrues.

Pavarësisht nëse marrësi e pranon apo jo ftesën, mashtruesit lajmërohen se është marrë mesazhi kështu ai mund të dërgojë akoma edhe më shumë.

_92713135_mediaitem92713134

Kjo dobësi ka ekzistuar prej kohësh në aplikacionin kalendarik por u vu në dukje kryesisht gjatë Të Premtes së Zezë.

“Ka të bëjë me bëjë me mënyrën sesi iCloud punon,” tha një ekspert sigurie i Universitetit Surrey.

Kjo sepse shkëmbimi i fotove dhe informacioneve të kalendarit me iCloud është një proces i pashmangshëm. E vetmja gjë që funksionon në këtë rast është injorimi. (PCWorld Albanian)

The post Përdoruesit e iPhone goditen nga një spam në aplikacionin e kalendarit appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)
Viewing all 6956 articles
Browse latest View live